Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjithçka është e mundur në universin tonë të pamasë.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Që prej fillimit të njerëzimit, njerëzit kanë vështruar yjet, duke pyetur se çfarë mrekullish mund të jenë atje larg. Me zhvillimim e shkencës dhe teknologjisë, më në fund kemi disa përgjigje. Kemi mësuar se planetët tanë fqinjë rrotullohen rreth diellit, ashtu si Toka. Kemi zbuluar nebula kozmike të një bukurie të pabesushme, yje që shpërthejnë në supernova, madje edhe vrima të zeza. A është njerëzimi gati për zbulimin më të madh?
Me instrumentet tona, satelitët dhe anijet kozmike të cilat po zhvillohe akoma më shumë, po gjejmë akoma më shumë planetë të largët. A gjendet ndonjë tokë tjetër në thellësitë e pamasa të hapsirës? Mund të ketë atje jetë aliene?

Përgjigjet gjenden atje tej, në universin tonë. Toka. Planeti ynë i kalter dhe i bukur. Shtëpia jonë. Këtu jetojnë më shumë se 7 miliard njerëz. Përkrah detit, në tokë, nëpër male, dhe në qytetet e stër-mëdha. Ne jemi zhvilluar nga njerëzit e shpellave në shoqërinë e informacionit. Shkenca po studion çdo aspekt të natyrës, qoftë në planetin tonë, dhe përtej tij. Janë krijuar arkiva të mëdha të dhënash, duke i dhënë përgjigje shumë pytjeve. Kemi bërë një rrugë të gjatë që nga fillimi i epokës së hapësirës, kur u lëshuan satelitë e parë, dhe kur njeriu shkeli në hënë. Sondat tona i kanë vizituar të gjithë planetë e sistemit tonë diellor duke na dhëna shumë të dhëna. Tani e kuptojmë sesi punon sistemi ynë në këtë univers. Janë tetë planetë kryesorë./vizioni.info/

Merkuri, i cili ndodhet më afër diellit, dhe është jopjellor.
View attachment 20222
Venera, me atmosferën e gjerë dhe vullkanet e tërbuar.
View attachment 20223

Toka, planeti i vetëm që bart jetën.
View attachment 20224

Marsi, planeti i kuq, një fqinj i cili është vizituar shumë nga pajisijet njerëzore.
View attachment 20225

Jupiteri, një gjigant i gaztë, me mbi 70 hëna.
View attachment 20226

Saturni, me sistemin e unazave gjigante.
View attachment 20227

Urani dhe Neptuni, “gjigantët e akullt”.
View attachment 20228
View attachment 20229

Përtej tyre shtrihet një fushë e gjerë asteroidesh dhe disa planetë xhuxhë, si Plutoni dhe Erisi.
View attachment 20230
View attachment 20231
 
Të gjithë këta trupa qiellorë rrotullohen rreth diellit. Është qendra e sistemit tonë diellor, si dhe superfuqia e tij. Pa diellin, jeta në tokë s’do të ishte e mundur. Praktikisht, dielli është një reaktor bërthamor gjigant që prodhon rrezatim dhe dritë. Për ta parë diellin me sy të lirë, duhet ta ulim ndriçimin e tij se paku 98%. Pas kësaj do e shohim sipërfaqen e tij pulsuese. Temperatura e këti gjiganti është mbi 1.6 milion gradë celsius. Zonat e errëta janë njollat diellore. Ato janë kratere plazme në madhësinë e tokës, ku temperaturat janë më të ulëta. Zonat me ngjyr më të çelura, në anën tjetër, janë shperthimet diellore. Plazma atje arrin temperatura deri në 5.5 milionë gradë. Këto shpërthime shkaktojnë gurgullima si ato që krijohen këtu në një pellg, kur në fakt këto valë janë 3.2 km të larta, dhe levizin me qindra mijëra km/orë. Temperaturat më të larta gjenden në bërthamën e dillit, duke shkuar pothuajse 16.6 milion gradë, sepse këtu hidrogjeni bashkohet vazhdimisht me helium. Nëpërmjet këtij proces bashkimi nuklear, dielli çliron energji të barabartë me miliona bomba atomike çdo sekondë. Një pjesë e konsiderushme e kësaj energjie çlirohet në formën e fotoneve. Këto fotone vërsulen nga bërthama drejt sipërfaqes me shpejtësinë e dritës, por gjatë rrugës përplasen me materien kaq shpesh, sa që i duhen mijëra vjet që më në fund të përhapën në hapsirë. Që atje, atyre i duhen rreth 8 minuta për të përshkruar 160 milion km deri në Tokë, duke mbërritur këtu si ajo që ne e njohim ‘dritë dielli’. Por dielli nuk na jep vetëm dritën. Ai është përgjegjës për 99% të energjisë që merr Toka. Në të gjithë energjinë e njerëzimit, kemi prodhuar më pak energji sesa dielli shperthen në një sekondë.
View attachment 20232View attachment 20233
Kjo ngre një pytje. Si u krijua një objekt kaq i fuqishem?
Ai ka lindur nga një re kozmike rëre dhe gazi. Këto grumbullime të mëdha të materies mund të gjenden në të gjithë universin. Ato quhen Nebula. Këto nebula kanë shumë forma dhe madhësi, dhe disa prej tyre kanë një bukuri mahnitëse. Për shembull, nebula “Koka e kalit”, e cila ngjan si një kalë që ngrihet mbi një mjegull rozë.
View attachment 20234View attachment 20235
Horse head nebula

