Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjermani, social demokratët, të Gjelbrit dhe liberalët pajtohen për bisedime mbi qeverinë e re

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Gjermani, social demokratët, të Gjelbrit dhe liberalët pajtohen për bisedime mbi qeverinë e re​


Thumbs B C D4a9de0a2029fbfc98e46d6bf6ae86bc

lg.php


Social demokratët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje fillestare me të Gjelbrit dhe liberalët për të filluar negociatat formale për formimin e qeverisë së re.

Në një konferencë për media në Berlin, kandidati për kancelar i Partisë Social Demokratike (SPD), Olaf Scholz, tha se partitë arritën një marrëveshje mbi një plan dhe konkluduan bisedimet e tyre eksploruese.
“Ne, në fakt, arritëm sukses, ne u pajtuam për një dokument për bisedimet e koalicionit. Kjo tani mund të shërbejë si bazë e marrjes së vendimeve për partitë”, tha Scholz.

Scholz tha se liderët e partive politike tani do të prezantojnë rezultatet te organet përkatëse të partive të tyre dhe do të kërkojnë miratimin e tyre për të filluar negociatat formale për të formuar një qeveri koalicioni trepalësh.
lg.php

Social demokratët fituan ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit, por nuk arritën numrin e nevojshëm të shumicës në parlament, ndërkohë, dy partitë më të vogla, të Gjelbrit ambientalistë dhe liberalët pro-biznesit dolën si vendimmarrëse, ndërsa koalicioni i ardhshëm do të varet nga vendimet e tyre.
Koalicioni konservator CDU/CSU i kancelares Angela Merkel u rendit u dyti në zgjedhjet e 26 shtatorit, por pësoi rezultatin më të keq të zgjedhjeve të përgjithshme që nga viti 1945.

Pas 16 viteve në pushtet, Merkel po bëhet gati për t’u larguar nga politika aktive më vonë këtë vit. Ajo do të ushtrojë detyrën e saj të tanishme deri në formimin e një koalicioni të ri./AA


"Balkanweb"
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.