Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Friedrich Nietzsche !

Passion

Banned
Regjistruar më
Maj 25, 2018
Mesazhe
15,143
Padyshim do kerkoja nga secili ju antare te ketij forumi te marre nga koha e gjithkujt per te lexuar rreth figures se tij. :)

Veprat e tij ndikuan ne mjaft figura te letersise ne rang boteror,madje ne nje shoqeri te tere.
Veprat e tija ne interpretimet e dhena u tundosen duke i quajtur barbarizem,se flitet qe nazizmi gjerman idete i krijoi me baze ne shkrimet e filozofit Nietzche,por ky ngelet vecse nje forme trajtimi i tyre.

Erdhi per te dhene
Iku per te kuptuar madheshtine e tij. :)

Gjigandi!

Nietzsche ka lindur me 15 tetor të vitit 1844 në Ryken të Lajpcigut, në Saksoni. Ai u rrit në gjirin e një familjeje protestante, ndërsa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetëm 4 vjeç, pasi vuante nga një sëmundje mendore. Së bashku me të ëmën dhe të motrën, Elizabeth, ai u transferua në Naumburg ku do të jetonte për tetë vite me radhë. Friedrich ishte një adoleshent tepër kurioz, një nxënës i shkëlqyer dhe në momentin e përballjes me besimin fetar, nisi të anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofi në Universitetin e Lajpcigut ku do të njihej me veprat e Shopenhaurit, të cilat do të përbënin pikënisjen e frymëzimit të tij filozofik.


Në vitin 1865, në moshën 24 vjeçare, Nietzsche emërohet profesor në Universitetin e Bazelit dhe merr nënshtetësinë zviceriane. Një vit më parë, ai ishte njohur me kompozitorin Richard Wagner, me të cilin do të kishte një miqësi të gjatë, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si përfaqësues të kulturës më dekadente në botë, asaj gjermane. Në këtë periudhë studion filozofinë antike greke, ne veçanti veprat e filozofëve para-sokratikë, Heraklitit dhe Empedokles.

Në vitin 1870 Nietzsche shërbeu si asistent mjekësor në Luftën Franko-Prusiane ku njohu nga afër traumat dhe mjerimin njerëzor, ku për më tepër u sëmur edhe vetë nga dizanteria dhe difteria. Pasojat e këtyre sëmundjeve ai i vuajti gjatë gjithë jetës. Pas rikthimit në Bazel, në vend që të pushonte, nisi të shkruajë pambarimisht, duke shfrytëzuar në maksimum fuqinë e tij mendore. Në vitin 1872 publikoi veprën e tij të parë të famshme Lindja e tragjedisë.

Në vitin 1879 braktisi mësimdhënien për shkak të problemeve shëndetësore dhe në dekadën në vazhdim e kaloi kohën në Venecia, Torino dhe Nisë.

Tre vite më vonë, bie në dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për martesë. Po në vitin 1882 Nietzsche nis të shkruajë kryeveprën e tij Kështu foli Zarathustra( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet 3 vite më vonë.

Në vitin 1888 transferohet në Torino, ku dhe do të përfundojë veprat Perëndimi i idhujve dhe Ecce Homo – Si bëhet njeriu ai që është.

Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofisë dhe artit të Greqisë Antike, në disfavor të klasicizmit, të cilin e vështronte si një afirmim të vizionit të arsyeshëm dhe për rrjedhimisht përfaqësues të dekadencës. Në veçanti tragjedia greke është interpretuar si një shprehje e impulsit jetësor, apo siç shprehet Nietzsche e ‘momentit dionisiak’. Nietzsches kritikoi ashpër vlerat morale të shoqërisë dhe altruizmin, të cilat në fakt mohojnë vetë jetën. Sipas tij njeriu duhet të përjetojë edhe dhimbjen pasi ‘ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm’. Koncepti i njohur i Nietzsches ‘ vullneti për fuqi’ luan një rol kryesor në filozofinë e tij, duke u shprehur se ‘është esenca e ekzistencës njerëzore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se udhëheqësit fetarë e përdorin besimin dhe moralin për të skllaveruar njerëzimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadentë dhe shpresës për një jetë në botën e pasvdekjes dhe pranimin e jetës ashtu siç është ajo. Pra ndryshe nga keqinterpretimet e filozofisë së tij, mbinjeriu nichean nuk është një njeri i gjithëfuqishëm, por një qënie që duhet të zhvillohet lirshëm për të tejkaluar vetveten ( "..njeriu është një urë dhe jo një qëllim." – kjo është edhe ideja thelbësore e Zarathustrës. Pikërisht këtë ide e keqpërdori ideologjia naziste. Shkrimet e tia përsa i përket fuqisë, dobësisë, feminizmit dhe fesë u bënë aksioma të nazizmit në hartimin e doktrinës së tyre totalitare, ndërkohë që vetë Nietzsche ishte kundër anti-semitizmit dhe dënimit me vdekje.

