Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gegnishtja

Lulet e Sh'Mrisè.

Dikur lulzojshin nè kopshtin ton
nen hijen e mandit zambakèt e bardh
ishin gzimi i fèminis son
dhe koha dhe cegmi s'mund me i mardh.

Nana i quente "Lulet e Sh'Mris"
Nji kèndellje t'ambel sillshin me er
zambakèt e bardhè rreth e rreth shpis
mbramjeve tè vona pèr çdo ver

E kur ajo i kpuste nè maj
e i vente n'lter m'bjen mend si sot
e bardh shèndrite ftyra e saj
para luleve tè prituna per çdo mot.

Pèr syt e nanès qè tash jan mardh
nè kopshtin e vjetèr ma s'luloni
zamakèt e mij ,zamakèt e bardh
ju nè zemer teme gjithnji jetoni.

Gjon Sinishta.
 
Lulet e Sh'Mrisè.

Dikur lulzojshin nè kopshtin ton
nen hijen e mandit zambakèt e bardh
ishin gzimi i fèminis son
dhe koha dhe cegmi s'mund me i mardh.

Nana i quente "Lulet e Sh'Mris"
Nji kèndellje t'ambel sillshin me er
zambakèt e bardhè rreth e rreth shpis
mbramjeve tè vona pèr çdo ver

E kur ajo i kpuste nè maj
e i vente n'lter m'bjen mend si sot
e bardh shèndrite ftyra e saj
para luleve tè prituna per çdo mot.

Pèr syt e nanès qè tash jan mardh
nè kopshtin e vjetèr ma s'luloni
zamakèt e mij ,zamakèt e bardh
ju nè zemer teme gjithnji jetoni.

Gjon Sinishta.
Vetem ti poston ketu. Askush tjeter.
 
Ka shume pak interes mbi gjuhesin dhe del ne ate qe perher kam menduar "se shumica, nuk do t'ia dije shume per dialektin apo gjuhen qe perdor".

Po kjo nuk do te thote qe nuk duhet me zhvillu program se si me e mbajt te gjalle gjuhen geg.

Gjuhet e vjetra mbrohen edhe nga unesco…

Forumi “ne te dy”, asht i limitum persa i perket bisedave intelektuale…

Po ashtu duhet rujt edhe dialekti tosk, duhet te ket ligj per te dy dialektet qe te ruhen.
 
Po kjo nuk do te thote qe nuk duhet me zhvillu program se si me e mbajt te gjalle gjuhen geg.

Gjuhet e vjetra mbrohen edhe nga unesco…

Forumi “ne te dy”, asht i limitum persa i perket bisedave intelektuale…

Po ashtu duhet rujt edhe dialekti tosk, duhet te ket ligj per te dy dialektet qe te ruhen.
Do apo nuk do, çdo gjuhe do ndryshoj me kohen. Eshte e pa shmangeshme ky fakt. Edhe gegnishtja edhe toskerishtja do vazhdojne te ndryshojne per shume fakter qe ti dhe vete i di. Ndoshta struktrura dhe rrenja e fjales do mbijetojne siç kan mbijetuar deri me sot. Ishe Sala kryeminister, ishte Ramiz Alia, ishte dhe Nexhmia etj nga veriu por askush nuk e kishte ndermend te merrej me gjuhen. Politika ka dhe njerzit kan interesa te tjera, Para, Pushte, Qef. Qoft nga jugu, qoft nga veriu, nuk duan t'ia din fort per gjuhen. Une me ty jam qe duhen ruajtur por realiteti flet ndryshe.
 
Elena Kocaqi: Gjuha zyrtare duhet të jetë sipas të folurës së popullit

Meqë kam qenë pak e zënë këto tre ditë se isha në Dardani, nuk kam pasur kohe tiu kthej përgjigje disa impotenteve nga ana mendore dhe super potenteve nga ligësia shpirtërore. Meqë ne një botim timin të 2008, faqosësi i shtëpisë botuese siç duket Gegë nuk ka shtuar një shkronje ë, kaq mjaftoi qe te dilnin te gjithë njerëzit e dështuar nga jeta, që vrerin e dështimeve të tyre ta shfryjnë kundër punës së të tjerëve. Pavarësisht se kjo është përgjegjësi teknike e tij, serish me lind detyrimi për të sqaruar këto impotent mendor, ne lidhje me disa gjera ne ketë drejtim.

Se pari dua të sqaroj se libri ne lidhje me krahasimin e Shqipes me gjuhet e tjera, është një libër qe nga ana shkencore dhe etimologjike, ka rendësi për shkencën, shqiptaret dhe Shqipërinë dhe jo Elenen, se ajo sot është nesër jo. Ne libër është përdorur dialekti gegë krahas atij toskë, për te shpjeguar fjalët, ashtu siç punon çdo studiues tjetër. Libri është përkthyer ne anglisht dhe do te botohet së shpejti.

Se dyti ne shkence shikohet fakti, argumenti dhe metoda dhe një individ mund ta shprehi mendimin e tij ne shqip te dialektit toskë apo gegë, anglisht ne çdo gjuhe apo dialekt madje dhe me shenja po deshi rendësi për autorin ka mendimi, jo gjuha me te cilën ai po shkruan. Standarti zyrtar është për mësimin në shkollë, për institucionet zyrtare dhe për ketë ka njerëz që kane mbaruar shkollën dhe e njohin e mirë atë. Nëse njerëzit do e dinin kaq mire standartin pse do na duheshin këto ekspert gjuhe qe specializohen për ketë? Pse para të tepërta paska shteti? Një autor mund te shkruaj ne cilin dialekt dhe gjuhë qe ai donë dhe për ketë ai nuk pyet askënd. Për autorin rendësi ka vepra dhe jo gjuha apo dialekti.

Se treti , Fishta i madh ka shkruar gegërisht, madje tepër dialektore edhe pse kishte standart te krijuar ne 1917 por kjo nuk i ul asnjë vlere Fishtës, përkundrazi. Kush jeni ju te gjykoni gjuhën e Fishtës, jeni ne fakt askush përball Fishtës dhe te tjera mendjeve te mëdha që kanë shkruar gegërisht.

Se katërti ça behet me ata autor qe shkruajnë gegërisht edhe sot?

Se pesti shkoni prapa diellit me gjithë ato ë qe i keni vënë Shqipes, duke e komplikuar kaq shume dhe mendoj se disa forma te gegërishtes si paskajorja, infinitivi duhet te jenë ne dialektin zyrtar letrar, dhe fjalët duhet te jenë te zhveshura nga ë pa fund. Shqipja e formës rrokore dhe arkaike nuk ka fare nevojë për ato ë qa i keni shtuar ju. Dialekti zyrtar ka nevojë te korrigjohet urgjent.

Dialektet dhe nëndialektet e Shqipes janë jo vetëm pasuri kombëtare por pasuri botërore qe duhet të mbrohen me ligj. Nuk duhet qe varianti zyrtar shpesh me fjalë artificiale të zëvendësoj gjuhën e popullit qe e ka folur atë prej mijëra vjetësh. Presioni që ushtrohet si dhe tentimi për tëdekurajuar përdorimin e dialekteve dhe nëndialekteve, është i ngjashëm me atë presion qe ju bëhet Shqiptarëve jashtë për të mos mësuar gjuhën e tyre. Fundja Shqipja ka arritur te mbijetoj nga goja e popullit dhe nga këto dialekte dhe nëndialekte dhe gjuhëtarët fjalët i kanë tek populli, pra gjuhëtari te shkoj tek populli dhe jo populli tek gjuhëtari. Do të ishte një katastrofë për kulturën dhe gjuhën tonë, nëse gjuha zyrtare do zhdukte dialektet, do ishte një humbje e permasave historike. Gjuhetaret ne vend te gjenin fjalet tek dialektet i kane huazuar ato nga gjuhet e tjera dhe huazimin e kane bere standart imponues ne emer te gjuhes zyrtare.
 
