Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjergj Fishta

Jupiter666

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 10, 2020
Mesazhe
3,760
Studiuesi italian:
Hymni i Fishtës, më i bukuri i shqiptarëve
E Hënë, 14 Dhjetor 2020, 13:01

Poema e Asdrenit për “Lirinë e Shqipërisë” vetëm pak muaj pas botimit në Bukuresht në prill të 1912-s, duket se do të miratohej përmes betimit të Ismail Qemalit si “Hymni i Flamurit” gjatë shpalljes së pavarësisë. Më shumë se një shekull larg prej atij 28 nëntori në Vlorë, “Rreth flamurit të përbashkuar”, mbetet himni ynë zyrtar, që sa i përket tekstit ka pësuar edhe ndryshime në periudha të veçanta,mirëpo historia shqiptare njeh edhe të tjera himne që sipas studiuesit italian Paolo Muner vlejnë të njihen. Bazuar në studimet e tij disa vjeçare, disa prej të cilëve të përmbledhura edhe në botimin “Jo vetëm ‘Hymni i Flamurit’”, Muner sjell për “TvT” disa detaje lidhur me himnin zyrtar, “Marshin” e ndaluar të Vaso Pashës, ndërsa veçon si më të bukurin e himneve tona, atë të Gjergj Fishtës.

Zoti Muner ju keni hulmtuar rreth himneve shqiptare ndër vite, kërkime të cilat i keni pasqyruar dhe në librin tuaj “Jo vetëm ‘Hymni i Flamurit’”. Cilat janë informacionet më interesante që mund të na thoni lidhur me ta?

Ekzistenca e disa prej himneve rreth të cilëve kam hulumtuar njihej edhe më parë, unë jam munduar të thellohem në detaje. Por ka disa, për të cilët nuk dihej thuajse asgjë. Pjesa më e madhe e punës sime kërkimore, që më ka marrë disa vite iu dedikua Himnit të Princit Vid (ose më saktë, një prej himneve të tij, pasi duket se ka pasur dy apo tre).

Cilat himne shqiptare janë interpretuar dhe në cilat momente historike?

Janë kënduar të gjithë, në periudha të ndryshme historike në të cilat si të themi janë “zyrtarizuar”. Por pyetja juaj më shtyn të flas për “Marshin e Lidhjes” (Lidhja e Prizrenit), e njohur më pas edhe si“Bashkimi i Shqipnisë”, nën tingujt e muzikës së mjeshtrit italian Giovanni Canale, dhe vargjet e Vaso Pashës, që u këndua për herë të parë në vitin 1880. Për motive të padokumentuara, por që mund të merren me mend,ky himn u ekzekutua më pas, në dy momente të rëndësishme historike, por vetëm në versionin orkestral:

10 qershor të vitit 1978 me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, “Marshi i Lidhjes” u ekzekutua nga Banda e Ushtrisë gjatë një manifestimi në sheshin “Skënderbe”.
U ekzekutua edhe në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë nga Orkestra Simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit nën dirigjimin e mjeshtrit Zhani Ciko.
Në të dyja rastet, teksti i Vaso Pashës është injoruar.

Po sa i përket “Hymnit të Flamurit Kombëtar” të At’ Gjergj Fishtës, çfarë mund të na thoni?

Mendoj se është himni më i bukur që shqiptarët kanë pasur, i shoqëruar me muzikën e Lec Kurtit, një muzikant i rafinuar (më pas diplomat), krijimtaria e të cilit u ndalua në diktaturë, sepse ishte pjesë e Ballit Kombëtar.

Ostracizmi ndaj tij, duket se vijon ende, kjo edhe për faktin se në kopertinën e një CD-je me Këngë Shqiptare Patriotike të publikuar së fundmi, autorësia e kësaj muzike i atribuohet një tjetër muzikanti.

Cili është ai detaj që ju ka tërhequr vëmendjen sa i përket himnit shqiptar të sotëm?

Ndonëse unë i jam dedikuar kryesisht himneve shqiptar që kanë lindur jashtë shtetit, e si pasojë më pak të njohur, kam zgjedhur që të vë në dukje një strofë specifike, e cila ka qenë e ndaluar në diktaturë, përgjatë viteve të gjatë të ateizmit shtetëror. Ajo është: “Se Zoti vetë e tha me gojë,/Që kombe shuhen përmbi dhé,/Po Shqipëria do të rrojë,/Për të, për të luftojmë ne.

 
Gjergj Fishta


Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë PërmetiKonferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921.
Fotoporteti
P. Gjergj Fishta o.f.m. me dekoratat​
Lindur më23 tetor, 1871
Lindur nëFishtë, Perandoria Osmane
Vdiq më30 dhjetor, 1940
Vdiq nëShkodër, Mbretëria Shqiptare (1939–43)
KombësiaShqiptar
Profesionifrat, njeri i letrave dhe arteve, diplomat
Pas dekadës së dytë të shek. XX, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet. Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua "poet kombëtar". Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e tij u ndalua dhe qëndroi e tillë deri kur ra diktatura komuniste.

Biografia

Femijeria dhe studimet
U lind më 23 tetor 1871 në Fishtë të Zadrimës, Zefi i biri Ndokë Simon Ndjonig lvumuti t
ocit nga Domgjoni i Mirditës dhe Prendes së Lazër Kaçit nga fshati Kotërr i Zadrimës, më i vogli i tre vëllezërve dhe një motre. Famullitari i Troshanit, famulli ku përfshihej edhe Fishta, Marian Pizzochini nga Palmanova, ua kërkoi prindërve që ta bënin frat dhe ata ia dhanë. Me shpenzimet e famullitarit, Zefi shkoi në shkollën françeskane në Shkodër deri më 1880, kur nisi veprimtarinë Kolegji i Troshanit.
Më 1886, vetë i gjashtti xhakua u nis për në Bosnie nga Urdhri Françeskan. Vitin e parë të provës e kaloi në Guçjagorë afër Travnikut, ku sipas sharteve të urdhrit ndërroi emrin në Gjergj. I la mbresë rilindja letrare kroate tek lexonte poetët Martiç, Kaçiç, Njegosh dhe Mazuraniç. Në këtë kohë ai zë miqësi të ngushtë me poetin lirik kroat Kranjçeviç Silvije Strahimir (1865-1908).
Në vitin 1893 kreu me lavd këndimet në Bosnie dhe vetë i gjashtti ktheu në vendlindje, ku u bë meshtar më 25 shkurt 1894 duke çuar meshën e parë në kishën e Troshanit.

Meshtar dhe mësues në Troshan

Fishta si mësues në Kolegjën e Troshanit, më 1894. Marubbi
Pasi u kthye nga Bosnia, punoi për disa vite mësues në Kolegjin e Troshanit. Të dielave mbulonte me shërbim meshtarak kishën famullitare të Zojës Nunciatë në Lezhë, ku shërbeu si kapelan (1896-1897).
Më 1899 u caktua famullitar i përkohshëm në Gomsiqe, nën juridiksionin kishtar të Abatit. Më 1899 qe ndër anëtarët themelues të shoqërisë "Bashkimi". Më 1902 u emërua sekretar i Komisariatit Gjeneral të Misionit Françeskan në Shkodër dhe po atë vit u bë i pari drejtor shqiptar i Shkollës Françeskane. Porsa mori drejtimin e shkollës, ndërroi gjuhën e mësimdhënies nga italishtja në gjuhën shqipe. Me mbarështimin e tij, iu shtuan edhe klasët që atëkohë quheshin qytetnore. Duke qenë në periudhën osmane ndoshta e vetmja shkollë kombëtare në Shkodër, duke u nderuar më pas edhe nga Xhonturqit ngaqë ishte pa ndikime të huaja si shkollë.
Më 15 shkurt 1907 me Gjeçovin themeloi të parën bibliotekë shkollore në viset shqiptare. Në nëntor 1908 u tubua Kongresi i Manastirit, ku Fishta përfaqësoi shoqërinë Bashkimi dhe mbajti ligjëratën “Për alfabetin latin”, që i dha udhëzgjidhje marrëveshjes për alfabetin. Me kryengritjen e MbiShkodrës më 1911, Arqipeshkvi Serreqi i dërguar nga autoritetet osmane, mori me vete Fishtën dhe BumçinPodgoricë për të ndërmjetësuar për paqe mes autoriteteve dhe prijësve të maleve.

Komisioni ndërkombëtar dhe politika
Me administrimin ndërkombëtar të Shkodrës, drejtoi të përkohshmen Hylli i Dritës, por u mbyll pas një viti prej autoriteteve prej artikujve thumbues të vetë Fishtës. Për shkak të qëndrimeve të tij, autoritetet lëshuan urdhrin që të syrgjynosej në Maltë, gjë për të cilën u strehua ndër famullitë e krahinës dhe kleri i lartë ndërhyri që t'i pezullohej urdhri i mërgimit. Me pushtim-administrimin austro-hungarez pas 1916, botoi fletoren Posta e Shqypniës.[4] Po atë vit çoi shtypshkronjën në Shkodër, e cila do të marrë emnin Shtypshkroja Françeskane, pra françeskanët që deri atëherë botonin tek shtypshkronjën “Nikaj”, tashmë do t'i botonin vetë.
Më 6 qershor 1921 u zgjodh deputet i prefekturës së Shkodrës. Fishta në fillim u zgjodh anëtar e më vonë kryetar i komisionit të buxhetit, anëtar i komisionit të arsimit dhe në gusht të atij viti u zgjodh nënkryetar i Parlamentit. Kur iu desht ta linte, propozoi Marlaskajn si zëvendësues. Në tetor sivëllaun Dodajn, shkuan në Romë për të takuar Kryetarin e Urdhnit dhe u pritën nga Papa Benedikti XV, ku morën ndihma për hapjen e shkollës publike Illyricum.
Në fillim të 1922 u nis në Mbretërinë e Bashkuar, në shkurt 1922 nga Liverpool, pas 12 ditëve mbërrin në Amerikë. Takoi senatorë katolikë, të cilët ndikuan tek Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, për njohjen diplomatike Shqipërisë së pavarur.

