Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fotot/ Brenda fisit etiopian ku për të fituar nusen luftohet brutalisht në ‘duelin e shkopinjve’

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767
79101

Disa pamje të rralla janë publikuar së fundmi të një fisi primitiv në Etiopi, ku meshkujt luftojnë brutalisht njëri-tjetrin në duelin e shkopinjve, dhe i fundit që mbetet në këmbë mund të çojë në shtëpi nusen.






Shfaqja e përgjakshme praktikohet mes anëtarëve të popullsisë Suri, si një rit forcimi për të rinjtë e fisit.

Dueli tradicional Donga praktikohet nga fisi Suri në pjesën jugore të Afrikës.

Beteja kryhet përpara anëtarëve të tjerë të fisit të cilën vijnë për të parë si spektatorë.

Donga, lufta tradicionale e shkopinjve është bërë e jashtëligjshme nga qeveria e Etiopisë në vitin 1994, por ajo vazhdon të praktikohet në ceremonitë fisnore.

Fituesi i saj fiton prestigj të madh pasi betejat bëhen shumë të ashpra e kompetitive, dhe nganjëherë ato përfundojnë me plagë të rënda të pjesëmarrësve ose me vdekje.

Luftimet kanë si objektiv të stërvisin të rinjtë ndaj dhunës pasi rajoni ka pasur kohë të trazuara vitet e fundit.

Fiset fqinje si Nyangatom, sfidojnë dhe përfshihen në beteja me popullatën Suri.

Luftimet arbitrohen nga një gjyqtar por sporti mbetet i rrezikshëm prej infiltrimit të armëve të zjarrit dhe përdorimit të tyre në disa raste.

Fotografi spanjoll Xavier Gil Tabios, nga Barcelona, udhëtoi drejt luginës së lumit Omo dhe ishte një nga të paktët që u lejua të ndiqte ceremoninë tradicionale për të dokumentuar luftimet.

Tabios kaloi një javë me popullatën Suri, duke observuar traditat e tyre.

“Ata luftojnë për të treguar burrërinë, për hakmarrje personale, dhe për të fituar nusen. Pjesëmarrësit luftojnë dy nga dy, derisa del një fitimtar. Për t’u pranuar këtu duhet të negocjosh ekonomikisht, t’u ofrosh një shpërblim, por gjithmonë duhet të sigurohesh për rastet kur dhuna del jashtë kontrolli. Në fund të ceremonisë duhet të shpërndaheshim pasi anëtarët e fisit rival fqinjë erdhën me armë për të krijuar probleme. Por eksperienca ishte gjithsesi unike”, thotë fotografi.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.