Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Ghost”, çfarë nuk dini mbi filmin më prekës që është realizuar ndonjëherë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

“Ghost”, çfarë nuk dini mbi filmin më prekës që është realizuar ndonjëherë​

Screenshot-2021-09-09-at-6.44.32-PM.jpg

Më 13 korrik 1990, në kinema nisi të shfaqej një film me një buxhet të vogël,por që do të shndërrohej në një sukses global, dhe do t’i bënte protagonistët e tij aktorët më të kërkuar të viteve 1990:“Ghost” (Fantazma), fitoi 2 çmime Oskar, arkëtoi 506 milionë dollarë fitime në mbarë botën, dhe shkaktoi përlotjen e shumë spektatorëve që e panë.

Lë të ngrejë dorën ai që nuk ka qarë kur ka parë për herën e parë “Ghost”, një histori dashurie shumë prekëse midis Molit (Demi Mur) dhe Semit (Patrik Sueiz), që u bë një fantazmë pasi u vra gjatë një tentative grabitjeje?

“Ghost” është një film i realizuar në vitin 1990 me regjinë e Xherri Zaker, dhe me protagonistë aktorët Patrik Sueiz, Demi Mur dhe Upi Goldberg. Ai korri një sukses të papritur, duke fituar edhe 2 çmime Oskar:njërin për skenarin më të mirë origjinal, dhe tjetrin për aktoren më të mirë dytësore, Upi Goldberg.

Filmi ndihmoi në rigjallërimin e karrierës së Patrik Sueiz, ish-ylli i filmit po aq të famshëm “Dirty Dancing”. Një ndër skenat më të paharrueshme të filmit, janë përkëdheljet e ëmbla midis Semit dhe Molit teksa ajo po gdhend një vazo prej balte.

Po ashtu e tillë është edhe puthja midis Molit dhe fantazmës së Semit në fundin e filmit. E paharrueshme mbetet fjalia e tij:“Është e mrekullueshme, Moli, dashurinë që ke brenda, merre me vete…”.Për rolin e Molit, në fillim u kontaktua aktorja Meg Rajan, e cila refuzoi. Edhe aktorja tjetër e njohur Nikol Kidman mori pjesë në audicione për këtë rol, por në fund u zgjodh Demi Mur për shkak të aftësisë së saj për të qarë me të dy sytë.

Po ashtu pretendente për rolin e Molit, para se të luhej në fund nga Demi, u konsideruan edhe aktoret Mishel Fajfer, Ketin Twrner, Kim Bezinger, Debra Uinger, Xhina Dejvis, Xhenifer Leig dhe këngëtarja Madona.

Skenaristi Brus Rubin donte që Patrik Sueiz të luante rolin e Semit pasi pa një intervistë në të cilën aktori shpërtheu në lot kur kujtoi babanë e tij që kishte vdekur disa vite më parë. Rubin mendoi se nëse një ‘macho’ si Patrik mund të mallëngjehej duke menduar për njeriun e tij të dashur, ai ishte i përsosur për rolin e fantazmës Sem.

Por regjisori Xheri Zaker mendonte se Patrik nuk ishte i përshtatshëm për atë rol. Prandaj në fillim kontaktoi shumë aktorë të tjerë,ndër të cilët Pol Hogan, Tom Henks, Kevin Bejkën, Mel Gibson, Denis Kueid, por edhe bashkëshortin e atëhershëm të Demi Mur, Brus Uillis.
Të gjithë refuzuan, duke menduar se të luash rolin e një fantazme nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Në atë moment regjisorit kreu një audicion me Suiez, dhe u impresionua shumë nga interpretimi i tij.Upi Goldberg u zgjodh nga Zaker për rolin e spiritualistes Oda Mei me sugjerimin e vetë Sueiz që ishte vetë një fans i madh i aktores.

Nëfilm Semi dhe Moli ishin duke ecur në rrugë kur një grabitje përfundoi në vrasjen e Semit. Patrik tregonte se për vite me radhë pas filmit “Ghost”, gratë i afroheshim dhe i kërkonin që t’i thoshte “idem” (fraza më tërheqëse e filmit).

Po ashtu Sueiz shprehej se roli i Semit ishte më i vështiri në karrierën e tij, pasi si një fantazmë ai duhej të interpretonte pa bashkëvepruar me aktorët e tjerë. Patrik Sueiz vdiq në vitin 2009 në moshën 57 vjeçare si pasojë e kancerit në pankreas. Vinsent Skiaveli, aktori italo-amerikan që luan në atë film rolin e fantazmës që jetonte në metro, vdiq po ashtu nga kanceri në vitin 2005, gjithashtu në moshën 57 vjeçare.

/ bota.al
 
Mbase Patrik dhe Vinsent rrine atje bashke duke mesuar si te spostojne objektet ne metro☺
 
Mbase Patrik dhe Vinsent rrine atje bashke duke mesuar si te spostojne objektet ne metro☺
E ke par?
Po ate kerzimin e tyre te dashuris o sa romantik ???
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.