Pas pushtimit italian, më 3 qershor 1939 Fishta emërohet akademik i Italisë. Më 1940, Papa Piu XII e priti atë në një audiencë të gjatë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.


Fishta në shtratin e vdekjes

Nga fundi i vitit 1940 shkoi në Troshan, ku kishte nisë së pari jetën rregulltare dhe atë letrare. Sëmuret me 10 dhjetor ku iu gjendën pranë miku i vet Doda dhe sekretari Volaj. Më 14 dhjetor e sjellin në Shkodër, ku e shtrojnë në spital për një sëmundje zemre dhe polmoni. Më 22 dhjetor, borën e skllotën që kishte mbuluar qytetin, Fishta e kundron nga dritarja e kuvendit. Më 22 ra një borë e madhe dhe Fishta mori një polmonit që e rëndoi shëndetin e tij. Me 27 mjekët humbasin shpresat dhe Fishta bie në kllapi.
Më 30 dhjetor 1940 Fishta ndërroi jetë.

Zhvarrosja
Në valën e Revolucionit Kulturor, më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha e Gjuhadolit. Sipas një dëshmie, eshtrat e tij me të sivëllezërve të tjerë u hodhën pas tri ditëve në lumin Drin. Por dëshmi të tjera përcjellin se eshtrat u shpëtuan, u ruajtën dhe u varrosën tinëz sërishmi në varrezat e Rrëmajit në Shkodër.[nevojitet citimi] U rivarros më 1996.

Vepra

Në fushën e letrave Fishta lëvroi gjini të ndryshme si poezinë epike ashtu edhe atë lirike, satiriken, dramën, publicistikën edhe përkthimin. Si ndër më përfaqësuesit të poetëve romantikë, shkroi vepra që zhvillojnë tema të poezisë ****** dhe të traditës, duke u mbështetur shumë mbi modelet stilistikore folkloike, duke përfshirë edhe metrikën folklorike.
Ka të dhëna që ka lënë piktura dhe po ashtu qe arkitekti i njërës prej kishave të Shkodrës. Ka botuar 9 tekste dramatike.

Censura

Si me Skiroin, Konicën me autorë të tjerë të rinj, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, Fishta u shpall "armik i popullit" dhe si autor u ndalua sepse kryevepra e tij Lahuta e Malcís është anti-sllave. Ndër akuzat e tjera që i bëheshin postum qenë edhe pranimi i medaljes së dhënë nga sulltani, të qenët agjent i austro-hungarezëve kur botonte Posta e Shqypnís si dhe për mosrefuziminin e titullit akademik i Akademisë së Shkencave të Italisë fashiste pasi kjo pushtoi Shqipërinë. Për Arshi Pipën, arsyeja e vërtetë me të cilën mund të shpjegohej fishtofobia e partisë, është sepse ishte gegë dhe prift katolik.

Dekoratat, foto Marubbi

Nderime


Pupla e artë dhe kunora e argjendtë, foto Marubbi
Pas propozimit të valiut Hasan Riza Pasha, Fishta u dekorua me medaljen Mearif të Klasit të 2të për sherbime paqeje.
Më 28 janar 1912, Klubi "Gjuha Shqype" në pallatin ipeshkvnor në praninë e Imzot Serreqit, përmes kryetarit të saj Ndoc Çobës, i cili më këtë rast mbajti edhe një ligjëratë mbi veprimtarinë e tij, i dhuroi Fishtës një kurorë argjendi për merita në krijimtarinë letrare dhe po këtë vit ai dekorohet dhe nga Mbretëria Austro-Hungareze me medaljen Ritterkreuz (1912), për kontributin kulturor në Shqipëri, qyteti i Beratit i dërgoi një pupël ari (pendë) (1913), Piu XI Medaglia di Benemerenza (1925), Urdhëri françeskan e dekoroi Lector Jubilatus (1929), Greqia me dekoratën Phoenix (1931); qeveria italiane e bëri anëtar të saj, Academico d’Italia më 1939.
Me rastin e 130 vjetorit të ditëlindjes së tij. Këshilli i Bashkisë se Lezhës e bëri "Qytetar Nderi". Në këtë mbledhje përkujtimore, një grup intelektualësh kërkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t'i bëhet një propozim Presidencës që t'i akordojë poetit të madh titullin e lartë "Nderi i Kombit" për merita të shquara në shërbim të Kombit Shqiptar. Kjo dëshirë u realizua nga presidenti Alfred Moisiu me 28 nëntor 2002.

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që Át Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Itali. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province.
Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.
Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë.
Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanueli III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

Tituj të veprave

  • Anzat e Parnasit, satirë, Sarajevë 1907;
  • Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit, Zarë 1909;
  • Shqyptari i gjytetnuem, melodramë, 1911;
  • Shqyptarja e gjytetnueme, melodramë;
  • Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t, 1912;
  • Juda Makabé, tragjedi, 1914;
  • Gomari i Babatasit, Shkodër 1923;
  • Mrizi i Zânavet, Shkodër 1924;
  • Sh. Luigji Gonzaga, Shkodër 1927;
  • Lahuta e Malcís, botimi i plotë, 1937;
  • Jerina ase mbretnesha e luleve, Shkodër, 1941.
 
Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve.

Gjergj Fishta në Paris

Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme.
Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore. Ata u banë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.
Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.
Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë. Por çka se, simbas teorisë wilsonjane (të Presidentit amerikan Willson) për me mundë nji popull me u sundue në vetvete, përpos kombësisë, duhet të mirret para sysh edhe ndërgjegja e tij kombëtare. Tashti, për në qoftë se si ndërgjegje kombëtare duhet të kuptohet ndjesia për liri si edhe ai dëshir që mund të ketë nji popull për t’u zhdrivillue në vetvete, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave të veta, unë them se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ia njohë Shqipnisë pamvarësinë si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomëni, cili popull në Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet sesa populli shqiptar ?
Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenë kurrë zotnuesa mbi shqiptarë. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinës dhe me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrenë drojen dhe pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurrë me thanë se ka sundue aty mbrendë: njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarët. E mos kujtoni, zotni, se unë këtu jam tuj ju thanë sende të cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej me vlerë. Kështu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipni :
“Pushtime të hueja janë përshkue mbi komb shqiptar, por të gjitha kanë kalue pa lanë kurrfarë gjurme, si ujët që rrëshqet mbi shpinë të rosës”.
Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veç që shqiptari në mes të sa ndollive dhe te papriturave politike e për nji periudhë kaq të gjatë shekujsh, ka mbrrijtë me e ruejt gjuhën, doket dhe karakterin e vet kombëtar, - dhe këtë jo vetëm në Shqipni, por edhe jashtë kufijve të sajë, - kjo difton çiltas se ai asht dhe don të mbesë shqiptar. E gjithë kjo ngjet sepse ndërgjegja kombëtare ka lëshue rrajë të thella në shpirt të tij. Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi kombëtare, duket në faqet e historisë, për të cilën mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pavarësi. Unë këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm punët e mëdha, që ndërgjegja kombëtare e këti populli, kreu që prej të XV qindvjetë e mbrapa.
Botën mbarë në zi do ta mbështillte. - Të flegruem droje shuejtën zanin mbretnitë e Europës. Kur qe, mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy hulli rrufeje, me dy sy zjarmi e nji mjekër të thinjtë, e cila shtëllungë gjatë nofullës i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkëmbu të thepisun. Mbi krye trishtueshëm flakë i shkëlqen tarogëza përkrenarja me brirë që tmerrshëm kah i vezullon nën rreze të diellit, kometë zharitëse danë ndër sytë e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun përpara, poshtë rrëmoreve të maleve të thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi të rrëmbyeshëm, vërsulen vetëtimthi mbi formacionet e turqve, të cilët, prej së largu tuj ua pa hovin, thonë se kulshedra me dragoj po u turret.
Por mundet ndokush me më thanë se Skanderbegu këto lufta i ka ba për qëllime fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjeje kombëtare, pra për me i dalë zot lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet.
E mos kujtoni se me dekë të Skanderbegut u shue ndjesia e lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e shqiptarëve. Historia e Turkisë ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha të cilat gjatë rrjedhjes së katër shekujve kombi shqiptar i bani qeverisë otomane ose për me pshtue prej zgjedhës së sajë, ose për me e ngushtue që mos t’ia mohonte të drejtat e tija. Edhe pamvarësia e Greqisë asht nji lule e rimuun me gjak të shqiptarit. Zhavellët dhe Boçarët kanë qenë shqiptarë e shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo besa, por Greqinë e kanë lirue shqiptarët dhe jo ma pak janë mundue se sa disa Pushtete të mëdha të cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnë sot edhe mbi Shqipni. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetë; por, në mos dashtë me ju a thanë ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folë mbi pamvarësi të Greqisë, thotë se kjo nuk qe tjetër veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda Greqisë kundra elementit turk.
Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndërgjegja kombëtare ose ndjesia për liri e pamvarësi, por qe fakti se shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë faret. Kështuqë prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte qenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.
Po e shoh, Zotni, se kjo fjalë në gojën time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks në vetvete. Janë faktet që më japin arsye. Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia. Por megjithëkëtë, turku ia njohti Shqipnisë nji farë autonomie: na e la gjuhën dhe kanunet tona, - por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti qindra mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë. Në vjetin 1912 kërcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. Nji herë mbysin pak me thanë dyqindmijë shqiptarë, vrasin meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue fenë ; grijnë mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qindra e qindra katunde, veçse si e si me e farue kombin shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombëtare, mbas sa intrigash të poshtra, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri kombi shqiptar ka pasë mbështetë gjithë shpresën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin Netedy.com të qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë ata nuk sollën kurrnjisend përsëmbari në Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të popullit shqiptar. I gjithë kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çifutnit nji tagri me shqiptarë, sadoqi aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombëtare dogji të gjitha aktet dhe arkivat e veta.
Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën, kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë jugore. Në 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë. Me e thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dishmoheshin shqiptarë.
E sot Konferenca e Paqes lypë që shi ndër ndër këto vise të bahet plebishiti për të caktue kufijt e Shqipnisë. Ç’ironi e helmueme!
Prej këtyne punëve, - për mos me folë për të tjera, - duket çiltas se shqiptarët, prej pikpamjes kombëtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë kristjant se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohtë Shqipnisë nji farë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin e tij në Ballkan.
Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë :

a) barbarë,

b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se

c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun...

Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, - meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe evropiane, kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, - e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; - po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme?


Kongresi i Versajës më 1919

Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare bash ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në veten e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? Por edhe me pasë për ta marrë barbarinë si shprehje vetore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë qenë po me ato garanci që ka pasë kombi shqiptar. Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.

Asht gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji kombi, në qoftë se ne nën fjalën barbari kuptojmë egërsinë ose breshtninë e shpirtit të tij, ashtu siç duen me e kuptue kundërshtarët e tonë, kur e kanë fjalën për kombin shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej ligjeve të jashtme dhe prej të metave të organizimit shoqnor të nji kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve për të cilët nuk mund të thohet se kanë qenë të egër e breshtnorë. Në Biblën shenjte lexohen këto fjalë : Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund t’i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV, 19, 21) Po kështu edhe në Iliadë, në librin e IX, gjejmë këto vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:”... Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndëshkimin sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të të vëllait; dhe ai që e bën këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë pastaj i qetë në të njejtin qytet me atë familje së cilës i bëri vrasjen - fyerjen e parë.)

Duket pra mirëfilli se prej të marrunit të gjakut - vendetta - nuk mund të thohet se kombi shqiptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeverisë në vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonë kundërshtarët tonë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej faktoreve të jashtëm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore të egër të kombit shqiptar. Me fjalë të tjera, shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e mbështetun mbi nevojë të të ruejtunit të jetës, të gjasë ose të nderit të vet. E për në qoftë se asht e vërtetë, - sikurse njimend asht e vërtetetë! - se poezia popullore asht Netedy.com e shpirtit të nji kombi, kjo duket çiltas, - thonë ata, - prej kangëve popullore shqipe, sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjaku.

Përpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrë i bashkuem në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se nga e ka rrajën ky komb, kë ka fis e vëlla mbi botë, - sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botë, - e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto historia ende s’i ka përcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i përcaktue, sepse historia e kombit tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të muzgëta të kohëve ma të vjetra. Masandej do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët mbështeten historianët e sotshëm, t’i kishin dajtë me nji emen të vetëm të tanë elementet prej të cilit përbahet ky komb. Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët, ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë që të gjithi të nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem më nja dhe s’kanë qenë shtet më vete. Por edhe po e zamë se shqiptarët s’kanë qenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak kombi shqiptar nuk duhet qitë shtet më vete, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët edhe në kohën ma të lumnueshme të historisë së tyne s’kanë qenë të bashkuem nën nji shtet, por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqishoqin bash mbrenda kufijve të vet.

E pse pra shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të huejve, dhe që qenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë liri dhe pamvarësi për arsye se s’na paskan qenë kurrë të bashkuem në nji shtet? Siç e dishmojnë vetë diplomatët e sajë, Franca ka hy në luftë botnore vetëm për me i dalë zot integritetit dhe pamvarësisë së Serbisë. Epo, aso kohe, serbt nuk kanë qenë të bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na qenkan të tanë prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartë arsyeja përse sot shqiptarët do të bahen rob të serbëve dhe të grekëve. A për arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?

Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tuj qenë e themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vetit vjen si rrjedhojë se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallë) prej asajë bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma përtej se sa i mbërrin forca që do t’i mbrojë ato interesa. Tash, tuj qenë se populli shqiptar, për shkak të pushtimeve të huej të vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta në mënyrë qi me mbrojtë e me drejtue interesat e përbashkëta të kombit, këtij iu desh domosdo me u nda në disa grupe ma të vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vëllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetën e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni. Në njanën anë shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta tuj i mbajtë së bashku parimet e kanunit kombëtar si rregull jete. Prandej fakti që kombi shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve të përjashtme të cilat ai nuk kishte mënyrë se si me i shndërrue. E, me e vertetue se kombi i ndamë në shumë fise nuk asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe prej historisë. Sllavët e Malit të Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë zanat pushkën, gjithmonë kanë qenë të lirë e më vete. E për ma tepër, për ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rë, kanë pasë nji formë qeverie të thuesh kryekëput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta turko-ballkanike, ka qenë vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me paret e popullit. Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar.

U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie ( pra nuk është Kongresi i parë i gjuhës shqipe ai i mbajturi në vitin 1972) si dhe qenë disa shoqni letrare, e tj. e tj... E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.

E po përse tash, inteligjenca sllave, e cila në Mal të Zi, gjatë 50 vjetëve jetë kostitucionale nuk përfton kurgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet të ri për kombin? Zotni! Le të lihet nji herë në paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmë më gjurmë ( hap pas hapi ) me kombe të tjera të Ballkanit gjatë rrugës së qytetnimit dhe të përparimit.

Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në se bazohemi në memorandumin e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.

Por, për me ju a mbushë mendjen edhe ma mirë se kombi shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë të shkrueme mbi shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se në histori të shqiptarëve “ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma poshtë thotë: “Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”. Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.” Dëshmi janë këto, Zotni të mij, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem.

...

Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janë dhe shka janë shqiptarët, më duhet t’ju flas për të drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarët kanë të drejtë

a) për nji pamvarësi politike;

b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë. Mbi pamvarësi të kombit shqiptar nuk kam shumë fjalë me ju thanë. Dihet se kjo e drejtë ka qenë njohtë, sigurue dhe dorëzanue me nji traktat të Pushteteve të Mëdha të Antantës, pra, me fjalë të tjera edhe prej Francës, që prej Nandorit të vitit 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Këto Pushtete mandej ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombëtare ata nuk i mbajnë për shtupa letre, por i respektojnë si akte të cilat prekin nderin e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e zamë se anglezi thotë se ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për erz të firmës që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjikës. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi erz të kombeve të mëdha të Europës, tash ne nuk na mbetet tjetër veçse me folë për kufij të natyrshëm të shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji çashtje po aq me randësi sa edhe ajo e pamvarësisë.Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. Edhe nji nanë shpesh e ka të vështirë me e njohtë fytyrën e të birit kur këtë t’ia ketë përçudnue me varrë e me përgjakje arma e armikut. - Prandaj lypset të përcaktojmë ma përpara disa kritere të sigurta mbas të cilave mandej me përskajue kufijt e natyrshem të Shqipnisë. Simbas parimit të autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun e të pandamë në vetvete, ashtu si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive willsonjane, ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë që ai vetë me e nda kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirë dhe i pamvarshëm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej deri ku kapet kombësija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji skutë toke të këtij shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria e tij do të jetë e dorëzanueme dhe e sigurueme siç duhet dhe sa duhet.

Simbas këtyne parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbërrin kombësia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit të vet. Sepse tagri i autodeçizionit nuk asht e lidhun me individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me nji “avrom” të gjithëmbarshëm prej të cilit përbahet kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i pambështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm dhe me të padrejtë. Por në bazë të cilit kriter ka për të mujt me u caktue të përshtrimit e kombësisë shqiptare? Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk mund të lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës. Sepse nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t’ia ketë imponuar shqiptarit nji gjuhë që dhe as nji tjetër popull europian mos ta ketë folë. Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarë. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve të tjerë gjuhën e vet.

Gjuha tatohet ose me forcë të armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por si prej njanës, si prej tjetrës pikpamje, shqiptari nuk ka qenë ma i fortë se popujt që ka përbri. Prandej nuk ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare. E për këtë arsye, shteti sqiptar, duhet të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe. Tuj pasë caktue këto parime ose kritere, të shohim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm në këtë çashtje plot me gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë prej armiqve, këtu unë due me ia lanë fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenë në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy tuj e prekë vetë me dorë se kush mundet me pasë arsye mbi këtë çeshtje.