“Pavlefshmenia” e atyne qe e ruejn Gegnishten asht perdor si nji form masive pernjekurie prej regjimit komunist kundra Veriut.

Demokracia e ka per detyrë me rrespektu, me mprojt dhe me zyrtarizu giuhen autoktone e shumices e popullit shqiptar. Edhe per ket mungese themelore un e konsideroj sistemi politik shqiptar si “neokomunist”. Perdorimi i Tosknishtes si e vetmja gjuhë zyrtare asht nji form gjenocidi kulturor, nji diktaturë prej nji pakice qe e ka imponue ate me force e me gjakderdhje, me pekrahjen e komunizmit panslavist anti shqiptar. Ne se Shqinia vertet dishron me u konsideru si shtet demokrat duhet te zyrtarizoin Gegnishten.

Askush ma mirë se At Gjergj Fishta nuk ka mujt me e cilsue bukurinë, thellsinë e shprehjes, tingllimin muzikor i zanit i gjuhes Gege.

Gjuha Shipe: Poezi e at Gjergj Fishtes

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
 
Ne librin me titull "Agimi i gjytetnise" të botuem më 1910,At Shtjefen Gjeçovi ne mes të tjerave shkruan:
Në vjetin 1893 në Kreshevë të Bosnjes isha me 12 shqyptar të tjer dhe burra të dijshëm të atij veni,ku historiani,albanologu At Talozzi në nji urim që na bani në g'juhen latine tha;
Lulzoft giuha shqype,ama e giuhëve të tjera.
Rrnoft komi shqyptar ma i vjetri n'Europe!

P.s Ky dokument vërteton edhe nji here se giuha shqype asht nana e giuhëve të bardha europiane dhe komi shqyptar asht ma i vjetri n'Europe.
 
E folmja e Bregut Drinit e Bunes e manej …

1- E vuni n' bisht t' lahut's = U tall me tê me humor e me ironî; u tall bukur mirë me tê.

2- Kruesh kryet e nxjerrsh trûtë! = He, tash, zg'jidhe, po munde!... Ban si t' duesh...

3- Âsht me krye n' gershânë. = Âsht n' rrezik t' madh.

4- Kah po e thyen qafen?!... = Ku po shkon? Pse? Nuk duhet me shkue atje kah je nisë!...

5- Yyy, he kalë topash! = I thohet nji njierit qi âsht i rândë n' veprime, qi ec rândë, qi nuk âsht i matun.

6- Atij/asaj, i shikjoj sytë. = Kujdesem fort per tê, se e kam t' vetem.

7- E ka mênden hû. = Âsht kryefortë/e edhe mendemadh, ngul kambë pa t' drejtë.

8- S' m' del ' i hundë burrnòt. = Âsht fort pak, nuk m' mjafton; nuk ma mbushë mênden.

9- I kcen n' qafë.= E mbizotnon, e shtyp, e perul tjetrin.

10- Ia vuni shtjelmin n' zêmer. = E detyroi, e peruli, e shtypi, e poshtnoi tjetrin.

"G'juhen tuej kurr mos ta lini!
Mos ta lini sa t' jet' jeta!" (Át Gj. FISHTA)
 
Ne mprojtje të Gegnishtes dhe Kultures Gege.
Një nga arsyet kryesore pse Shqipnia nuk ka arrit me dal prej hinit i komunizmit me mrrit ne te njajtin nivel me vendet e tjera e Europës Lindore dhe, per kundrasi, ka krijue nji hendek pasunie i damshem midis Veriut dhe Jugut asht ndamja e thell diskriminuese ekonomike dhe kulturore, e krijume prej diktatures e kalume komuniste, efektet e ciles vazhdojn edhe sot, fell te rrajosuna ne formen e diskriminimit kultural. Imponimi i gjuhës toske si gjuhë "letrare", giat diktatures komuniste, kishte per qellim ta ulte popullin geg i Veriut si nji nenklas e paarsimueme, injorante dhe e deshtueme. Asht e kjart se ai vendim i ka shkaktuar dame te thella dhe jetëgjata jo vetëm Veriut, por gjithë Shqipënisë.
I till ishte rasti kur një gjysmë e mirë e kulturës së vendit u mnjanu dhe u konsideru si antikomuniste, e ndikuem prej fesë dhe prej vlerave borgese të Perëndimit. Derisa Akademikët dhe Universitetet të pranojn idenë e përhapur, pothuajse dogmatike, se gjuhat dhe kulturat nuk mund të "unisohen" me imponime diktatoriale, evolucioni kultural dhe gjuhësor shqiptar nuk do te lulëzojn. Gjuhat me të vertet evoluojn gradualisht dhe spontanisht ne nji shoqëni te lirë, tue iu përshtat ndryshimeve kulturore, ekonomike, historike dhe, ne ditët të sotshme, teknologjike.
Përparimi gjuhësor natyror ashtë ma i dukshem ne vendet qe kanë pas gjuha te shkrume me shekuj me radhë. Fatkeqësisht gjuha shqipe, aq e lashtë sa asht, asht shkrue gjanësisht vetëm per 120 vjet. Ajo nuk mban masën e nevojshme inerciale te mjaftueshem per me përballue ndërhymjet e jashtme. Gjatë asaj periudhe kohore relativisht e shkurt, Shqipnia ka pësu zhvillim te vështir me pengesa tragjike ne formën e ndërhymjes së huaj dhe një diktaturë e giat shkatërruese. Gjuha shqipe mbetet e hendikepuar prej kufizimet artificiale te cilat janë imponu kryesisht per me favorizu njerëzit e privilegjuem, komunista, mbizotënues toskë.
Vetëm me liri të plotë krijohen kushte ne te cilat komponentet e ndryshme gjuhësore rajonalë mblidhen ne mënyr vetshkaktuese dhe harmonike dhe ne kohën e duhur per me formu nji gjuhë kombëtare ma te përsosun dhe te unifikume si pasqyrim i kultures dhe interesave te përbashkta.
Për shembull, gjuha italiane filloi si nji eksperiment ne Sicili ne shekullin e XIII -të. U zhvillu në Toskani ku Shkolla Fiorentine prodhoi kryevepra letrare qe kontribune ne shfaqjen e Renassainces. Ne shekullin XVIII-të zona veriore e Italisë, me Milanon si qendër, u ba motori i modernizimit i gjuhës italiane. Ma ne fund, shekulli i XX -të pa që kryeqyteti Roma te kontribuonte në evolucionin e gjuhës në formën e tanishme.
Kam pas nji shans me deshmue personalisht ndikimin romak. Pas 30 vjet larg Romës, kur u ktheva prej Amerikës me familjen teme si turist, italianët nuk mund ta besojshin se kishem kenë larg kaq giat. Më thanë se flitshem plotësisht si vendalit. Me sa duket, giat asaj periudhe kohore, gjuha italiane e perditshme nuk kishte ndryshue. Edhe pse Italia kishte kalu ndryshime radikale politike në shekullin e XX-të, prej monarkisë ne fashizëm, prej demokracise në gjysë-anarki, zhvillimi i gjuhes vazhdoi lirisht. Gjuhat e tjera evropiane kanë evoluar lirisht ne mënyrë paralele
Gjuha e imponuara, siç ishte gjuha toske ne gjysen e dytë e shekullit XX -të, u ba bajate sepse nji pjesë e madhe e popullsisë ndiehet e përjashtume dhe kontributi i saj kulturor dhe gjuhesor nuk integrohet ne evolucionin kulturor dhe gjuhësor të vendit. Në fakt, shqipja e ashtuqujtune "gjuhë e unifikuar" asht ne nji gjendje dekadence, sepse ma pak se një milion shqiptar e flasin lirisht dhe me entuziazëm ne shpijat e tyne. Ata e shofin gjuhen e “unifikuar” ma shumë si një gardh diskriminuese sesa nji mjet me të cilin mund te perparohet. Nji krahasim i thiesht midis rajoneve qe flasin Gegnisht dhe Tosknisht do te zbulonte pabarazin arsimore, ekonomike dhe politike e randuemen prej nji eksod masiv emigracioni.
Ne 75 vjet te fundit zhvillimi i gjuhes "unifikuar" ka kenë anemik mbasi flitet kryesisht prej nji klase e korruptume, privilegjume, servile dhe e politizuar randë. Akademikët e gjuhës duhet te rishqyrtoin lejimin i përdorimit zyrtar i gjuhes gege, ne bazë te barazisë me gjuhën toske, per me injektu ne gjuhen shqipe nji fjalor ma të gjanë, me shum shprehje dhe nji gjansi ma te madhe e idenave krijuese. Ne të vërtet, gjuha shqipe ka nevoj per një infuzion i energjisë krijuese.
Rivendosja e kulturës Gege ne nji nivel barazie asht mënyra ma praktike, logjike dhe patriotike per me ndalu dekadencen e gjuhës shqipe, e ndotur nga fjalor dhe shprehje te huaja, e paaftë per me prodhu nji terminologji e bazueme ne gjuhën shqipe, e nevojshme per me komuniku kjartësisht ne kohën reale, ne boten e sotëshme. Imponimi eksklusiv i pa arsyetushem i gjuhës toske duhet te ndalet nëse Shqipnia dishiron me u rrit ne nji shoqëni e hapët moderne, demokratike dhe egalitare.
 
