Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjeografia e Shqipërisë

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
32947
Shqipëria gjendet në Evropën juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Në veri-perëndim kufizohet nga Mali i Zi (172 km), në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km) dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon. Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i saj është Tirana.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.
 
Kufijtë e Shqipërisë u përcaktuan nga Konferenca e Londrës, në 1913.

Republika e Shqipërisë kufizohet me këto shtete : Republikën e Malit të Zi , Republikën e Kosovës , Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Greqisë. Ndërsa në perëndim ka kufij detarë dhe kufizohet me Republikën e Italisë. Kufijtë janë të gjithë artificialë përveç atij perëndimor. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve. 172 km vijë kufitare janë me Republikën e Malit të zi në veri-perëndim, 115 km vijë kufitare janë me Republikën e Kosovës në veri, 151 km janë me Republikën e Maqedonisë në veri-lindje dhe lindje, dhe 282 km me Republikën e Greqisë në jug dhe jug-perëndim.
32948
Pozicioni gjeografik i Shqipërisë në lidhje me shtetet fqinje
 
Last edited:
Republika e Shqipërisë ka 2,821,977 banorë nga te cilët 52,700 banore ose 1.9% e popullsisë janë minoritete etnike dhe kombëtare. Dendësia është 97 banorë/km2. Numri i lindjeve të popullsisë kap shifrën e 34,000 lindjeve në vit, ndërsa ai i vdekjeve është rreth 20,000 në vit, shifra këto që tregojnë për një shtesë pozitive natyrore. Raporti gjinor natyror (nr. i meshkujve për 100 femra) është 107.8 ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 35.3 vjet. Gjithashtu vlen për t'u theksuar se popullsia që jeton në zonën urbane e tejkalon atë të zonës rurale me 6.8%, ku 53.5% e popullsisë jeton në zona urbane dhe 46.5% në zona rurale.
 
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë).


Harta topografike
Territori i Shqipërisë ndahet në 4 regjione të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):

  1. Rajoni Verior dhe Verilindor
  2. Rajoni i malore qendrore
  3. Rajoni i maleve jugore
  4. Ultësira perëndimore
Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Thethit. Krahina Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug. Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.

Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në relievin e tyre mbizotërojnë kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar.
 
Me pozicionin e saj te favorshem përballe deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të bute dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojne nga 7 °C në dimër e deri në 24 °C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e larte si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore, ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm në vit në fushëgropën e Korçës, në 3100 mm në vit në Bogë, të Alpeve Shqiptare Këtu, gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.
 
Pozicionin e ka te favorshem ... ama Nuk e kane shfrytezuar sic duhet .
 