Zotni Pinon pra, në artikullin që prumë prej “Revue des deux mondes”, tuj folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë: “Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke asht shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli ma i forti”. E tanë krahina e Kosovës e cila prej Konferencës së Londonit (1913) i qe lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, “Epiri i Nordit”, të cilin e lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej shqiptarësh dhe prandaj e drejta e lypë që të numrohen me shtet shqiptar. “

Dhe mos të mendohet se zotni Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket çiltas edhe prej statistikave të cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne statistikave zyrtare del në shesh se në krahinat e lëshueme prej Konferencës së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë thjesht shqiptare. Serbt na thonë se banorët e Kosovës me prejardhje janë të gjithë sllav, por, gjithnji siç thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë tuj u kthye në shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të nordit. Por ata nuk thonë të vërtetën sepse, po të ishte e njimendët se banorët e Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të nordit grek, atëherë serbia nuk do të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqind mijë vetë në Kosovë dhe Greqia nuk do të kishte djegë ma se treqind e gjashtëdhjetë katunde në Epir të nordit tuj e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhjetë mijë vetave që i kanë vra dhe i kanë lanë me dekë prej urie dhe sikletit.

Popujt e qytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnë kurrë me gri - e në ç’mënyrë mandej! - me qindra e mijëra vëllazën “bashkëqytetarë” të vet. Qyshse serbt kanë vra me qindra mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serb, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grek.

Jo jo, Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen.

Por për me i forcue ma tepër fjalët e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej qe botue në nji Libër Bleu (në diplomaci - asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka asht kombi shqiptar, i bie me u përshtri edhe mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit te Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, asht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrena e leni ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpi.”

Qe pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç’kufij duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këti diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësie, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve.

Tuj ju falë nderit me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, do ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtë me ato fjalë që me 24 nandor 1880 thonte në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue anijet e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipisë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqë dorë nga Alsace-Loren? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me heqë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri ? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit ? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë! E pra, kujtoj unë, se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thanë edhe për Shqipni ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë... Në mos paça harrue, siç kam ndi prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thanë se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: “Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull !”
 
Letra e Gjergj Fishtës drejtuar Françesko Jakomonit

Shkodër, 23 shtator 1939

Shkëlqesisë së tij
Françesko Jakomonit
Mëkëmbësit
Tiranë

Shkëlqesi

Duke marrë parasysh se më i miri filolog i gjallë i gjuhës shqipe në Evropë, është profesor Norbert Jokl me kombësi hebreje, i cili para Aushvicit ishte bibliotekar i Universitetit të Vjenës dhe profesor i Filologjisë në të njëjtin universitet, tani më shkruajnë nga Vjena se autoritetet lokale kanë njoftuar për këtë albanolog të shquar, të largohet brenda 30 ditëve nga territori i Rajhut. Ai është tashmë i pamartuar dhe me një fat të përulur. Për këtë, natyrisht, duhet bërë më e mira, për t’i gjetur një vënd, kudo qoftë, sa për të jetuar. Duket se dëshiron të transferohet në Amerikë.
Shkëlqesi, pa dyshim që do të ishte një fatkeqësi e rëndë për gjuhën kombëtare shqiptare që ky dijetar, me famë evropiane – të cilin unë e njoh mirë dhe që me autoritetin e padiskutueshëm ka mbajtur ngjall interesin e më të shquarve filologë për gjuhën shqipe – që ta lërë Evropën nga zori.
Gjithë kombi shqiptar do t’ju ishte borxhli pamasë nëse Shkëlqesia Juaj do mundej të gjente shtegun, për ta sjellë në Shqipëri, për t’i atribuar, një detyrë, megjithëse jo fort të shpërblyer, në krahasim me famën e tij si shkencëtar dhe filolog fisnik. Me bindje të plotë se do ta gjykoni me interesim të njerëzishëm këtë propozim timin – që unë e ndiej për ta çuar përpara, në emër të gjithë intelektualëve shqiptarë, gjej këtë rast për t’Ju lutur të pranoni ndjenjat e stimës sime më të vërtetë dhe mirënjohjes së thellë.

Besimtar i devotshëm
At Gjergj Fishta
 
Faleminderit Ajkuna, kjo asht vetem nje pjese e Gjergj Fishtes, mos te harrojme se kemi shume informacione te tjera te vyshme, qe e bajne Gjergjin pasi Gjergji Kastriotit ma te madhin...
 
Eshte I mirepritur cdo kush te sjell informacion pasurohet me shume Tema
 
“At Gjergj Fishta ndër bajraktë e malsisë, fis te vetin paraqet Mirditën e fortë e krenare..” At Fulvio Cordignano, albanologu italian shkruan te “Hylli i Dritës” që drejtohej nga vetë Fishta.

*Miku i ngushte i Pader Gjergj Fishtës , Albanologu Italian, At Fulvio Cordignano, Filozof, Shkrimtare, që drejtoj Akademinë e Studimeve Shqiptare, shkruan te "Hylli i Dritës" per Pader Gjergjin:
“At Fishta ndër bajraktë e malsisë, fis te vetin paraqet Mirditën e Fortë e Krenare..”marre nga origjinali i Hyllit te Drites, që drejtonte vetë Pader Gjergji si me poshte vijon..!!
“PER MA TEPER AT FISHTA ASHT SHPREHJA ME E GJALLE E MA FUQISHMJA, PER GJITH NI ATO VENDE, QË NJË FAT I MJERUESHËM BJEN ME VEDI: GJITHDUER VUATJESH E PËSIMESH , MBI POPULLIN E TIJ, AI QE NDËR BAJRAKTË TË MALSISË E FIS VETIN PARAQET MIRDITËN E FORTE E KRENARE”(At Fulvio Cordignano)
/———————————
Albanologu italian At Fulvio Cordignanou lind në Moggio, sot komunë e Udinezes në veri të Italisë. Më 1905 hyri në Shoqërinë e Jezuit në Kremona. Pasi studion një vit letersi më 1908 vazhdoi studimet për filozofi po aty në vitet 1909-1911, pastaj për magistero (fazë parapërgatitore) shkoi në Kolegjin Saverian të Shkodrës në vitet 1914-16.
Plotësoi studimet teologjike në vitet 1917-1920; më pas shkoi në Velehrad (Belgjikë), Hasting (Angli), Dublin (Irlandë) e Louvre (Belgjikë). U shugurua meshtar më 31 dhjetor 1918. Më 1921 u fut në Institutin Biblik në Romë dhe më 1922 punoi në revistën "Civiltà Cattolica". U kthye në Shkodër në vitet 1924-1925, ku dha filozofi e letërsi në Seminarin Papnor dhe drejtoi edhe akademinë e Studimeve Shqiptare të krijuar.
Nga 1926 gjer më 1941 shërbeu si misionar në Misionin shëtitës shqiptar.C9706DA6-7480-43F0-A49F-E5ACAFFB5527.jpeg
 
Ismail Kadare per At Gjergj Fishten.

Cili ka qenë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift.

Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë.8245D483-DDD3-48D1-BA68-43A5DC746C9A.jpeg
 
Foto e rralle, At Gjergj Fishta me ajken e intelektit veri-perenimore.
8CE706F5-5E8C-40D3-A4A9-D5AC440177CB.jpeg
 