SHKODRA

●Kam njoftë në vitin 1956 Prof. Kol Alimhillin, i cili më thonte atëherë se: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin.” (Shkoder, 1958). Ndoshta, sot kjo asht arsyeja që vazhdojmë mos me pasë histori të shkrueme sakt!
Një dijetar thotë: “Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”.
Asht shkrue e do të shkruhet e prap, do të vazhdohet me u shkrue për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh vetëm atëherë kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa e me studjue vetem arkivat e mbulueme nën dhé.
“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenet, na dukën si të kishin hi kaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon: “Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.
Tue u nisë prej këtyne parimeve që theksova ma nalt, a duhet kuptue drejtë sot mbas 75 vjetësh “Lëvizja e Postribës” e 9 Shtatorit 1946 ?!
Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikuj dhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue dishka të mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastët, jo, me qëllim të mirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështim të plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat e trojeve tona, asht me të ardhë keq dhe do të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.
Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë, klerikë, deputetë, intelektualë, studentë, tregtarë, shumë të kënaqun e ma shumë të pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë që deri pak ditë para kishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin kur po vjen nga diktatura komuniste “demokracia”?
Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritet asnjëherë.
Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi, Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli, Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku, Ali Qorri (Bushati), toger Baba etj., që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe, tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues, për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.
●Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:
●Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme, unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”. (Dosja 677)
●Rrok Gjok Luli, i arrestuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen e Postribës dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me Mustafa Jakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja të tillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhe më thote, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalim që sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946 se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë. Më ka thanë për Jupin se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen në sulm. Veç luftës nga jashtë do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin...”
●Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut e ka dijtë organizata “Bashkimi Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë!”
●Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “...Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje.”
***
Kam lexue edhe nga publicisti Don Lazer Shantoja, me pseudonimin Y:
“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në Botë” “Zani i të dekunit”
Melbourne, 14 Shtator 2021.
“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja, të shpeshta, të ndyta e të damëshme, që nuk i gjenë askund shoqen në botë”
“Zani i të dekunit” nga Y (D. L. Shantoja)
●Pjetër Prendush Pali, vjeç 32, nga Hoti (Jugosllavi), mësues, deklaron: “...akuza nuk asht e vërtetë, në furrë tek Mustafa nuk asht e vërtetë se kam bisedue unë për Postribën, ato që thonë këtu nuk janë të vërteta. Për akuzat që më bajnë Gjelosh Vata, Gjon Leka e Mustafa Jakupi nuk janë të vërteta. Gjon Leka më ka thanë, se jam me punë në Seksion të Mbrendshëm, dhe rri urtë se kam në dorë me të ba keq.”.
Vendimi i gjyqit Pjetrit iu dha me vdekje, dhe u ekzekutue më 11 mars 1948.
●Mustafa Jakup Vodaj, vjeç 48, nga Shkodra, i dënuem për jetë, deklaron: “Nuk kam asnjë lidhje me Postribën, por mue më ka tregue Brahim Isufi se sande Postriba sulmon Shkodrën. Unë i thashë Gjeloshit, por ky më tha se nuk asht e vërtetë. Kemi shkue me Gjonin në shtëpi të Gjeloshit (Vatës), aty në mesnatë ka ardhë me na thirrë Abdullah Seiti e Ismail Duli dhe jemi takue tek fusha me Murat Haxhinë. Aty pamë se nuk ishte gja ajo punë dhe u këthyem ndër shtëpia.”
●Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “...Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue as nuk kam kenë i deleguem nga Kleri për me marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë kenë në mbledhje...
Unë nuk e dija se asht formue parti Demokristjane...
 
Fjalimi historik i Esat MEKULIT për ÇAMËRINË. Vjeti 1941... PEJË!

“Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharrueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun.
Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.
Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta. Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.”
 
