Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fobitë e njerëzve.

ALekSa

I think my guardian angel drinks
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 15, 2017
Mesazhe
9,667
View attachment 8311
Fjala “fobi” e ka origjininen nga greqishtja, phobos qe do te thote frike. Fobia eshte nje gjendje psikologjike, nje lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj nje objekti apo situate te caktuar. Personat qe vuajne nga fobite, fillojne te nervozohen, kane rrahje te forta te zemres, veshtiresi ne frymemarrje madje behen edhe irracionale.

Klaustrofobia

Është një nga fobitë më të njohura në të gjithë botën. Bëhet fjalë për frikën nga hapësirat e ngushta ose të mbyllura (si për shembull një ashensor apo një dollap) dhe për të gjitha vendet nga të cilat subjekti ndihet i rrethuar.

Agorafobia

Është e kundërta e klaustrofobisë: në këtë rast subjekti provon një siklet të fortë për të qëndruar në hapësira të hapura, në shumicën e rasteve për shkak të frikës se mos nuk marrin ndihmë ose ndërhyrje mjekësore në kohë, në rast të ndonjë aksidenti.

Brontofobia

Brenda seksionit të frikës së tepërt dhe të paarsyeshme ndaj hapësirave të hapura, gjejmë ata që vuajnë nga brontofobia, ose ata të cilët përjetojnë tmerr ndaj disa ngjarjeve të motit (të tilla si stuhitë apo bubullimat). Kjo fobi apo frikë, zakonisht shkaktohet nga një incident fatkeq në lidhje me këto fenomene. Gjithsesi, personat që vuajnë nga brontofobia kanë mundësi të mëdha shërimi.

Akrofobia

Është frika nga lartësitë dhe vendet e larta, edhe në momentin kur ekzistojnë masa sigurie (për shembull parmak). Kjo frikë nuk është e njëjtë me aerofobinë (frikën nga fluturimet). Gjithashtu akrofobia ngatërrohet shpesh me vertigo. Kjo e fundit ka të bëjë me një gjendje të caktuar fizike, që shkakton marrje mendsh dhe çorientim kur shikon poshtë nga një lartësi e madhe. Ndërsa akrofobia, tek ata që vuajnë nga frika e lartësisë, zhvillon një krizë tipike ankthi. Këta persona kanë tendencë t’u shmangen situatave që mund t’i bëjnë të provojnë ndjenja të tilla (pra marrje mendsh, çorientim, etj).

Aerofobia

Kjo është frika e fluturimit. Ne të gjithë ndiejmë pak frikë, por ata që vuajnë nga kjo fobi, edhe në qoftë se vendosin vetëm këmbën në një avion, u shkaktohen një numër i madh simptomash që i çojnë në një krizë të vërtetë ankthi.

Kancerofobia

Njerëzit që vuajnë nga kjo lloj fobie, në çdo kohë, janë të fiksuar ndaj çdo simptome të trupit të tyre apo e thënë ndryshe i kushtojnë rëndësi shumë të madhe një shqetësimi shumë të vogël. Madje ata persona që vuajnë nga kjo fobi besojnë se çdo sinjal është shenjë e pranisë së një tumori. Numri i individëve të cilët vuajnë nga kancerofobia është rritur në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit, për shkak të zbulimeve të reja shkencore dhe përhapjes së informacioneve shëndetësore të ndryshme nga mjekët.

Emofobia

Është fobia e gjakut ose e plagëve. Nuk është e lehtë ta dallosh atë nga lipotimia ose zalisja që mund t’i ndodhë një personi në momentin që sheh gjak; mund të thuhet se emofobia, më pak e zakonshme nga se mund të besohet, shkon përtej pavetëdijes thjeshtë.

Emetofobia

Emetofobia është frika për të vjellë, edhe pse ajo shpesh lidhet me frikën për të ngrënë ushqime të caktuara. Prindërit në të shumtën e rasteve janë shkaku kryesor i zhvillimit të kësaj frike, megjithatë nuk mund ta përcaktojë këtë si një rast tipik të emetofobisë.