Tradita françeskane me poetët, shkrimtarët, teologët, përkthyesit, gjuhëtarët u zhduk nga harta e kujtesës, ose të paktën u bë një kujtim i vagullt mitik, i ngjashëm me atë që ndërmend Platoni për Atlantidën. Një analizë mbi shkrimin letrar françeskan dhe domethënien e librit "Rrno vetëm për me tregue" të At Zef Pllumit
Në dy dhjetëvjeçarët e fundit të komunizmit shqiptar, atëherë kur diktatura e pjekur komuniste kishte kaluar në slang-un e saj, me mjetet e sofistikuara të kontrollit, survejimit dhe çensurës, pikërisht kur krimi i institucionalizuar shetëror kishte likuiduar Gjuhën, dukej se tok me të u tret si një kujtim i vagullt edhe tradita zulmëmadhe françeskano-jezuite e letërsisë së qarkut katolik.
Delegjitimimi i gegnishtës si gjuhë dhe praktikë letrare nënkuptonte edhe larjen e hesapeve me këtë traditë që kishte ngjizur, formësuar dhe krijuar gjenezën dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare, duke qenë për katër shekuj protagonistja qendrore e zhvillimeve procesuale letrare në të gjitha zhanret, modelet dhe ndjeshmëritë.
Në vazhdën e topitjes së përgjithshme, si çdo diktature totalitare, edhe asaj komuniste shqiptare i interesonte topitja e ndjeshmërisë frymore e shpirtërore dhe se me zhdukjen e gjuhës, shpresonte të asgjësonte kësilloji edhe ndjeshmëritë e lidhura me realet shpirtërore e artistike të projektuara nga kjo gjuhë.
Këtë lëvizje e ka gjuajtur saktë Martin Camaj, i cili, duke e zgjeruar këtë analogji, citon shkrimtarin francez Georges-Artur Goldsmith: "Gjuha amtare asht në fund të fundit kumbimi i formave qi fëmija zbulon për herë të parë.
Gjuha amtare âsht frymëmarrja e veçantë e trupit njerëzor, âsht pragu përtej elementave dhe hapësinës" (Martin Camaj: "Mërgimi i gjuhës").
Camaj e kundron standartin e sajuar letrar si "gjuhë artificiale, në t'cilën përdoren mjete kufizuese të dhunshme, krejt në kundërshtim me zhvillimin e natyrshëm të vetë gjuhës".
Kësodore me vendim politik, traditës katër shekullore katolike iu mbyllën dyert, mërgohet në ekzil, ose thjesht, shndërrohet për së gjalli në fosile, duke ndërhyrë fatalisht në procesin e zhvillimit të saj organik.
Gjithçka ishte e llogaritur me mjeshtëri djallëzore: tëhuajësimi gjuhësor, do sillte pashmangshëm tëhuajësimin nga tradita kulturore e lidhur me të, edhe pse në këtë kohë, jashtë Shqipërisë vazhdonin të krijonin në gegnisht tre nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe: Ernest Koliqi, Arshi Pipa dhe Martin Camaj.
Në fakt tëhuajësimi i përllogaritur krijonte raporte të thella shpërpjestimore dhe një çarje të thellë, jo vetëm në gjuhë, traditë dhe kulturë, por një tëhuajësim të pariparueshëm të etnopsikikës shqiptare që në gjenezën e kodit të vet.
Nga kjo pikëpamje "shpikja" e gjuhës standarte qe një pretekst për të shfytyruar një kod shpirtëror, frymor dhe mental të asaj pjese shqiptare, e cila nuk mund t'i nënshtrohej përfundimisht procesit të zombizimit, zëvendësimit të saj me njeriun e ri.
Kjo në fakt shënon edhe apoteozën e izolacionit në peisazhin kulturor shqiptar, pas së cilës vetë tradita françeskane me poetët, shkrimtarët, teologët, përkthyesit, mbledhësit e folklorit dhe gjuhëtarët zhduket nga harta e kujtesës, ose të paktën bëhet një kujtim i vagullt mitik, i ngjashëm me atë që ndërmend Platoni për Atlantidën.
Ta përkufizosh krijimtarinë letrare e kulturore të katolikëve shqiptarë si traditë, nuk ke thënë asgjë, ngase ajo nuk mund të kufizohet brenda një korrnize kohore nga shpallja e pavarësisë deri në zanafillë të dikataturës komuniste.
Nëse vështrojmë në gjenezë të modeleve, atëherë kemi të bëjmë me një nga paradigmat më të fuqishme që shënojnë fillimin e shkrimit dhe literaturës shqiptare, apo më saktë me rrënjët e asaj shkolle, të cilën në skicën e vet klasifikuese Sabri Hamiti e ka quajtur shkolla filobiblike:
"Në këtë shkollë letrare, teksti letrar në shqip, në fakt, është derivim i tekstit biblik, që është universal, prandaj edhe emërtimi karakterizues filobiblike.
Madje tekstet letrare zakonisht janë mbrenda librave doktrinarë të krishterë, duke krijuar një shfaqje tjetër të doktrinës. Autori shenjohet, mirëpo statusi i tij ndërron nga përkthyesi, te rikrijuesi e krijuesi". (Sabri Hamiti: "Shkollat letrare shqipe").
Gegnishtja si gjuhë që parapriu tërë këtë traditë, u duk se shënoi konvulset e saj të fundit në të hyrë të viteve shtatëdhjetë, duke e mbyllur çuditërisht fatin e saj sipas një kompozicioni unazë, me përkthimin, ashtu siç e kishte nisur që që nga viti 1462 dhe 1555 me Pal Engjëllorin dhe Gjon Buzukun.
E fundmja shishe e Atlantidës që po mbytej, qenë përkthimet monumentale në gegnisht të Homerit dhe Dantes nga Gjon Shllaku dhe Pashko Gjeçi.
Por nuk kishte qenë krejt kështu. Në vitin 1995 fillojnë të botohen vëllimet e një vepre voluminoze, një trilogji memorialistike - duke e ringritur para syve tanë edhe njëherë atë botë fretërish, teologë e shkrimtarë të katolicizmit shqiptar, një epikë që na përcjell kumtin e një ploje makabre, me mekanizmat e torturës, gjyqet popullore dhe pushkatimet - trilogjia "Rrno vetëm për me tregue" e priftit françeskan At Zef Pllumi.
Si për të përmbushur amanete të moçme, kujtimet e At Zefit vijnë e tregohen në një epokë tjetër, duke shpalosur jo vetëm një afreskë të skalitur të fatit të njeriut nën diktaturë, por, edhe si një përshpirtje e madhe për martirët e kishës katolike dhe kulturës shqiptare që u flijuan për atme e fe.
At Zef Pllumit iu dha të realizojë të pamundurën. Nuk e kam fjalën këtu për heroizmin e mbijetesës së tij në dekada të tëra nëpër burgjet komuniste.
E pamundura që realizoi At Zefi qe përmbushja e amanetit të lënë prej At Marin Sirdanit, jo aq në kuptimin e ngushtë e të drejtpërdrejtë "rrno, për me tregue", se sa në metaforën e përcjelljes së kumtit tek brezat e tjerë dhe të dëshmisë së plojës, e cila, përfton konturin apokaliptik që në hyrje të veprës me alegorinë e Kopshtit të Gethsemanit.
Dhe ajo që e bën unikale realizimin e pamundësisë, është se ky korpus kujtimesh, është i realizuar me gjuhën, korpin dhe shpirtin e kulturës françeskane, e njeriut të mbrujtur, formuar dhe rrituar në atë kulturë, me një vetëdijë gjithmonë të esëllt dhe me një ton vetëpërmbajtje në frazë e stil, si ligjërimi i zymtë e prajshëm i pleqve të Besëlidhjes së Vjetër.
Është pikërisht gjuha ajo lëndë e denjë për një përshpirtje aq të madhe e të thellë, gjuha e përmbajtur dhe meditative e meshtarëve katolikë që i drejtohej popullit në kishë dhe krijimtarisë në rradhor.
At Zefi pati fatin jo vetëm të njeriut që "rrnoi me tregue", por edhe të njeriut në të cilin bujti dhe u mbajt e gjallë gjuha. E nëpërmjet saj, siç e kemi thënë, tradita.
Njeriu është i kredhur në gjuhë, dhe gjuha realizohet përmjet njeriut. Njeriu e krijon gjuhën, dhe gjuha si sistem kolektiv bashkëvepron gjithnjë me folësin individual. Sipas Lotmanit "njësi minimale për shfaqjen e kuptimeve të reja rezultojnë tre prezenca: Unë, njeriu tjetër dhe mjedisi semiotik përreth nesh (diç e ngjashme me trininë!)".
Tradita françeskane, tërë ajo Atlantidë civilizimi kulturor, kishte pritur bardin e vet për të shpështjelluar edhe njëherë tërë rrëmetin epokal, krejt të ndryshëm nga sagat servile e hipokrite të shkrimtarëve të partisë.
Duke lexuar librin e At Zefit ne na përshkon vazhdimisht pikëllimi autorial, por për asnjë sekondë nuk dëgjojmë klithma e ofshama të dobëta qarramane, edhe pse fati e ka dëbuar të shtrënguar si një bishë e ndjekur në qoshk; në pikëllimin e fratit françeskan që kalon torturat makabre, urinë dhe punën e rëndë të kampeve ka një fije besimi dhe shprese për mëshirë, shfajësim, drejtësi dhe një keqardhja e pakufijtë për të gjithë bashkëvuajtësit.
Duket se nga fashikulli në fashikull, libri i At Zefit zbardh ndërmjet rreshtave e ngjarjeve dëshminë: "Ja se çfarë bënë me mua dhe me ju!"
Dhe pa e ndarë këtë të vërtetë, të gjitha episodet e librit, të mësojnë pak nga pak të formulohet drejtë një pyetje, e cila, atje në zgavrën më të thellë të Hadit duhet shtruar kështu: "Çështja nuk është se kush u thye, por kush theu".
Prozator i fuqishëm, mjeshtër i formulimeve të sakta aforistike, artist i tablove dhe skenave dramatike, At Zef Pllumi krijoi një afresk jo vetëm të dëshmisë së kujtimeve, por më së pari, të prozës artistike.
Derivat i traditës kulturore françeskane, nxënës i Fishtës dhe françeskanëve të mëdhenj, i pajisur me një kulturë klasike latine e romane, larg modave të rrejshme, At Zefi krijoi më vete një zhanër të denjë të kësaj tradite, prozën memuaristike të françeskanëve, duke e përnaltësuar në rrafsh epopeje këtë zhanër letrar, të afërt me autobiografinë.
Si regull, ky zhanër, dallohet për një fokusim më të pakët të personazhit dhe një vëmendjeje më të theksuar të ngjarjeve të jashtme.
Por ishujt përsiatës, të ndjerët i flakur, i tradhëtuar, i pambrojtur e pa mbështetje, e bëjnë prozën e trilogjisë "Rrno vetëm për me tregue" një rast të rrallë të romanit autobiografik, të përshkuar nga reflekse ekzistencialiste religjioze.
Poezia e zymtë dhe tragjika e situatave, shpesh të kujton prozën filozofike të Nikolaj Berdjajevit apo Simonë Wejl-it:
"Dola jashtë qytetit, përtej Urës së Bahçallëkut. Fillova me recitue: "Përmbi lum të Babilonit, atje ndejem dhe lotueme, kah na shkonte malli i Sionit". Ecshëm i vetmuem. U mundojshem me e shpejtue hapin, që të mos më xajë nata në rrugë.
Por nata mue më kishte xanë, nata e mendjes. Unë nuk dijshem mâ se kah me ia mbajtë. Ku jam? Ku shkoj? Aty? Atje? Ku? Ç'do të bâj?
Të gjitha ato andrrat rinore: me u bâ frat, me u bâ shêjt, me u bâ dijetar, me u bâ i përmendun për dishka; të gjitha u zhdukën në këtë çast.
E ndjeva vedin se nuk ishem kurrgjâ tjetër por nji balonë, nji tollumbac në havà që sillet në atë drejtim kah ta çojë era. E shka asht era? A thue asht vetë jeta? Trishtim i madh!
O Zot, rri me né se asht kah erret!"
Dhuntia plastike e memuaristikës nën penën e At Zef Pllumit, dëshmitë e saj të paçmuara falë së cilës ne mund të dëgjojmë e të shohim të vetmin pasues të Fishtës dhe asaj "atlantide" kulturore të françeskanëve, ishte, me sa duket, një postscriptum, i vetmi postscriptum i denjë i homazhit, por një postscriptum madhështor i asaj tradite letrare, e cila në disa raste vendimtare i dha profilin dhe fizionominë autentike gjithë letërsisë shqipe.
Pa prezencën e kësaj tradite paradigmatike në krejt historinë e letërsisë tonë, as që mund të imagjonohet plotmëria e sistemit.
Ajo paraqet sot, sipas meje, një jetë të përmbyllur lavdishëm. Dhe ndonëse prania e saj shpesh bëhet model dhe burim frymëzimesh e utopish të reja letraro-artistike, d.m.th., të restaurohet, ajo nuk mund të jetë më po e njëjta.
Rindërtimi i pamjes zanafillore të këtij apo aksh monumenti kulture - është një gjë jashtëzakonisht e vështirë.
Dhe jo vetëm për shkak se pamjen zanafillore askush nuk e ka parë (ndjerë apo përjetuar me gjithë "aurën" e saj). Të gjitha përpjekjet për t'ia bërë duart Venerës së Milosit të trondisin me mungesën e shijes! Ata janë të dënuar të dështojnë qysh në krye të herës. Përse? Sepse në vetëdijen tonë Venera është e paduar, ndërsa Nika e pakokë.
Dhe duke rindërtuar pjesët e humbura, ne prishim jo vetëm monumentin, por edhe diç tjetër, jo më pak të rëndësishme.
Dora e fundit restauruese e traditës së begatë françeskane ishte ajo e At Zef Pllumit, e një ustai të sojit; përshpirtje apo postscriptum, gjithësesi, kjo vepër është dhe korniza, dhe detaji estetik përmbyllës. Ndonëse e trishtë, ajo ka tronditjen e katarsisit pas rënies së perdes në një tragjedi antike.
 
