Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gegnishtja

PASKAJORJA E GEGNÎSHTES
G'juhtarët e mêçem gegë, tue u nisë prej g'juhve t' kultivueme t' Europës prendimore e kryesisht prej latinishtes e italishtes, germin "infinitiv" e dhanë s' pari "percaktues" e mâ vonë "paskajore", pra, qi nuk ka cak, qi nuk ka skâj. Ata e dijshin mirfilli se vetem paskajorja e gegnîshtes âsht plotsisht e barazvlershme me paskajoret e g'juhve tjera, prandej e perdoren si formë perfaqsuese t' foljes nder fjalorë, sikursè duhet me u perdorë edhe sod: me lá.., me shkue, me lye, me zie; me dalë, me marrë, me hapë; me xânë me pí, me dijtë, etj., etj..
Prej g'juhësh s' hueja, po marrim shêmbuj vetem per dý synesh: prej italishtes (per gjûhët neolatine) e prej rusishtes (per g'jûhët sllave): italisht: parlARE (me folë), vedERE (me pá), sentIRE (me ndîe); rusisht: sllushat (me ndie), kriçat (me bertitë), ljetit (me fluturue).
"Akademikët e Tiranës, por edhe ata t' Prishtinës, paskajoren e gegnîshtes e druen si djalli temjânnin. Me bâ me u futë kjo paskajore n' "standard" (gjâ qi s' ka me ndodhë!), kishte me rá termek i madh e me u shkatrrue krejt godina e bâme per ngut e "standardit". Mâ mirë lè ta perdorin kët paskajore dý t' tretat e shqiptarve, sesá me e perdhosë tue e futë n' "standard"!!! N' daçin tosklt me e marrë paskajoren e gegnîzhtes, lè ta marrin, se nuk po i pret kush (sadoqi jam i sigurt se nuk ua bluen midja), por né nuk duhet me na pengue askurrkush (me urdhna e dekrete), por me na lânë me e perdorë sikursè e kemi perdorë gjithherë n' shkrimet tona!!!...
Zavendsimi i dhûnshem i paskajores me lidhoren, e ka vorfnue shqipen, por s' kemi çka me bâ kur toskët vetë e kanë pranue. Gegnîshtja nuk e pranon. Ajo ka (edhe perdor) edhe PASKAJOREN, edhe LIDHOREN. Madjè gegnîshtja perdor bukur edhe paskajoren me PER T(Ë), edhe atê me PER ME. Ndoshta, me kët zavendsim, kta "akademikë të shquar" kanë dashtë me u perg'já kojshijve (mundet edhe "miqve") t' tyne balkânas...
Çuditem me disa kosovarë, kryesisht ata qi e xânë vedin per t' shkolluem, t' cilët, tue u mundue me u paraqitë sa mâ zelltarë t' g'jûhës ashtu t' quejtun letrare a standard, kur flasin (sidomos), per me e zavendsue paskajoren e gegnîshtes (t' tynen, prá!) me lidhoren e toskëRishtes, gabojnë trashë, tue e dhânë veten e tretë njêjës n' veten e parë njêjës: atij i duhet të SHKOJ (per: të shkojË).
G'juhtari kosovar Nuhì Veselaj, nder tjera, shkruen per "bashkëveprimin ndërdialektor për të thithur me kritere të përcaktuara shkencërisht çdo vlerë që ka secili dialekt..."3). Na shtojmë: A ka pasë edhe mâ perpara bashkveprim nderdialektor? N' kjè se JO, kot me u rropatë me e sendertue me zor! N' kjè se PO, lè ta lâmë me veprue natyrshem (sikursè na porosit Konica i mirë), pa i injektue GJYLPÂNA SPORTISTASH!!!
N' lidhje me kët (ku trajtohet, pra, edhe çashtja e paskajores), nuk mundemi me ndêjë pa e ndeshë pak (dashamirsisht) prof. Idriz Ajetin, i cili shkruen se "...gjuha letrare që asht në përdorim në Shqipni NUK ASHT TOSKNISHTE, POR E NJOMUN ME GEGNISHTE..." (nenvizimi êm, krahas atij t' lrofesorit - P. Rr.) 4). Profesori i nderuem bân pjesë n' grupin e atyne njerzve t' sinqertë, qi, tue kênë fort t' dijtun, kur entuziazmohen prej nocioneve kombtare (e jo pa t' drejtë!), largohen (pa dashtë) prej parimeve shkencore g'juhsore... Un nuk due me e fye profesorin (larg kjoftë!), por nuk mûndem me ndêjë pa shenue ktu se ajo "gjuhë letrare" (tash janë t' shternguem me i thânë "standard"), qi perdoret sod n' Shqipnî, ÂSHT TOSKËrISHTE E PSHURRUN DHUNISHT ME DO GJÂNA VJEDHË GEGNÎSHTES. Jam i t' njâjtit mendim me çka shkruen N. Veselaj (gjithnji n' lidhje me padkajoren), n' vepren e tij: "... kur i kemi dy duar, pse mos t' i fusim në përdorim të dyja, kur i kemi dy sy, pse mos të shikojmë me të dy, ..., kur këtë mundësi e kënaqësi na ofron struktura e gjuhës sonë amtare, si e zoja e vetvetes, e cila e ka të mbrujtur atë gatesë hyjnore nga sofra magjike e shpisë së vet, pa pasur nevojë me dalë me lypë.hua gjetiu." 5). Por shtojmë: dy duer e jo vetem njâna, e preme e e cungueme; dy sy e jo veç njâni, i qorruem!... Duert e shqipes duhet me kênë te dýja t' lame e t' pastrueme! A nuk thomi: me duer t' pastra?!... Sytë e shqipes,, edhe po kjè se kanë nevojë per lente, duhet me kênë te dýja n' nji numer! Por, per t' perdorë termat e studiueses s' vlertë L. Shamku-Shkreli, me kênë se toskëRishtja âsht "tejet e konsumuar" e gegnîshtja "është lënë të atrofizohet" 6), g'juha shqipe po shkon, kshtu, kah teposhtja. Duhen mârrë masa per mos me e lânë me rá n' humnerë!!!...
