Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gegnishtja

prap ti sulmon mu!

nuk quhesh trim kur e ban me tastiere ?

biles kto qe shajne ne tastiere me duken shume te ulet pa karakter.

Une deduktoj:

1) nuk te pelqen A.Kola
2) je kunder Doreve
3) je kunder gegeve
ect

shiko,

nuk mund te akuzoj si nji antishqiptar ama thjeshte nuk je shqiptar!!

Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

Te bra pyetje mbi referencat (komenti nr 168)! Po pres pergjigje.
 
Cdo botim historik qe vjen nga Greqia duhet te ekzaminohet patjeter per shenja manipulimi, SIDOMOS mbi ceshtje delikate si historia e arvaniteve. Me kane thene se Aristidhi nuk ka qasje akademike, por vete ende nuk e kam lexuar. Gjithsesi, kam lexuar mjaftueshem nga autor qe kane raport te shkelqyer me te verteten, ndaj per momentin Aristidhi nuk eshte prioritet.

Por ju falenderoj qe e permendet... do e kem parasysh rekomandimit tuaj kur t'a lexoj, njesoj sic kisha parasysh se kush ne forum i del ne mbrojtje Elena Kocaqit! (E perseris: nuk jeni te stervitur mire!)
A.Kola ka dhene kontributin me te madh ne çeshtjen arvanitase dhe duke i etiketuar haptazi arvanitet si shqipetare dhe themelues te greqise. Po ashtu e ka quajtur shqipen "Gjuha e zotave/perendive" te greqis se lasht. Ishte aq hal ne sy te greqise saqe thuhet se e eliminoj vete shteti grek.
Nje figure e till duhet njohur.
 
do ti sjell neser per antaret e forumit 10 website …qe ti lexosh edhe ti

Si do mi sjllesh neser? Kam gjithe mbremjen qe te pyes "me jep referencen"! Deri neser ti e ke sajuar ndonje artikull diku... E kam thene 100 here qe rrjeti qe ben propagand antishqiptare kontrollon nje sere portalesh. S'do ishte shume problem qe te sajoje edhe ndonje artikull dhe te ma sjellesh neser.

Fakti qe i'u shmange kerkeses sime te perseritur disa here per referenca (domethene te me tregoje se ku e more) tregon qart fare qe ti nuk e ke marre askund por thjesht e sajove vete!
 
Do fshihen ne moment nte gjitha postimet jashte teme

Ki parasysh qe biseda mbi Doret, Spartanet, Arvanitet, A. Kolen, jane te gjitha brenda teme. Ashtu sic eshte cdo fjali e imja ku une i kujtoj vazhdimisht pales tjeter se po shfaq prirje manipuluese me shmangien qe i bejn kerkeses sime per referenca.
 
Ndjese, por isha pak i shperqendruar kur shkrova komentin nr 171. Versioni i korigjuar:

@Hera, fshirja e cdo rreshti qe demaskon tendencat manipuluese te bashkebiseduesve (perfshi edhe ato mbi IP-ne) do ishte mbrojtje indirekte per palen tjeter. Preferenca ime eshte qe t'a toleroni daljen jashte teme ne kete rast sepse eshte shume domethenese. Gjithsesi, vendimi eshte i juaji.
 
Kshu e shpjegon Pashko Vasa etimologjine dhe preardhjen e fjales GEG.


“Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegni dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se : Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët”
 
80% e shqiptareve ne te folmen e perditeshme perdorin paskajoren.

asht e papranueshme qe Akademia e shkencave mos te integroj ne standard Paskajoren e cila do i jepte gjuhes shqipe zhdervjellsi ne te folme dhe ne te shkrume, kjo edhe per ata te huejt qe dun me studiu shqip qe kurre se kane kuptu pse duhet me thane “per te bere”-> infinit, nderkohe qe mund te thuhet thjeshte dhe me plot kupim “me ba” ne english “to do”

hajde merri vesh kto komunistat
 
O file, je vertet specie e vecant... I palodhur ne propagand.

