Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fushata e zbehur e librave falas

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,944
Edona Llukaçaj

Shtatori ka gjithmonë në sfond nxitimin e ëmbël të përgatitjes për vitin e ri shkollor dhe fillimin e tij.

Sapo muaji nis, reklamat e pushimeve dhe bikinive në stendat e afishimit zëvendësohen me ato të qendrave të edukimit dhe të mjeteve shkollore.

Sa nxënësit, e ndoshta pak më shumë, prindërit përpihen nga emocioni i kësaj ngjarje, teksa në raport me mundësitë bëjnë gjithçka iu vjen doresh për një vit të mbarë.

Ashtu si një vit më parë, kryefjala e këtyre ditëve ishin librat falas. Kjo është një nismë shumë e vyer e qeverisë për të pajisur, tashmë, me libra të gjithë nxenësit e klasave fillore, nga e para tek e pesta.

Fushata, gjatë së cilës edhe vetë KM përveshi mëngët për të shërndarë librat, u shoqërua edhe me premtimin se brenda dy vitesh të gjithë nxënësit e shkollave 9 vjeçare do t’i merrnin falas ata. Sigurisht tekstet do të trashëgoheshin nga viti në vit.

Në epokën e internetit, kur shumica dërrmuese e nxënësve kanë më e pakta një smartphone, pajisja e tyre me një tabletë me aplikacionet përkatëse për lëndët kushedi pse nuk u pa si një zgjidhje më ekonomike për realitetin shqiptar, më tërheqëse për nxënësit, dhe më ekologjike, padyshim.

Por në fushatën e librave falas nuk u fol aspak për faktin se në librari rrallët për të blerë tekste shkollore nuk munguan as këtë vit.

Ndonësë mësimdhënësit i kërkuan prindërve me këmbëngulje të merrnin tekstet pa pagesë, shumica e tyre vrapuan te libraritë përkatëse për të marrë libra të rinj, të paktën ato më kryesorët.

Ky fakt, nuk shpjegohet vetëm me instinktin prindëror e të bërit më të mirën për fëmijën e tyre. Tekstet e marra nga shkolla falas janë të përdorura një vit, çfarë shpesh do të thotë se ata janë vjetëruar në masën ku ripërdorimi i tyre do të dëmtonte në mënyrë domethënësë përparimin mësimor.

Librat e përdorur nga qytetarë të përgjegjshëm, përgjithësisht me moshë njëshifrore, u trashëgohen pasardhësve të tyre në banka, minimalisht me gjurmët e ushtrimit të zgjidhur nga lapsi majëmprehur.

Kjo tregon se ‘fushata pararendëse e gomës’ në qershor nuk dha rezultatet e pritura. Pa diskutim që nuk do të ketë munguar as ndonjë pjesë e shkruar gabimisht me stilolaps, apo ndonjë fletë e grisur në nxitim e sipër.

Kur merret parasysh se fushata e mirëmenduar nuk bëri publike përqindjen (apo numri) e librave që dolën jashtë përdorimit e mënyrën se si ato u zëvendësuan, apo sa herë do të trashëgohet një tekst, dyshimet mbi transparencën dhe efektivitetin e saj rrinë pezull.

Fatkeqësisht, dyshimi forcohet edhe nga librashitësit që nën zë pohojnë se çmimi total i librave dhe fletoreve të punës është pothuajse i njëjtë ose më i ulët se mjetet e tjera të nevojshme e të kërkuara nga shkollat. (Goma e qershorit nuk është përllogaritur.)

Madhështinë e librave falas e lë në hije edhe vetë metoda e pikëzimit të arsimtararëve dhe rëndësia që i jepet disa kualifikimeve të çertifikuara dy-tre ditore, në rastin më të mirë gjysmake. Kësaj i shtohen pyetje të tipit se, përveç pikëve në dosje të domodshme për të mbajtur vendin e punës, çfarë rëndësie mund të ketë, për shembull, çertifikimi i njohurive të gjuhës frënge për një mësues të ciklit fillor në një shkollë ku gjuhët e huaja janë anglishtja e italishtja dhe këto mbulohen nga mësuesi përkatës.

Për më tepër, librat falas sfidohen në mënyrë të pamëshirshme nga mungesa e politikave arsimore për të rritur nivelin e mësuesve të ardhshëm. Në një kohë kur studentat potencialë bëjnë zgjedhjet e tyre për arsimin e lartë, degët që presupozohen të përgatisin ‘udhëheqësit në rrugën e dijes’ rrezikojnë të mbyllen nga mosplotësimi i kuotave.

Gjithashtu, aplikimet e marra janë me mesatare të ulët, me shumë gjasa të karakterizuara nga mendësia e “një copë diplome”.

E vlefshme, plotësuese dhe ambientaliste si mund të jetë, ideja e librave falas nuk ngazëllen, jo vetëm prej vjetërimit të teksteve apo cilësive të munguara didaktike që kanë shumë prej alternativave të perzgjedhura nga shkollat, zakonisht pas trajnimeve të pikëzuara dhe sponsorizuara nga shtëpitë botuese. Ideja nuk ngroh thjesht sepse problemet e trashëguara të cilësisë nuk mund të mbulohen me libra të trashëguar.

Gjithsesi vit të mbarë, e ardhmja e Shqipërisë!



*

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.