Vêni ré se si kanë ardhë tue e shmângë paskajoren, derisá e kanë asgjasue: n' "Fjalor i gjuhës shqipe"; Tiranë, 1954; n' shenimin 10 t' f. 302, ler parafjalen ME, shkruhet: "formon paskaboren: - qenë (=me qenë - P. Rr); do - thënë (=do me thënë - P. Rr); - shkue ( =me shkue). Pra, âsht fjala per paskajoren e gegnîshtes: ME + pjesore. Shihet se ktu kanë dorë mjeshtrat e vertetë t' g'jûhës, si: K. Cipo, E. Çabej, M. Domi, A. Krajni e O. Myderrizi
N' "Fjalor i gjuhës së sotme shqipe"; Tiranë, 1980, f. 1104, shebimi 2 i nendamjes II t' pikës 15 (shtylla e dytë), per kët parafjalë, shkruhet: "Përdoret zakonisht (!!! - P. Rr.) në të folmet e Veriut me pjesoren për të formuar një nga trajtat e paskajores. Me qenë. Me marrë. Me dalë." Vêni ré, me kujdes, se si janë rrekë me e perbuzë, me fjalen "zakonisht" e me shprevjen "në të folmet e Veriut". Tashmâ, per ata, nuk bâhet fjalë per kryedialektin e gegnîshtes.
Në "Fjalor i gjuhës shqipe"; Tiranë, 19t4, f. 393, shenimi 14, per parafjalen PËR, shkruhet: "formon paskajoren E DYTË (nenvizimi êm - P. Rr.) në fjalinë qëllimore: do të vete në pazar - të blerë... (=për të blerë...). Pra, del e kjartë mirffilli se paskajorja E PARË âsht: ME + pjesore, kursè E DYTË ndertohet me parafjalen PËR.Edhe ktu duket dora e mjeshtrit.
N' "Fjalor i gjuhës shqipe";Tiranë, 1980, f. 1417, shenimi 2, nendamja I e pikës 22 (shtylla e parë), per parafjalen PËR, shkruhet: "Përdoret për të ndërtuar PASKAJOREN e foljeve. Shkuam për të punuar. Ishin të vendosur për të luftuar. Kemi të gjitha kushtet për t' u mbrojtur.". Po e lâmë ideologjizimin "luftë-mbrojtje", por po shenojmë se paskajoren e dytë (tynen) e kanë bâ t' parë e t' paren (t' gegnîshtes) e kanë zhdukë. Kushdò e dallon kjartë qellimin e keq...
PASKAJORJA, si perfaqsuese e foljeve ?t' cilat perbâjnë boshtin e fjalisë) e njiherit si kulmi i abstragimit t' veprimit, âsht ajo mnyrë qi kallxon "vitalitetin e pasurisë së gjuhës sonë..." 7) (t' gegnîshtes - P. Rr.).
Qysh n' fjalorin e parë serioz t' shqipes gegnîshte, atê t' Frano Bardhit, 1635 e tue vazhdue me gjith fjalorët tjerë (deri n' periudhen e Luftës II Botnore), foljet janë vû n' PASKAJOREN E GEGNÎSHTES. Per me e shmângë kët paskajore, g'juhtarët e diktaturës komuniste i regjistruen foljet nder fjalorë (1954 e ktej) me formen e vetës I, njêjës, koha e tashme e mnyrës diftore:bëj, punoj, ziej, luaj, lyej, kap them, flas, marr, dal, lë, zë, ha. Ktu gjêjmë rastin me i bâ vrejtje edhe M. Emezit, i cili, n' fjalorin e vet, foljet i ka dhânë (me ngjyrë t' kuqe) n' veten I, sikursè fjalorët e kohës s' diktaturës e mandej kthehet e i skjaron me PASKAJOREN e tyne. Ishte dashtë me i dhânë foljet drejtperdrejt n' paskajore: me bâ, me mârrë, me punue, etj., etj...
Me kët rast, nâ mendojmë se, tue u nisë prej paskajores si trajtë peraqsuese e foljes, zgjedhimet e foljeve t' shqipes kishim me i percaktue si mâ poshtë:
Zgjedhimi I PARË: me punue (M. e Madhe: me punua), me lye, me zie (mbarojnë me temë n' togzanor)
Zgjedhimi I DYTË: me pas(ë), me kên(ë) = me qen(ë), me mârr(ë), me fol(ë), me prit(ë), me kap(ë), me dal(ë). Mbarojnë me temë n' bashktingllore, se "ë" nuk perfillet, me kênë se nuk shqiptohet.
Zgjedhimi I TRETË: me bâ, me lá, me thá, me kjá, me nxî, me pré, etj. (mbarojnë me temë n' zanore t' theksueme)
Paskajorja e gegnîshtes perdoret n' format veprore e pësore (me lá, me u lá); n' t' gjitha llojet e fjalive (per kah intonacioni: diftore, nxitse e pyetse: Prindi ka detyrë ME E RRITË fmijen me fé e moral. ME SHKUE a moz ME SHKUE? ME SHKUE!; si edhe per kah ndertimi: kryefjalore, kundrinore, qellimore, kushtore, lejore, rrjedhimore e sasiore. Per kto t' fûndit nuk po sjellim shêmbuj, se zg'jatemi shûm, por, me ndihmë t' Zotit, kemi me i trajtue gjânë e g'jatë nji tjeter herë.); per me ndertue tipa t' ndryshem t' s' ardhmes (Se n' mejdân balozit DUE ME I DALL!; KAM ME DEKË e s' KAM M' E LSHUE.; KA PER T'ARDHË nji ditë edhe per mue.; etj.). Gegnîshtja i ka te trija format e paskajores (qi ndertohet: ME + pnesore): me bâMUN. me bâM(Ë), me bÂ. Ekziston natyrshem edhe e shkuemja e paskajores: "Qi veç n' ânderr m'e pasë pá,/Drue se t' pakët të kishte rá." (Át Gj. Fishta, Lahuta.., kânga XX). Veç ksaj, paskajorja e gegnîshtes i kryen t' gjitha funksionet n' fjali: funksion kryefjalor, kallxuesor, kundrinor i drejtë, percaktor, rrethanor; si kryegjymtyrë e nji fjalie t' pamvarun, etj. Duhet shtue ktu se "... rëndësia e veçantë e paskabkres së geglrishtes del në pah edhe gjatë përkthimit të foljeve nga gjuhët e tjera, që kanë paskajore të ngjashme me të, mbasi asnjë mënyrë a trajtë tjetër foljore e shqipes nuk u përgjigjet barasvlershëm atyre."
?