Gjarpinjtë ruajnë kishën

Në Ljare, katund malor në jug-perëndim të Liqenit të Shkodrës (perëndimi i Kranjës, rrethi i Tivarit - Mali i Zi), gjendet simboli i gjarpinjve në një gur në murin e Kishës së Vorreve, rreth nji metër mbi tokë dhe po aq shmantë (majtas) prej derës së hyrjes (kur shikohet prej jashtë). Dom Fran Markiqi, meshtari që ka shërbyer shumë kohë në Ljare, thotë se guri me simbolin e gjarpinjve është kthyer në vendin ku edhe ka qenë para tërmetit. Mund të jetë thyer gjatë termetit 1979, ose gjatë rinovimit të kishës. Zefi Gjonit Lucit Nojës-Kovaci ka qëllue me At' Vincenc Malaj te kisha e Ljares atëherë kur bëhej rinovimi. Zefi tha që At' Vincenci pyeti punëtorët për gurin, e kërkoi dhe e gjeti të hedhur; ai i luti punëtorët që gurin me gjarpinj ta kthejnë në vendin e mëparshëm në mur të kishës. Nëse ky gur shikohet me kujdes, në anën e sipërm të pjesës së shmantë (majtë) ka shenja të qarta edhe për një gjarpër më të paktën.
Pse simboli i gjarpinjve në mur të kishës? Shestanasit, si dhe të gjithë shqiptarët në Mal të Zi, besojnë që gjarpri ruanë shtëpinë. Gjarpri ruan edhe kishën, gjarpri në rrasa të vorreve ruan shpirtrat. Këto besime për gjarprin janë shumë, shumë të mocme, sic vërteton prof. Dr. Aleksandar Stipceviqi, ilirolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë. Shqiptarët i trashëguan besimet për gjarprin prej Ilirëve, prej parardhësve të vet, prej stërgjyshave të vet. Ilirët i trashëguan prej parardhësve të Ilirëve, prej proto-ilirëve, pra prej pellazgëve. Kështu, besimet për gjarprin u ruajtën me mija vjet dhe mbërritën te shqiptarët e sotshëm. E qartë, këto shenja të gjarprit në gur, tregimet, si dhe besimet e shqiptarëve për gjarprin, vërtetojnë që shqiptarët janë popull autokton, me rranxë të thella në këto troje, popull me gjak Ilir.
Rëndësia e simbolit të gjarpërit
Prof. Dr. Aleksandar Stipceviqi, ilirolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, është prej Arbanasit (Zadër), si dhe me rranxë prej Shestanit (pjesa perëndimore e Kranjës, jug-perëndimi i liqenit të Shkodrës, rrethi i Tivarit).
I njoftuar për praninë e simbolit të gjarpnitë në murin e kishës në Ljare, (rrethi i Tivarit), Aleksandar Stipceviqi shkruan:
''Me të vërtetë, rast i vecantë, i cili nuk mund të gjendet në mitologjinë e Evropës Perëndimore. Ky rast dëshmon për besimet e stërlashta në regjionin prej të cilit kanë ardhur Arbanasët (Arbëneshët) në rrethin e Zadrës. Tash, kur me të madhe po merrem me simbolizimin fetar të Arbanasëve të Zadrës, mund të shfrytëzojë këto fakte të jashtëzakonshme edhe për t'u njohur me simbolizimin fetar te Arbanasët, sepse besimi për gjarpnin (gjarpni, bolla, bullari), i cili deri sot është ruajtur në vendin tonë, tregon se sa fuqishëm të parët tonë kanë ditur të mbrohen prej harresës kur erdhën në rrethin e Zadrës'...
 
Shfletime nga kujtesa

Rrëfimi i nji të arratisuni (fragmente)

… Ishte pak pa dalë drita, kur ndjeva lehjen e vrullshme të qenit në oborr. Më shkoi mendja për keq, kuptohet. Në ato ditë të vështira, kur po më kërkojshin me qiri, ndodhesha i strehuem tek Noshi, probatini i em. Ky, para se me rá me fjetë, atë natë, më kishte thanë se të nesërmen heret kishte ndër mend me vue në zjarm kazanin e rakisë se po u kalonte koha bërsive. Mësa qeni gati po shkulte hekurat, vjen vrap Noshi e më thotë:
- Dedë, jena të rrethuem. Dikush na ka paditë. Çka ke në mend me bâ?
- S’kam çka me bâ, - ia ktheva, si i rrëzuem, - për shpirt s’dorëzohem, por mbasi ti ke familje, grue e fëmijë …
- Çka? - ma këputi fjalën e ma qiti batall, si të ishte për në kosh të plehit. - Grue e fëmijë?! Mos e zen me gojë, as mos kij kurrfarë derti!
Dhe, pâ pritë dekikun, me kandilin në njénën dorë, shkoi e hapi derën, fap, e doli jashtë. Sâ qetësoi qenin dhe e futi në koçak, u ndie nji zâ i fortë mbas shtegut të oborrit:
- Na e qit Dedë Petën, që e ke mbrendë, se s’ke pshtim! Je i rrethuem me njiqind pushkë e me municion që të çon havá. Në gabosh, paç në qafë vedin dhe familjen!
- Çka je ka thue, more? - ia ktheu rrmyeshëm Noshi, pâ iu dridhë qerpiku as zâni, dhe bâni disa hapa drejt shtegut, ku dalloi ftyrën e Xhemal Selimit, komandantit të operacionit, por ngjitë me të edhe të kryetarit të këshillit të katundit të vet, që e kishin thirrë për me kenë i pranishëm si autoritet lokal. - Unë Dedë Petën s’e kam mbrendë, as s’e kam pâ tash nji vjetë. Por ju dikush ju ka prue këtu gabim …. Dhe meiherë iu kthye shoqit të vet, kryetarit: - S’ke bâ mirë që u ke prí ktyne gjindve me m’i lëshue në shpindë! Ti e din se na të dy e kena nji hesap bukur të ngatrruem, pa e mbyllë me njeni-tjetrin … (ia ngarkoi atij barrën e asaj zallahie!)
- Si? - u çudit Xhemali, tue pa synin kokërr e të patrembun të Noshit dhe ftyrën e bllokueme të kryetarit, - Nuk e ke në shpi, me të vërtetë?
- Njashtu si ju thashë dhe s’e luen topi! - përgjegji Noshi dhe vazhdoi pâ u ndalë. - Më keni gjetë çuet se kam kazanin në zjarm. Në daçi me pi ndoj pikë raki, byjrum! Sâ për kësi punësh, më keni mësye kot.
- Si thoni, more, - iu drejtue shefi atyne të dyve që kishte mâ afër (njéni, kryetari), - a ta pimë nga nji gotë, prá?
Ata dhanë pëlqim. Shkuen dhe u ulën buzë kazanit, bri shpisë, pinë nga dy-tri gota, mandej kputën qafën e ikën.
“Guximtarin e ndihmon fati”, s’kanë thanë kot! U mrekullova prej zgjidhjes që gjeti Noshi dhe se si mujti me ia dalë. Sepse u dukte pa asnji shteg. Po të dorëzohesha, pushkatimi i em ishte i sigurtë. Edhe i atij, po ashtu (ata të pushkatojshin vetëm prej informacionit, edhe pâ ta gjetë “armikun” mbrendë, jo mâ me ta gjetë). Po të mos dorëzohesha, atëherë i ndihmuem prej territ, dy bombave që kisha (për të krijue tym, hutim e damtim), marshinës dhe frikës së rrethuesve (unë luftojsha për vedin, ata për Enverin!) kisha nji farë shansi me ça e me ikë. Por tham se mâ shumë mundësi kishte që të vritesha. Veçse do t’u pshtojsha torturave. Sa për Noshin, familjen dhe shpinë e tij, - mozomakeq, - çka do t’i gjente!
Mbasi kaloi ajo shkundullimë e fortë që patëm, u ulëm mbrendë të dy me pi pak raki e me bâ muhabet, për ta largue edhe mâ tej atë siklet. Më pat bá aty me qeshë Noshi, që ishte edhe shakaxhi, kur më tha: “U habita prej qenit, se kurrë s’e kam ndie tue lehë aq me huj. A thue i njofti, bré?! Sot e mbrapa, kur të shoh ndonji qen tue u shkulë në atë farë feje, kam me thanë: asht tue lehë, si në komunista!”
 
Po pra, ku po shkon kjo Botë?

( Kur pyesim se ku po shkon Bota ku na jetojmë duhet të nënkuptojmë se pyetet për tendencën përspektive të zhvillimeve mjedisore e sociale që përcaktojnë jeten e shoqnisë njerëzore që popullon Botën)

Po si mundemi me kuptue se si kanë me qenë zhvillimet e ardhme në Botën ku jetojmë, kur ende nuk i kemi dhanë përgjigje pyetjeve ma elementare; si u krijue dhe pse u krijue kjo Botë, prej kah erdhi dhe pse erdhi? Pyteje pa përgjigje...,por që prej mija vjetësh kanë shqetësue mendimin njerëzor, sepse çdo gja rreth nesh e mbrenda nesh mbetet mister, në nji kohë që misteri ma i "dukshëm e i kapshëm" jemi na vete; un, ti, ai , na ,ju, ata...!
Mendimi shkencor ka mbrritë me përcaktue se " Toka" ku ne jetojmë egziston në nji pozicion të përcaktuem në hapsinë e në kohë dhe se përbamja e sajë asht e njajtë me përbamjen e trupave të tjerë qiellor.

