Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fshati i vjetër gjashtë shekullor shqiptarë në mes të Turqisë.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Edhe pse ka shumë tregime lidhur me origjinën e emrit, çdo tregim lidhet me “shqiptarët”. Arnavutkoy në Stamboll, ruan kornizat e lagjes si ato të shekujve më parë, dhe vetë forma mistike tregon për vjetërsinë e kësaj lagjeje.
Kjo lagje është pika e bashkimit të shkëlqimit dhe qetësisë. Një lagje të cilën e do gjithkush, si për të jetuar ashtu edhe për të shëtitur. Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sa do që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.
Emri i kishte mbetur për arsye se menjëherë pas çlirimit të Stambollit nga Sulltan Fatihu, ai e kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltan Fatihut në betejën për çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosen aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.
Shqiptarët që kishin ardhur, ai i ka organizuar në këtë lagje, dhe si rezultat i ka mbetur emri që ka domethënien Fshati Shqiptarë (Arnavutkoy). Por, vendi ekziston edhe para çlirimit të Stambollit, veçse emri i është dhënë pas çlirimit.
Por kohë pas kohe, ky vend ishte i banueshëm nga njerëz të etnive të ndryshme. Në shekujt 14 dhe 15 kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz, dhe si rezultat mbikëqyrja e tij ndali. Ndërsa gjatë perandorisë osmane, ky vend ishte i banuar më shumë nga romët dhe çifutët.
Bukuria natyrore si ajo e Arnavutkoyit mund të gjendet shumë rrallë. Kur kësaj i shtohet edhe arkitektura e vjetër, e cila edhe pse me disa dëmtime është ruajtur mjaft mirë, kjo lagje bëhet shënjestra e të gjithë turistëve. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t’i përshtaten kulturës së arkitekturës së vjetër. Pra, mund të thuhet që edhe vendet e ndërtuara më vonë, nuk mund të dallohen që janë më të reja.
Një fakt tjetër që posedon kjo lagje, është edhe pika më e thellë e marmarasë dhe e bosforit. Pika më e thellë është thellësia prej 100 metra që gjendet këtu. Por, ky vend rrezikohet nga rrjedhjet e shpejta të ujit. Tregohet se në rastet kur këto valë ishin aq të shpejta e të forta, anijet tërhiqeshin me litarë.
View attachment 21208
 
Interesante ... qenka per ta vizituar .
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.