Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Galileo Galilei

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Galileo Galilei

Galileo Galilei (lindi më 15 shkurt 1564Piza; vdiq më 8 janar 1642ArcetriFirences), ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne".
Galileo facing the Roman Inquisition.jpg


Statujë; Uffizi, Firence

Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimittokës, të njollave diellore, Hënore, të sateliteveJupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.
Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha të cilët mendonin se po thoshte gjëra kundër kishës. Ai u akuzua për shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe në fund të kësaj akuze ai u përgjigj "Megjithatë rotullohet"


Ekuilibri dinamik
Ekuilibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei i cili vuri re se disa supozime te fizikës aristoteliane binin në kundërshtim me vërejtjet eksperimentale dhe logjike. Galileo e kuptoi se mbledhja e thjeshtë e shpejtësive kërkon që koncepti i një "këndi reference në prehje absolute" të mos ekzistojë. Galileo arriti në përfundimin se një lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen. Kjo bie në kundërshtim me nocionin e Aristotelit të një gjëndjeje "natyrore" të prehjes drejt së cilës objektet me masë afrohen natyrshëm. Eksperimente të thjeshta treguan se të kuptuarit e Galileos i ekuivalencës së shpejtësisë konstante me prehjen ishte i saktë. Për shembull, nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i një anije që lëviz me një shpejtësi konstante, fizika e Aristotelit do të parashikojë që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë, ndërsa anija vazhdon të lëvizë. Kështu, në një univers Aristotelian, gjylja e topi bie prapa në lidhje me një anije në lëvizje. Megjithatë, kur ky eksperiment kryhet në realitet, gjylja e topit bie gjithmonë para këmbëve të marinarit, sikur gjylja e topit e di se ajo udhëton me anijen pavarësisht se ajo është e ndarë nga anija. Meqënëse nuk ka asnjë forcë horizontale e cila zbatohet mbi gjylen e topit kur ajo bie, konkluzioni i vetëm mbetet të jetë se gjylja e topit vazhdon të lëvizë me shpejtësi të njëjtë si anija, përgjatë rënies. Kështu, asnjë forcë nuk është e nevojshme për të mbajtur gjylen në lëvizje me shpejtësi konstante përpara. [8] Për më tepër, çdo objekt që udhëton në një shpejtesi konstante duhet të ketë një forcë rezultante zero. Ky është përcaktimi i ekuilibrit dinamik: kur të gjitha forcat mni një objekt ekuilibrohen , por ai ende lëviz me një shpejtësi konstante. Një rast i thjeshtë i ekuilibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtesi konstante përgjatë një sipërfaqeje me fërkim kinetik. Në një situatë të tillë, një forcë është e aplikuar në drejtimin e lëvizjes, ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundërvihet pikërisht forcës së aplikuar. Kjo rezulton në një forcë rezultante zero, por meqënëse objekti filloi me një shpejtësi jo-zero , ai vazhdon të lëvizë me një shpejtësi jo-zero . Aristoteli e keqinterpretoi këtë lëvizje si të shkaktuar nga forca e aplikuar. Megjithatë, kur fërkimi kinetik merret në konsideratë është e qartë se nuk ka forcë rezultante që shkakton lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme .

Astronomia

Bertini fresco of Galileo Galilei and Doge of Venice.jpg


Ishte kjo faqe në të cilën Galileo së pari shënoi një vëzhgim të hënave të Jupiterit.


Fazat e Venerës, të vëzhguara nga Galileo në vitin 1610.

Bazuar në përshkrime të pasigurta të teleskopit të parë praktik të cilin Hans Lippershey provoi ta shpikë në Holandë në vitin 1608, Galilio, në vitin pasues, bëri një teleskopë tri herë më zmadhim tri herë më të madh. Ai më pasi bëri verizionet të përmirësuara me deri 30 herë zmadhim. Me teleskopin galileian, vëzhguesi mund të shoh imazhe të zmadhuara të tokës – ishte si ajo që njihet si teleskop tokësor ose dylbi e fuqishme. Ai po ashtu mund të përdoret për ta vëzhguar qiellin; për kohën ai ishte nga ata që mund ta konstruktonte teleskopin mjaftueshëm të mirë për atë qëllim. Më 25 gusht 1609, ai demonstroi një nga teleskopët e parë të tij. Publikimet e para të vëzhgimeve astronomike teleskopike i bëri në mars të vitit 1610 në një traktat të shkurtër të quajtur Sidereus Nuncius.

Supernova e Keplerit
Tycho dhe të tjerët e vëzhguan supernovën në vitin 1572. Letra e Ottavio Brenzonit e datës 15 janar 1605 drejtuar Galileit e njoftoi këtë të fundit supernovën e vitit 1572 dhe me novën më pak të ndritshme të vitit 1601. Galileo e vëzhgoi dhe e diskutoi supernovën e Keplerit në vitin 1604. Pasi këto yje të reja shfaqeshin pa paralaks të detektueshëm ditor, Galileo konkludio se ata ishin yje të largët, dhe kështu e disaprovoi besimin e Aristotelit në pandryshueshmërinë e qiejve.