Po si mundemi me konceptue Kohën, Hapsinën e Materien ( landën) falë të cilave lulëzoi jeta gjallesave në Tokë?
Nji ndër konceptet thelbësore filozofike e pa sqarueme dhe e pa zbërthyeme ( ma saktë e pashterrueme) prej filozofisë e shkencës bashkëkohore lidhet me "Kohën", " Hapsinën " e "Materien"
* "Koha" asht e padukëshme, nuk e shohim, por e kuptojmë se ajo bashkëjeton me ne vetem prej efekteve të veprimeve të saja. "Koha" s'ka fillim as mbarim... "Koha" s'ka ndalim e as kthim. Me njohunitë që kemi deri sot, "Koha" konsiderohet njidimensionale ) kët konceptim me pak përpjekje mbrrijmë me e kuptue), por " Koha" mundet me qenë edhe shumëdimensionale... ! ( në kët rast dorzohemi sepse psika e jonë nuk ka fuqi përceptimi ma tepër...). " Koha" asht koncept, si të thuesh " magjik", sepse ajo transformon çdo gja, materiale e shpirtnore qoftë, jashtë vullnetin tonë. Kaq e veçantë e misterioze paraqitet " KOHA" sa egzistojnë teori të cilat e konsiderojnë "KOHëN", Zotin e Gjihësisë...?!
Por Koha nuk asht e vetme, ka edhe dy "motra"; Hapsinën e Materien, të cilat po ashtu gëzojnë veti që për psiken tonë mund të konsiderohen magjike. " Tre motrat" bashkëjetojnë e egzitojnë s'bashku. Gjithësia makro, e ajo mikro, çdo gja që përceptojmë rreth nesh ( e jo rreth nesh) janë rezultat i bashkëveprimit të tyne.
  • " Hapsina" s'ka as fillim e as mbarim ( pafundësisht e madhe e pafundësisht e vogel). " Hapsina", ndryshe prej "Kohës", shihet e konceptohet direkt. "Hapsina" paraqitet deri tredimensionale ( per ne e përceptueshme), por mundet me qenë edhe ma shumë se tredimensionale ( për ne e pa përceptueshme). "Hapsina" lejon kthim mbrapa dhe asht vazhdimisht në lëvizje drejt zgjanimit të sajë.
  • " Materia" ndryshe prej dy të parave, përceptohet ma mirë sepse shihet e preket, por kohët e fundit shkenca ka mbrritë në përfundim se përveç materies që në njohim ( si ma sipër tregue) egziston edhe nji lloj tjeter materie e ashtuquejtun " materia e zezë" e cila nuk shihet e as nuk preket por kuptohet ose përceptohet vetem prej efekteve të saja...! Për ma tepër studjuesit llogarisin se sasia e kësaj lloj materie ( e zezë) e përhapun në univers mundet me qenë rreth 15 herë ma e madhe se materia që ne njohim, por... ka edha ma; mos harroni se sot po flitet edhe për "vrimat e zeza dhe energjinë e zezë " të cilave i dedikohet " vdekja dhe rilindja e trupave qiellorë"! Misteret janë të pafundme..., p.sh. e pashpjegueshme, edhe për shkencën, mbetet " melodia" që vjen prej boshllekut të universit ! Në këto situata, duhet të pranojmë pa ndrojtje se " mendja e kufizueme e sapiensit, përfaqësues i masës së gjanë të pupullsisë, ( ku baj pjesë edhe un) i nënshtrohet " pa kushte" fakteve dhe logjikës shkencore bashkëkohore.
"Materia" egziston në " Hapsinë" e në " Kohë, por ajo transformohet me kalimin e kohës. " Materia që ne njohim, prekim dhe shohim ka nji veti krejtësisht të veçantë prej " Kohës" dhe "Hapsinës" sepse egiston në dy forma me përbamje prej të njajtës origjinë, por me cilësi të ndyshme; në formën 'inorganike' dhe 'organike'. Egzistenca dhe origjina e " Materies" ka nda mendimin filozofik të shoqnisë njerëzore në dy grupe antagoniste: Idealistat e kuptojne dhe e shpjegojne si produkt të fuqisë madhore të Gjithësisë, pra Zotit, kurse materialistat mbrojnë tezen se " Materia" ka egzistue gjithmonë, pafundësisht në kohë e kështu nuk ka pse të krijohej... Veçanarisht e pashpjegueshme prej filozofisë ( idealiste e materialiste) e po ashtu edhe prej shkencëtarëve bashkëkohorë mbetet shpjegimi i egzistencë "dy formëshme" të " Materies ". Në kët pikë,, grupet antagonsite filozofike qëndrojnë të patundun në llogoret e tyne të mendimit, por,..., por, prej shumë e shumë shekujsh nuk bajnë asnji hap përpara...!

Sapiensi ndërmjet zbulimeve shkencore e ndryshimeve klimatike
Në nji pikëpamje, duhet me pranue se brezat e popullsive që jetuen e po jetojnë në shekullin e parë të mijëvjeçarit të trete ps.K. paskan qenë "fatlum", sepse po përjetojnë zhvillime e shpikje shkencore marramendëse per sapiensin si rrezultat i të cilave asht përmirësue edhe mirëqenia e jetës. As në fantazinat ma ekstreme të shkrimtarëve futuristë nuk përshkruhen situata që sot përjetohen si krejtë normale prej ma shumë se 7.2 miliard banorëve të globit tokësor! Numëri i zbulimeve dhe i shpikjeve shkencore rritet simbas nji funksioni eksponencial, ndërsa kuptimi i këtij zhvillimi të vrullshëm shkencor që në fund të fundit lidhet ngushtësisht me konceptimin e mjedisit rrethues prej masës së gjanë të popullsisë së globit , mbetet gjithënji nji funksion linear, vertetë me koeficient rritës, por përherë e ma tepër larg prej funksionit eksponencial që paraqet rritmin e zbulimeve të reja shkencore. Ajo çka dje u dukte si anderr ose fantazi , sot mundet me qenë realitet...( Po bahen pregaditje deri për ekursione turistike ne Hanë ose...edhe në Mars...!)
Por, në nji pikpamje tjeter, përseri duhet me pranue se brezat e popullsive që jetuen e po jetojnë në shekullin e parë të mijëvjeçarit të trete ps.K. nuk paskan qenë edhe aq "fatlum" sa u tha ma sipër, sepse pikërisht fundi i dymijë vjeçarit të kaluem dhe fillimi i tremijëvjeçarit që përjetojmë po shoqnohet me përmbysje e katastrofa mjedisore të frigëshme si pasojë e ngrohjes globale me efekt direkt zhdukjen e akullnajave, dukuni paralajmëruese me skenare tragjikë...!
A ka me muejt sapiensi i zhvilluem i mijëvjeçarit të tretë ps.K. me mbijetue në situata që ofrojnë kushte jo normale për jetesë?
Askush nuk mundet me dhanë përgjigje shterruese, sepse askush nuk mundet me parashikue deri në hollësi kompleksitetin e situatave të pritëshme !
Studimet , tashma të provueme prej shkencës, na bajnë optimist në nji drejtim si dhe pesimist në nji tjeter: mbetet shpresa që jeta në globin tokësor nuk zhduket; munden me u zhdukë lloje gjallesash ( ku mundet me ba pjesë edhe sapiensi), por jeta në kuptimin e zhdukjes së materies organike, jo.