Nietzsches i përket një nga thëniet më të famshme në histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk është aspak ai i supozuar. Nietzsche flet për bashkëkohësit e tij, hipokrizia e të cilëve le të kuptohet se ata në fakt jetojnë ‘sikur Zoti të kishte vdekur’. Sipas Nietzsche ‘... ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë, dhe Ai vdiq në Kryq’.
Friedrich Nietzsche 1868

Me 3 janar të vitit 1889, teksa ndodhej në Sheshin Karlo Alberto, në Torino, Nietzsche pësoi krizën e parë nervore duke shfaqur mendime delirante dhe duke u vetë-quajtur Krishti apo Dionisi, perëndia greke e dëfrimit. Sëmundja e papritur e tij është debat më vete. Disa mendojnë se ai e trashëgoi sëmundjen nga babai i tij, dhe ka mendimi të ndryshme se si dhe sa ndikoi kjo sëmundje në krijimtarinë e tij filozofike.
 
Nuk para gjenden ne internet kush ka vulen time ne fund. :)

Ne fund te fundit vete i kam mbledhur per kenaqesine time,edhe te atyre qe duan te enden neper te tille shkronjash. :)

I miretrajtoni kush i lexon!

Sa Zota te rinj jane ende te mundur ! Edhe vete mua ,qe ndonjehere instikti fetar ,ose kijuesi i Zotave ,me behet pa kohe e pa vendi gjalle,ne sa mynyra te ndryshme me eshte zbuluar cdo here hyjnorja!...
Shume gjera te cuditshme kalojne para meje ne ato caste pa kohe qe na bien ne jete sikur bien nga hena,ne te cilat absolutisht nuk e di me se sa i moshuar je,edhe sa i ri mund te jesh!....
Nuk dyshoj se ka shume lloje Zotash....

Nuk mungojne Zotat nga te cilet nuk mund te shkeputesh me mendim nje fare karakteri fluturues,nje fare lehtesie...

Ndoshta e lehtesia e kembeve ben pjese te koncepti i Zotit.
A eshte e nevojshme te shpjegohet se nje Zot di dhe parapelqen te mbaje veten larg gjithe te qenit i sjellshem dhe i arsyeshem ??

Si edhe le ta themi mes nesh .larg se mires dhe se keqes ?
Ai ka qellimet e lira per te folur sipas Getes.
Dhe per te thirrur autoritetin e Zarathustres,qe ne kete rast nuk mund te vleresohet aq sa duhet-Zarathustra shkon aq larg saqe deshmon per veten kete..


''Do mund te besoja ne nje Zot qe di te vallezoje''
:) :)


Sjelle nga Passion!


Marre jo nga libri i Zarathustres.
 
Një ditë,ne te bollekut vitin një,
E dehura Sibile foli plot zë:

Mjere ne! Gjithcka po shkon se prapthi! Sa keq
Bota s'pat rene kurre kaq poshte,si per dreq!

Lavire eshte Roma,dhe e lavirëve fole.
Nje bishe Perandori dhe Zoti nje hebre.

