Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fragmente te perzgjedhura!

Marla

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Maj 15, 2021
Mesazhe
182
Elena Ferrante : ...

"Të takoj njerëz të panjohur dhe të mos pi një cigare? E tmerrshme! Të lexoj dhe të mos pi një cigare? E tmerrshme! Të shkruaj dhe të mos pi një cigarë? E tmerrshme! Më në fund, për shumë arsye, e lashë edhe pse ishte tepër e dhimbshme. Të mos pasurit një cigare mes gishtave, më bëri të kisha ankth.
Refuzoja të takoja njerëz që i admiroja, shoqërinë e të cilëve e doja dhe e vlerësoja. Isha e bindur se patjetër do të thoja diçka të papërshtatshme, do tregohesha e pasjellshme, se asgjë e zgjuar nuk do të dilte nga goja ime dhe po këta njerëz kaq të admirueshëm nuk do të më respektonin më. Me fjalë të tjera, unë ndjehesha më e pavlefshme se zakonisht. Kisha frikë të zbuloja se isha shumë më keq sesa e kisha imagjinuar veten. Zbulova se nuk mund të çlirohesha nga varësia ndaj duhanit, sepse kisha frikë ta shihja botën në të gjithë qartësinë e saj të mprehtë. Cigaret, alkoli, kokaina, janë në nivele të ndryshme të xhamave të errëta dhe na japin përshtypjen se kështu ne mund ta tolerojmë më lehtë përplasjen me jetën, ta shijojmë më lehtë atë. Por a është e vërtetë kjo? Ajo çka na skllavëron, na forcon, apo jo? Për muaj me rradhë unë besova se, pa ndezuar asnjë cigare, nuk do të isha e aftë të shkruaja qoftë edhe gjysmë rreshti, se të shkruarit, ajo për të cilët do të jepja gjithçka, do të ishte mbyllur përgjithmonë tek unë. Ndonjëherë, edhe sot, që nuk kam pirë prej vitesh, ndihem e bindur se kjo ka ndodhur dhe se jam në pikën kur duhet të dorëzohem. E ruaj veten sepse, vetëm një pjesë shumë e vogël e imja murmurit se ky është një budallallëk dhe se në të vërtëtë, qetësimi i trupit me 40 cigare në ditë për kaq shumë kohë, më ka mbajtur nga të shkruarit ashtu siç duhet ta kisha bërë me kohë"...

FB_IMG_1622051507152.jpg
 
Ndoshta ai Kurer sdo me doje....por te pakten
Kurre sdo me harroj
 
Hermann Hesse

..."Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s'ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë, secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet. Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie. Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshtë peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njëjta rrugë; mirëpo secili synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njëri-tjetrin, por ama secili flet për veten e vet"../
 
Nuk mund të zbulojmë toka të reja pa pranuar që të humbim mundësinë për të parë bregun për një kohë të gjatë” Për këdo që po kalon diçka të vështirë, dua tju them që ky shkrim është një mesazh për ju. Pa kaluar sfida, nuk bëhemi dot ajo që jemi të destinuar të behemi. Merni frymë thellë dhe pranoni çdo gjë si ju vjen. Nuk do shihni bregun për shumë kohë, do jetoni as në qiell e as në tokë, por vetëm duke e bërë këtë, do keni mundësinë të shikoni toka të reja .
Shumë dashuri dhe tregohuni të mirë dhe me ata që ndoshta nuk i pëlqeni.

Një tjetër shprehje “Nëse do lexonim historinë e fshehtë të armiqve tanë, do gjenim në jetën e kujtdo mjaftueshëm vuajtje dhe pikëllim sa për të na çarmatosur nga çdo lloj armiqësie” ??
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.