Kshu e shpjegon Pashko Vasa etimologjine dhe preardhjen e fjales GEG.


“Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegni dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se : Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët”

Hahahahaha! Mjere ai qe te merr ty seriozisht. Solle informacion te manipuluar dje (disa shkrime qe pretendoje se ishin konkluzione nga studjues italian por qe u kuptua qart fare se i ke pergatitur ti). Ma merr mendja se te njejten gje po ben edhe me citimin e mesiperm.
 
Mos je vete Elena Kocaqi ti file? Se ajo e ushqen lexuesin me lug boshe (i ben qejfin lexuesit me mashtrime), dhe pastaj e perdor influencen e saj per propagand politike. Shume interesant eshte edhe fakti se ne kemi mjaft gjera per t'u mburrur nga historia jone, por Elena u shmanget arritjeve te verteta. Ajo thote idiotesira te ngjashme me keto qe shkruan ti. Thote "Spartanet/Doret ishin Ilir"... dhe pastja i fut propagand aq ekstreme, por te kamufluar shume mire, sa qe as vete Sali Berisha s'do guxonte te genjente aq shume.

Elena thote "Spartanet ilir", ne vend se te shkruaj per arritjet e shqiptareve si Aleksandri, Filipi, Pirro, etj. qe e kane mposhtur Sparten disa here.
 
Tema e gjuhes standarte eshte dicka me ndjeshmeri per kombin, dhe s'mund te trajtohet ne forume ku shkruajn grek shqipfoles antishqiptar qe manipulojn faktet.
 
O file, je vertet specie e vecant... I palodhur ne propagand.



Hahahahaha! Mjere ai qe te merr ty seriozisht. Solle informacion te manipuluar dje (disa shkrime qe pretendoje se ishin konkluzione nga studjues italian por qe u kuptua qart fare se i ke pergatitur ti). Ma merr mendja se te njejten gje po ben edhe me citimin e mesiperm.

prz se di se sa inteligjent je dyshoj.

e dyta mos me thuj “file” se nuk asht forum grek asht forum shqiptaresh.

e treta nese sjell nji screenshot te nji dokumenti merri fjalet celes (kyqe) vendosi ne internet te del website…se po duhet me te msu “a”…
 
Mos je vete Elena Kocaqi ti file? Se ajo e ushqen lexuesin me lug boshe (i ben qejfin lexuesit me mashtrime), dhe pastaj e perdor influencen e saj per propagand politike. Shume interesant eshte edhe fakti se ne kemi mjaft gjera per t'u mburrur nga historia jone, por Elena u shmanget arritjeve te verteta. Ajo thote idiotesira te ngjashme me keto qe shkruan ti. Thote "Spartanet/Doret ishin Ilir"... dhe pastja i fut propagand aq ekstreme, por te kamufluar shume mire, sa qe as vete Sali Berisha s'do guxonte te genjente aq shume.

Elena thote "Spartanet ilir", ne vend se te shkruaj per arritjet e shqiptareve si Aleksandri, Filipi, Pirro, etj. qe e kane mposhtur Sparten disa here.

mire or mik!
kush ishin doret? ma thuj ti origjjnen e tyne? te kam sjell dje prova qe jane Ilir.

o daku se ti se ke kuptu une jam patriot i thekun!

me thuj kush ishin doret versionin tan, te cilet me vone u quajten fis grek! por origjina e tyne?
 
