Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjermania dhe rikthimi në jetë pas vdekjes.

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
FB_IMG_1630263976396.jpg

Në vitin 1945, Gjermania kapitulloi para aleatëve kundërshtarë, por vetëm pasi vendi ishte shndërruar në një pirg të madh gërmadhash. Popullin e kishte e kapluar ndjenja e demoralizimit dhe humbjes së shpresës. Pesë milionë gjermanë gjendeshin në burgjet e Siberisë, mbi dhjetë milionë të vrarë, shtëpi dhe qytete të rrafshuara me tokën. Shumica e popullit përbëhej nga gra, dëshmitare të përdhunimeve masive nga ushtria e kuqe në Berlin. Fëmijë të braktisur, e pleq pa përkujdesje. Fenomeni i vetëvrasjes u përhap frikshëm.
Por... më pas lindi ideja e rilindjes, nën udhëheqjen e grave dhe në mungesë të plotë të qeverisë. Gra e pleq, filluan të pastrojnë rrënojat dhe të ndërtojnë shtëpitë nga e para. U mblodhën librat dhe letrat nën rrënoja, që të mundësohej rifillimi i shkollave. Mbi muret e pakët që kishin mbetur në këmbë u shkruan slogane motivuese dhe shpresëdhënëse të tilla si:
Mos prit të drejtën tënde!
Bëj çfarë të mundesh!
Mbill shpresë para grurit!
Nga viti 1945 deri në vitin 1955, i gjithë vendi u fokusua në ndërtimin e shtëpive. Me shpresë dhe besim korrën sukses. Gratë filluan të njiheshin si “Gratë e banesave të rrënuara”. Në vitin 1954, Gjermania fitoi kupën e botës në futboll, edhe pse gishtat e këmbëve të lojtarëve shiheshin me sy për shkak të këpucëve të grisura.
Vitet 1955 – 1965 ishin vite të ndërtimit të fabrikave dhe uzinave. Mungesa e burrave, e detyroi vendin të marrë krah pune nga vende të tjera, sidomos nga Turqia. Puna ishte një vlerë që përkthehej në shpresë dhe seriozitet.
Nga viti 1965 deri në vitin 1975, filluan të shfaqen kapitalet dhe biznesmenët e parë të fuqishëm. Çdo biznesmen, mori përsipër pesëdhjetë të rinj për ti ushtruar dhe mësuar profesione. Më vonë, dy Gjermanitë u bashkuan në një dhe vendi u shndërrua në fuqinë më të madhe ekonomike në mbarë Evropën. Misioni i vetëm i medias ishte mbjellja e shpresës.

Elmaz Fida
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.