Mësim prej së kaluemës.
Për me qenë në gjendje me dhanë nji përgjigje deri diku bindëse , për sa ma sipër, mund të kujtojmë s'paku dy momente të njohuna e të pranueme prej shkencës.
* Në periudhën fillestarë të " jetës " në globin tokësor, ku na bajmë pjesë, rreth 4 miliard vjetë ma parë kushtet mjedisore e klimatike nuk ishin si sot ( dita e nata zgjaste 6 orë, sepse toka rrotullohej katër herë ma shpejt rreth vetes, etj., etj.) Mendimi shkencor ( sot i pranueshëm) mbron teorinë se s'bashku me materjen inorganike kozmike që formoi globin tokësor gjindeshin edhe mikroorganizma organike të cilat me kalimin e kohës, në përshtatje me kushtet filluen me dhanë shejat fillestare të jetës. Supozohet se kjo tendencë zhvillimi zgjati për disa miliarda vjetë, deri sa në nji moment ( rreth 400 milion vjetë ma parë) klima ndryshoi ? ( shkaku i vertetë nuk dihet, por supozohet se mundet me pasë qenë edhe ftohja diellore). Temperaturat e ulta ekstreme e mbuluen globin tokësor me akull. Jeta e sapo fillueme prej mikroorganizmave u zhduk. Të vetmet gjallesa që i rezistuen atyne kushteve , për nji kohë ndoshta prej disa miliona vjetësh ishin mikroorganizmat të quejtuna "saprofite" ( bakterie), të cilat në kushte ekstreme mjedisi ( temperatrura shumë nën zero) mbrritën me mbijetue për nji kohë jashtëzakonisht të gjatë ( për disa miliona vjetë) nën shtresën e akullit, ngjitë me sipërfaqën shkambore të ngurtë.
Vetem mbas kalimit të nji kohe , kur toka filloi të nxehej prej proçeseve shpërthyese mbrenda sajë me pasojë shpërndamjen në atmosferë të anidridit karbonik, shtresat e të cilit si në formë " mbulese" izoluen kalimin e nxehtësisë së vullkaneve jashtë atmosferës me pasojë rritjen e temperaturat në globin tokësor, filloi nji proçes i kundërt: akullnajat filluen të shkrihen, oqeanet të marrin formën e tyne ujore, shtresat të tokës që ishin në fundin e detit papritmas u gjinden jashtë tij dhe të tjera që ishin në sipërfaqen e tokës u mbuluen me ujë (prej efektit të vullkaneve). Pluhni vullkanor me përmbajtje prej shumë elementave minerale i shpërndamë në atmosferë dekantoi në fundin e detit tue formue nji shtresë ushqyese për mikroorganizmat që i kishin reziztue temperaturave minimale ekstreme. etj. (Sa ma sipër, për rezistencën e mikroorganizmave ndaj temperaturave minimale ekstreme, kujtojmë se prej kërkimeve shkencore të vjetëve të fundit në polet polare ku ende shtresat e akullit kanë trashësi të madhe janë zbulue mikroorganizma të cilat kishin rrezistue në mjedisin e akullt ku gjindeshin, falë nji vetije të ndryshme prej qenieve të gjalla qe na sot njohim: kundërveprimi i tyne ndaj temperaturave shumë të ulta të mjedisit ku ato ndoddheshin, ishte si të thuesh " letargjia" e tyne, ato nuk u zhdukën sepse qëndruen në " letargji, në fjetje",por gjallë , tue ruejt, ashtu si ishin, vetite e tyne të maparëshme.!)
Ishte pra, rezistenca e atyne mikroorganizmave, faktori determinues për rizgjimin e zhvillimin e jetës së gjallesave në Globin Tokësor.
* Evolucioni, ky mekanizëm i pamëshirshem e i pandalshëm i "Kohës", gradualisht me kalimin e disa dhetra miliona vjetësh ( mbas shkrimjes së akullnajave) plotësoi atmosferen me oksigjen ( pasojë e fotosintezës së qenieve të gjalla elementare të cilat kishin popullue masivisht globin tokësor), çka shtyni vrullshëm shpërthimin e jetës si dhe diversifikimin e specieve egzistuese ( tashma edhe të ndryshme ndërmjet tyne) si rezultat i përshtatjes me kushtet e habitatit të origjinës. Kjo periudhë përllogaritet të ketë qenë 370 milion vjetë ma parë.
Ngrohja e tokës, qarkullimi i shpeshtë i i ujit simbas çiklit të njohun ( uje-avull-shi) shkaktoi rritjen masive të vegjetacionit që pati për pasojë kushtet për formimin e qenieve të gjalla gjigande, Dinosaurët. ( 220 milion vjetë ma parë)
Mirpo, 65 milion vjetë ma parë Dinosaurët u zhdukën prej faqes së dheut (pasojë e kataklizmave mjedisore ), por jeta mbi globin tokësor nuk u zhduk ! Shkenca e shpjegon faktin e masipërm me mundësine e përplasjes së nji trupi qiellor me Tokën, gja që ndryshoi rrajësisht kushtet e habitatit të jetesës së Dinosaurve, por jo të atyne gjallesave që për habitat kishin tunelet nëntokësore. Në këto kushte Dinosaurët u zhdukën kurse të tjerat jo.

Prologu
Mbas të tanë këtyne arsyetimeve, përfundimisht çka mundet me ndodhë me Sapiensin? A ka me pasë fatin e Dinosaurve apo të gjallesave të tjera që mbrritën me ju përshtatë kushteve e me mbijetue?
Ma i pranueshëm mbetet supozimi se sapiensi nuk zhduket përfundimisht ( arsyetimi për nji përiudhe shumëmijë vjeçare, por jo për afate kohore që nënkuptojnë miliona vjetë), por popullsia e globit tokësor rrezikon me u zvogëlue drastikisht!
Nxemja globale, shkrimja e akullnajave , ndryshimi i rritmit të qarkullimit të ujit në atmosferë simbas çiklit të njohun po na ballafaqon me dukuni mjedisore ekstreme (temperatura të nalta të paprovueme ma parë, thatinë e stërzgjatun dhe zjarre masive, stuhi e rrëbeshe të shoqnueme me përmbytje dhe erozione) të cilat, supozohet se kanë me pasë si efekt mungesën e ujit të pishëm të shoqnuem me thamjen e tokës bujqësore ( shkretina) në pjesen ma të madhe të globit tokësor, pra shkatërrimin e bazës kryesore të jetës së sapiensit. Vendet që ndodhen në afërsi të rrethieve polare kan me pasë habitatin ma të përshtashëm për jetesë. Parashikohen lëvizje masive e të dhunëshme të popullsisve prej zonave ma të nxehta e ta thata drejt atyne me kushte normale jetese. Parashikohen skenare të cilët ndoshta nuk kanë me respektue ma moralin e sotshëm që mbizotënon në shoqninë njerëzore. Fatkeqësitë që ranë mbi popujt gjatë luftnave botnore të kalueme do të kujtohen si vuejtjet të lehta...
Shpresa e vetme mbetet shkenca, zbulimet e saj të paimagjinueme që mundet me na ofrue si ndihmë, por gjithmonë..., mbetet nji pikëpyetje: rritmi i zbulimeve shkencore a ka me muejt me përballue rritmin e shpejtë e të pamëshirshëm të ndryshimit të kushtëve klimatike që po i përjetojmë në të tana anët e globit? Mendimi shkencor bashkëkohor ngulmon në idenë se faktor ndikues për ngandalësimin e rritjes së temperaturës globale mbetet edhe ndërgjegjësimi i shoqnisë njërëzore në drejtim të mos shpërndarjes në atmosferë të anidridit karbonik ( pasojë e industrive që shfrytëzojnë energjinë e karbonit), por deri sot pak shpresë ka për marrëveshje të qëndrueshme në kët drejtim...!
Kujtojmë se brezi i jonë sot mundet vetem me "supozue" për të ardhmen, kurse brezat që kanë me qenë mbas 100 vjetëve, por ndoshta edhe shumë ma parë...?, kanë me e përjetue në kurrizin e tyne të ardhmen e pasigurtë...! F.
 