Tema e gjuhes standarte eshte dicka me ndjeshmeri per kombin, dhe s'mund te trajtohet ne forume ku shkruajn grek shqipfoles antishqiptar qe manipulojn faktet.

nuk asht me ndjeshmeri asht me pasuni.

ti prano:

1) doret ishin ilir
2) arvanitesit shqiptar (veri-jug)
3) aristidh kolen

po i pranove kto te treja atehere ti je patriot shqiptar, ndryshe ti nuk je antishqiptar por thjeshte nuk je shqiptar…

nese nuk je shqiptar me thuj se flas ndryshe me ty edhe me argomenta te tjera…
 
nuk asht me ndjeshmeri asht me pasuni.

ti prano:

1) doret ishin ilir
2) arvanitesit shqiptar (veri-jug)
3) aristidh kolen

po i pranove kto te treja atehere ti je patriot shqiptar, ndryshe ti nuk je antishqiptar por thjeshte nuk je shqiptar…

Hahahahahahahaha. Cfare logjike idiote! Ja ta perdor pak edhe une:

"Britaniket e lashte ishin ilir." Po nuk e pranove kete gje, pavaresisht se sa absurde, nuk je patriot shqiptar, dhe as shqiptar.

p.s. kete teorine idiote, se britaniket ishin ilir, eshte e asaj qe sillet pikerisht si ti. Eshte e Elena Kocaqit.
 
E drejta morale e rikthimit të gegnishtes

Nga: Shpëtim Kelmendi



Ky po që asht titull i mirë, por njikohësisht dhe fillim i mirë për nji shkrim të këtij lloji. Kam vu re se të gjithë individët që shkruajnë dhe japin ndershmërisht mendimet e tyre në lidhje me mundësinë e rishikimit të standardit të sotëm gjuhësor, pra të gjuhës zyrtare shqipe, shihen si njerëz që duan të çojnë ujë në mullinin e armiqve të kombit, trajtohen si elementë të rrezikshëm për çështjen kombëtare, si përçarës të unitetit ndërshqiptar, si armiq të atdheut e bla-bla-bla. Kësisoj, rrezikun e të shndërruemit në armik përballë mendësisë së kalbun të disa rrashtave të sëmura, po e marr parasysh. E di mirë se nji shkrim i tillë kërkon njifarë guximi, por nëse nji njeri nuk ka guxim me shprehë të vërtetën, atëherë nuk e kuptoj se për çfarë dreqin ban hije mbi dhé.



Pyetja asht: mbi cilin nga dy dialektet bazë duhet të mbështetet gjuha jonë shqipe, mbi toskërishten apo mbi gegnishten? Kjo asht pyetje e kahershme, së cilës disa gjuhëtarë të politizuem kinse ia dhanë nji përgjigje në vitin 1972, përgjigje e cila shënoi nji atentat të randë ndaj ndaj gjuhës dhe kulturës tonë kombëtare.



Ajo përgjigje që patën dhanë gjuhëtarët e vitit 1972, nji pjesë e të cilëve vazhdojnë me qenë gjallë, dhe vazhdojnë me u ndi krenarë, nuk ishte kurrsesi shkencore, por thjesht e parafabrikueme prej klikës komuniste, e indoktrinueme, e ideologjizueme, e politizueme, e urdhërueme dhe e nënshtrueme, paçka se qe ambalazhue ma së miri me turlifarë termash me përmbajtje atdhetare, kombëtare, panshqiptare e me plot gërrvërre të tjera si këto. Pak a shumë, ideja e tyre ishte dhe mbetet kjo: rreshto sa më tepër terma atdhetarie e ditirambe dashurie për kombin, ban hartime patetike, ço zanin kundër atyre që mendojnë ndryshe, dhe mandej ke fitue të drejtën me lnurë me gjuhën shqipe, me ba çka të dojë qejfi me strukturën identitare të këtij kombi të stërlashtë. Sa për argumentet shkencore, ata gjuhëtarë as e vranë dhe as s’e vrasin mendjen ende sot, sepse mendjevramë kanë qenë qysh në krye të herës.