Sikursè u çek mâ nalt, paskajorja e gegnîshtes perbân kulmin e abstragimit t' veprimit. Tue e krahasue me lidhoren ose me paskajoren e dytë: PËR TË, del kjartë forca e saj shprehse: Nuk është e lehtë TË RUASH karakterin,- thonë toskët. Kuptohet qi ktu folja TË RUASH i drejtohet nji tjetri n' veten e dytë, se atij i kumton diçka. Kurse te: Nuk âsht e lehtë ME RUEJTË karakterin (e gegnîshtes) , folja ME RUEJTË u drejtohet t' gjithve, pa veçue askênd.
Per me u shprehë permbi paskajoren e gegnîshtes, do t' kishim me thânë shumçkâ, por, me kênë se korniza e studimit tonë âsht e percaktueme, po mundohemi me e permbyllë me sa mâ poshtë:
E. Çabej e Sh. Demiraj 9) kanë shkrue se paskajorja e gegnîshtes (e tipit: ME BÂ) âsht relativisht e lashtë, kursè abo e tipit PËR TË BËRË (e toskëRishtes), simbas Sh. Demirajt, "... përdoret në funksione, që përfshihen në sferën e funksioneve të paskajores..." 10). Pra, paskajorja e gegnîshtes, si mâ e lashtë, ka ruejtë t' gjitha cilsitë shprehse t' shqipes s' parë (permêndim, sa per ilustrim, se kjo ka tri forma: me bâ, per me bâ, per t' bâ). Madjè, sikursè janë shprehë disa g'juhtarë (por jo E. Çabej), kjo paskajore ka kênë e mbarë shqipes. Kjo âsht n' t' mirë t' tezës sonë: qi gegët nuk i kanë ndryshue tiparet kryesore t' sistemit t' vjeter t' g'jûhës s' tyne, kursè toskët - po. Pra, ky fakt na bân me mendue e me u shprehë se diçka ka ndodhë me toskët, persá i perket g'jûhës.
Paskajorja e gegnîshtes ka kênë e ka per t' kênë pergjjthmonë! A e shkruejnë gegët?... Punë per tâ!... Duhet me e shkrue, por, me e folë, kanë per ta folë gjithmonë! Sa err ata qi rreken me na mbushë mênden se mundet me u futë kjo paskajore n' "standard", mendojmë se gabohen. Paskajorja i ka hije vetem gegnîshtes! Nuk mund t' ketë paskajore "me bË" a "me bËRË", por vetem "me bÂ"!!! Kjo jo vetem qi âsht perdhosje e gegnîshtes, por âsht mungesë respekti edhe toskëRishten, e cila, n' vetvedi, ka bukuritë e t' shprehunit t' saj. Gegët e toskët (shumica e mirë) janë shûm fisnikë ndaj njâni-tjetrit. Ata janë perpjekë e ia kanë mbrrijtë me u kuptue. As mâ parë, as tash e as kurr, paskajorja e gegnîshtes nuk e ka prishë (e s' ka me e prishë!) unitetin kombtar! A mos mendojnë disá "akademikë" t' Tiranës, por edhe t' Prishtinës (qi vetem atdhetarë nuk janë), pra, a mos mendojnë ata se po e forconka kët "unitet" mosperdorimi i paskajores s' gegnîshtes?!... Nuk na ka dá g'juha asnjiherë. Tjeterkush âsht mundue me na dá, sikursè âsht famkeqi "Kongres i drejtshkrimit" i vjetit 1972...
E çka mund t' ketë mâ t' bukur se:
Tri herë dielli ka prendue,
Tri herë hâna ka ague,
Kerkûnd zjarmi ME PUSHUE. 11)
ose:
ME IU DHIMBTË, po, mînit n' múr,
ME IU DHIMBTË gjarpnit nen gúr! 12) ?!...
Provoni me i zavendsue tri foljet e sipershenueme me: PËR TË PUSHUAR; PËR T' IU DHIMBSUR... Nuk bân! Shala âsht bâ vetem per kalë!...
Mârrë prej librit têm "GEGNÎSHTJA - NJI VISÁR I NEPERKÂMBUN"
 