Vargjet e Zarathustres per te argetuar mbreterit,e pse thosh se kish shume kohe qe nuk kish hic sqime per veshgjatet. :)



Perkthyer nga Iliriana Angoni
Dritan Thomollari
 
Jam perseri vetem e dua te jem i vetem ,me qiellin e paster dhe detin e lire. :)
Ja tek eshte serish perreth meje ora e pasdites!
Ne kete ore te pasdites i gjeta per here te pare miqte e mi,e po ne kete ore,i ndesha e heren e dyte.Ne ate ore ,ku ç'do drite behet me e heshtur.
Perderisa ajo i perket lumturise eshte ende ne udhetim midis qiellit e tokes,kerkohet kesisoj per strehim nje shpirt vezullues:per gezim te gjithe kesaj ,c'do drite behet atehere me e heshtur.
Oret e pasdites se jetes sime! :)

Nje dite e gezimi im.zbriti neper lugina per te kerkuar strehe,e i gjeta keta shpirtra te hapur e mikprites :)
 
Moralizmi e çmoralizmi.
Parimi i pare:
Veprimet morale nuk mund te ekzistojne,e ato jane krejtesisht imagjinare.
Ato jo vetem qe nuk.mund te tregohen(krishterimi,e Kant e kan pranuar keye gje),por nuk jan as te mundshme.
Nga nje keqkuptim.psikollogjik shpiken nje gje e kundert me force shtytese,e besojne se kan pervijusr nje lloj tjeter forcasj te tilla.

Sipas vleresimit qe ka percaktuar ne pergjithesi kontrastin moral-imoralduhet thenr se ka vetem qëllime dhe akte imorale.

Parimi i dyte:

Gjithe ky dallim.mes morales edhe imorales niset nga pika e supozimit se po aq veprimet e morales edhe imorales jane akte qe vijne nga spontaneiteti i lire.

Sjelle nga Passion! :)
 
Filozofia ime sjell mendimin ngadhenjyes qe con ne shkaterrimin e c'do mynyre tjeter te menduari-ky eshte mendimi i madh edukativ;racat qe nuk e perballojne jane te denuara,ato qe e konsiderojne si nje perfitim shume te madh,jane zgjedhur per te dominuar.

Sjelle nga

Passion!
 
Per c'do lufte te madhe,duhet nje arme e re.
Cekici ;te shkaktosh nje vendim te tmerrshem,te vendosesh Evropen perballe rrjedhojave,nese vullneti i saj ''deshiron'' perendimin.

Ruhuni nga te beri mdioker.

Eshte me mire te vdesesh!

Sjelle nga
Passion!
 
Nje mentalitet dhe nje doktrine pesimiste,nje nihilizem i ekstazes,ne disa rrethana mund te jene te domosdoshme pikerisht per filozofin;
si edhe nje trysni e fuqishme,edhe njekohesisht nje cekic qe thyejne rracat e degjeneruara,dhe ato qe po vdesin duke i hequr qafe,prej ku hapet rruga drejt nje rendi te ri jete,ose i frymezojne deshiren per fundin e asaj qe eshte degjeneruar edhe prishur.

Sjelle nga
Passion!
 
Nje mentalitet dhe nje doktrine pesimiste,nje nihilizem i ekstazes,ne disa rrethana mund te jene te domosdoshme pikerisht per filozofin;
si edhe nje trysni e fuqishme,edhe njekohesisht nje cekic qe thyejne rracat e degjeneruara,dhe ato qe po vdesin duke i hequr qafe,prej ku hapet rruga drejt nje rendi te ri jete,ose i frymezojne deshiren per fundin e asaj qe eshte degjeneruar edhe prishur.

Sjelle nga
Passion!
mos kemi te bejme me nje poet te afirmuar por qe i plq modestia ne maksimum???
 
  • Pëlqej
Reactions: .
@Passion kane efekt kritikat e mia
Bravo

Informacion i bollshem per nji nga shtyllat e filozofise boterore
 
mos kemi te bejme me nje poet te afirmuar por qe i plq modestia ne maksimum???
Kemi te bejme mendoj une me dike qe shkul shpirtin e tij per drejtperdrejtesine deri ne ate shkalle te VRAZHDESISE ku te na duket vetja hipokrite,e rruga kur kalon neper te na ben te reflektojme drejt nje shkalle ne ngjitje ku quhet FISNIKERI. :)

Faleminderit qe e lexoni,edhe do ju lutesha secilit ju ta pasuroni kete teme. :)
 