Gegnishtja ose e dialekti gegë asht njana prej dy bashkësive kryesore të të folmeve të gjuhës shqipe. Flitet prej shqiptarëve gegë, përafërsisht gjysma e popullit shqiptar, që historikisht jetojnë në veri të lumit Shkumbin, në Shqipni, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Gegnishtja flitet edhe prej disa toskëve që jetojnë në trevat gege, si gjuhë e parë prej komunitetit ashkali dhe si gjuhë e dytë e turqve boshnjakëve dhe pakicave të tjera në Kosovë. Mërgimtarët shqiptarë kanë përhapë të folmet gege edhe jashta trojeve shqiptare; arbnishtja e Zarës flitet në Kroaci prej shekullit XVIII, ndërsa të folme të tjera janë përhapë ma vonë në Turqi e pastaj edhe në Gjermani, Zvicër e vende të tjera të botës.

Zanafilla e gegnishtes mbrenda shqipes mendohet të jetë diku mes shek. V e X. Gegnishtja dallon prej tosknishtes përnga tingujt, morfologjia dhe fjalori. Ajo ruen po ashtu tipare të vjetra të shqipes, që tashma janë humbë ose nuk janë zhvillue në tosknisht, ku shquhet paskajorja e llojit me + pjesore (me shkue, me punue…), zanoret e gjata dhe hundore. Ndahet vetë dy nëndialekte: gegnishten veriore (varientet verilindor dhe veriperëndimor) dhe gegnishten jugore (variantet i mesëm dhe jugor).[1] Deri me hapjen e shkollave shqipe dhe depërtimin e mjeteve të komunikimit masiv, masat e gjana popullore që folshin gegnishten veriore nuk kuptoheshin me toskët, por edhe me gegët jugorë.

Dokumenti ma i vjetër (1462) dhe libri ma i hershëm (1555) që njihen në shqip janë shkrue në dialektin gegë. E folma e Elbasanit, nji gegnishte jugore e përzime me tosknisht, u përdor si bazë e gjuhës zyrtare të shtetit shqiptar deri në përfundim të Luftës së Dytë Botnore, kur komunistët imponuen tosknishten. Në Kosovë dhe vise të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, gegnishtja jugore u përdor si gjuhë letrare deri më 1969.

Sot gegnishtja nuk përdoret në nivel zyrtar, por po gëzon çdoherë e ma shum hapsinë në media dhe po lëvrohet si gjuhë letrare, kryesisht në Kosovë por edhe në Shqipni.

Historia

Krahas dialektit toskë, zhvillimi i gegnishtes mendohet të ketë fillue mes shek. V e X. Dokumenti ma i vjetër në gjuhën shqipe, Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, u shkrue gegnisht më 1462. Po ashtu, libri ma i vjetër i shqipes, “Meshari” i Gjon Buzukut, u shkrue në dialektin gegë. Veç kësaj, shum prej autorëve të letërsisë së vjetër shqipe, si Budi, Bardhi, Bogdani, kanë shkrue gegnisht. Kët traditë që e nisi kleri katolik e vazhduen edhe në shek. XIX e XX priftënijtë shkodranë, si Gjergj Fishta që botoi epin “Lahuta e Malcís”, Ndre Mjeda, Vinçens Prennushi, etj.

E folma e Elbasanit, që i përket gegnishtes jugore, u përcaktue më 1916 e u rikonfirmue më 1923, si bazë e gjuhës s’administratës së shtetit shqiptar. Mbas Luftës së Dytë Botnore, regjimi komunist vendosi përdorimin e tosknishtes si gjuhë zyrtare të shtetit dhe prej 1951-ës ndaloi edhe mësimin e gegnishtes nëpër shkolla dhe ma vonë edhe botimet në kët dialekt. Shum vepra të shkrueme gegnisht, kryesisht prej priftave katolikë, u ndaluen për shkaqe ideologjike dhe vetëm ndonji autor aty-këtu, si Migjeni, u përfshi në planprogramin mësimor të letërsisë.

Më 1972, Kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë vendosi rregullat e nji gjuhe standarde, të quejtun “gjuha e njësuar” ose “gjuha letrare”, e cila u bazue 90% në tosknisht dhe mori prej gegnishtes vetëm elemente që kaherë kishin depërtue në dialektin e jugut.

Gegnishtja jugore përbante bazën e gjuhës letrare të kultivueme në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi deri më 1969, kur u vendos që për hir të ruejtjes së unitetit kombtar të përdorej gjuha e përcaktueme prej Tiranës. Rregullat e drejtshkrimit u përcaktuen dhe u plotsuen disa herë: në Shkodër më 1917[2] dhe në Prishtinë 1957 dhe 1964.[3]

Sot, gegnishtja nuk gëzon status zyrtar. Por botimi gegnisht lejohet, ndonëse shkurajohet prej redaktorëve të gazetave e revistave kryesore. Megjithate, përdorimi i saj po vjen tue u shtue sidomos nga të rijtë, në të folun por edhe në të shkruem. Në Kosovë, gengishtja po gjen hapsinë gjithherë e ma shum në emisionet komunikuese në radio e televizion, në film, kangë dhe botime. Folësit e gegnitshtes janë ma së shumti të përqendruem në Kosovë, ku zyrtarimi i gegnishtes në nivel të gjuhës letrare asht temë e randësishme e përditshmënisë kosovare.

Tingujt dhe drejtshkrimi

Gegnishtja ka të paktën 42 tinguj (fonema), mvarsisht prej krahinës ku flitet. Zanoret janë të kundërvume simbas mënyrës së shqiptimit: ****** dhe hundore; dhe përnga gjatësia: të shkurta ose të gjata. Historikisht, por edhe në disa të folme dallohen të shkurtat, të mesmet dhe të gjatat. Bashkëtingëlloret janë pothuejse të njejta në të gjitha të folmet e gegnishtes por edhe me dialektin toskë. Dallimi ma i madh vërehet te shqiptimi i ‘q’-së e ‘ç’-së dhe ‘gj’-së dhe ‘xh’-së, që realizohen me vlera të ndryshme ose nuk dallohen fare nga shumica e folësve.

Gegnishtja përdor alfabetin e gjuhës shqipe të vendosun në Kongresin e Manastirit më 1908.

Zanore të shkurta

1- <a>, shqiptue /a/ ose /ä/ (në disa të folme edhe si /æ/, /ɐ/ ose /ɑ/): Dardan, Tirana (rrokja e fundit), Kosova, argat, mandej, etj.

