Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjëra që i dini gabim për ujin e gazuar

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,194
1632086912527.png


Pyetje e vjetër sa bota! A na bën mirë uji me gaz?! Përfundimisht, ka një element "luksoz" brenda tij dhe sipas nutricionistëve, uji i gazuar vjen me ca përfitime për secilin prej nesh. Thënë këtë, duhet të harroni çdo mit që keni dëgjuar deri më tani rreth tij.

Uji me gaz nuk është aq hidratues sa uji normal​

Zërat për një gjë të tillë vijnë si pasojë e pranisë së dioksidit të karbonit në ujin e gazuar. Por në të vërtetë, dioksidi i karbonit nuk parandalon hidratimin e trupit nëpërmjet ujit me gaz. Madje sipas një studimi, pas një stërvitjeje intensive, uji i gazuar ishte po aq efektiv sa uji natyral në zëvendësimin e lëngjeve.

Është i dëmshëm për dhëmbët dhe kockat​

Acidi karbonik, i formuar prej bashkimit të H2O-së me CO2, mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve në rastet e përqëndrimti shumë të lartë. Por mos u shqetësoni: Për sa kohë nuk konsumoni 6 shishe ujë të gazuar në ditë, buzëqeshja juaj është e sigurt. Dhe përsa i përket dëmit në kocka, një studim ka vërtetuar se uji i gazuar nuk ndikon në uljen e densitetit të tyre mineral.

Konsumimi i ujit me gaz ju bën të shtoni në peshë​

Është e vërtetë se konsumimi i kaq shumë xhepave të vegjël me ajër mund të shkaktojë fryrje përkohësisht, por në perspektivë afatgjatë, kjo ëhstë një gjë e mirë. Studiuesit kanë zbuluar se uji me gaz shkakton një ndjesi ngopjeje më të madhe se uji natyral, veçanërisht kur jeni me stomak bosh. Dhe sa më të ngopur të ndiheni, aq më pak ushqim do të konsumoni. Thjesht shmangni versionet me ëmbëlsues artificialë, që në fakt e nxisin urinë.

Uji me gaz shkakton urth​

Studiuesit e kanë hedhur poshtë idenë se konsumimi i ujit të gazuar shkakton refluks. Por nëse keni shqetësime të lidhura me urthin, atëherë është më mirë të konsumoni ujë natyral, veçanërisht gjatë vakteve. Flluskat mund të përkeqësojnë shqetësimet ekzistuese të refluksit.

Burimi: Glamour
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.