Nuk arrij me kuptue se si nji gjuhëtar nuk ka pikë turpi deri në atë masë, sa paaftësinë e tij profesionale dhe mungesën e argumenteve shkencore ta fshehë mbas termave të atdhedashjes, mbas tymnave të retorikë gjoja kombëtare, mbas hartimeve dhe ligjëratave të thekshme patriotike. Sepse, mënyra më e shkëlqyeme përmes së cilës nji gjuhëtar shqiptar duhet ta shprehë ardhetarizmin e tij, asht padyshim vetëm puna e ndershme dhe profesionale me gjuhën shqipe. Rastin madhor që patën në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 për të shprehë atdhetarizmin e tyre, gjuhëtarët tanë e nëpërkambën në mënyrën ma të turpshme. Kësisoj, specialistët e gjuhës që morën pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 dhe e brohoritën atë, nuk kanë absolutisht të drejtë morale me folë ma, sepse dami që ata kanë ba flet ma së miri. Në vitin 1972, treni i historisë u kaloi aq afër, aq përshqit, sa gati ua fshiku hundën, por ata nuk patën as dinjitet e as këllqe me e kapë atë tren. Tashma, heshtja do të qe në nderin e tyre, nëse ende mund të flitet për nder.



Po cila është gjuha që na lanë këta gjuhëtarë pa dinjitet? Na lanë nji gjuhë tanësisht artificiale! Dhe e quaj artificiale për nji arsye fare të thjeshtë: asht gjuhë që nuk flitet! Nuk flitet! Janë apo s’janë nji grusht njerëz që e flasin. Por, pa më thoni, sa gjasa ka të zhvillohet e të begatohet nji gjuhë që nuk flitet? Ku e merr ushqimin nji gjuhë që nuk flitet? Si mund të rritet nji gjuhë që nuk flitet? Cilat janë burimet e nji gjuhe që nuk flitet? A mund ta quajmë të gjallë dhe organike nji gjuhë që nuk flitet? Ma e forta asht se këtë gjuhë, as për ta shkrue nuk e shkruejnë mirë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Madje ka edhe gjuhëtarë që as s’e shkruajnë, as s’e flasin mirë! Po të tjerët? Mos pyet! Po masat e gjanë e popullsisë, mbi të cilat po shtrihet dita-ditës hija e zezë e analfabetizmit kulturor?



Nuk dua ta besoj se kjo gjuhë asht toskërisht! Kjo sepse falë toskërishtes dhe lëvrimit të mrekullueshëm të saj, kemi poetë të përmasave të Naim Frashërit, Lasgush Poradecit, Ali Asllanit, Nexhat Hakiut, apo prozatorë shijehollë si Konica, Kuteli etj. si dhe trashëgiminë e mrekullueshme epike dhe lirike të trevave të Jugut. Po të ishte modeli ma i mirë i toskërishtes, askush nuk kishte me e kundërshtue kaq energjikisht standardin, sepse autorët që sipërpërmenda na kanë dhanë prova të shkëlqyeshme të fuqisë shprehëse të toskërishtes. Kjo sajesë gjuhësore, pra standardi, asht në të vërtetë aliazhi ma i palezetshëm i nëndialekteve toske, nji gjuhë e sajueme, e cila po tëhuajësohet dita-ditës. Kjo gjuhë nuk asnji shans me nxjerrë prozatorë të mëdhenj, sepse maksimumin e vet e ka arritë tashmë me Kadarenë, që prapë nuk ka arritë ndonji gja të madhe. Letërsia shqipe nuk quhet “Kadare” dhe gjuha shqipe as fillon e as mbaron me të.



“Ta pasurojmë gjuhën”, thonë disa. Po si ta pasurojmë? Nëse këtë gjuhë e krahasojmë me nji godinë, mund ta vërejmë çilembyll sytë se strukturën e ka aq të dobët, sa mezi mbahet në kambë. Kësisoj, leksiku i pafundmë dhe i larmishëm gegë, asht i dënuem me mbetë jashtë, sepse përndryshe struktura e standardit shkërmoqet.