Jupiteri
Më 7 janar 1610, Galileo vëzhgoi me teleskopin e tij atë që e përshkroi si “tre yje të fiksuar, total të padukshëm nga vogëlsia e tyre”, shumë afër Jupiterit, dhe që janë shumë afër tij.Vëzhgimet në netët pasuese treguan se pozicioni i këtyre tre “yjeve” relative në Jupiter ndryshon në mënyrë që do të ishte e pashpjegueshme nëse do të ishin yje të fiksuar. Më 10 janar, Galileo vërejti se njëri nga ata u zhduk , një vëzhgim që atribuoi në fshehjen e tij pas Jupiterit. Brenda disa ditëve, ai konkludoi se ata po kryenin një orbitë ndaj Jupiterit: ai zbuloi tri nga katër satelitët (hënat) më të largët të Jupiterit. Ai e zbuloi të katërtin më 13 janar. Këtë grup prej katër satelitësh i quajti Medicean stars, për nderë të shefit të tij të ardhshëm, Cosimo II de’ Medici, Duka i Madh i Tuskanës, dhe tre vëllezërit Cosimo.Astronomët e mëpastajmë, megjithatë, i riemëruar satelitët galileian për nderë të zbuluesit të tyre. Këto sateliet tani quhen Io, Europa, Ganymede dhe Callisto.

Venera, Saturni, dhe Neptuni
Nga shtatori i vitit 1610, Galileo vëzhgoi shfaqejen e Venerës në një set të plotë fazash të ngjashme me ato të hënës. Modeli heliocentrik i sistemit diellor i zbuluar nga Nikolla Koperniku parashikonte se gjitha fazat do të jenë të dukshme pasi orbita e Venerës rreth Diellit do të shkaktojë hemisferën e ndriçuar të saj përballë Tokës kur ajo ishte në anën e kundër të Diellit dhe do ta shfaqte larg nga Toka kur ishte në anën e Tokës nga Dielli. Nga ana tjetër, në modelin gjeocentrik të Ptolemeut ishte e pamundur për ndonjë nga orbitat e planeteve të ndërpresë skeletin sferik duke e mbajtur Diellin. Tradicionalisht, orbita e Venerës ishte vendosur në afërsi të Diellit, ku do të ekspozonte vetëm gungaçet dhe fazat e plota. Por, pas vëzhgimeve të Galileot, modeli i Ptolemeut u bë i pambrojtur.
Galileo e vëzhgoi planetin e Saturnit, dhe fillimisht i ngatërroi unazat e tij për planete, duke menduar se ishte një sistem tre-trupor. Kur e vëzhgoi planetin më pas, unazat e Saturnit ishte të orientuara direkt nga Toka, duke e bërë atë të mendonte se dy trupa ishin zhdukur. Unazat u shfaqën kur ai e vëzhgoi planetin në vitin 1616, duke e konfuzuar atë edhe më shumë.
Galileo e ka vëzhguar edhe planetin e Neptunit në vitin 1612. Në fletorët e tij paraqitet si një nga shumë yjet e padallueshëm. Ai nuk e pa se ai ishte një planet, por e vërejti lëvizjen relative të tij ndaj yjeve para se ta humbte udhën e tij.

Njollat diellore
Galileo ishte i pari europian i cili i vëzhgoi njollat diellore, edhe pse Kepleri padashur e kishte vëzhguar një në vitin 1607, por e ngatërroi atë me një kalim të Mërkurit. Ekzistenca e njollave diellore shfaqi një tjetër vështirësi me përsosmërin e pandryshueshme të qiejve të Aristotelit.

Hëna
Galileo ishte i pari që erdhi në përfundim të çështjes së maleve hënore dhe kratereve. Në studimet e tij paraqiti edhe grafike topografike, duke vlerësuar lartësitë e maleve. Hëna nuk ishte ashtu siç e kishte shpjeguar Aristoteli, sferë e përkryer.