Gjate viteve të diktatures si rezultat i propagandes së pareshtun që bante ai sistem, u kryen shumë shndërrime dhe çoroditje socio-kulturale pasojat e të cilave ende i vuejme edhe sot tre dekada mbas ranjes së atij sistemi. Nji nga lëmite ma të damtueme nga shndërrimet çoroditëse nën diktature asht Gjuhesia Shqipe, jo vetem per metodat e dhunshme dhe aspak demokratike me të cilat u vendos “Gjuha Standarte”, por edhe per ndotjen ideologjike që iu ba kesaj gjuhe si pasoje e perdorimit të saj si mjeti kryesor i propagandes enveriste. Per fatin e keq të saj Gjuha ishte mjeti me të cilin u realizue propaganda sistematike komuniste, keshtu që nuk i shpetoi dot ndotjes dhe ndryshimeve që rezultuen negative. Nji nga lëmitë ku këto ndryshime janë ma të dukshme asht Semantika, ku kanë ndodhe plot ndryshime semantike…dhe siç dihet nga shkenca e gjuhesise ndryshimet semantike perbajne nji landë studimore me veti… Studimi i ndryshimit semantik mundet me u pa si pjesë e etimologjisë, onomasiologjisë, semasiologjisë dhe semantikës. Ndryshimi semantik, (zhvendosja semantike), asht nji formë e ndryshimit të gjuhës në lidhje me kushtet socio-politike të përdorimit të fjalës - zakonisht deri në atë pikë sa kuptimi “modern” asht rranjësisht i ndryshëm nga përdorimi origjinal. Në gjuhësinë diakronike,(ose historike), ndryshimi semantik asht nji ndryshim në nji nga kuptimet e nji fjale. Çdo fjalë ka një larmi nenkuptimesh dhe konotacionesh, të cilat mund të shtohen, zvogëlohen, hiqen ose ndryshohen me kalimin e kohës, shpesh në atë masë sa që kuptimet në hapësinë dhe kohë marrin domethanje shumë të ndryshme nga kuptimi burimor. Ne gjuhen shqipe nji shembull klasik i shnderrimit semantik asht fjala “Bajraktar” nga ka burue edhe fjala tjetër “Bajraktarizem”, fjalë që u pat shnderrue në nji epitet negativ në narrativën enveriste gjate 47 viteve diktaturë.
Per me e marre në shqyrtim këtë fjale duhet ma së pari me analizue kontekstin historik si u fut në perdorim në narrativen politike enveriste kjo fjalë dhe me analizue pse iu vesh e ngjesh tanë ai pezhorativitet, (përkeqësim, stërkeqesim), ideologjik kesaj fjale në veçanti. Mbas ardhjes me dhune në pushtet dhe uzurpimit të shtetit, komunistet nisen propaganden e tyne sipas parimeve të doktrines që pat formulue Karl Marksi…në themel të kesaj doktrine qindron lufta e klasave, sipas tij kontradikta klasore e ban domosdoshmëri historike ardhjen e komunizmit si rend. Marksi sugjeronte që komunizmi kishte me triumfue fillimisht në vendet ma të zhvillueme kapitaliste por ironia asht se fillimisht triumfoi në nji vend tipik feudal siç ishte Rusia ne fillimshekullin e 20-të. Per pasoje kasta marksiste sovjetike që mori në dore Rusine në vitin 1917, në pamundesi me zbatue marksizmin në kushtet e kapitalizmit si kishte sugjerue Marksi, vendosen me ba modifikime të doktrines duke fabrikue antagonizmin klasor. Ne pamundesi me pase marredhanie klasore si në Angline e mbas Revolucionit Industrial, ideologët e Bashkimit Sovjetik të Leninit dhe Stalinit vendosën me fabrikue kontradiktat klasore me synim perdorimin e luftes së klasave si mjet sundimi…keshtu erdhën në skenen e historise “Reaksioni”, “Reaksionaret”, “Kulaku”, “Kulakët”, “Armiqte e Kolkozit,(Kooperatives)”, “Sabotatoret”, etj…Mbas vrasjes së Leninit, Stalini e ngriti në art vrastar këtë fabrikim duke krijue nji arsenal të tanë mjetesh të tilla sundimi që kanë mbetë në histori si “Stalinizem”…Pikërisht këtë arsenal stalinist e gjeti të gatshem Enver Hoxha kur erdhi në pushtet me 29 Nandor 1944 dhe menjihere e perdori duke e vënë në zbatim. Në kushtet e Shqipnise së vitit 1944 marredhaniet e punes dhe kontradiktat klasore ishin me vite drite larg asaj që kishte parapa Marksi, por Enveri nuk kishte kohë me humbe, menjihere i futi nji zhvillim krijues marksizmit duke e pershtate në kushtet rrethanore…në Shqipninë e Mesme dhe ate të Jugut kontradiktat u gjeten mes “Bejlereve dhe Agallareve” me “Bujkroberit”, në qytete mes “tregtareve dhe popullit”, mes “pronareve të punishteve ose ndonji fabrike” me “klasen e shtypur punetore”…Kurse në Shqipnine e Veriut e paten ma të vështire këtë fabrikim sepse në kushtet sociale, rrethanat etno-psikologjike dhe mbi tana në kushtet ekonomike, keto kontradikta klasore ishte thuejse e pamujtun edhe me u fabrikue…por me ndihmen e arsenalit të pervojes staliniste ia dolen me fabrikue antagonizma klasore edhe në Malesi…në polin klasor vendosen “Reaksionin e perbame nga Bajraktarët dhe Kleri”…Keshtu hyni si municion në makinerine propagandistike vrastare fjala “Bajraktar” dhe aty lindi edhe cilesori përkeqësues - “Bajraktarizem”…Nji fabrikim ma se pari anti-historik sepse nuk pasqyronte të vertetën historike mbi figurën e Bajraktarit si institucion