Unë nuk jam specialist i gjuhës, por si shkrimtar, gjuhën e ndjej në gjak, e kam frymëmarrje, mënyrë jetese. Jam autor gegë dhe gjuhën që përdor s’e quej gegnisht, por thjesht: gjuhë shqipe, të njësueme me raporte të reja të pjesëmarrjes së dy dielekteve.



Në gjuhën standarde të tërbojnë fjali të tilla si: “Do të doja të vija të të takoja, por kisha frikë se mos do të të shqetësoja…”. Ose: “Të të them të drejtën, unë të kam patur inat, por tani e tutje të premtoj se do të të dua përjetë!” Ose: “Të jini të sigurtë të gjithë se të korrat do të jenë të mbara!” A s’ju duken pak a shumë si krismat e nji pistolete TT? Simbas kësaj gjuhe, njerëzit nuk duhet të pijnë “verë në verë”, sepse s’është e qartë nëse je duke pirë stinën apo lëngun e rrushit, dhe duhet t’i zbatojnë plotësisht “vendimet e marra”, çka se mund të jenë edhe idiote. Skandaloze! Shembujt janë të pafundmë. Pse kjo asht gjuha shqipe?! Kaq pak? Kaq kot? A përnjimend besoni se kjo asht gjuha hyjnore shqipe me rrânjë pellazgo-ilire? Unë nuk e besoj fare këtë! Mbase asht nji thërrime e saj, po kurrë tanësia. Pjesëmarrja e gegnishtes në këtë standart asht minimale, ose thanë ndryshe asht nji pjesëmarrje e mundësueme nga halli, vetëm për të mbyllë birat e çatisë së standardit apo për të suvatue muret e saj të rrjepuna. E thotë saktë Arshi Pipa: “Standardi s’asht gja tjetër veçse nji pilaf toskë, me pak byber gegnisht në të.”



Koha e sapunit që shitet për djathë ka marrë fund tashma. Tue mënjanuar gegnishten, në fakt kanë mënjanuar gjuhën shqipe, apo thanë ndryshe, tri të katërtat e fuqisë së saj shprehëse. Sigurisht, duke mos qenë specialist i gjuhës, nuk e kam tagrin shkencor për ta denoncuar me termat e duhun këtë padrejtësi të turpshme, por nga anan tjetër, di mirë se mjaft nga ata që patën tagrin e duhun shkencor, nuk patën tagrin e duhun moral për ta mbrojtë, sepse nën sytë e tyre, nën miratimin e tyre brohoritës u masakrue gjuha jonë e bukur shqipe. Gjithsesi, nji gja mundem me e ba: mundem me folë rreth të drejtës morale që ka gegnishtja për t’u rikthye në skenë me tanë autoritetin dhe pushtetin e saj, e drejtë që shtrihet në rrafshet historike, letrare, gjeografike, demografike, etj. Nëse ndonji nga argumentet e mia mund të trajtohet edhe si shkencor, aq ma mirë.



Caktimi i nji dialekti si bazë e nji standardi gjuhësor, duam apo jo, duhet të jetë i lidhun ngusht edhe me ndihmesën gjuhësore dhe letrare të individëve të caktuar, të cilët mund t’i përkasin këtij apo atij mjedisi gjuhësor, kësaj apo asaj treve. Ja, pikërisht me këtë do merrem: me ndihmesën që kanë dhanë gegët dhe veprat e shkrueme në gegnisht, në lidhje me historinë e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, shto këtu edhe ndikimin që kanë pasë në formësimin e vetëdijes kulturore e kombëtare. E di që kjo asht temë delikate, por di gjithashtu se asht nji temë e vërtetë dhe tejet e randësishme. Dhe e vërteta duhet thanë:



– Formula e pagëzimit mbërrin deri në ditët tona falë kryepeshkopit të Durrësit, mikut dhe bashkëpunëtorit të Skënderbeut, Pal Engjëllit. Meqë ishte kohë luftnash, kjo formulë u mundësonte shqiptarëve që t’i pagëzonin vetë fëmijët e tyre, nëpërmjet fjalëve: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”. Porosia për ta përdorë këtë formulë, asht lëshue nga nji kishë në Mat dhe mban datën 8 nandor 1462. Kjo formulë asht e shkrueme në dialektin e Veriut dhe me shkronja latine, ndërsa Pal Engjëlli ishte pinjoll i familjes së ndritur të Engjëllorëve të Drishtit.



