Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

FYTYRA NË MARS

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Edhe pas gjithë këtyre debateve, diskutimeve, supozimeve, hipotezave shkencore, laike ose sharlatane, misteri i regjionit të Cydonias mbetet akoma temë e nxehtë dhe aktuale, jo vetëm në kornizat e shkencës së astronomisë, por edhe në opinionin e gjerë. Të mos harrojmë të cekim këtu edhe misionin e 9 sondave „Ranger“, që u lansuan nga viti 1961 (Ranger 1) e deri në vitin 1965 (Ranger 9), për zbulime në Hënë. Sondat e këtij misioni, bënë mbi 17.000 fotografi të sipërfaqes së Hënës (300-500 i janë ekspozuar opinionit) por, në momentin kur njeriu për herë të parë shkeli mbi të, vetëm atëherë e kuptoi se për atë trup qiellor nuk di gati asgjë!

Në qershor të vitit 1976, sonda amerikane Viking 1 ishte futur në orbitën e Marsit dhe bënte fotografimin e sipërfaqes së tij, për të gjetur vendin e përshtatshëm për aterimin e “Zbarkuesit” të binjakes Viking 2. Në njërën nga këto fotografi, që u bënë në regjionin e Cydonias, më 25 korrik 1976, të cilat NASA i lëshoi për publikim, shihet një peizazh jo i zakonshëm! Një figurë e ngjashme me figurën e fytyrës së njeriut në Tokë, me vonë e quajtur „The Face on Mars “, si dhe një varg objektesh me forma piramidale që dukeshin sikurse të ishin krijesa artificiale. Këto fotografi sensacionale provokuan reagime nga më të ndryshmet. Disa mendonin se figurat në Mars janë krijesa të banorëve të dikurshëm të tij, të mbetura si relikte nga e kaluara, kur atje kishte gjallëri. Të tjerët supozonin se këto figura artificiale ishin krijesa të vizitorëve nga yjet tjerë, të krijuara enkas për ta tërhequr vëmendjen e njeriut për ekzistencën e tyre, kur ky ta zotërojë hapësirën kozmike. Këto reagime provokuan edhe idenë e autorit të njohur Arthur C. Clarke, i cili bashkë me Stanley Kubrick realizuan filmin “2001: A Space Odyssey”.

Sipas të dhënave zyrtare të NASA-s, ky fenomen u interpretua si një „lojë e dritë-hijes“ dhe, po të mos ishin dy ekspertë të kompjuterëve, inxhinieri i elektronikës, Vincent DiPietro dhe shoku i tij, Gregory Molenaar, ky zbulim sensacional i kohës, ndoshta do të zhytej në harresë. Këta dy, duke kërkuar në arkivin e bibliotekës nacionale për kozmologji, gjetën edhe fotografinë me numër 35A72 të cilën e studiuan me kujdes.

Të fascinuar nga ngjashmëria e këtij shkëmbi gjigant, nga planeti i Marsit, me figurën e fytyrës së njeriut të Tokës, DiPietro dhe Molenaar iu përveshën punës duke analizuar edhe mijëra fotografi të tjera të dërguara nga sondat Viking 1 dhe 2. Ata, duke i gjurmuar posaçërisht ato fotografi, ku shihej territori i Cydonias, zbuluan edhe një fotografi tjetër, që mbante numrin 70A13, e bërë 35 ditë më vonë, kur sonda gjatë rrotullimeve tjera, fotografoi të njëjtin regjionin, por nga një kënd tjetër i dritës së Diellit. Kjo fotografi, e cila, edhe pse e bërë nën rrethana tjera të dritës, paraqiste qartë figurën e “fytyrës” së Marsit. Duke shfrytëzuar teknikën e lartë e të sofistikuar kompjuterike, krijuan një seri fotografish me rezolucion dhe kontrast shumë të lartë, të cilat, për habi të tyre, zbuluan edhe shumë detaje karakteristike të „fytyrës“ që kishin simetri dhe harmoni të plotë mes tyre, si: dritat e syve, goja me dhëmbë dhe diç që të përkujtonte „frizurën“ ose „kaskë“ nga koha e faraonëve egjiptas. “Fytyra”, më shumë i përngjante njeriut parahistorik ose majmunit, sesa njeriut të sotëm, ndërsa „frizura“ përngjante me ato të kohës së faraonëve të Egjiptit. Proporcioni i „fytyrës” së Marsit është 450 m i lartë dhe rreth 1.5 km i gjatë, dhe me gjasë, është vendosur qëllimisht në këtë sipërfaqe, me shikim kah qielli, që të mund të tërheqë vëmendjen e secilit që e vëzhgon atë regjion nga lart.
Këta dy hulumtues konsideronin: në qoftë se „Fytyra në Mars“ është ndërtim artificial, atëherë është plotësisht normale që në regjionin e njëjtë të gjenden edhe objekte të tjera. Duke gjurmuar fotografi të tjera të NASA-s, për habi të tyre, ata zbuluan përreth „fytyrës” edhe një sërë objektesh me dukje artificiale që e rrethonin atë: një si lloj kështjelle e vendosur në veri-lindje të qytetit; murana me platformë të përsosur spiralore; piramidat tetraedërore në këndet e qytetit si dhe struktura të mëdha që të përkujtojnë gërhalat malore.