LUMENJTË E SHQIPËRISË
33037

Lumenjtë e Shqipërisë me sasi të madhe të ujit. Prurja e përgjithshme mesatare vjetore e tyre është 1308m³/sek, që i përgjigjet një vëllimi vjetor prej 41250km³. Ushqimi i lumenjëve të Shqipërisë sigurohet nga reshjet sidomos shiut (69%) dhe pjesa tjetër nga ujërat nëntokësore (31%).
Shqipëria përshkohet nga një rrjet i dendur lumenjësh të cilët në rrjedhjet e sipërme kanë karakter malor me rrjedhje të shpejtë dhe forcë të madhe erozive, kurse në rrjedhje të poshtme kanë karakter fushor. Lumenjtë e Shqipërisë në pjesën më të madhe i takojnë pellgut të Detit Adriatik, një pjesë Detit Jon dhe një përqindje e vogel Detit të Zi.
Drini është lumi më i madh i Shqipërisë dhe i gjithë bregut lindor të Adriatikut dhe Jonit si nga sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës ashtu edhe nga gjatësia dhe sasia e ujit. Ai formohet me bashkimin e Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi .
Sipërfaqja e pellgut ujëmbledës është 14173km², prej të cilave 5870km² shtrihen në territorin e Shqipërise ndërsa pjesa tjetvr nv Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Gjatësia e tij është 285km dhe është lumi më i gjatë i vendit.
Buna është i vetmi lum fushor i Shqipërisë i cili buron nga liqeni i Shkodrës. Menjëherë mbasi del nga ky liqen bashkohet me Drinin. Derdhja e lumit Drin në Bunë pengon shkarkimin e lirshëm të ujërave të liqenit të Shkodrës dhe në disa raste krijon edhe rrjedhje me drejtim të kundërt. Gjatësia e tij është 44km dhe është i vetmi i lundrueshëm në Shqipëri.
Mati buron nga mali i Kaptinës së Marteneshit. Ai ka një gjatësi 144km, një sipërfaqe pellgu ujëmbledhës 2441km². degët kryesore të tij janë Fani dhe Uraka.
Shkumbini renditet ndër lumenjtë më të rëndësishëm të Shqipërisë. Gjatësia e tij është 181km dhe sipërfaqe pellgu 2444km². Shkumbini formohet nga bashkimi i dy përrenjëve të vegjël të cilët rrjedhin nga shpatet lindore të masivit malor të Valmarës dhe të Kamjes.
Semani formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin që nga përmasat janë lumenj të pavarur. Ai ka një gjatësi prej 281km (nga burimet e Devollit) dhe një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej 5949km².
Vjosa është lumi më i madh i Shqipërisë Jugore dhe një ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos nga prurjet. Gjatësia e saj është 272km, shtrihet brenda territorit të Shqipërisë ndërsa një pjesë më e vogël në Greqi.
Lumenj tjerë më të vegjël janë: Erzeni, Osumi, Valbona, Drino, Shushica, Devolli etj.
 
LIQENI I SHKODRËS
33042
Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh i Gadishullit Ballkanik, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 368 km² në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në varësi nga periudha e vitit dhe furnizimi i liqenit nga lumenjt madhësia e tij ndryshon nga 368 km² deri në 570 km². Prej siperfaqes minimale pjesa më e madhe i takon Malit të Zi (219km²) kurse Shqipërisë i takon pjesa më e vogël (149km²). Gjatësia maksimale lindje̵ perendim 44 km dhe gjerësi veri jug 14 km.
Liqeni i Shkodrës është liqen tektoniko karstik dhe gjendet rreth 5 metra mbi nivelin e detit, kurse thellësia e tillë maksimale është rreth 44 metra. Si rezultat i kësaj liqeni është i vendosur në kriptodepresion (Kriptodepresion është liqen kur sipërfaqja e tij është mbi nivelin e detit kurse fundi nën nivelin e detit, pra niveli i detit e ndan masen ujore të liqenit në dy pjesë të pabarabarta. Ngjashëm me këtë janë edhe liqenet e mëdha në Ameriken Veriore).
Në pjesën jugore nga liqeni buron lumi Buna i cili ka gjatësi 41 kilometra dhe derdhet në gjirin e Drinit në Detin Adriatik, ky lum është i vetmi i lundrueshëm që ka Shqipëria dhe njëherit e ndanë një pjesë të kufirit me Malin e Zi.
Liqeni është i pasur me botë bimore dhe shtazore. Këtu rriten rreth 34 lloje të peshqve, 7 prej tyre endemike. Gjithashtu në rrethinën e liqenit rriten rreth 270 lloje të zogjve. Si pasojë e kësaj liqeni shfrytëzohet në masë të madhe për peshkim, mirëpo gjuajtja ilegale po ndikon në dëmtimin e botës shtazore në liqen.
 
LIQENI I OHRIT
33044

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.
Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh permes qytetit të Strugës.
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.Besohet se në rastin e Liqenit të Ohrit ky proces u vonua nga thellësia e saj e madhe dhe nga kontributi i vogël i sedimenteve nga hyrjet e filtruara të pranverës. Për më tepër, Graben e Ohrit-Korçës në jug të liqenit është ende aktive tektonike dhe mund të kompensojë sedimentimin me nënndarje. Në dallim nga Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës ka të ngjarë të jetë kthyer disa herë në historinë e tij, si rezultat i nëntokës karstike.
View attachment 33045
33046
View attachment 33047
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.