23 Tetor 1871 lindi Gjergj Fishta ,lindi pèr mos me vdek kurr!!!!

MIKROBËT E GJUHËS SHQYPE

Pernjimend se asht nji punë per t’u çuditë, që nji grusht njerëz në gji t’Europës, që jemi na shqyptarët, tue kenë ndoshta kombi ma i vjetri i të gjithë Europës e rrethue per gjith anesh prej kombeve të tjera, ka mujtë me ruejtë deri sod gjuhën e vet m’vedi e krejt të dame prej gjuhëve tjera europjane. E pra, kush nuk u pershkue neper ne! Mjaft me thanë romakët e turqit, dy pushtete të perfrigueshme: e me gjith kta, shqypja gjallë se gjallë, e, shka asht ma teper, perditë tue u zhdrivillue ma fort.

Asht lypë forca e konservatorizmi i nji kombi shqyptar, per me e ruejtë gjuhën e vet të gjallë e të kerthneztë ndermjet zhumhurit të gjuhëve të sllavëve, të grekve e nen imperjalizem të kulturës latine, pse dihet që ka kombe n’Europë, të cillat sod nuk flasin ma gjuhen origjinale të veten, por gjuhë të hueja. Por tue vu në oroe korespondencën e perditshme, që na vjen prej Shqypnijet, shkrimet që çohen me u botue në shtypshkrojë tonë, mundena me thanë, se çka nuk mërrijtjen me ba në gjuhë shqype grekët, romakët, gotët, sllavët etj., janë tue e ba sod shqyptarët vetë: janë tue e hupë gjuhën shqype! Nen shkak që gjuha shqype s’ka literaturë të veten, kanë nisë të shkruejnë shqyp secilli mbas atij qirificit të mendes së vet, pa e vû n’oroe aspak a natyrën e gjuhës, a shijen estetike e arsyetimin e ligjeratës njerëzore. Kanë kndue ndonji fletore të hershme, ase, neper tê, edhe ndonji liber shqyp, botue prej ndoj geget a tosket si neper kllapì a me pasë kenë tue qitë laknuer me nêne e qe se ato 10-15 kokrra fjalë ekzotike, që u kanë mbetë nder trû të shtypuna a librat shqyp, kanë per t’u mundue me e folë, kanë per t’i mbjellë aty-ktu neper shkrime të veta si me lëshue guraleca në brûm të bukës kallamoqe, në short me të thye dhambët e tmallët e shëndosha.

Tjerët kahë nuk i ka lanë shpija mbrendë, kanë kerkue dhenë si parja e kuqe, e kur kanë shtegtue neper Shqypnì, të ngushtuem me u marrë vesht a gega me toskë, a toska me gegë, kanë shkue tue shartue njanin djalekt me tjetrin, pa kurrfarë mjeshtrijet porsi me shartue shegat me fiq e të kanë perba nji gjuhë krejt në vedi, që s’di a asht kàl, a mushk, a gomar e që ma fort se gjuhë shqype, kishte me u dashë me e quejtë sallahane.

E, ka asish masandej, e janë sidomos do nëpunësa në Shqypnì e nxanësat tonë jashta Shqypnije, të cillët, ma fort se me studiue natyrën e gjuhës a librat shqyp kanë per t’u mundue me folë e me e shkrue shqypen mbas mëndyrës që ta flasë drejtori i zyres, per në kjoftë nëpunës e, per në kjoftë nxanës ka per t’i marrë të gjitha veset e shqyptimit e gabimet gramatikore të atij që ta ketë porositë me e marrë në shkollë perjashta: e atëherë na mblon aj breshen fjalësh shumë të bukura e që me shmangien e formave dialektare, per me trajtue kështu gjuhën letrare shqype, si bje fjala njikto rreshta që po i nxjerrim prej nji lajmit botue tash së vonit: Gjithë pjestarvet i ngufoi zemra në gëzim tue ndigjue kto fjalë me randësi tue u qeshun fëtyra, u shperndanë kadalë. Të gjithë dija e gjuhës shqype ka mbetë, per në kjoftë gegë shkruesi me shkrue shumë ë nder fjalë, e per në kjoftë toskë, tue vu sheje hundakësh, punë e pa punë; e kështu, vjen e bahet letra me pikla, e thue se ke shprazë në tê nji kubure kaçalluke mbushë me shasme. E, shka të bindë e të neveritë ma fort asht kta që të gjithë po duen me u mbajtë filologë. Hin e fol me ta, paj, qe besa e besës, ta bajnë kryet per voe kahë vehen kinse me të spjegue, se kjo fjalë vjen prej sanskritishtes, se kjo tjetra asht indo-gjermane, se ajo e treta rrjedh drejtperdrejt prej persishtes: se Majeri i ka thanë kështu, se Pederseni ka shkrue ashtu e kështu Jockel e kështu Jagiç e kështu etj., etj., të tana fjalë si me u pasë ra lnjyra e me kenë tue folë këllapì. Per ta të gjithë literatyra s’asht tjetër veçse nji etimologjì fjalësh e kurrgja ma teper.

Kahë pritojnë me u vu e me zanë më libra shqyp, kta s’e zanë se ka shkrue kush shqyp kurr e pse gja të veten s’kanë të shkrueme, kështu gjithmonë kanë per t’u mbajtë per fjalë të shkrimtarëve të huej, si mbahet kungulli haes per gardh. E kështu, kahë rrijnë kta garguj tue britë permbi filologji e literatyrë, gjuha shqype ka ardhë e asht perzie si flokët e harapit sa me mbërrijtë njeriu me i thanë vedit, jarebi, a di unë shqyp, apo jo? Per në ngjatët puna kso doret, s’ka me shkue shum’ e na kemi me kenë të ngushtuem me folë e me shkrue në gjuhë të huej, pse gjuha shqype ka me vdekë, pa dyshim, mbasi i kanë hî sod mikrobët që janë shkrimtarët e padije e të pa zeje.

Thonë se gjuha shqype s’ka literatyrë e gjuhë letrare të veten. Asht rrenë! Gjuha shqype ka literatyrë, veçse s’ka letrarë, sa kishte me u dashtë. Padija në literatyrë e një shumicës së madhe të shqyptarëvet të sotshëm, ka ba që perparimi i literatyrës së gjuhës shqype sod ka kthye, pak me thanë, 50 vjet mbrapa.

