Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gadishulli Ballkanik

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Gadishulli Ballkanik
Gadishulli i Ballkanit - Gadishulli Ilirik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Rajoni merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej rreth 55 milion banorësh me dendësi 110.7b/km2

Emri "Ballkan" vjen nga fjala turke qe do të thotë "një zinxhir e maleve pyllëzuar". Emri i lashtë greke për Gadishullin Ballkanik ishte "gadishulli i Haemus (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου, Chersónēsos tou Haímou)". Ballkanit i janë referuar edhe si Evropa Juglindore.

Gadishulli Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore, orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare.
View attachment 32949

Gadishulli Ballkanik shërben urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë. Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumejve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj.
32950
 
Relievi
Relievi i Gadishullit Ballkanik është mjaft karakteristik ku dominon relievi malor ndaj atij fushor. Dallojmë dy sisteme malore Malet Rodope bëjnë pjesë në malet e vjetra dhe shtrihen në mes të Dinarideve, Alpeve Shqiptare, Sharrit dhe Pindeve, në perëndim dhe maleve Karpato-Ballkanike, në lindje. Me lëvizje të reja tektonike malet Rodope janë coptuar dhe janë krijuar shumë fushëgropa tektonike dhe ultësira.

Malet e reja Dinaridet, Alpet Shqiptare, Malet e Sharrit dhe Pindet shtrihen në perëndim, ndërsa malet Karpate, malet Ballkan në lindje. Malet Dinaride shtrihen prej vijës Lubjanë - Goricë në veriperëndim deri te liqeni i Shkodrës dhe Rrafshi i Dukagjinit në juglindje. Malet Dinaride kan shtrirje të vargmalave, të larta, të pjerrëta, të rrëpinjta, të cilat ulen shkallë-shkallë në drejtim të ultësirës së Panonisë. Në jug të Malit të Sharrit, shtrihen malet Pinde. Në lindje të maleve Rodope e deri në Detin e Zi shtrihen malet Karpato-Ballkanike, të cilat në jug kufizohen me luginën e Nishavës dhe të Maricës dhe në veri me pllajen nëndanubjane.

Prej fushave më të mëdha dallohen ato që shtrihen në mes të malit Ballkan dhe Danubit në Bullgari, ultësira Perëndimore e Shqipërisë fusha e Selanikut, e Thrakisë, Dobruxhës, ndërsa fusha ndërmalore ka më shumë si: fusha e Dukagjinit fusha e Kosovës, e Shkupit, e Pollogut, Pellaginisë, e Korçes, Thesalisë, Maricës etj.

Vija bregdetare është e gjatë, e përthyer me shumë ishuj, gadishuj, gjire etj.
 
Klima
Ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në formimin e klimë së Gadishullit Ballkanik janë gjerësia gjeografike dhe afërsia (largësia) e masave ujore (deteve). Masat ajrore nga Mesdheu vështirë depërtojnë në brendësi të gadishullit për shkak se është i rrethar me vargmale të larta. Gjithashtu edhe këto male pengojnë edhe depërtimin e masave të ftohta nga veriu dhe verilindja në bregdet. Temperature mesatare e janarit në gadishullin e Istrisë është 4-5 °C, në Peloponez 11 °C. Temperatura mesatare e korrikut në Pukë është 23,2 °C, në Vlorë 24,7 °C dhe mbi 25 °C në disa qytete bregdetare të Greqisë.

Në malet Dinarike reshjet arrijnë mbi 3000mm në vit. Në Cërkvicë - Boka e Kotorit, bien 5317mm reshje në vit, më së shumti në kontinentin e Evropës. Sasia e reshjeve zvogëlohet duke shkuar kah lindja dhe jugu. Në viset jugore të Greqisë ato zvogëlohen nën 500mm. Ndërsa, prej ultësirës Ruse dhe Siberisë fryjnë erëra të ftohta. Në këto hapësira deri në 800 m të lartësisë mbidetare mbizotëron klima e mesme kontinentale, me temperature të janarit –2 °C, të korrikut rreth 23 °C. Në viset mbi 800m lartësi mbidetare mbizotëron klima malore dhe ne ultesire nendanubiane ne Bullgari klima eshte kontinentale.
 
