Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjendet qyteti i artë i humbur në Egjipt

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Gjendet qyteti i artë i humbur në Egjipt/ Zbulimi më i madh pas varrit të Tutankhamunit​





%E2%80%9CThe-Rise-of-Aten%E2%80%9D.jpg





Egjipti po i gëzohet zbulimit më të madh të bërë që pas gjetjes së varrit të Tutankhamunit. Bëhet fjalë për një qytet të artë të humbur, që ka qëndruar nën rërë për mijëra vite.

Qyteti është zbuluar afër Luksorit, ku ndodhet edhe lugina e mbretërve.
Arkeologët kanë përshëndetur zbulimin e atij që besohet se është qyteti më i madh i lashtë i zbuluar në Egjipt, i varrosur nën rërë për mijëra vite, e që ekspertët thonë se është një nga zbulimet më të rëndësishme që nga gjetja e varrit të Tutankhamunit.

Egjiptiologu i famshëm Zahi Hawass njoftoi zbulimin e qytetit të artë të humbur, duke thënë se ai ishte gjetur afër Luxorit, ku ndodhet edhe lugina e mbretërve.

Sipas arkeologëve, qyteti është 3 mijë-vjeçar dhe daton nga koha e mbretërimit të Amenhotepit të III dhe vazhdoi të përdorej nga Tutankhamuni dhe Ay. Ata thonë se ky është qyteti i lashtë më i madh që është zbuluar ndonjëherë në Egjipt, dhe quhej Aten.

Sende të tjera të çmuara, përfshirë edhe unaza, janë zbuluar, bashkë me objekte shumëngjyrëshe prej balte, hajmali dhe tulla balte me vulën e Amenhotep III.

Hawass, një ish-ministër i antikiteteve tha se shumë misione të huaja kanë kërkuar për qytetin dhe nuk kanë mundur ta gjejnë atë. ekipi nisi gërmimet në shtator 2020 mes tempujve të Ramsesit III dhe Amenhotep III afër Luksorit, 500 kilometra në jug të kryeqytetit, Kajro. Pas shtatë muajsh gërmime, disa lagje aty përreth janë zbuluar, përfshirë një bukëpjekës bashkë me furrën dhe enë të tjera balte si edhe një zonë administrative dhe rezidenciale.

Amenhotepi i III-të trashëgoi një perandori që shtrihej nga Eufratet deri në Sudan, dhe vdiq rreth vitit 1354 para Krishtit.


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.