ne kontekstin shoqnor të cilit i perkiste. Bajraktar asht thirrë personi qe ka mbajtë Flamurin e fisit dhe u ka pri luftetareve nder luftna e beteja, per ate edhe e kane quejtë “Flamurmbajtës” ose “Flamurtar” - Bajraktar i Fisit. Po si asht zgjedhe Bajraktari? Bajraktari i fisit asht zgjedhe ne menyren ma burrnore te mundshme, në menyren ma dinjitoze që mundet me qene në faqe të dheut, asht zgjedhe në betejë. Bajraktari ka qene ai që u ka pri para burrave në lufte duke mbajte flamurin, ka qene i pari, Prijësi dhe kur prijesi-flamurmbajtesi asht vra në betejë, kushdo që e ka kape i pari ate flamur dhe e ka ngrite, asht ba atyperaty Flamurtar,(Bajraktar), dhe as e ka vndue kush në dyshim ate gja. Pra Statusi i Flamurtarmbajtësit,(Bajraktarit), asht fitue në menyren ma demokratike dhe ma burrnore dhe ky status nuk asht trashegue, por asht mbajte. Pasardhesit e Bajraktarit e kane mbajte ate flamur ne beteja e ne qofte se nuk jane vra kane mbete flamurmbajtes, por ka pase raste kur tjere pjesetarë të fisit e kanë kape ate flamur ne beteja dhe jane ba ata bajraktare. Mbajtja e titullit te Bajraktari nuk ka sjelle privilegje, as u ka sjelle perfitime, nuk dhane kush toka ma shume, as bageti apo flori e tjera perfitime. Bajraktari nuk ka qene njeriu ma i pasun i fisit, ne fis ka pase tjera familje ma të pasuna sesa familja e bajraktarit. Per kete gja studiuesja e njoftun skocezë Margaret Hasluck, e cila ka jetue ne Shqipni e ka studiue viset e Gegnise së Eperme,(Malsine), per Prijesat Bajraktarë shkruen :
-“Ata nuk ishin as oligarki e privilegjueme. Ban që uleshin në vendin e nderit apo merrnin kryet apo synin e qengjit në darsëm, por nuk kishin rezidenca zyrtare, kuaj apo roja të nderit të sigurueme për ta në llogari të popullit. Jetonin në shtëpi të cilat shpesh ishin ma modeste sesa ato të vartësve të tyne; hanin ushqim të njëjtë dhe dërrmoheshin tue punu në mënyrë të njëjtë nëpër fushat dhe ndër grigjat e tyne.”
Si fjale “Bajraktar” vjen nga osmanishtja “bayrak” shqip “flamur”, ne Malsi asht thanë edhe “Flamurtar”…Vini re se kur komunistet nisen luften propagandistike ndaj Bajraktarëve e rifunksionalizuen qellimisht termin osman “Bajraktar”, gja që u ba me qellim per me e nuancue sa ma përkeqshëm si fjale tue e ba me tingllue si arkaike, huazim i mbetun si nji ndryshk historik nga pushtuesit, prandaj duhej flakë menjihere…qellimisht nuk perdornin termat shqip “Flamurtar” ose “Flamurmbajtes” por “Bajraktar” sepse donin që me tingllue si fjalë e huej…
Stigmatizmi i Flamurmbajtesve u ba me qellime të kjarta, në kushtet e vendosjes se nji diktature qe kerkonte nenshtrimin total te popullsisë, normalisht qe shembujt e trimnise, burrnise e kurajos se prijesave bajraktarë nuk ishin shembujt qe i interesonin komunisteve qe nuk donin role modele të tilla. Për me u realizue sa ma shpejt ky nenshtrim, perveç terrorit me ane te vrasjeve, burgosjeve e internimeve, u perdor si mjet edhe poshtnimi i heronjeve e figurave me vlerë ne histori dhe duke çmitizue heronjtë, modelet burrnore e trimnore si bajraktarët, zhvleftësohej çdo rol model. E kur çmitizohen rol modelet bahet e mujtun qe ato modele mos me pase asnji ndikim mbi breznitë e reja qe formohen pa njoftë trimni e kurajo, pa njofte asnji vlerë, pra karaktere qe nuk formohen dot pozitivisht, thjesht u banë nji prodhim në seri, “Njeriu i Ri” - vepra ma madheshtore e Partise si asht thane atehere. Kjo “veper madheshtore” e mbajti e duroi aq gjate diktaturen enveriste sepse “Njeriu i Ri” u formue me ato mungesa modelesh qe e çnjerezuen dhe e dekurajuen skajshmënisht individin… dekurajim qe na frenoi edhe ende na frenon ne ecjen me hapin e shoqnive te lira edhe sot tri dekada mbas ndryshimeve politike.
Perkeqesim si në rastin e fjales Bajraktar komunistet kane ba ne narrativen e tyne edhe ne tjera raste, si per Kanunin e Maleve, edhe sot ndiejme sa here në medie tue thane “ky Kanun i eger e primitiv”, duke e gjykue e krahasue Kanunin jashte kontekstit kohor te cilit i takon…Tjeter term qe ende persillet ne retorika si percaktor asht per shembull cilësori “antizogist”, që ende artikulohet si nje recidivë e propagandes enveriste, perdorej si vleresim ne kohen e diktarures por pa asnji kuptim, sepse ne Shqipnine e mbas pavaresise të tana partitë dhe rrymat pooitike synonin njisoj me marre pushtetin dhe asnji nuk ka pse veçohet si ma i mire se tjetri…Asht koha që njerezit me mendje të kthjellta të paktën mos me e ba ma mekatin e perdorimit të recidivave enveriste si krahasimet me Bajraktaret që e kane fitue e mbajte Bajrakun me trimni e burrni dhe jo me makinacione koalicionesh e lojna pushtetesh pa asnji baze morale si bane komunistet per 47 vjet apo si vazhdojne e bajne ende post-komunistet e mbas vitit 1991…
 
