Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjermanët dhe objektet delirante të pushtetit

U

Universal

Guest


Në mars të vitit 1938 pas hyrjes së trupave naziste në Vienë, Hitleri urdhëroi konfiskimin e heshtës së Longinos (sipas Biblës ushtari romak Longino qëlloi brinjën e Krishtit) dhe u transferua fillimisht në kishën Santa Catalina të Nurembergut dhe më pas në bunkerin e Panier Platz. Disa historianë pohojnë se në të njëtin moment që Hitleri vrau veten në bunker amerikanët gjetën heshtën në një vend të fshehtë, duke shtuar kështu edhe mistikën e saj. E vërteta duket më prozaike. Gjithçka tregon se aleatët e gjetën muaj më parë se vdekja e tij. Sipas historianëve kjo heshtë nuk është veçse një thikë prehistorike e epokës së hekurit, prej 30 cm gjatësi e ndarë në dy pjesë që lidhen nga një dorezë argjendi, ruhet në pallatin vienez të Hofburgut. I thyer është edhe Guri i Zi i ruajtur nga muslimanët në xhaminë e madhe të Mekës.



Me diametër 30 cm, përbëhet nga disa pjesë nga i njëjti gur, të bashkuar nga një kornizë argjendi, një zjarr në vitin 683 e fragmentarizoi.Tradita islamike tregon se engjëlli Gabriel ia dha Abrahamit, i cili me ndihmën e të birit, Ismael ngriti një tempull për ta nderuar e njohur si Kaaba që përfaqëson qendrën e vetë universit për muslimanët. Në fakt 7 xhirot që pelegrinët duhet të bëjnë rreth Kaaba-s është kujtimi dhe homazhi i engjëjve që rrotullohen rreth diellit, këto xhiro fillojnë dhe përfundojnë tek Guri i Zi. Përtej natyrës së tij që disa besojnë se është meteorike, guri lidhet me omphalos ose përfaqësime të qendrës së botës. Omphalos është një pikë që sinjalizon 4 drejtimet ose pikat kardinale duke e ndarë në 4 pjesë horizontin. Omphalos organizon hapsirën dhe kohën dhe mund të ekzistojnë shumë qendra të botës meqë nuk është veçse një zgjatje hapsinore e drejtimeve të trupit njerëzor: balli, shpatulla, brinjët dhe secili prej nesh gjendet në qendër të universit të vet. Kështu omphalosi i hinduve është mali tibetian i Kailash, në Himalaje dhe për hebrenjtë është mali Moria në Jeruzalem.



Përsa i përket objekteve të pushtetshme për të cilën nuk ia dimë vendodhjen e saktë është Arka e Aleancës. Është një arkë druri akacie që ka përmasa 1.10 metra gjatësi 65 cm gjerësi dhe 65 cm lartësi. Sipas Eksodit, Moisiu e mori nga këtë urdhër nga Yahvé për të ndërtuar arkën. E kështu e ndërtoi. Përfundimi është një mobilje me formë drejtkëndëshe, e punuar nga acacia dhe e mbuluar me ar, kapaku i secilës ka dy kerubinë. Bibla e konsideronte arkën si një armë më vete, në mënyrë të tillë që duhej të mbulohej me copë para se të ngrihej sepse një prekje sado e vogël mund të provokonte vdekje të mënjëhershme. Është e sigurt se gjatë natës kishte një shkëlqim rreth arkës që shkonte drejt qiellit dhe kishte një lloj tymi që i vërtitej gjatë ditës.

Vendodhja e saj humbi përgjithmonë në vitin 587 para krishtit, kur mbreti Nabucodonosor II pushtoi Jeruzalemin dhe plaçkiti tempullin e Solomonit duke marrë gjithçka nga thesaret e tij. Një dokument thotë se gjermanët e kërkuan nga një department i krijuar nga një professor posaçërisht për zbulimin e relikeve dhe objekteve të kultit të quajtura Ahnenerbe.



Titulli i këtij operacioni ishte “Operacioni i Trombave të Jerikos”, një aludim për historinë biblike kur hebrenjtë pushtuan Jerikon falë fuqisë së arkës. Sipas këtij versioni nazistët kontaktuan një hebre, rezident në Toledo që t’u tregonte si të hapnin pa rrezik arkën, të cilën mendonin se do ta gjenin në Egjipt. Megjithatë humbja e luftës është edhe mossuksesi i objektivit të tyre. / Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.