Qytetet më të mëdha
  • Stambolli - 16.819.000 (Turqia)
  • Athina - 3.700.000 (Greqia)
  • Beogradi - 2.136.124 (Serbia)
  • Sofja - 1.990.000 (Bullgaria)
  • Tirana - 800.197 (Shqipëria)
  • Zagrebi - 779.145 (Kroacia)
  • Prishtina - 580.000 (Kosova)
  • Sarajeva - 481.500 (Bosnja dhe Hercegovina)
  • Shkupi - 452.500 (Maqedonia)
  • Prizreni - 361.200 (Kosovë)
  • Pllovdivi - 338.200 (Bullgaria)
  • Varna - 312.300 (Bullgaria)
  • Shkodra - 270.200 (Shqipëria)
  • Nishi - 262.500 (Serbia)
  • Lubjana - 258.000 (Sllovenia)
  • Novi Sad - 215.600 (Serbia)
  • Durrësi - 397.600 (Shqipëri)
  • Burgasi - 192.000 (Bullgaria)
  • Banja Luka - 189.700 (Bosnja dhe Hercegovina)
Gadishullin Ballkanik e përbëjnë Greqia, Bullgaria, Maqedoniae Veriut, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia, pjesa evropiane e Turqisë dhe Dobruxha e Rumanisë, por jo si shtet në tërësi.
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva
Ekonomia

Marrë në tërësi edhe pse Ballkani është i pasur me minerale dhe të mira të tjera, mbetet regjioni më pak i zhvilluar në kontinentin e Evropës. Shkaqet e një gecjej të tillë kanë ndikuar konfliktet dhe luftërat e brendshme dhe të jashtme, në mardhënjet feudale e socialiste. Kjo gjendje ndikoi të rriten dallimet në shkallën e zhvillimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor e Bullgarisë, në njërën anë, dhe Greqisë e vendeve të BE-së, në anën tjetër.
Duke iu faleminderuar kushteve klimatike dhe pedologjike mundësitë për zhvillimin e bujqësisë janë shumë të volitshme. Pjesëmarrja e tokës së punueshme është 34 %, e livadheve dhe kullotave rreth 27%. Prej kulturave mesdhetare rriten ulliri, agrumet, rrushi, fiku, pambuku, orizi, duhani etj. Përhapje mjaft të madhe kanë drithërat si gruri, pastaj misri, pangjarsheqeri, luledielli, pemët. Ballkani ka qenë i njohur edhe për nga blegtoria, mbajtja e deeve, gjedheve dhe kafshëve tjera. Pyjet në ballkan zënë 29% të sipërfaqeve bujqësore dhe kanë rëndësi ekonomike.
Deri kah fillimi i viteve të 90-ta Ballkani kishte trend të zhvillimit pozitiv, por pas krizave politike dhe ekonomike, shum degë ekonomike dhe indusria pësuan rënje.Viteve të fundit në disa vende të gadishullit ekonomia ka filluar të rimëkëmbet.
Vendet e Ballkanit kan mungesa të thëngjill guritdhe naftë, mirëpo në anën tjetër, disa prej tyre kanë linjit dhe hidroenergji. Shumca e vendeve janë të pasura me boksit, plumb, zing, bakër, pak hekur, pastaj jometale si magnezite, kaolin, azbest, mermer etj.
Prej degëve të industrisë dallohen degët e industrisë së lehtë, më pak të rëndë dhe përpunuese. Turizmi në vendet e gadishullit Ballkanik po përjeton një zhvillim të hovshëm, sidos turizmi detar. Prej shteteve që dallohen me turizëm janë Greqia, Kroacia pjesërisht Bullgaria e Mali i Zi, ndrsa kohëve të fundit filloi shum shpejt të zhvillohet edhe në Shqipëri.
Bregdeti Adriatik i Kroacisë me 700 ishuj tërhëqës, pastaj arkipelagu i Egjjeut e Jonian me afër 500 ishujsh së bashku me klimën e ngrohtë mesdhetare dhe kulturën e vjetër antike ndikuan në zhvillimin e turizmit.niveli i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në Ballkan nuk është në nivel të duhur. Vendet e Ballkanit të cilat kan dalje në dete kan zhvilluar transportin detar. Në këtë aspect dallohet Greqia. E cila me 26 milion BRT, zënë vendin e pestë në botë. Portet më të mëdha detare të vendeve Ballkanike janë: Athinë, Selaniku, Rijeka, Tivari, Durrësi, Varna, Burgasi, Konstanca, Stambolli. \wikipedia
 
  • Pëlqej
Reactions: Iva

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.