Une di diçka.qe nuk di asgje


niçe
 
Para se ta shkruante ,tek miqte e tij pohonte se do shkruaj nje liber te cilin njerezimi se ka pare kurre,ose me mire s'ka per te patur nje te tille. :)

Zarathustra pjeserisht do vije ne forum enkas per ju ! :)



“Në sytë e tu vështrova, pak më parë, o jetë. Arin kundrova të shkëlqente në sytë e tu natorë dhe zemra m’u platit nga kënaqësia.
Një varkë të artë sodita të vetëtinte në ujrat e natës, një varkë e artë, që fundosej, përkundej dhe ngrihej sërish.
Më hodhe një vështrim tek këmbët e dalldisura për vallëzim, një vështrim të qeshur, pyetës dhe dëshirak.
Vetëm dy herë u re zileve me duart e vogla, dhe këmbët më fërgëlluan nga dehja e valles. Thembrat m’u nderën, gishtërinjtë e këmbëve mbajtën vesh, për të kuptuar. A nuk u dëgjojnë dhe gishtërinjtë e këmbëve valltarëve? Drejt teje kërceva, ti u stepe nga ky vrull, flokët e tu të gjatë e valimtarë më lëpinë me gjuhën e tyre.
Kërceva larg teje dhe gjarpërinjve të tu. Gjysmë e zhveshur, më hodhe vështrimin plot dëshië. Me vështrime të tërthorta më mësove shtigje të tërthorta, dhe nëpër to këmbët më mësuan dredhinë.
Të trembem, kur të kam pranë. Të dëshiroj, kur më je larg. Ikja jote më josh, kërkimi yt më shtang. Vuaj, por kush nuk vuan nga dëshirimi !
Për ty, që ndez me ftohtësinë, të josh me urrejtjen, të bën për vete me ikjen, të prek thellë me talljen.
Kush nuk do të të urrente ty, magjistare dhe rrënimtare, joshëtare dhe kërkimtare, ledhatare dhe pendestare.
Kush nuk do të donte ty, e pafajshme dhe e paduruar, e nxituar dhe mëkatare me sy fëmijërorë.
Ku po më çon tani tek virtyti apo te vesi? Tani më ikën prapë, hutaqe, e ëmbël dhe mosmirënjohëse !
Të ndjek pas duke vallëzuar, edhe në shtigje të pasigurta. Ku je? Jepmë dorën ! Apo vetëm një gisht të saj ! Këtej ka zgafella dhe kaçube drizash, mund të humbasim udhën ! Ndalo ! Mos ec më tej ! A nuk sheh si fluturojnë përreth lakuriqë nate dhe hutinë?
Ti hutin ! Ti laskuriq nate ! Ti do të tallesh me mua ! Ku jemi?
Prej qenve e mësove këtë ulërimë edhe lehje.
Më rrëfen dhëmbët e vegjël e të bardhë, sytë që më shohin përmes flokëve të dredhura më plagosin.
Kjo është një valle nëpër male e lugina. Unë jam gjahtari, a do të jesh langoi apo kastori im? Afromu ! Më e shpejta vallëtare zemërkeqe !
Tani për lart ! Dhe tani nga ana tjetër ! Vaj medet, duke kërcyer rashë dhe u shëmba. Ah, shihmë si dergjem ! Dëgjoe si lutem !
Me ëndje do të ndiqja nëpër shtigje dhe më të përpjeta ! Nëpër shtigjet e dashurisë përmes kaçubeve shumëngjyrëshe. Apo, poshtë, në shtigjet e nënujshme të liqenit, ku notojnë dhe hedhin valle peshqit e artë. U lodhe? Atje poshtë kullosin delet dhe skuq dielli që po perëndon. Nuk është e bukur të flesh, kur barinjtë u bijen fyejve. Je tepër e lodhur? Për atje të çoj unë, vetëm më lër të mbahem te krahu ! Mos ke etje?
Do të ta shuaja etjen, por nuk dua ta pijë goja jote !
Ah, kjo nepërkë e nëmur, e shkathët, e zgjuar, kjo shtrigë e pangopur ! Ku je? Ndiej nëpër fytyrë shenjat e duarve të tua, si dy makje të kuqërremta. Jam lodhur së qeni bari për ty.
Për ty kam kënduar: moj zemërqene, tani duhet për mua të ulërish.
Duhet të kërcesh e të ulërish nën ritmin e kërbaçit !
Unë të harroj kërbaçin? Jo !”



