Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë/ Denoncimi: Lista e monumenteve të shkatërruara në 2017-ën

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,964
Si çdo vit është i vetmi organizim që i përgjigjet ndjeshmërisë qytetare mbi shkatërrimin dhe monumentet në rrezik, që dalin jashtë vëmendjes e ekzibicionit politik të Ministrisë së Kulturës. Ky është Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, i cili në ditën e fundit të vitit që lamë, ka bërë një bilanc të monumenteve të shkatërruara apo rrezikuara përgjatë vitit 2017.

Edhe pse raportimet e Forumit kanë qenë të vazhdueshme, edhe të reflektuara në kohë reale edhe nga mediat, duket se institucionet përgjegjëse nuk kanë “devijuar” nga planet e tyre politike, interesat apo nga, ashtu siç shprehen, nga paaftësia e tyre për t’i menaxhuar. Për këtë Forumi ka ndërtuar një listë të monumenteve, bashkë me problematikën e tyre shqetësuese, dhe ku është shkelur ligji në secilin rast.

“Si çdo vit, po bëjmë një bilanc të monumenteve që janë shkatërruar apo rrezikuar përgjatë këtij viti që po lëmë pas. Lajmi i keq për 2017 është fakti që rrezikun më të madh për monumentet e kanë shkaktuar vetë strukturat e Ministrisë së Kulturës, ku me dëshirë për shkak të interesave, e ku për shkak të paaftësisë. Lajmi i mirë, që na mbush ende me shpresë, është fakti që gjatë këtij viti ka patur gjithnjë e më shumë zëra qytetarësh që po organizohen për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike. Të gjithë së bashku, do të vazhdojmë të denoncojmë edhe në 2018 çdo zullum e marrëveshje të pisët që cenon trashëgiminë tonë”.

Lista e monumenteve të shkatërruara përgjatë vitit 2017:

07 shkurt 2017 – Ndërtimet e projektit Veliera hasin në rrënojat mesjetare të zonës arkeologjike A të Durrësit. Angazhimi i Forumit dhe për fat të mirë edhe aktivistëve të tjerë të shoqërisë civile detyruan bashkinë të pezullonte punimet. Gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e saj për të vendosur përpara përgjegjësisë urdhëruesit e këtij projekti.

1 mars 2017 – Denoncimi i projektit të Bypass-it në zonën historike të Gjirokastrës. Angazhimi i një grupimi të qytetarëve nxjerr në pah heqjen nga lista e monumenteve të kulturës të kategorisë së dytë të 236 banesave në Gjirokastër pa asnjë debat paraprak, dhe duke e fshehur pas një veprimi administrativ që e quajnë shpallje e monumenteve të kategorisë së dytë. Rezistenca dhe çelja e fushatës, bëjnë që projekti të pezullohet.

Deri në fund të vitit 2017 rezultojnë të rrënuara këto shtëpi monumente në Gjirokastër: Banesa Lolomani (monument i kategorisë I); Banesa Karalli; Banesa Krogo – e djegur (monument kategorisë II); Banesa Kabilate (monument kulture i kategorisë I); Banesa Shtino; Banesa Lolomani (monument i kategorisë II).

15 mars 2017 – Nis betonizimi në kalanë e Tiranës nën projektin e rijetëzimit të saj për të ndërtuar “Pazarin e vjetër”. Projekti parashikonte kioska të përkohshme druri dhe xhami, por në terren derdhet beton pa kufi mbi murin e kalasë.

8 qershor 2017 – Shembet manastiri mbi 400-vjeçar i Shën Thanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë, rreth 50 km larg Sarandës. Kisha ishte e tipit bazilike me një kupolë dhe mbishkrimi në hyrje të tempullit daton nga viti 1797, por banorët vendës këmbëngulin që kjo datë përkon me rindërtimin e dytë dhe se tempulli është shumë më i vjetër.

03 tetor 2017 – Shkatërrimet me bekim të ministrisë së Kulturës arrijnë kulmin, kur nis të betonizohet parku arkeologjik i Butrintit. Një restorant dhe një dyqan suvenirësh i janë dhënë me koncesion një firme private pa eksperiencë në restaurime. Denoncimi i skandalit sensibilizoi opinionit publik brenda dhe jashtë vendit, duke ngjallur reagimin zyrtar të UNESCO-s dhe Bankës Botërore. Ministria detyrohet të pezullojë përkohësisht ndërtimet.

28 nëntor 2017 – I vetmi lajm pozitiv i vitit – Përfundon rindërtimi i shtëpisë së flamurit në Korçë, projekt i cili gjeti mbështetje nga qeveria pas presionit publik të iniciuar nga Forumi. Sigurisht nuk mund të thuhen fjalë pozitive për mënyrën si u zbatua në praktikë ky projekt rindërtimi.

5 dhjetor 2017 – Shkatërrohet përfundimisht kisha 1200-vjeçare e Shën Gjon Pagëzorit, Derven, Krujë.

Me këtë listë Forumi realizon misionin e tij për të sensibilizuar, por si gjithmonë modeli politik që ofrohet nga Ministria e Kulturës është mospërfillja, duke mos u përballur me një strategji apo vizion afatgjatë mbi këto monumente që nuk “flasin” për të parën herë mbi rrezikun e shkatërrimit.

Janë raste nga më flagrante ku disa prej këtyre monumenteve janë unike, në kategorinë e parë apo në zona të rëndësishme arkeologjike. Po ashtu, nuk është e para herë që përgjigja institucionale nuk është ndjeshmëri, reagim apo reflektim, por thellim i interesave politike duke krijuar të njëjtën hartë vit pas viti./Mapo.al/
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.