Vdekja e Galileo Galilei

Galileo vazhdoi të pranonte vizitorë deri në vitin 1642, kur, pasi vuajti ethe dhe rrahje të shpejta të zemrës, vdiq më 8 janar 1642, në moshën 77 vjeçare. Duka i madh i Toskanës, Ferdinando II, dëshironte ta varroste atë në trupin kryesor të Bazilikës së Santa Croce, pranë varreve të babait dhe paraardhësve të tjerë, dhe të ndërtonte një mauzoleum prej mermeri në nder të tij.
Këto plane u hoqën, megjithatë, pasi Papa Urban VIII dhe nipi i tij, Kardinali Francesco Barberini, protestuan, sepse Galileo ishte dënuar nga Kisha Katolike për "dyshim të fortë për herezinë".Ai u varros në një dhomë të vogël pranë kapelës së novices në fund të një korridori nga transepti jugor i bazilikës deri në sakristi.
Ai u rivendos në trupin kryesor të bazilikës në vitin 1737, pasi një monument ishte ngritur atje në nder të tij; gjatë kësaj lëvizjeje, tre gishta dhe një dhëmb u hoqën nga eshtrat e tij. Një nga këto gishta, gishti i mesëm nga dora e djathtë e Galileos, është aktualisht në ekspozitë në Museo Galileo në Firencë, Itali.
 
Galileo Galilei guxoi dhe mbrojti teorinë e Kopernikut dhe sfidoi idetë e Aristotelit. Ishte dhe mbeti “më kokëforti i heretikëve”, gjeniu që nuk u bë dot martir i shkencës, por vendosi themele të qenësishme në tabanin e mendimit modern shkencor, hodhi hapa të rëndësishëm në hapsirën e terrur nga mosdija dhe lëndoi keqaz muret e trasha ku kisha mbante kyçur vullnetet e një vetëdije të kurajshme iluminimi. Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, të maleve Hënore, të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike. Ishte 22 qershori i vitit 1633. Një burrë i moshuar që mezi mbahet në këmbë qëndron i gjunjëzuar para gjyqit të inkuizicionit romak. Është njeri i shkencës, njëri nga më të mirënjohurit e kohës së tij. Bindjet e tij shkencore bazohen në vite të tëra kërkimesh dhe studimesh. Por tani, nëse do të shpëtojë jetën, duhet të mohojë gjërat që ai e di se janë të vërteta.

Bertini_fresco_of_Galileo_Galilei_and_Doge_of_Venice.jpg
Emri i tij ishte Galileo Galilei. Çështja Galileo, siç e quajnë shumë, ka ngjallur shumë dyshime, pyetje dhe polemika, jehona e të cilave ndihet edhe sot. Kjo çështje ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e fesë dhe të shkencës. Pse e gjithë kjo trazirë? Përse çështja Galileo ka zgjuar interesin e medias në kohët tona moderne? A simbolizon ajo vërtet një «të çarë midis shkencës dhe fesë», siç e quajti një shkrimtar?

Shumë njerëz e kanë quajtur Galileon «babai i shkencës moderne». Ai ishte matematikan, astronom dhe fizikan. Ishte nga të parët që studioi qiellin me anë të teleskopit. Gjërat që pa i shpjegoi për të mbështetur një mendim, i cili vazhdonte të ndizte debate të zjarrta në kohën e tij: toka rrotullohet rreth diellit dhe prandaj planeti ynë nuk është qendra e universit. S’është për t’u habitur që ndonjëherë Galileo Galilei është quajtur edhe themeluesi i metodës moderne eksperimentale.

Cilat ishin disa nga zbulimet dhe shpikjet e Galileos? Si astronom, ndër të tjera, ai zbuloi se Jupiteri ka hëna, se Udha e Qumështit formohet nga yje, se hëna ka male dhe se Afërdita ka faza të ngjashme me hënën. Si fizikan, studioi ligjet që drejtojnë lëkundjen e lavjerrësit dhe rënien e lirë të trupave. Ai shpiku mjete të tilla si kompasin gjeometrik, një lloj vizoreje logaritmike. Duke përdorur të dhëna nga Holanda, ai shpiku teleskopin. Ky mjet bëri që para tij të hapej universi.

974a7a03536472f736d63f02ec4f1c3d.jpg
Por një konflikt i gjatë midis tij dhe hierarkisë kishtare e ktheu karrierën e këtij shkencëtari të shquar në një dramë në çështjen Galileo. Si dhe përse filloi ajo?

Konflikti me Romën

Që nga fundi i shekullit të 16-të, Galileo përqafoi teorinë e Kopernikut, sipas së cilës është toka ajo që rrotullohet rreth diellit dhe jo anasjelltas. Ky quhet edhe sistemi heliocentrik (me qendër diellin). Më 1610, pasi përdori teleskopin e tij për të zbuluar trupa qiellorë, të cilët nuk i kishin vëzhguar kurrë më parë, Galileoja u bind se ato që kishte parë vërtetonin tezën e sistemit heliocentrik.

Sipas Grande Dizionario Enciclopedico UTET, Galileoja dëshironte të bënte më shumë sesa thjesht të zbulonte. Ai donte të bindte «personalitetet më të larta të kohës (princër dhe kardinalë)» që teoria e Kopernikut ishte e vërtetë. Ai shpresonte që me ndihmën e miqve me influencë të kapërcente kundërshtimet e kishës dhe madje të fitonte mbështetjen e saj.