M’u përgjegj atëherë kështu jeta, duke mbuluar veshët e hijshme:
“O Zarathustra, mos më qëllo kaq fort me fshikull ! Ti e di se zhurma i vret mendimet, dhe mua tani më vërshëllojnë mendime mjaft të ëmbla !
Ne të dy jemi njerëz që nuk bëjnë as mirë as keq. Përtej së mirës e së keqes gjetëm ishullin dhe luadhin tonë të blertë, vetëm ne të dy e gjetëm. Prandaj duhet ta duam njëri – tjetrin. Dhe nëse nuk duhemi me gjithë zemër, nuk duhet të urrehemi, se nuk duhemi kështu.
Ti e di që të dua shumë, në më të shumtën e herëve.
Për arsye, se jam xheloze me urtësinë tënde ! Ah, kjo urtësi e vjetër e marroke !
Nëse kjo urtësi do të ikte ndonjë herë nga ti, do të të linte dhe dashuria ime !”
“ Zarathustra, ti nuk me je dhe aq besnik ! Ti nuk më do aq sa thua. Unë e parandiej, se së shpejti do të më braktisësh.
Një këmbanë e vjetër me ngurrim, por ti e di se ... “. – Dhe diçka i thashë në vesh, në mes tufave të flokëve të verdhë e të hallakatur. “
“Ti di diçka, o Zarathustra? Diçka që s’e di askush”.
Dhe ne vështruam dhe vështruam luadhin e blertë, ku frynte fresku i mbrëmjes, dhe ia shkrepëm të qarit.
Dhe atëherë jeta m’u duk më e dashur, sesa urtësia”. –


Kështu foli Zarathustra.
 