Richard Hoagland, shkencëtar dhe shkrimtar që kishte studiuar astronominë, biologjinë dhe fizikën, dikur konsultant në NASA si dhe njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e grupit “Mars-Mission-Investigation”, ishte befasuar nga rezultatet precize të bëra nga DiPietro dhe Molenaar. I nxitur nga rezultatet e dy hulumtuesve të lartpërmendur, ky vazhdoi edhe vetë llogaritjen e regjionit të Cydonias, dhe vendit ku gjendeshin objektet ia dha emrin – „Sheshi i qytetit“. Ai u befasua aq shumë nga rezultatet e veta saqë shkroi edhe një libër për këto monumente të Marsit të titulluar: “The Monuments Of Mars”.

Më impresionuesja nga të gjitha ato ishte piramida pesëkëndëshe që ndodhej në jug të “sheshit”, të cilën Hoaglandi e quajti D&M, si nderim për DiPietron dhe Molenaarin. Maja e piramidës tregonte kah “fytyra” e Marsit, këndi veri-perëndimor i saj precizonte qendrën e “sheshit”, ndërsa këndi lindor precizonte një kodrinë të afërt. Duke bërë disa analiza gjeometrike shumë të kujdesshme të këtij “sheshi të qytetit”, Hoagland arriti në përfundim se fenomeni i Cydonias, jo vetëm që na jep fakte për një planifikim intelektual, por edhe na tregon se në kompleksin gjeometrik të tij, si bazë është shfrytëzuar matematika e lartë, e që na bën me dije se nuk jemi të vetmit në gjithësi. Ai, dhe grupi i tij “Mars-Mission-Investigation”, erdhën në përfundim se përputhjet matematikore në regjionin e Cydonias, paraqesin gjithashtu edhe një lloj të ri e radikal të fizikës, plotësisht të panjohur për ne, e cila shfrytëzon një burim të energjisë, të krijuar nga vibrimet dhe lëvizjet e trupave të ndryshëm qiellorë. Ata mendojnë, se njohja e plotë e kësaj fizike, mund t’i revolucionarizojë njohuritë ekzistuese shkencore, duke na mundësuar kështu zgjidhjen e shumë enigmave me të cilat po përballet rasa njerëzore. Me këto mendime, Hoglandi tërhoqi vëmendjen e shumë shkencëtarëve eminentë, të cilët iu bashkëngjitën idesë së tij.
Roland Horn, sheh në këto krijesa trashëgiminë e “Atlantisit” legjendar, që sipas filozofit grek, Platonit, ishte përmbytur nga një vërshim i madh, dhe mendon se atje lart mund të gjenden dëshmitë për zgjidhjen e kulturës së “Atlantisit mitik”. Austriaku, Walter Hain, shkon edhe një hap më larg. Ai mendon se “Fytyra në Mars” dhe portreti i projektuar në mbulesën e Turinerit (me të cilën supozohet se ka qenë i mbuluar Jezu Krishti pas gozhdimit) janë identikë dhe figura e zbuluar në Mars paraqet portretin e Krishtit. Ndërsa Rainer Lorenz beson në një lidhshmëri mes “piramidave të Marsit” dhe atyre të Tokës që gjenden në Egjipt. Ai beson se piramidat e Tokës janë ndërtesë e inteligjencës jashtëtokësore, pikërisht e qenieve nga Marsi, të cilat para shumë kohësh kishin vizituar Tokën dhe njohuritë e tyre i kishin fshehur në piramidën e Keopsit.
Në vitin 1992, gjatë një ligjërimi në selinë e Kombeve të Bashkuara, Hoaglandi shfrytëzoi rastin që ta sulmojë vendimin e NASA-s për refuzimin që prapë të fotografohet sipërfaqja e Cydonias nëpërmjet sondës Mars Observer, e cila duhej të lansohej kah fundi i atij viti. Kjo sondë ishte e pajisur me instrumente shumë më të fuqishme se ato të sondave Viking 1 dhe 2, dhe kështu do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë fenomenin e Cydonias. Është ironike, por misioni i sondës Mars Observer dështoi gjatë hyrjes në orbitën e Marsit.

Edhe astronomi i njohur amerikan C. Sagan, i cili “Fytyrën në Mars” në fillim e kishte interpretuar si lojë e hijes dhe dritës, kërkoi në dhjetor të vitit 1996, pak para vdekjes, që një mision i ardhshëm ta hulumtojë mu këtë regjion të Cydonias dhe ta zbardhë fenomenin e kësaj “fytyre mistike”.

