Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gëzuar Festat e Nëntorit / Mbremje me DJ-ERIOSTI Ora 20:00

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,960
Plateforma On-line NETEDY.com Networks” n me rastin e festave të Nëntorit, do të organizojë një mbrëmje festive, ku i fton të gjithë të marrin pjesë e Radiosnetedy.com

“Me rastin e vitit mbarëkombëtar, të shpallur për nder e lavdi të Heroit Kombëtar,
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – 1443;
Kongresit të Alfabetit – 1908;
Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar – 1912;
Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi -1944; 50 vjetorit të Demonstratave studentore – 1968;
Daljes në skenë hapur të lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës – 1997 dhe Ditëlindjes së Komandantit legjendar të saj, Adem Jashari – 1955,
Më 28 - 29 nëntor nga ora 20:00 (e hënë e martë nga, ora 20:00 ), organizon mbrëmje festive me Dergo Urimet tuaja --- >> DJ-ERIOSTI kushtuar Festave Kombëtare.

View attachment WhatsApp Video 2022-11-21 at 15.52.04.mp4


28 nentori apo dita e flamurit, është festa më e madhe e kombit shqiptar. 28 nentori është data në të cilën Shqipëria feston ditën e Pavarësisë, të shpallur më 28.11.1912.

28 nentori, apo kjo shpallje e pavarasisë i parapriu zhvillimit të shtetit shqiptar, që nëpër dekada ka kaluar në sisteme te ndryshme politike, deri në diplomacinë që e gëzon ditëve të sotme.

28 nentori është dita e flamurit, por përpos kësaj, 28 nentori është edhe dita e kthesë së madhe historike drejt realizimit të ëndrrës për liri dhe pavarësi.

Atë që solli 28 nentori e kërkuan me luftë shumë breza shqiptarësh. Pra, 28 nentori është kurorzimi i punës se palodhshme të Rilindasëve.

28 nentori i Skendërbeut​

Gjithçka nisi në atë që njihet si 28 nentori i Skenderbeut. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e Krujës. Ai e bëri atë në kundërshtim me turqit që sundonin vendin. Edhe pse pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, shqiptarët e humbën sërish pavarësinë.

Edhe flamuri i atij 28 nentori ishte i kuq dhe mbante një shqiponjë të zezë, që është edhe sot simbolin e Shqipërisë. Ata kanë një shqiponjë dykrenore në Flamurin Shqiptar. Flamurit shqiptar i janë kushtuar shumë poezi, këngë dhe vepra artistike të muzikës dhe artit pamor.

Dita e flamurit – Historiku i 28 nentorit​

Dita e flamurit shënohet si festë e veçantë nga shqiptarë kudo që ndodhen në botë çdo vit. Festohen arritja e aspirimit të popullit shqiptar për liri. Më 28 nëntor 1912 i erdhi fundi sundimit shekullor osman me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, që u bë nga Ismail Qemaili, me rastin e ngritjes së flamurit.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

28 nentori Shpallja e Pavarësisë​

Shpallja e Pavarësisë bënë pjesë në ato ngjarje që shënojnë etapa në procesin historik. Ajo mbylli një epokë,epokën e shkëlqyer të Rilindjes për t’u çelur brezave të ardhshëm rrugë të reja.

Ky Kuvend, është një akt historik për kombin shqiptar, sepse aty me mandatin e popullit ishin delegatët nga Gjakova, Plava, Gucia, nga Peja, Ohri dhe Struga, nga Tetova, Çamëria, nga Mitrovica dhe sipas disa të dhënave, në këtë Kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare, që jetonin në trojet shqiptare.

Delegatë kishin ardhur dhe nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët, që morën pjesë në këtë Kuvend nga viset e Shtetit Shqiptar të pas vitit 1913.

28 nentori dhe Isa Boletini në Vlorë​

Më 30 tetor 1912, trimi Isa Boletini mori rrugën për në Vlorë, kësaj radhe për të mos e parë më Kosovën e tij aq të dashur. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, 28 Nentori, Isa Boletin e gjen në krye të 400 trimave të Kosovës duke bërë rojën e nderit pranë Flamurit Kombëtar.

Çast gëzimi dhe mallëngjimi qe për të ngritja e Flamurit, në të cilën mbërriti me vonesë! Pas nderimit që ia bëri Flamurit, me sy të përlotur iu drejtua Ismail Qemailit duke i shqiptuar këto fjalë: “Të lumtë dora”. Kur Ismail Qemaili i propozoi postin e ministrit të luftës, Isai nuk pranoi duke thënë: “për këtë post duhen njerëz me shkollë”.

Pjesmarrja e tij në Londër​

Siç dihet, Konferenca e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, e mbajtur në Londër më 1913, duke e ndarë dhe duke e lënë gjysmën e Shqipërisë në robëri, ndaj popullit shqiptar bëri një padrejtësi të shëmtuar. Prandaj, kah fundi i muajit mars 1913, Isa Boletini, me një delegacion, shkon në Londër për t’i qarë hallet e Atdheut. Kur lordi Grej, mes tjerash, i thotë: “Mitrovica qenka larg për t’ia bashkuar Shqipërisë” Isai ia kthen: “Zotëri, nuk kam ardhë të ankohem për Mitrovicën time, por për gjysmën e Atdheut, që padrejtësisht e keni lënë në një robëri hala më të rëndë”.

Sheshi i Flamurit në Vlorë dhe 28 nentori

Sheshi, ku festohet çdo vit 28 nentori në Vlorë, përbëhet nga disa objekte kulturore. Në qendër ndodhet Monumenti i Pavarsisë, simbol i qëndresës kombëtare. I ndërtuar në vitin 1972 ai është 17 m i lartë dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e skulpturës monumentale. Midis gjashtë figurave të bronzta spikat ajo e Ismail Qemalit, arkitektit të Pavarësisë Kombëtare. Në të majtë të monumentit ndodhet shtiza e flamurit. Një piedestal në formë kolone me faqe të dekoruara nga data e pavarësisë dhe shqiponja kombëtare. Brenda në objekt gjinden dokumente, fotografi dhe gjësende te ruajtura nga 28 nentori i vitit 1912.

Aty ku ndodhet edhe varri i Ismail Qemailit​

Pas shtizës së flamurit, disa metra brenda lulishtes ndodhet varri i Ismail Qemalit. Varri është ndërtuar në vitin 1932, kur eshtrat e tij u zhvendosën këtu nga Kanina, ku ishte varrosur fillimisht diplomati që bëri që 28 nentori të jetë i paharrueshem për shqiptarë. Sipër tij qëndron skulptura e Luftëtarit Kombëtar, vepër e skulptorit Odise Paskali. Në këndin perëndimor të Sheshit të Flamurit në vitin 1988 arkeologët nxorën në dritë një pjesë të murit të kështjellës romake të qytetis të Aulonës. Nga gërmimi doli një trakt i gjatë muri prej 40 m, i cili mund të shihet nga vizitorët edhe sot.

28 nentori dhe flamurit i qëndisur nga Marigoja​

Marigo Pozio quhet vajza që qëndisi me duart e veta flamurin kombëtar shqiptar. Historia Marigon e përshkruan si një grua hollake, me gjatësi mesatare, e me një fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e sëcilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qenë e bukur në të ri të saj. Ishte gojëmbël e buzëgaz. 28 nentori bëri që emri i saj të mos harrohet kurrë dhe të përsëritet nder gjenerata.
 
Përshëndetjet në inbox te?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.