Para Lindjes Së Diellit

Oh, qielli mbi mua i pastër e i thellë ! Greminë drite ! Duke të soditur, drithem nga dëshira hyjnore.
Të vërtitem në lartësitë e tua, ja thellësia ime ! Të fshihem në dëlirësinë tënde – pafajësia ime !
I heshtur mbi detin në pështjellim më shfaqesh. Dashuria jote dhe trupi yt janë për mua një zbulim për shpirtin e trazuar.
Më erdhe e mbështjellë me bukurinë tënde. Më fole pa fjalë që tregojnë mënçurinë.
Oh, si nuk të kam zbuluar të gjithë turpin e shpirtit ! Erdhe tek unë përballë diellit, o vetmitare.
Ne jemi miq të përhershëm. Ne kemi të përbashkët trishtimin, tmerrin e gabimin. Ne kemi të përbashkët edhe diellin.
Ne nuk flasim. Mjaft gjëra i dimë. Ne rrimë në heshtje. Me një qeshje shfaqim atë që dimë.
A nuk je ti dritë e zjarrit tim? A nuk je ti shpirt motre që më njeh e depërton gjer në thellësitë intime?
Së bashku kemi mësuar çdo gjë. Së bashku kemi mësuar të tejkalojmë veten, dhe të qeshim pa një hije reje.
Të qeshim me sytë e kthjellët, nga largësitë të paana, ndërsa ndën ne avullojnë si shiu shtrëngesa, synimi e gabimi.
Dhe kur endem i vetmuar, ç’kërkon shpirti im i vetmuar nëpër netët dhe shtigjet e gabimit? Dhe kur u kacavirrem maleve, ç’kërkoj tjetër veç teje?
Dhe gjithë këto bredhje e gjithë këto ngjitjet, janë për mua një nevojë dhe një dalje nga ngathtësia. Të fluturoj është e vetmja gjë që dëshiron vullneti im, të fluturoj tek ti.
Dhë ç’gjë urrej më tepër sesa retë që mërgohen e gjithçka që të errëson ty? Urrej edhe zemërimin tim sepse të njollos.
I kam inat retë që ikin, këto mace dredharake grabiqare. Ato marrin nga ti e nga unë çka kemi të përbashkët, - pafundësinë, “Po” – në e pambarim dhe “Amen !” – i.
Ne i urrejmë këto kodoshë e furacake. Retë që ikin. Këto qenie të dykuptimta, që nuk arrijnë as të bekojnë e as të mallkojnë nga thelbi i zemrës.
Do të desha më mirë të ngujohem brenda një fuçie e të mos e shoh këtë qiell. Të rri në këtë humnerë e të mos e shoh këtë kube qiellore fëlliqur nga retë që ikin.
Shpesh më ngërthen dëshira të gozhdohem në një fije ari, i dhëmbëzuar prej rrufesë e në barkun e tyre të fryrë t’i bie daulles si një shpërthim bubullime.
Daullexhi i zemëruar, sepse ato më kanë vjedhur “Po” – në dhe “Amen !” – in tënd.
Më pëlqen më fort rropama, bubullima dhe poshtërimi i kohës së keqe, sesa kjo prehje prej maçoku të kujdesshëm e imtar. Tek njerëzit urrej mbi të gjithë ata që ecin lehtë, gjysmëqeniet dyshimtare e imtare si retë.
Dhe “kush nuk di të bekojë, duhet të mësojë të mallkojë !” – kjo doktrinë e qartë më ka rënë nga qielli i kthjellët. Si yll më ndrin edhe netët më të errëta.
Unë bekoj, them “Po”, sepse ti më rrethon, ti e dëlirë, e ndritshme, greminë drite ! Në të gjitha qiejt do ta çoj “Po” – në time që bekon.
U bëra një bekimtar që pohon me krenari se luftova gjatë për këtë, gjersa çlirova duart për të bekuar.
Ky është bekimi im: qofsh sipër çdo gjëjë si qielli, si çatia e tij sferike, si kupola e kaltër, si siguria e vet e përjetshme. Është i lumtur ai që bekon në mënyrë të tillë.
Të gjitha janë pagëzuar në burimim e përjetësisë, tej kufijve të së mirës e të së keqes. E mira dhe e keqja nuk janë veç hije endacake, trishtime të thella dhe re që kalojnë !
Unë bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: “Mbi të gjitha gjërat mbretëron qieli i fatit, qielli i pafajësisë, qielli i paparashikuar, qielli i trillit”.
“Për fat” – ja fisnikëria më e lashtë e botës, që ia kthej të gjitha gjërave, dike çliruar nga skllavëria e një qëllimi. Këtë liri e kthjelltësi qiellore e vura si këmbanë të kaltër mbi gjithçka kur mësova që mbi ta dhe për ta, nuk duhet asnjë “vullnet i përjetshëm”. Këtë trill e këtë çmenduri e vendosa në vend të këtij vullneti kur mësova se, “mbi të gjitha vetëm një gjë është e pamundur, të qenit i arsyeshëm !”.
Pak arsye është e nevojshme. Një thërrime mençurie e shpërndarë nga ylli në yll. Ja tharmi i përzierë tek gjithçka. Për dashuri të çmendurisë, mençuria është e shpërndarë ngado.
Pak dituri është e mundur të fitohet. Kjo siguri e bekuar gjëndet në të gjitha gjërat që vallëzojnë nën këmbët e fatit.
Oh, qiell sipër meje i pastër e i lartë ! Imja është tani kjo dëlirësia jote, ku nuk ka asnjë merimangë të arsyes e asnjë pëlhurë të përjetshme të saj. Ti je për mua një vend vallëzimi për trillet hyjnore të fatit, një tryezë hyjnore për zarët e kumarxhinjve hyjnorë.
Ti u skuqe? Mos po flas gjëra që s’duhen thënë? Mos po blasfemoj kur dëshiroja të bekoja?
Apo turpi i të qënit i dyzuar të bën që të skuqesh?
Mos më thuaj të iki e të hesht, sepse po vjen dita?
Bota është e thellë, më e thellë nga ç’e beson dita. Nuk mund të thuhen të gjitha në praninë e ditës. Por dita erdhi, të ndahemi pra !
O qiell sipër meje, ti i turpshmi ! I zjarrti ! Oh, gëzimi im, përpara sesa dielli të zbardhë ! Dita erdhi, të ndahemi pra !?” –
Kështu foli Zarathustra.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.