2- <e>, shqiptue /ɛ/ ose /e/: qytet, shtet, mandej, etj.

3- <ë>, shqiptue /ə/ (në disa të folme edhe si /ʌ/ ose /ɛ/): shpëtim, natën, etj.

4- <i>, shqiptue /i/ ose /ɪ/: përparim, guxim, etj.

5- <o>, shqiptue /ɔ/ (në disa të folme /ɵ?/): Kosovë (vetëm rrokja e parë), kosovar, bardhosh, etj.

6- <u>, shqiptue /u/ ose /ʊ/: kushtrim, guxim, etj.

7- <y>, shqiptue /y/ ose /ʏ/: qytet, yll, etj.

Zanore të gjata

Zanoret e gjata ndodhen zakonisht në rrokjen e theksueme, por jo gjithmonë rrokja e theksueme përmban zanore të gjatë. Ato në të shumtën e rasteve pasohen në fjalë nga nji zanore e hapun (p.sh. shitore) ose nga nji ë fundore e paza (p.sh. punë), por mund të gjenden edhe në fund të fjalës vetë (p.sh. dynjá, hatá, etj.). Zanoret e gjata ndeshen edhe në disa rrethana të tjera, ku nuk pasohen nga nji zanore e hapun ose nji ë pa za (si p.sh. emnat mashkullorë shqiptár, shpirt, hir, etj.). Me përjashtim t’emnave që mbarojnë me “-ar” (p.sh. shqiptár, kryetár, fshtár, etj.), zanoret e gjata në këto raste nuk dallohen në bazë të ndonji rregulli të caktuem (p.sh. punëtór, muratór, aktór, por profesor, matador, etj.). Gjatsia mund të ndryshojë edhe në mes të folmeve (p.sh. Në Shkodër thuhet “ata kanë /kɑ:n/”, ndërsa në Prishtinë “ata kan’ /kän/”).

Zanoret e gjata simbas Drejtshkrimit të Prishtinës 1964, nuk dallohen me shenjë të veçantë; përjashtim bajnë rastet e dykuptimsisë, ku mund të përdoret theksi i randë (akut: á, é, í, ó, ú, ý).

1- <a>, shqiptue /ɑ:/ (në disa të folme edhe si /ɒ:/, /ɔ:/ ose prej toskëve si /a/): Tiranë/a (rrokja e dytë; shqiptohet si /ɔ:/ në të folmen e Tiranës), bani, shqiptari, etj.

2- <e>, shqiptue /e:/: era, vera, ndér, etj.

3- <i>, shqiptue /i:/ (diftongzohet në disa të folme në /aɪ/): mirë, bir, bijë, kushtrimi (vetëm rrokja e parafundit), fëmijë

4- <o>, shqiptue /o:/ ose /ɔ:/ (në disa të folme edhe /ø/): molla, shkolla, Kosovë/a (vetëm rrokja e dytë, /kɔ’so: v/)

5- <u>, shqiptue /u:/: burrë, urë, mbaruem (togu “ue” shqiptohet edhe si difton ue)

6- <y>, shqiptue /y:/: ylli, sy/sytë, ty, dy (shqiptohet edhe me y të shkurtë)

Historikisht, zanoret e gjata janë dallue në të mesme (p.sh. <a> në nanë, babë, etj.) dhe të gjata (p.sh. <a> dhe <í> në hatá, Shqipnís). Ky dallim po vjen tue u venitë në praktikë.

Zanoret hundore

Ndonëse ndigjohen prej shumicës së folësve të gegnishtes, përdorimi i këtyne tingujve varion prej të folmes në të folme e madje edhe në mesin e individëve.

Zanoret hundore, sikurse të gjatat, nuk dallohen me shenjë të veçantë, pos për t’iu shmangë dykuptimsisë, me ç’rast mund të përdoret theksi kulmor (circumflex: â, ê, î, û, ŷ). P.sh., zakonisht shkruhet shqiptar e jo shqiptár dhe Dardani e jo Dardaní, por theksi do të përdorej më nji fjali si kjo: “Dardaní, o vendi im”, thirri Dardani.

Zanoret hundore pasohen në shum raste nga nji bashkëtingëllore hundore, /n/ ose /m/: nanë/a, me dhanë, me thanë, vendi, Kelmendi, me shembë, dhembje, pemë/a etj. Por p.sh. fjalët, kryesisht të hueja, si temë/a, student/i, zakonisht shqiptohet pa <e> hundore.

Por në shum raste të tjera, ndonëse historikisht kanë pasë nji bashkëtingëllore hundore mbas, sod nuk kanë ndonji shenjë dalluese: asht (folje), i shejtë, i shtrejtë, etj. Këto mund të shkruhen me theks, si p.sh. âsht, i shêjtë, i shtrêjtë, etj.

Zanoret hundore mund të jenë të shkurta ose të gjata: /ã/ (e kthyeme në shum të folme në /ɔ/), /ɑ̃:/ (e kthyeme në shum të folme në /o:/), /ɛ̃/, /ɛ̃:/, /ĩ/, /ĩ:/, /ũ/, /ũ:/, /ỹ/, /ỹ:/. Në disa të folme mund të hasen edhe nji <o> hundore.

Prej tyne a-ja dhe e-ja janë ma të përhapunat dhe luejnë rol ma të madh në fonetikën e gegnishtes.



Bashkëtingëlloret

Gegnishtja ka këto bashkëtingëllore: b /b/, c /ʦ/, ç /ʧ/ ose /ʨ/, d /d/, dh /ð/, f /f/, g /g/, gj /ɟ/ ose /ʥ/, h /h/, j /j/, k /k/, l /l/, ll /ɫ/, m /m/, n /n/, nj /ɲ/, p /p/, q /c/ ose /ʨ/, r /ɾ/, rr /r/, s /s/, sh /ʃ/, t /t/, th /θ/, v /v/, x /ʣ/, xh /ʤ/, z /z/, zh /ʒ/.
 
Nga humori brilant i trevës së Nikaj-Merturit :

Mbasi hyni Partia,(në Malsi gjithmonë asht thanë “hyni Partia” - si pushtuese), komunistat e patën caktue Pal Kolen si kryetar lokaliteti të Lekbibajve…Se kush ka qenë Pal Kola mjafton me lexue se si e pershkruen At Zef Pllumi në vepren “Rrno vetem per me tregue”…
…Sa emnohet nga Partia si kryetar i lokalitetit te Lekbibaje, Pal Kolën e thrrasin në qendrën e rrethit të Tropojes, në Kolgecaj,(sot njihet si qyteti B.Curri), e thrrasin ne Dege te Brendshme dhe ia japin armet, ngjesh allti e pushke e tanë shend Pali niset me dale në Lekbibaj. Tash kur del në Qafë të Kolshit per me i kallzue krahines se asht ba i madh e ka mberthye armet, e nxjerr alltinë me qite perpjete. Alltia ishte model i ri, e Pali nuk din me e perdorë se as zanat s’ia kish fort, e plagoset në dorë ka mundohet me e shkrepë…Tue kenë se ish vetem e nuk e pa kush Pali fill e qet kushtrimin “O me kanë varrue,(plagosë), diversantat”… E marrin Pal Kolen e çojne në spital e shkojne njerezit me e pa…Mes te afermve vjen me e pa edhe i nipi që shquhej per humor e tha ia bajke te shtrati :
-“Hej more dajë…qaj që të ka plagosë ty e vraftë veten e vraftë.”
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.