NDJESIA E NJE SHOKU NGA JUGU..

Ja pse une i dua fort Veriun e verioret e Shqiperise....
Sepse sa here qe ju i shani e kerkoni ti poshteroni une aq here e me shume i dua akoma e i respektoj ne ekstrem...
Sepse i dua ...pikerisht pse nuk i doni e nuk i keni dashur kurre ju pjella neveritese antishqiptare komuniste e bolshevike qe keni 76 vjet qe ja nxite jeten atij vendi e atij populli ...Sepse ata jane pjesa me atdhetare, me patriotike, me vitale e me nacionaliste e Atdheut tim...
Sepse askush si ata nuk ka luftuar per egzistencen e mbrojtjen e Tojeve amtare shqiptare...
Sepse ata kurre nuk e mbeshteten komunizmin e kurre se shiten Atdheun e tyre tek serbi, rusi, kinezi, greku , turku e arabi...
Sepse ti Shqiperi ke rrojtur per dekada me radhe fale kromit, bakrit e mineraleve te tjera te rralla e te pa fund qe ne masen 90 % nxirrej prej punes rropatese te verioreve e Veriut te pasur shqiptar qe kurre nuk u vleresua e nuk u shperblye per c'ka i dha vendit te vet...
Sepse ti Shqiperi e ti shqiptar deri me sot je ndricuar e ke marre Drite e jo erresire pikerisht prej Hidrocentraleve te Veriut te Shqiperise e qe kurre nuk te tha njehere goja -faleminderit...
Sepse antikomunizmin e tyre jo me kot e diktatura e diktatori e shperblyen me urrejtje e praprapambetje te gjithaneshme qe nga Laci deri ne Vermosh...
Sepse jo me kot ish Byroja Politike e Hoxhes vetem nja ''dy kokrra'' kishte nga Veriu e te tjeret dihet fort mire se prej nga ishin...dhe jo rastesisht...
Sepse pa ju ardhur keq fare duhet te pranoni se vetite e cilesite burrerore te verioreve tane jane ku e ku me ato te shume krahinave te tjera te Shqiperise...
Sepse Libri i shenjte i drejtesise e i kodit te miresjelljes njerezore shqiptare Kanuni i Lek Dukagjinit e ka prejardhjen e tij pikerisht prej Veriut ...
Sepse Heroi yne i vetem kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu lindi , luftoi e jetoi e u varros po ne pjesen veriore te Shqiperise ...
Sepse Gjigandi e Vigani yne kombetar At Gjergj Fishta fatmiresisht ishte po nga kjo treve e mencur e patriotike e Shqiperise...
Sepse Kleri katolik jo me kot e urrente komunizmin e bolshevizmen shqiptare e jo me kot Diktatura e lau ate ne gjak...
Sepse trimi e nacionaliste Prek Cali jo me kot thirrjes se kriminelit Mehmet Shehu per tu dorezuar e per tu bere me ta ju pergjegj se...po si me u bo me ju kur ju u bete vellezer -gjaku me armikun e hasmin tone shekullor Shkjaun...
Sepse jo me kot te vetmet rrevolta e kryengritje antikommuniste u bene ne Postribe, Kelmend , Koplik etj...
Sepse Migjeni e Mjeda...L.Gurakuqi, P..Vasa e Marubi ishin bash prej Veriut e shkruan, punuan e luftuan per vendin e tyre si pak kush tjeter...
Sepse burgjet me te tmerreshme te diktatures Burreli, Spaci, Qafe Bari etj jo me kot ishin instaluar ne Veri te Shqiperise...
Sepse ju e keni urryer gjithmone Veriun e verioret shqiptare edhe per faktin tjeter se Mbreti i tyre Ahmet Zogu burri e njeriu ...shtetari e shqiptari qe beri aq shume per kombin e popullin e vet ishte pikerisht nga Veriu...
Sepse ju vazhdoni ta urreni Veriun e verioret tane edhe pse Sali Berisha eshte po nga kjo zone gjeografike e Shqiperise...e harroni poshtersisht minimumi ti thoni nje Faleminderit kombetar qe me Rrugen e Kombit bashkoi de fakto Shqiperine me Kosoven...e futi vendin ne NATO ...u hoqi shqiptareve nga fyti lakun poshterues te vizave etj etj...