Me lansimin e sondës Mars Global Surveyor, që arriti në Mars kah fundi i vitit 1997, supozimet e lartpërmendura filluan ta humbin kuptimin. Fotografitë precize dhe me një rezolucion shumë të lartë, të bëra në regjionin e Cydonias, ku ndodhej figura, dëshmojnë se “Fytyra në Mars” nuk ishte asgjë tjetër vetëm lojë e dritë-hijes, e cila nga ana e majtë, e vështruar nga lart, krijonte iluzionin e fytyrës së njeriut. Sipas skeptikëve të mëparshëm, ishte nëna natyrë, ajo që kishte krijuar formacione me dukje të tilla, e jo jashtëtokësorët, Marsianët ose Atlantët.

Në prill të vitit 1998, sonda Mars Global Surveyor fluturoi përsëri mbi regjionin e Cydonias. Këtë herë caku ishte qendra e “Sheshit të qytetit”. Në fotografitë e rezolucionit shumë të mirë nuk shihej askund asnjë rrugë, asnjë ndërtim, asgjë e jashtëzakonshme. Formacionet, që mendohej se ishin krijesa artificiale, dukej se ishte krijesa natyrore të formuara përmes erërave dhe erozionit.
dhe fotografitë e fundit që i bëri sonda Mars Global Surveyor në këtë regjion, në prill të vitin 2001, gjatë misionit të zgjatur, me gjithë rezolucionin e lartë, nuk e zgjidhën plotësisht këtë enigmë. Megjithëse, për shumicën e ekspertëve të NASA-s kjo ishte çështje e mbyllur. Për ta, strukturat e krijuara në regjionin e Cydonias janë formacione absolutisht natyrore dhe kurrfarë ndërtimesh artificiale të krijuara nga jashtëtokësorët. Mirëpo, në anën tjetër, ata edhe zyrtarisht konfirmojnë hulumtimin e gjurmëve të inteligjencës jashtëtokësore.

View attachment 15649
Fotografi të “Fytyrës në Mars” të regjistruara nga sonda MGS

Shkencëtarët, adhurues të teorisë së qenieve jashtëtokësore, nuk pajtoheshin me të dhënat zyrtare të NASA-s. Mark Carlotto, pas hulumtimit të fotografive të sondës Mars Global Surveyor, me gjithë rezolucionin e lartë të tyre, nuk përjashton mundësinë e krijimit artificial të formacioneve në atë regjion, e sidomos “Fytyrës në Mars”. Shkencëtarët mendojnë se objektet në regjionin e Cydonias janë ndërtime të lashta e, natyrisht, erozioni gjatë viteve ka lënë gjurmët e tij, duke i dëmtuar mjaftë ato. Fotografimi i “fytyrës” nga afër, që u bë nga sonda Mars Global Surveyor, nuk e zgjidh enigmën e saj, pasi dimensioni i saj është mjaft i madh, që kap një gjatësi prej rreth 1. 5 km, dhe i jep kuptim skulpturës vetëm kur të shikohet nga një lartësi e mjaftueshme, që lë të kuptohet se ajo është krijuar si mesazh për vizitorët e jashtëm. Me gjithë ndryshimet klimatike që pasuan gjatë historisë së Marsit, këto objekte i rezistuan erozionit duke ruajtur simetrinë e tyre deri në ditët tona, e sidomos piramida D&M. Kjo piramidë pesëkëndore, që u studiua edhe nga specialisti hartografik në Ministrinë e Mbrojtjes, Erol Torun, kap një sipërfaqe prej rreth 1000 x 1500 m, ka një lartësi prej rreth 1000 m, dhe ruan edhe sot e kësaj dite një simetri prej 99% rreth boshtit të saj. Sipas matjeve që ai bëri, gjatësia dhe diagonalja e këtyre këndeve qëndrojnë 1:1.6 në raport mes veti, e që sipas mësimeve të famshme të Leonardo DaVincit, që ka bërë në vizatimet proporcionale të trupit të njeriut, kjo paraqet: “Prerjen e artë”.
View attachment 15652View attachment 15650View attachment 15653
Piramida D&M Llogaritje gjeometrike të piramidës D&M “Prerja e artë”


Edhe pas gjithë këtyre debateve, diskutimeve, supozimeve, hipotezave shkencore, laike ose sharlatane, misteri i regjionit të Cydonias mbetet akoma temë e nxehtë dhe aktuale, jo vetëm në kornizat e shkencës së astronomisë, por edhe në opinionin e gjerë. Zgjidhja e plotë e këtij fenomeni si dhe shumë fenomeneve të tjera që fsheh planeti i kuq - Marsi, shpresohet se do të bëhen, vetëm atëherë kur këmba e njeriut ta shkelë sipërfaqen e tij. Të mos harrojmë të cekim këtu edhe misionin e 9 sondave „Ranger“, që u lansuan nga viti 1961 (Ranger 1) e deri në vitin 1965 (Ranger 9), për zbulime në Hënë. Sondat e këtij misioni, bënë mbi 17.000 fotografi të sipërfaqes së Hënës (300-500 i janë ekspozuar opinionit) por, në momentin kur njeriu për herë të parë shkeli mbi të, vetëm atëherë e kuptoi se për atë trup qiellor nuk di gati asgjë!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.