Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Formula 1, Hamilton: “Objektivi? Të fitoj gjithçka!

U

Universal

Guest
aa-Cover-iss492mpkj8bbr8fg1dsq0e9a1-20171005045617.Medi_-658x368.jpeg

Garë e luftuar fortë ajo mes gjermanit Vettel dhe anglezit Lewis Hamilton, me të dy protagonistët që kërkojnë të fitojnë gjithshka. Piloti i Mercedes prezantohet në Suzuka i relaksuar me qetësinë dhe sigurinë që i fal renditja në vendin e parë të klafikimit dhe 34 pikët e avantazhit ndaj pilotit të kokëkuqes. Tre herë Kampioni i Botës kërkon të ruajë tendencën pozitive dhe është besimplotë në potencialin e Mercedesit të tij. Sidoqoftë garat e fundit kanë treguar se Ferrari është një kockë e fortë dhe se vet njëvendëshja e Hamilton paraqet disa vështirësi, që cojnë në situata të paparashikuara, sidomos në vigjilje të garave. Duke foluar rreth asaj se cfarë nuk shkoi mirë në garën e fundjavës së kaluar në Sepang, Lewis ka pohuar se ende situata nuk është qartësuar tërësisht:



“Nga gara e fundit kanë kaluar shumë pak ditë dhe ne jemi ende duke analizuar situatën pa arritur në konkluzione. Sigurisht që nuk pres një makinë tërësisht të ndryshme por pres që të ketë një përformancë tjetër dhe këtë do ta vërtetojmë në pistë. Koha që është një faktor i rëndësishëm parashikohet të jetë me e freksët dhe ky mund të përkthehet në një avantazh, pasi dihet në mot më të nxehtë kemi hasur vështirësi.”

—Në të vërtetë krahasuar me Ferrarin por edhe me Red Bull në garën e Singaporit dhe atë të Sepang Mercedesi nuk u prezantua si makina më e mirë, e për këtë Hamilton argumenton se edhe karakteristikat e pistave janë një element që shtojnë ose pakësojnë vështirësitë.

“Kemi zhvilluar disa gara në të cilat ne kemi qënë më të shpejtë se skuadrat e tjera dhe të tjera ku nuk e kemi arritur këtë, gjithsesi, vlen të theksohet fakti se kemi fituar dhe kemi patur rezultate shumë të mira. Jemi skuadra që ka siguruar më shumë Pol Position, kemi kryesimin në këtë Kampionat dhe në garën e fundit që zhvilluam u renditëm të dytët. Ky është një tregues për forcën tonë. Tani duhet të vazhdojmë të ruajmë ritmin dhe madje ta shtojmë atë. Përsa i përket avantazhit tim në klasifikim mund të them se kam ndërmend të fitoj të gjitha garat e mbetura dhe ta ruaj atë. Ky është objektivi im dhe do të mundohem ta realizoj. Dua të fitoj bindshëm.”
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.