– Fjalori i Arnold Fon Harfit. Dihet se ky fjalorth i përbamë prej 26 fjalësh, asht hartue nga udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) në vitin 1496, gjatë ndalimeve që ai ka pasë bâ përgjatë bregdetit shqiptar: Ulqin, Durrës e Sazan, teksa udhëtonte për në Tokën e Shenjtë. Që të mund të merrej vesh disi me banorët shqiptarë, ai shënoi 26 fjale shqipe, 8 shprehje, (si dhe numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000), tue i shoqnue edhe me përkthimin në gjermanisht. Janë fjalë të përdorimit të përditshëm, si për shembull: ujë, vênë, bukë, mish etj. Vlen të thuhet se me përjashtim të ndoshta nji apo dy fjalëve, të tjerat janë të dialektit verior!



– Meshari i Gjon Buzukut 1555. E njohim si kolonën e parë në ngrehinën e shqipes së shkrueme. Nuk ka nevojë për komente, por po citoj diçka nga Prof. Shaban Demiraj: “Tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë nuk kish gjaa të endigluom en së shkruomit shenjtë”, ai iu përvesh me zell punës së vështirë për të shkruar nji libër mjaft të vëllimshëm në gjuhën amtare , i nxitur, siç na e thotë vetë, “en së dashunit së botësë sanë”.



Mua s’më mbetet tjetër, veçse të sjell në kujtesë faktin se Gjon Buzuku, i biri i Bdek Buzukut, ishte nga treva e Tivarit apo e Ulqinit, shkurt nga Veriu i Shqipnisë.



– Pjetër Budi, autori i veprave “Doktrina e krishtenë”, “Rituali roman” dhe “Netedy.com e të rrëfyemit”, nji nga poetët e parë të vargëzimit shqip, në fakt poeti i parë i njoftun i tokës shqiptare. Pjetër Budi asht jo vetëm nji nga figurat ma të vetëdijshme e ma të shkëlqyeshme të shkrimit shqip, por dhe martiri i parë i gjuhës shqipe. Qarqet antishqiptare e mbytën në vitin 1662, teksa po kalonte Drinin. Ju kujtojmë se Pjetër Budi ishte nga katundi Gur i Bardhë i Matit. Dhe Mati ndodhet në Veri të Shqipnisë.



– Pjetër Bogdani. Njeri me kulturë të gjanë dhe me pikëpamje iluministe. Përmes leximit të veprës së tij, zbulojmë se veç gjuhës amtare, ai njihte italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten. Pra, kemi të bajmë me nji njeri jashtëzakonisht të kulturuem. Konsiderohet autori më i shquar i letërsisë së vjetër shqiptare, autor i “Çeta e Profetëve” (Cuneus Profetharum) dhe njikohësisht poet i mrekullueshëm. Kujtojmë Sibilat e tij, që mund t’i shijojmë ende sot. Le të mos harrojmë se ishte nip i Andrea Bogdanit, kryepeshkop i Shkupit, i cili qe marrë me lëvrimin e shqipes, pati hartue edhe nji tekst gramatike dhe pati hapë në Kosovë nji shkollë ku mësohej shqip. Pjetër Bogdani ishte nga Hasi i Kukësit. Dhe Hasi i Kukësit ndodhet në Veri të Shqipnisë.