Prej zekthit të marrë që me u dukë letrarë pa kenë, sod asht pshtjellue gjuha shqype në mënyrë që mos me mujtë me këndue dy rreshta shqyp, perpa t’u çue vneri. Urojmë që shqyptarët e meçëm e sidomos Komisjoni Letrar kanë me u mundue me i shtypë me shkrime të veta kta mikrobë parazita të gjuhës shqype.

(Botue:“Posta e Shqypnìs”, 1918, nr.30, F.4).97523D296-FD0B-427C-8211-7B7AA0304FF8.jpeg
 
At Gjergj Fishta në “Lahutën e Malësisë”, duke ju referu Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndër të tjera shkrun:

“…Mandej vjen nji Qafeli,
Prenk Bibë Doda, djale zotni:
Per kah mosha, mjaft i rí,
Por i vjeter per pleqni,
Kur të dojë me folë urti:
Aj asht, Zanë njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
Per të cillin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet,
Zi edhe bardh per të shartohet….”
CA9E6C02-C86F-435F-AB0E-3998DA606E03.jpeg
 
Rrefënte rojtari i Fishtës Ded Gjok Lleshi;
Më ka tregu sa herë, vetë Pader Gjergj Fishta, se eshtë i shpisë Pacit,në Domgjon të Fanit Mirditë, e trojet i ka rrazë gurrës së Domgjonit, rraze Munelles. Ded Gjok Lleshi nga Fani i Mirdite, që ka sherby disa vite pranë Pader Gjergj Fishtes e 11 vite prane Pader Anton Harapi ne Shkoder, i cili ishte mik dhe bashkudhetar i Gjergj Fishtes. Ne foto ;Dede Gjok Lleshi me femijë të familjes së Fishtës, gjate kohes kur sherbente, prane Pader Gjergj Fishtes.

Dede Gjok Lleshi sherbeu disa vite prane Pader Gjergjit Fishtes e 11 vite prane Pader Anton Harapi ne Shkoder, i cili ishte mik dhe bashkudhetar i Gjergj Fishtes.

Ne foto ;Dede Gjok Lleshi nga Fani i Mirdites ( Zalle Xhuxha, Sholth), me femije te familjes te Fishtë s, gjate kohes kur sherbente, prane Pader Gjergj Fishtës.Ket foto Deda ja la me amanet mbeses te tij Nusha Dedaj,(me amanet ket foto qe kam dal me femijet e familjes te Padër Gjergj Fishtes)

Nga familja e Ded Gjok Lleshi eshte aktorja e mirnjohur Roza Xhuxha-Anagnosti, (I ati i Dedes, vllai i gjyshit te Roza Xhuxhes)

Ded Gjok Lleshi, ne kohën e regjimif mbante librat e Fishtes, te fshehura nen dhe, ne dijeni ishin vetem persona te besueshem te tij..!

Dede Gjoke Lleshi ka vdek ne vitin 2004 ne moshen gati 100 vjeçare., me kujtime per Fishten , qe i tregonte deri ne momentin e fundit te jetes te tij..!!!!

Ded Gjok Lleshi, ne Kujtimet e tij me Fishten, i tregoj familjes, shokeve, miqve ne Krahinen e Fanit e kudo ne Mirdite, se si vete Pader Gjergj Fishta, i kish konfirmu origjinen e tij, nga Domgjoni i Mirdites, Familja Paci..!

/———————————————-
Plaku i urtë Ded Gjok Lleshi do rrefente deri në momentin e fundit të jetes të tij: Pader Gjergj Fishta më mori me sherby pran tij disa vite, e me ndihmoj shumë, vetem se isha nga Fani i Mirdites, nga krahina që ishte vete Pader Gjergji, dhe kte ja kishte tregu e konfirmu vete disa here vetë Pader Gjergj Fishta, se eshtë i shpisë së Pacit, nga Domgjoni i Fanit Mirditë, e trojet i ka rrazë gurrës së Domgjonit, rraze Munelles.(Në Domgjon janë të paprekura edhe sot trojet dhe themelet e kullës, ku lindi gjyshi i Fishtës, Simoni i Ndoc Pacit).

Pader Gjergj Fishta, i dergonte të fala familjarve të tij në Domgjon, përmes Ded Gjok Lleshit, sa here që Ded Gjok Lleshi shkonte me leje me pa familjen e tij në Fanë të Mirdites, takonte pleqte e Pacit në Domgjon, Kol Pacin e vjeter, (që ka dhanë interviste në vitin 1941, te Monsinjor Zef Oroshi,, “Fisi jonë nē Fishtë, u themelue prej dy djemve të Shtëpijës sime” ) dhe plakun e urte e të mençur Pren Pacin, (i ati i Mark Pacit që ka mbajt lidhjet e gjakut Domgjon-Fishtë, me sternipin e Fishtes, Nik Tomen), pra Rojtari i Fishtes, Ded Gjok Lleshi nga Fani, ju dergonte të Fala, nga Pader Gjergj Fishta, pleqve të Familjes Paci, me në krye Kol Pacin e Pren Pacin, tē cilet edhe kta i dergonin të falat e gjakut Pader Gjergj Fishtes, permes Ded Gjok Lleshit.

E një jete nuk u ndal Plaku i urte e i mençur, Ded Gjok Lleshi, nuk u ndal duke i tregu miqve e shokeve te tij nga Fani e çdo Mirditori,, që Fishta eshte nga Domgjoni i Mirdites, i shpisë Pacit, me ka thane vete pader Gjergji, dhe sa here shkoja me leje të tij me pa familjen në Fanë, Pader Gjergji, më thonte , të shkosh e ti takosh robt e mi në Domgjon, e ju kam shku në dere të gjithve, Kol Pacit të vjeter e Prenit të Pacit, e ju kam qu të falat e Pader Gjergjit,, ku dhe ata, Kol Paci e Preni i Pacit i dergonin të fala Pader Gjergjit , rrefente rojtari i Fishtes, Dede Gjok Lleshi , deri ne momentet e fundit te jetes te tij..!!
/————————————————-
Ded Gjok Lleshi ishte i perzgjedhur nga vete i Pader Gjergji, qe te sherbente prane tij disa vite, per te vetmen arsye, se Deda ishte nga Mirdita e origjines te Fishtes, e ket ja kishte konfirmuar disa here vete Pader Gjergji..!!!

Dede Gjok Lleshi sherbeu disa vite prane Pader Gjergjit Fishtes e 11 vite prane Pader Anton Harapi ne Shkoder, i cili ishte mik dhe bashkudhetar i Gjergj Fishtes.

Nga familja e Ded Gjok Lleshi eshte aktorja e mirnjohur Roza Xhuxha-Anagnosti, (I ati i Dedes, vllai i gjyshit te Roza Xhuxhes)

Ded Gjok Lleshi, ne kohën e regjimif mbante librat e Fishtes, te fshehura nen dhe, ne dijeni ishin vetem persona te besueshem te tij..!

Dede Gjoke Lleshi ka vdek ne vitin 2004 ne moshen 97 vjeçare., me kujtime per Fishten , qe i tregonte deri ne momentin e fundit te jetes te tij..!!!!

Ded Gjok Lleshi, ne Kujtimet e tij me Fishten, i tregoj familjes, shokeve, miqve ne Krahinen e Fanit e kudo ne Mirdite, se si vete Pader Gjergj Fishta, i kish konfirmu origjinen e tij, nga Domgjoni i Mirdites, Familja Paci..!

Ded Gjok Lleshi, ishte mik i ngushtë i Kol Pacit, që eshtê marr në intervistë nga
Monsinjor Dr. Zef Oroshi në vitin 1941,
i cili e boton në “Shejzat” në Romë:
« Fisi i im-tha-Kol Paci-u themelue në Fishtë nga dy djem prej shtëpijës s’ime,(gjyshi i Fishtes Simon Ndoc Paci dhe kushrini i tij Llesh Paci)të cilët ranë spari n’atë vend tue kerkue vrri per gjatë. E pra këtu i kanë trojet e vjetra e as nji send nuk e kanë shitë as t’eger as të butë”

Të njejtin konfirmim me Kol Pacin, për origjinen nga Mirdita, kishte dhënë edhe vetë At Gjergj Fishta në vitin 1939, se “ trojet e të parëve, në Mirditë nuk i ka shitë, as Falë”, edhe kjo deshmi e është botuar nga Mondinjor Zef Oroshi në “Shejzat” e Ernest Koliqit e Martin Camaj, në Romë.

99E4D8EE-B240-47F2-ABF1-3483B3E41E65.jpeg
 
Gjuha Shqipe sipas Fishtas, asht kumtese e himnit e sublimes ne dialektin Geg, ska gja ma te bukur se gjuhen shqipe te Fishtes, degjojeni ....

 
Në vendlindjen e At Gjergj Fishtes, bëhen bashkë të rinjtë artista të Krahines të Fanit të Mirdites, me të rinjtë e Zadrimes, për të finalizuar vidioklipin e ri kushtuar Homerit Shqiptar, ku pjese e vidioklipit janë edhe stërmbesat e Fishtes.
Mbesa e Fishtes, Motër Ermira Ndoka ishte prezent në krah të gjakut të saj, Besnik Paci, organizatori i ketij vidioklipi ku xhirimet e para, kan nisur në Mirditë, në bjeshkët e Munelles dhe Domgjonin e origjines të Fishtes dhe vazhduan xhirimet në Vendlindjen e Pader Gjergjit, në Fishtë të Zadrimes, ku pjesë e vidioklipit janë edhe stërmbesat e Fishtes, Aurora Ndoka, Benedeta Ndoka dhe Zhaklina Gega (Gostini).

