Kërkesa ishte bërë nga autoriteti i mjeteve motorike KBA, që njoftoi se kjo pajisje mund të sjellë një rritje të prodhimit të oksideve të nitrogjenit.
“Porche” ka konfirmuar marrjen e këtij dokumenti zyrtar.
Automjetet e prekura janë 6 755 “Cayenne” 4,2 litra V8 TDI, 3 954 prej të cilave ndodhen në Gjermani dhe 52 831 “Macan” 3,0 litra V6 TDI, nga të cilat 15 180 janë në Gjermani.