– Frang Bardhi. Ipeshkv i Sapës (Zadrimës). Zotëria ka qenë nji tjetër iluminist i madh, njiherësh leksikograf, historian, folklorist e etnograf, autor i veprave të randësishme: “Fjalori latinisht-shqip” dhe “Apologjia e Skënderbeut”. Po ashtu, njihet edhe si hartuesi i parë i nji fjalori të gjuhës shqipe. Frang Bardhi ishte nga Kallmeti i Zadrimës. Dhe Kallmeti i Zadrimës ndodhet në Veri të Shqipnisë.



Disa argumente të tjera:



– Rreth 70 për qind e shqipfolësve janë gegë, ndërsa rreth 30 për qind toskë. Pyetja asht: cili dialekt ka gjasa të zhvillohet e të begatohet ma shumë, dialekti që flitet nga 70 për qind, apo dialekti që flitet nga 30 për qind e popullsisë shqiptare? Pyetja asht retorike, sepse të gjithë e dimë përgjigjen.



– Shkrimtarë të shquem të shekullit XX e mjeshtra të dorës së parë, pa të cilët letërsia shqipe nuk mbahet në kambë me dinjitetin e duhun: Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Migjeni, Ernest Koliqi, Anton Pashku, Martin Camaj, Azem Shkreli, Zef Zorba, Beqir Musliu, Frederik Rreshpja, etj.



– Lëvruesit e parë të romanit: Pashko Vasa, Ndoc Nikaj, etj.



– Bashkëkohësia. Dihet se nji nga problemet e pandashme të letërsisë shqipe, ka qenë mungesa e kriterit të bashkëkohësisë, pra lëvrimi me vonesë i rrymave dhe i stileve letrare. Kemi pasë dhe kemi artistë të mirë, por me 50 apo 100 vjet vonesë, sa u takon kritereve të bashkëkohësisë. Gjithsesi, artistët bashkëkohorë të fjalës nuk na kanë mungue. Përmendim Mjedën, i cili vargëzonte në të njejtin nivel dhe regjistër me poetët e mëdhenj dekadentë italianë; Koliqin, pararendës i tregimit modern, i cili vijon të jetë ende bashkëkohor; Anton Pashkun, udhërrëfyes i prozës moderne në letërsinë shqiptare, etj.



– Studiues të shquem të gjuhës dhe letërsisë shqipe: Krist Maloki, Kolë Ashta, Justin Rrota, Selman Riza, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Engjëll Sedaj, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti etj.



– Helenistë, latinistë e përkthyes të mëdhenj shqiptarë: Gjon Shllaku, Henrik Lacaj, Pashko Gjeçi, Mark Demaj, etj.



– Humanistë shqiptarë me jehonë europianë: Marin Barleti, Marin Beçikemi, Gjon Gazulli, Leonik Tomeu, Andrea Aleshi.



Këto pak argumente që dhashë, sepse për t’i përmbledhë të gjitha nuk do të më mjaftonte as nji vëllim i trashë, dëshmojnë për kontributin e jashtëzakonshëm të autorëve shqiptarë të Veriut, krijojnë pak a shumë portretin e së drejtës morale që ka gegnishtja për t’u rikthye si bazë e gjuhës zyrtare, për t’u rivlerësue e për të marrë vendin që i takon. Nevoja e përmbysjes së këtij standardi dhe e zëvendësimit të tij me nji tjetër standard, i cili të ketë 70 për qind gegnisht e 30 për qind toskërisht, nuk ka të bajë thjesht me ndonji tekë apo trill, po me diçka shumë ma të rëndësishme: tue mënjanue gegnishten në nji mënyrë kaq poshtëruese, janë mënjanue nga leximi Eposi i Kreshnikëve, trashëgimia folklorike e Veriut, Visaret e Kombit, Fishta me veprën e tij epike, Mjeda, Koliqi, Migjeni, Camaj. Qysh tashti, shumica dërrmuese e nxanësve shqiptarë të trevave të Jugut nuk janë në gjendje t’i lexojnë autorët e traditës gege. Mbas pak, këta autorë nuk do të jenë në gjendje t’i lexojnë ma as nxënësit e trevave të Veriut!



