Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjethja e dafinës

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Gjethja e dafinës​



Gjethja e dafinës.jpg

Gjethja e dafinës, bima që bën mrekulli për shëndetin

Gjethja e dafinës është bimë çudibërëse dhe është dëm të përdoret vetëm si shtesë e gjellëve. Ajo ngadalëson plakjen, qetëson, ndihmon në luftën kundër baktereve dhe i shëron rrugët e frymëmarrjes. Ekspertët thonë që dafina është bimë shumë e fuqishme, e cila rinon, përmirëson humorin, pastron trupin, zgjidh problemin respirator etj.

Ndihmon te nervozizmi dhe lodhja
Kombinimi i kimikaleve në fletën e dafinës vepron në mënyrë qetësuese në trup dhe në mendje.
Ndizni disa fletë të vogla në hapësirën në të cilën qëndroni dhe thitheni atë tym. Megjithatë, mos e bëni këtë para se të flini gjumë, sepse aroma e dafinës së djegur mund t’jua humbë gjumin.

Pastron mukozën nga mushkëritë
Fleta e dafinës është stimulant i rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të mukozës nga mushkëritë.
Mënyra më e mirë është që t’i nxirrni fletët e njoma apo të thata në ujë të nxehtë dhe ta thithni avullin. Ndihmon edhe lyerja me vaj e gjoksit. Kjo shëron alergjinë dhe astmën.

Ndihmon personat me diabet
Hulumtimi ka treguar se konsumimi i tre gramëve dafinë në ditë zvogëlon nivelin e glukozës te njerëzit të cilët kanë diabetin e tipit 2.

Është e mirë për metabolizëm
Qitni sa më shumë në ushqim ose bëni
masazh barkut me vaj dafine pas racionit. Kjo do t’i krijojë tajitje të shpejtë dhe përpunim të ushqimit në lukth.

Puna e rregullt e zemrës
Bashkimi organik i gjetur në dafinë forcon muret e kapilarëve në zemër dhe ndihmon në eliminimin e kolesterinës së keqe nga trupi.

Shëron inflamacionin e nyjave
Nëse keni probleme me nyjat, me vaj dafine bëni masazh zonës së nyjave dhe shtoni sasinë e fletëve të dafinës të cilën e shtoni në ushqim.

Është efikase edhe te infeksionet urinare
Përzieni pluhurin e dafinës me qumësht dhe pini këtë pije kur t’ju shfaqen këto probleme. Fjala është për recetën e vjetër për eliminimin e infeksioneve urinare./rd.al
 

Njihuni me 4 kurat më të mira natyrale me dafinë​



u5-1.jpg



Shqiptarët kanë një histori të gjatë të mbjelljes së dafinës në kopshte dhe tarraca dhe kanë gjetur 1001 mundësi për ta përdorur atë. Ajo besohet se sjell fat në familje dhe sipas gojëdhënave thuhet se mbjellja e bimëve të dafinës afër shtëpive, mënjanon goditjet e rrufeve. Gjethet e dafinës vijnë nga familja Laurus Nobilis vendlindja e të cilës është Mesdheu.

Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A. Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, kaliumi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Hekuri është thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.

Dafina Për Terapi Aromatike
Aroma karakteristike e dafinës ka veti qetësuese për mendjen dhe trurin. Ajo gjithashtu hap rrugët e frymëmarrjes. Vendosni 3-5 gjethe dafine në një enë dhe digjini. Aroma e dafinës do të mbushë ambientet tuaja me erë të mirë e qetësuese.

Dafina Për Flokë Të Shëndetshëm
Dafina është shumë e mirë për flokë të thatë e të dëmtuar.

Për të rikthyer shëndetin e flokëve ju nevojiten:
24 kokrra karafili,
5-6 gjethe dafine
Ujë

Mbusheni një tenxhere të vogël me ujë dhe vendoseni në zjarr. Kur uji të jetë nxehur mjaftueshëm hidhni karafilin dhe lërini të valojnë për mbi 10 minuta, deri sa uji të bëhet i verdhë. Shtoni gjethet e dafinës dhe përziejini herë pas here për pesë minuta dhe lëreni të ziejnë për 10 minuta të tjera. Hiqeni tenxheren nga zjarri, prisni të ftohet pak uji dhe më pas kullojeni. Lëngun aplikojeni në rrënjët e flokëve, masazhojeni, mbështilleni me një peshqir dhe mbajini gjatë gjithë natës. Të nesërmen lajeni flokun normalisht.

Për Lëkurën Dhe Dhëmbët
Dafina është një gjethe e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ajo ka efekt shtrëngues për lëkurën. Ekspertët thonë se dafinën mund ta përdorni si maskë në lëkurë duke e bluar në formë pluhuri.

Për këtë maskë ju nevojiten:
Gjysëm luge gjelle dafinë pluhur. Një lugë gjelle ujë. Përziejini së bashku dhe vendoseni në lëkurë, sidomos nëse keni njolla dhe nxirje. Ju mund të përdorni pak nga ky pluhur duke e vendosur në pastën e dhëmbëve për një pastrim më rrënjësor të tyre.

Kundër Gjakderdhjes
Nëse keni gjakderdhje të shpeshta nga hundët, duhet të përdorni dafinën. Hidhni tre gjethe të grira trashë të dafinës në një tenxhere të vogël ku keni hedhur dy gota ujë. Ziejini për 10 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni. Të njëjtin lëng mund ta përdorni edhe gatime për tu dhënë aromën e ndezur dhe karakteristike./AgroWeb


Top Channel
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.