Sepse ju ndjeni nje kenaqesi perverse kur keta shqiptare prej Veriot tone fisnik i shani e i fyeni teksa i quani maloke, shpellare, cecene e koke pa lare...dhe kush se...pikerisht ju qe vini era *** koke e kembe ... e se pari ju antinjerezit Rama e Veliaj...

Sepse ju nuk e duroni dot faktin se B.Curri, A.Galica, M.Sokoli, H.Prishtina I.Boletini, Ded GjoLuli etj etj pa fund jane e mbeten burra e simbole kombetare te shqiptarise...
Sepse juve ju tmerron fakti qe Kosova ne Veri te Shqiperise eshte e mbetet krenaria kombetare e Atdheut tone Meme ...ne te gjitha drejtimet...

Sepse ju beheni ligsht fort kur ne flasim per bujarine e dibraneve e besnikerine e kuksianeve...fisnikerine e tropojaneve e nacionalizmin e matjaneve...per kryenecesine e mirditoreve e burrerine e pukjaneve...per mencurine e krutaneve e dijet e lezhjaneve... e per mrekullite e pa fundme te shkodraneve ...e natyrisht qe xhelozoheni keq kur ne as qe kemi ndermend ta heqim prej goje krenarine tone kombetare Kosoven te cilen ju e shitet tek serbi dekada me pare ...

Sepse ju antishqiptaret qe organizuat se bashku me serbin e grekun 97 e tmerreshme qe synonte ndarjen e Shqiperise nuk guxoni dot as ta permendni Lidhjen Kombetare Shqiptare te Prizrenit qe ketu e 100 e kusur vite me pare synonte fuqishem Bashkimin tone kombetar...
Sepse ju beheni me dhimbje koke kur ne zeme e flasim per Qytet - Shtetin e Shqiperise sone - Shkodren e kultures e te historise sone kombetare...per djepin e qytetarise e te civilizimit per vatren e perjeteshme te antikomunizmit e djepin e demokracise shqiptare...per Universitetin kombetar shqiptar te artit, kultures, sportit, dijes e perparimit...etj etj...

Sepse juve ju ben keq fakti qe edhe sporti me i dashur e me popullor i shqiptareve lindi pikerisht ne Shkoder pra ne Veri te Shqiperise e qe jo me kot klubi sportiv i ketij qyteti mori emrin aq te dashur e simbolik Vllaznia,..

Sepse ju qe ja keni leshuar token tone te te pareve ...varrezave te ushtareve greke... e kishave greke.,..e ju qe po i shisni edhe Detin e Shqiperise -grekut ...portet e tija po ja jepni arabeve ...aeroportet po ju a dhuroni turqve etj etj e keni shume te veshtire te kuptoni e te ndjeni se c'do te thote te luftsh e te derdhesh gjak nder dekada me ata qe kerkojne te te zaptojne Atdheun tend ...