Nxënësit e shkollave tona shqiptare mësojnë anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, por nuk mësojnë gjuhën e folun nga 70 për qind e shqiptarëve, pra nuk mësojnë gegnisht, që domethënë shqip!



Në mbyllje, më duhet të shtoj edhe diçka tjetër. Para se ta nisja këtë shkrim, disa miq më thanë se shumë njerëz do të mund ta trajtojnë këtë qëndrim si përçarës. Përgjigja ime ishte dhe mbetet: përçarja asht krye tashma qysh në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972! Ajo që synojmë tashti asht vetëm bashkimi.
 
SATIRA E AT GJERGJ FISHTES TANAHRET ASHT THUMBUESE

Ksaj radhe asht disi ndryshe!



-Fort të Ndertit Z. D. Ndreut Mjeda

Don Ndré Mjeda – dredh mustaktë -

Na u çue ‘i nadje m’ kâmbë t’ sallaktë.

M’ kâmbë t’ sallaktë e pá bâ kriq,

Qysh se i shkuene brendë tre miq.

Qysh se i shkoj Don Gjergj Koleci,

Qi livron si kacaleci,

Thue se ‘i kûj atŷ i ká bij,

Kû i bje shpina me kufi.

Miku tjeter kje i Don Prendi

«Don Prend Mjeshteri» qi e quen vendi.

Rrin atjè, kû pallaska

Âsht tue qitë Marka Per Laska,

Qi, vjetrue e ba si grreç,

Mori nuse shtatdhetë vjeç ;

Por qi nusja ju bâ uk,

E la t’ shkretin Mark kacuk.

Me kta Priften kje nji Frat,

Qi s’ e lânë rrebujt rahat,

Por e mbajten prej Gomsiqet

E çuen n’ Vig me ndjekë rreziqet :

Thonë se kje Pater Gjergj Fishta,

Qi dynjâs shkon tue njitë bishta ;

Por ksaj here n, at udhë të Mnelës

U bâ vetë me u kndue m’ bisht t’pelës


Gomsiqe Puke, 1901
 
Ja se çfarë thoshte në vitin 1877 në Athinë, libri i Stanford Eduard, botuar nga Irakli Lazaridhi:

''Gegnishtja është dialekti më i pastër i gjuhës Pellazge dhe aty jeton fisi më i pastër pellazg, fisi i gjigantëve dhe i titaneve.
Dhe pa pik dyshimi ishin po ata, Ilirët që merrnin pjesë në falangën Maqedonase të Aleksandrit të Madh dhe më vonë të Romës para dhe pas rrënjës së Cezarit. Sigurisht që ata nuk u ndalën këtu por morën pjes dhe në perandorin Bizantine.
Është e sigurte që Pellazgjishtja përbëhet nga 4 dialektet shqiptare'':


1. Dialektin Çam
2. Dialektin Lab
3. Dialektin Tosk
4. Dhe Geg
 
Ah, Shypni, mos thuj mbarova,
Se djemt tu edhe jan’ gjall’!
N’kam asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball për ball.

Ish nji vjet’ ma të vështira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov’ mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.

Ish, por sa e nis njat'hera
Bota mbar’ për m’u gjallnu
Kur me knaqje vjen prandvera
T’gjith natyrat m’e lulzu.

--- ----
Ah, ehu! Do sheje t’kqia
Jan kah vin’ prej ans mbi Le!
N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.
---- ----

Prej Azis’ tek jan kah lshohen
Me tërbim të rrebt barbarë,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jetë Shqyptarë.

E n’Prishtin’ atje pik’ s’parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok’ me bi përsri
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.