Latrofobia

Kjo është frika nga mjekët. Kjo frikë në fakt lidhet me atë se çka mjekët mund të thonë për shëndetin tonë. Është ndryshe nga kancerofobia sepse latrofobistët nuk duan të kenë fare lidhje me mjekët, ndërsa kancerofobikët e vizitojnë veten e tyre tek mjekët shumë shpesh, në mënyrë madje maniake.

Nozofobia

Ke frikë ndaj ndonjë sëmundjeje të veçantë ose nga ato ngjitëse? Atëherë ka mundësi që vuan nga nozofobia.

Tripofobia – frika nga vrimat. Ky term është shpikur gjatë viteve të fundit dhe ka të bëjë me frikën nga objekteve me vrima të vogla dhe të ngushta, siç janë kosheret e bletëve.

Ksenofobia – frika nga ata që janë ndryshe. Njerëzit janë ndryshe nga njëri-tjetri nga feja, kombësia, ngjyra etj dhe kjo është shpesh shkak për diskriminim. Një fobi shumë e përhapur dhe mbi të cilën shumë lëvizje politike mbështeten për të bërë për vete elektoratin.

Araknofobia – frika nga merimangat, që nis që tek neveria deri tek paniku. Kush vuan nga kjo fobi nuk ka frikë vetëm nga merimangat e gjalla, por reagon edhe kur sheh foto të tyre.

Coulrofobia – frika nga kllounët, shumë e përhapur tek fëmijët dhe më pak tek adoleshentët dhe të rriturit.

Hidrofobia – frika nga uji. Kujdes pasi ka dhe fobi të tjera të ngjashme, por më specifike si, frika për t’u futur në ujë (akuafobia) dhe thalasofobia, frika nga deti.

Niktofobia – frika nga errësira, që mund të shkaktojë edhe panik. Në klasifikimin e Yahoo! renditet e fundit megjithatë është një ndër më të përhapurat.

Mysofobia – frika nga bakteret.

Nekrofobia – frika nga vdekja.
 
Prej shume kohesh frika eshte konstatuar, si nje nga sjelljet me te diskutushme nga studiusit , ne mbare boten sidomos ne shekujt e fundit tek njeriu, dhe thuhet se faktoret kryesore te perhapjes se frikes jane:

1- injoranca (njohuri te kufizuara per ngjarjet qe ndodhin perreth nesh.)

2- mungesa e vetëbesimit(nenvleresim i vetvetes)

3- Mosbesimi tek zoti.

M.gj.th eshte vertetuar se frika ka edhe ane te dobishme pasi
e shtyn individin "te mos" kryeje akte te cilat do demtonin shoqerine( si psh frika per te mos goditur, plagosur apo vrarë dike, frika ndaj vjedhjes.)

Po ta shohesh ''friken'' me syrin e nje studiusi arrin te kuptosh se frika i ka sjelle mjaft dobi shoqerise ne teresi, permes emancipimit te njeriut ne nje bote plot ngjarje te padeshirueshme, si kjo e sotmja.
 
Prej shume kohesh frika eshte konstatuar, si nje nga sjelljet me te diskutushme nga studiusit , ne mbare boten sidomos ne shekujt e fundit tek njeriu, dhe thuhet se faktoret kryesore te perhapjes se frikes jane:

1- injoranca (njohuri te kufizuara per ngjarjet qe ndodhin perreth nesh.)

2- mungesa e vetëbesimit(nenvleresim i vetvetes)

3- Mosbesimi tek zoti.

M.gj.th eshte vertetuar se frika ka edhe ane te dobishme pasi
e shtyn individin "te mos" kryeje akte te cilat do demtonin shoqerine( si psh frika per te mos goditur, plagosur apo vrarë dike, frika ndaj vjedhjes.)

Po ta shohesh ''friken'' me syrin e nje studiusi arrin te kuptosh se frika i ka sjelle mjaft dobi shoqerise ne teresi, permes emancipimit te njeriut ne nje bote plot ngjarje te padeshirueshme, si kjo e sotmja.

@gentleman nuk pajtohem me ty keto tre faktor nuk jan shkak qe disa njerez kan fobi .
 
Ka ndonje fobi per chat-in?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.