Më 1611 Galileo udhëtoi për në Romë ku takoi klerikë të rangut të lartë. E përdori teleskopin që kishte shpikur vetë për t’u treguar atyre zbulimet e tij në astronomi. Por gjërat nuk shkuan siç shpresonte ai. Rreth vitit 1616, Galileo ishte nën vëzhgimin e rreptë të qeverisë.

Teologët e inkuizicionit romak e quajtën tezën e sistemit heliocentrik «një marrëzi dhe absurditet nga pikëpamja filozofike si edhe herezi nga ana zyrtare, meqë në shumë gjëra ajo bie në kundërshtim të hapur me deklaratat e Shkrimeve të Shenjta, sipas kuptimit të tyre fjalë për fjalë, me interpretimin e përhapur të tyre, si edhe me kuptueshmërinë e etërve të shenjtë dhe doktorëve të teologjisë».

Galileo u takua me kardinalin Roberto Belarmino. Ky kardinal, që mbahej si teologu më i shquar katolik i asaj kohe, e quajti Galileon si «më kokëfortin e heretikëve». Kardinali Belarmino e paralajmëroi zyrtarisht Galileon që të mos i përhapte më tej idetë e tij rreth sistemit me qendër diellin.

Galileo%2BGalilei_shpjegon%2Bklerikeve%2Bper%2Bteorine%2Be%2Btij.jpg


Përballë gjyqit të inkuizicionit


Galilei u përpoq të vepronte me kujdes, por nuk hoqi dorë nga mbështetja e tezës së Kopernikut. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, më 1633, Galilei doli para gjyqit të inkuizicionit. Kardinali Belarmino kishte vdekur, por tani kundërshtari më i madh i Galileos ishte papa Urbano VIII, i cili në të kaluarën e kishte përkrahur. Shkrimtarët e kanë quajtur këtë gjyq një nga më të famshmit dhe më të padrejtët e lashtësisë, madje e kanë vënë në të njëjtin rang me gjyqin e Sokratit dhe gjyqin e Jezuit.

Ç’gjë çoi në këtë gjyq? Galileo shkroi një libër të quajtur Dialog mbi dy sistemet kryesore të botës. Në fakt, ai mbronte tezën heliocentrike. Shkrimtarit i thanë të paraqitej para gjykatës më 1632, por ai nuk u paraqit dot në kohë, sepse ishte i sëmurë dhe pothuajse 70 vjeç. Ai udhëtoi për në Romë vitin pasues, pasi e kishin kërcënuar se do ta çonin me forcë dhe të lidhur me pranga. Me urdhër të papës, atë e morën në pyetje, madje e kërcënuan se do ta torturonin.

Nëse e torturuan apo jo këtë burrë të moshuar e të sëmurë, kjo është një çështje e debatuar. Siç shkruhet në vendimin e dënimit të tij, Galileo do t’i nënshtrohej «shqyrtimit të rreptë». Sipas Italo Mereut, një historiani të ligjit italian, kjo frazë ishte një shprehje e posaçme që përdorej në atë kohë për të përshkruar torturën. Një sërë studiuesish pajtohen me këtë shpjegim.

galileotrial2.jpg
Sido që të jetë, Galileo u dënua më 22 qershor 1633, në një sallë të zymtë para anëtarëve të gjyqit të inkuizicionit. U shpall fajtor sepse «kishte mbështetur dhe kishte besuar doktrinën e rreme që ishte në kundërshtim me Shkrimet Hyjnore e të Shenjta, sipas së cilës Dielli . . . nuk lëviz nga lindja në perëndim dhe se Toka lëviz dhe nuk është qendra e botës».

Galileoja nuk donte të bëhej martir, kështu që u detyrua të tërhiqej. Pasi u lexua vendimi, shkencëtari i moshuar, i ulur në gjunjë dhe i veshur si i penduar, tha solemnisht: «Mohoj, mallkoj dhe përbuz gabimet dhe herezitë që u përmendën [teoria e Kopernikut], e në përgjithësi të gjitha, dhe çdo gabim tjetër, herezi ose sekt në kundërshtim me Kishën e Shenjtë.»

Sipas një legjende—të pakonfirmuar nga ndonjë dëshmi e sigurt—thuhet se pasi i mohoi bindjet e veta, ai përplasi këmbën në shenjë proteste dhe tha me zë të lartë: «E megjithatë ajo rrotullohet!» Komentuesit thonë se poshtërimi që ndiente, sepse kishte mohuar zbulimet e tij, e torturoi shkencëtarin derisa vdiq. Atë e dënuan me burgim, por ia ndryshuan dënimin me një arrest shtëpie të përjetshëm. Jetoi pothuajse në izolim të plotë, ndërkohë që gradualisht humbi shikimin.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.