(I ati i Moter Ermira Ndokes, është Albert Ndoka, ku gjyshi i tij është Vëllai i At Gjergj Fishtes, Leka i Ndok Simon Pacit).

Teksti i këngës është shkruar nga teksshkruasi i mirnjohur nga Fani, Fran Laska.
Muzika Fran Përshqefa.
Orkestrimi Edmond Zhulali.
Solist 14 vjeçari i talentuar
Orlando Cera.

Në realizimin e këngës morën pjesë femijët e “Qendres Kulturore të Krahines të Fanit Mirditë” nën drejtimin e profesorit të palodhur, artistit të folklorit Fran Pershqefa dhe femijët nga Fishta e Zadrimes, nën drejtimin e prof. Lin Shtjefni .

Pjesë e vidioklipit është edhe ekselentja Orjeta Domgjoni, që luan rolin e “Jerines” , shkruar nga vëtë At Gjergj Fishta, në kryevepren e tij poetike “Jerina ase Mbretnesha e Luleve”,
gjithashtu pjësë e vidioklipit është edhe 6 vjeçari fenomen Nikoll Valentin Prendi, që lexon dhe interpreton prefekt vargjet e Fishtes.

Xhirimet e vidioklipit po realizohen nga dy të rinjve mirditor, artista të talentuar,,vellezerit, Andi dhe Roland Shqalshi, të njohur si 2BR.
 
Në 80 vjetorin e kalimit në amshim të Át Gjergj Fishtës, duhet ta kujtojmë dhe nderojmë me pietet veprën e tij kolosale.

Unë po e kujtoj me dy mendime të fratit të madh, Át Zef Pllumit:

“Vitet e para të independencës sonë ishin shumë të turbullta...
Flamuri ynë kombëtar ishte i ndaluem. Pater Gjergj Fishta e naltoi nji ditë të vjetit 1913 në kumbanorën e Kishës Françeskane, në mjedis të qytetit, por iu desht të ikte, sepse në atë kohë ky flamur luftohej jo vetëm prej të huejve, por edhe prej shumë shqiptarëve, që nuk e pranofshin “sorrën ogurzeze”.

At Zef Pllumi, te libri "Françeskanët e mëdhenj".

“Tue luftue Fishtën luftohej kombi. Tue luftue Fishtën luftohej gjuha shqipe, tipari kryesor i kombit. Tue luftue Fishtën luftohej bashkimi i shqiptarëve në mënyrë që të përçaheshin mâ tepër si ndër fé ashtu në krahina. Ky kje qëllimi kryesor i asaj lufte të ashpër kundra Fishtës. Natyrisht që çdo kohë ka mercenarët e vet, militantat, rrugaçat, të gatshëm me shitë nanë e babë.”

At Zef Pllumi, parathënia e "Lahutës së Malcis"
77519
 
Freterit Françaskan Minor (vllaznit e urdhnit te At Gjergjit) me rastin e 80 vjetorit te kalimit te poetit kombtar ne amshim, MBAJNE QENDRIM ne lidhje prejardhjen e At Gjergj Fishtes, duke rrezu disa kakofoni te shperndrame nga disa fanatik krahinor te cilet kane vu ne dyshim prejardhjen e tij nga Fishta (Origjina asht gja tjeter).
Ja teskti i marrun nga Nekrologu i Françeskaneve ku At. Fishta cilesohet nga Fishta (siç vet poeti e zgjodhi si mbiemen te vet, ne moshen kur mori Kushtet e Perjetshme Françeskane).

NË 80 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM TË FIGURËS SË NDRITUR ATË GJERGJ FISHTËS

80 vjet më parë, me datën 30 Dhjetor 1940 ka vdekur në Zotin
në Shkodër, meshtari Át Gjergj Fishta nga Fishta, . Personaliteti i tij zotëron jetën kulturore, politike dhe fetare shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të këtij shekulli. I dha një kontribut themelor letërsisë shqipe, duke lënë vepra proze, poezie dhe studime gjuhësore. Vepra e tij kryesore është ´´Lahuta e Malcisë´´.
Mori pjesë me pasion në çështjet politike që çuan në formim kombin shqiptar. Për shkak të ndikimit të tij Provinca e jonë françeskane mbërriti një zhvillim të panjohur më parë. Themeloi dhe drejtoi revistën ´´Hylli i dritës´´ (1913). Qe drejtori i parë i shkollës françeskane (1902), ministër provincial (1935-1938), delegat gjeneral në Provincën Çekosllovake. Për meritat e tij mori titullin ´´ Poet i kombit shqiptar ´´ dhe ´´ Akademik i Italisë ´´. Qe dekoruar nga papa Piu XI dhe nga perandori i Austro-Hungarisë dhe i Turqisë dhe nga mbreti i Greqisë. Qe deputet dhe zëvendës president i parlamentit shqiptar në legjislaturën e parë.
Mori pjesë në kongresin e Manastirit (1908) në të cilin qenë vendosur themelet e alfabetit shqip. Qe anëtar i Delegacionit shqiptar në Paris (1919) dhe në konferencën ndërballkanike në Athinë (1930).
Jetoi 71 vjet dhe qe varrosur në kishën e Shën Françeskut në Gjuhadol afër elterit të Shën Elizabetës. Në vitin 1967 eshtërat e tija qenë shpërndarë kur kisha qe shndërruar në teatër dhe në vitin 1995 qenë gjetur në varr veç pak teprica, dhe qenë rivarrosur me 30 dhjetor 1996.
Marrë nga: Nekrologu i Provincës Françeskane Shqiptare të ´´Zojës Nunciatë´´.
77541
 
Ma ne fund frytet e punve qe po bajme per me lartsu figurat e larta shqiptare si Homerin Shqiptar At Gjergj Fishta, i cili sot u dekorua nga presidenti me Urdherin e Flamurit.

“Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste”,- shprehet kreu i shtetit në një mesazh të publikuar në Facebook.
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Ne deken e At Gjergj Fishtes.

Provinçialati Françeskan
Shkoder
Nr. 366/IX

ETEN TË NDERUESHEM E VLLAZEN TË DASHTUN,

P. Gjergj nuk ka ma Provinçja: kosa e dekës i a kputi ksajë mâ të çmueshmin krah. I pelqej të Lumit të na provojë tuj na marrë njatê qi kje ndera e lumnija jo vetun e Provinçes s’onë, por e të tanë Urdhnit Françeskan e e Shqypnís marë.
Mas njaj smundje të shkurtë të zêmres, së cillës i u shtue edhe të ftofunt në mushkní i forcuem me të gjtiha ngushllimet e Fés, me 30 të mojit të kaluem n’orën 24.45, tuj pasë pranë vllazent e vet, në moshen e 70 vjetve të fillueme, e lá ket shkretí pjestari mâ i çmueshmi i Provinçes s’onë.
E dij, vllazen të dashtun, se ky lajm i zí ká m’u derptue të gjithve zêmren, sikúr shprishi e lnueri ket zêmren e mjerë t’Onen; por të bekojm t’adhrojm né ket provë Kshillet e Atij të Lumit.
Nuk po endem giatë t’u paraqes veprat e meritimet e ktij vllaut t’onë aq të çmueshem e të nderuem prej të gjithve, pse puna do të më qitte teper larg; por as nuk âsht nvoja. Ju vetë i njifni e i dini mâ së miri. Veç po, do të tham se, në kjoftë se Provinçja jonë çmohet e nderohet jo vetun prej marë Shqypnís por edhe nder kome tjera të gjytetnueme tuj gzue ket pozicjon qi ká, meritimi mâ i pari e mâ i madhi âsht padyshim i P. Gjergjit. Ky kû me fjalë kû me shkrime, kû me vepra e kû me kshille drejtoi fuqit e bashkvllazenve të vet mas programit: Fé e Atme.
Në ket dekë kaq të shemtueshme; âsht lecim për zêmer t’onë, qi posë ngushllimeve shpirtnore, vûm oroe se, i madh e i vogel tuj i a fillue prej Papet, Mretit, Musolinit, Generalit t’Urdhnit e të gjitha auktoriteteve mâ në shêj të Shqypnís e t’Italís, mueren pjesë, tuj na drejtue perdhimtimet e veta në ket rasë a telegrafisht a me prani të veten e tuj marrë pjesë në salikime të tija, të cilat kjenë vertè të madhnueshme. Mundet m’u thânë se të tanë Shqypnija, pá dallim besimi, e percuell p. Gjergjin në të mramin pushim, me lot per faqe.
Zoti i pasët falë Parrizin e u lutë per né!
Mas vendimeve të Provinçes Art. 2. n. 6 Meshtarët kan detyrë me thânë ka dy MeshëpPer shpirt të tij. Klerikët e laikët mas n. 18 të K.U. të bajn tri herë Udhen e Shêjtes Krygjë.

Shkoder 3.I. 1941
P. Çiprijan Nika, OFM
Provinçjal

781717817278173
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.