Sepse fisnikerine, burrerine, krenarine kombetare , atdhetarine , trimerine , besen e bujarine e Veriut e te verioreve shqiptare nuk ma do mendja se ju ''te civilizuarit e modernet e kohes se sotme'' qe si fjale te pare keni tradhetine e pa besine, injorancen e poshtersine ....antishqiptarizmin e antinjezirllikun...do te arrini ti kuptoni dot...

Ndaj per keto por edhe per shume e shume te tjera une...me origjine familjare nga Jugu i Shqiperise...lindur, rritur, jetuar e formuar ne Tirane ...ikur nga Shqiperia ketu e 21 vjet me pare e sot me banim ne USA.......sepse me detyruat e me larguat pikerisht JU vemjet qe sot guxoni e i etiketoni verioret tane me epitetet me fyese e banale e ferkoni duart qe na perzute ne asisoj...e dua dhe do ta dua Veriun e vendit tim e verioret e Shqiperise sime deri ne frymen time te fundit duke qene i nderuar e krenar qe shume miq te mire e te hershem te mijte i kam pikerisht nga Veriu ...c'ka me ben te ndihem vertet i privilegjuar e i nderuar nen miqesine e shoqerine e tyre te kah hereshme...

A.R.DOSTI
 
Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shkodran, Fadil Kraja.

Mësohet se prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Migjeni me anë të një postimi në rrjete sociale.

Fadil Kraja mban nën emrin e tij një sërë veprash ku mes të cilave 23 drama, 3 vëllime poetike, 3 vëllime me tregime dhe 3 romane.




Mes dramave mund të përmendim, “Fisheku në Pajë”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbrit”, “Çështja e Blertës”, “Rozafa” e “Flamur në Dasëm”.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni..

Marr nga web
 
E kam lan pas dore kyt teme te mrekullueshme, por, do vije edhe me fuqishem sa te mbarojme me ca sorosiane dhe antishqiptare…duhet me vendos ca gjana ne vije …nese kombi jone duhet me jetu …
 
@Jupiter666
Urime per kete teme mjaft te bukur, thellesisht te nevojshme dhe me shum vlere.
Mohimi i gegnishtes dhe i gegeve nga sistemi komunist ishte dhe asht ashiqare.

Dialekti geg ka qendru ne kohe me mijra vjet, kta duan te eliminojne brenda nje epoke.
Turp!
rraca antishqiptare sllavo komuniste ortodoke perfshi cobejt, i kane hap lufte trashigimise dhe kultures shqiptare, shihet edhe sot nga trashigimtaret e tyre niper e mbesa perversa!

nga dialekti Geg filloj emni Shqipni!

Dialekti geg duhet te ishte ne ***** te oxhakut, per nder te atyne mijra gegve qe jeten kane dhane duke thane:

"Vdes per shqipni per bese e per fare"

Kam vite qe angazhohem be keto tema.

Gegnishtja duhet te kthehet ne formen e saj me te eperme, me qellim perditesimin e gjuhes zyrtare shqipe dhe te mbrojtjes se dialekteve!

Gjuha asht evolucion!

Une fmive te mi u mesoj gegnisht!
 
Mohimi i gegnishtes dhe i gegeve nga sistemi komunist ishte dhe asht ashiqare.

Dialekti geg ka qendru ne kohe me mijra vjet, kta duan te eliminojne brenda nje epoke.
Turp!
rraca antishqiptare sllavo komuniste ortodoke perfshi cobejt, i kane hap lufte trashigimise dhe kultures shqiptare, shihet edhe sot nga trashigimtaret e tyre niper e mbesa perversa!

nga dialekti Geg filloj emni Shqipni!

Dialekti geg duhet te ishte ne ***** te oxhakut, per nder te atyne mijra gegve qe jeten kane dhane duke thane:

"Vdes per shqipni per bese e per fare"

Kam vite qe angazhohem be keto tema.

Gegnishtja duhet te kthehet ne formen e saj me te eperme, me qellim perditesimin e gjuhes zyrtare shqipe dhe te mbrojtjes se dialekteve!

Gjuha asht evolucion!

Une fmive te mi u mesoj gegnisht!
Gegnishtja asht pasunia ma e madhe qe t'part na kan lan e asht e vetmja lidhc per me lexue e me kuptue hstorin ton neper humneren e shekujve.
Po hupem Gegnishten kemi hup lidhcen me shpjegu kush kena ken, kush jena e ca kena ma u ba.
Perpjekia per me e hek prej qarkullimit per atyne qe majn flamuj grek, asht ba qellimisht per me hup cdo fakt historik e me na vjedh ate cka kena si trashigimi.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
 
Primo Shllaku

je nje gjigand i palodhur ne mbrotje te Gegnishtes, skishte si te ishte ndryshe seose je i biri i Gjon Shllakut nji ikone e madhe e leteratures shqiptare perktheys i bibles dhe odises....

Sic e shikoni po merr forme cdo gje....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.