Dhe nebula me kokë shtrige, e cila e vështron hapsirën me furi me sytë të bërë prej yjesh gjigantë.
View attachment 20236
View attachment 20237
Apo nebula Flakë, që ngjason si një ferr i tmerrshëm i shtrirë prej miliona miljesh.
View attachment 20238

Në nebulen Karina, ylli gjigant, Eta Karina, është babai i shumë yjeve më të vegjël. Ky yll ka një masë 100 herë më të madhe se ylli ynë. Rëra e yjeve, me të cilën është bërë nebula, është e përbërë nga kristale, substanca amorfe dhe zinxhirë molekularë. Kjo materie përhapet nga çlirimet e rrezatimeve të Eta Karines. Grimcat shtyhen në shpejtësi të ndryshme, në varësi të dendësisë së tyre. Rezultatet janë forma kaotike të një bukurie magjepsëse.
View attachment 20239
Duken shumë forma të ndryshme si ato në forma gishtash, të cilat janë të zakonshme.

Ky është një shembull i famshë i cili është quajtur “kolonat e krijimit”. Emër i duhur, sepse në secilin nga këta gishta, lindin yje të rinj. Këtu materia është shumë e dendur, e kompresuar nga rrezatimi diellor dhe graviteti. Faktikisht, presioni bëhet aq i lartë, saqë shkakton një shpërthi atomik. Nga i cili lind një yll i ri. Në çast, ndodh një rrezatim masiv rrezatimi diellor, i cili shndërrohet në një valë goditëse. Në nebulën Shqipnjë, mund të shohim një valë të tillë në konturin e zbehtë në majë të formacionit. Kjo valë goditëse vepron si një dash që kompreson dhe ndez materien, duke vazhduar procesin e lindjes së diellit. Në disa raste, materia e mbledhur nuk është mjaftushëm e madhe, dhe ylli i ri nuk arrin ta mbajë shpërthimin bërthamor. Rezultati është një xhuxh i kaftë, një trup qiellor midis një ylli dhe një planeti gjigand. Por nëse ndezja del me sukses, fillon një reaksion i ri zingjiror, i cili përfundimisht mund të shpjerë në formimin e jetës. Graviteti i yllit të porsalindur vë në lëvizje materien rreth tij. Pjesët e tjera afër nebulës tërhiqen, dhe filloj të rrotullohen rreth yllit. Formohet një disk i stërmadh. Teksa materia rrotullohet, fillon një proces shtesë. Ky është një efekt i gravitetit zero i cili bënë që grimcat të ngjiten se bashku. Në këtë mënyrë, fillojnë të formohen masa më të mëdha materie. Teksa bëhen më të mëdha, ato formojnë asteroidet. Të drejtuara nga tërheqja gravitacionale e yllit ato përplasen vazhdimisht me njeri tjetri , duke formuar një formacion më të madh shkëmbor. Disa bëhen aq të medhenj sa të kenë tërheqjen e tyre gravitacionale, dhe si pasojë mbledhin më shumë material. Me kohën, ky proces shpie në formimin e planetëve. Disa nga këta planetë zhvillojnë dhe atmosferën e tyre duke mbledhur grimcat e gazeve të cilat lundrojnë në hapësirën përreth.

Toka jonë u kriju në të njëjtën mënyrë. Pas formimit të bërthamës nga materialet e diskut të diellit, toka e re u bombardua vazhdimisht nga asteroidet dhe trupat e tjerë qiellorë. Në atë kohë, Toka ishte më afër diellit, dhe ishte shumë, shumë e ngrohtë. Sipërfaqja e saj ishte një oqean i madh llave. Nuk kishte kore, as tokë, madje as ujë, vetëm nxehtësi, llavë dhe zjarr. Kometat vazhdonin të përplaseshin me sipërfaqen përvëluese, duke e ngritur temperaturën pas çdo goditje. Planeti i ri pësoi një përplasje masive me diçka gjigante, një planet tjetër gjatë formimit. Impakti ishte aq i ashpër, sa hoqi një pjesë të mantelit të Tokës. Atëherë mbetjet formuan një unazë përreth Tokës. Nëpërmjet procesit të bashkimit, këto rrënoja formuan hënën pas miliona vite. Toka, nga ana tjetër, u flak në në një rrotullim të furishëm nga ajo përplasje e tmerrshme. Rrotullohej aq shpejt, sa një ditë zgjaste vetëm 6 orë. Pas qindra miliona vite, gradualisht u ngadalsua përsëri. Gjithashtu, pjesa tjetër e diskut planetar të diellit më në fund ishte përdorur, duke formuar planetët dhe hënat. Si pasojë, bombardimet yjore u ulën, në mënyrë që sipërfaqja të mund të ftohej. Kjo çoi në formimin e një koreje të ngurtë prej guri. Prapë, kishte akoma shpërthime të vazhdushme të vullkaneve. Ata nxirrin llavë dhe gaze, dhe Toka pësoi shumë ndryshime. Meteorë gjigantë akulli sollën ujë nga thellësitë e hapsirës, të cilët formuan oqeanet e parë. Me kohën, u formua një atmosferë. Uji i avulluar u kondensua, dhe u kthye në sipërfaqe në formën e shiut. U vu në lëvizje një cikël hidrologjik dhe pas miliona vitesh, avullimi dhe rreshjet gërryen sipërfaqen e gurtë të Tokës. Super kontinenti i parë i Tokës u copëtua disa herë, dhe ngadalë, masat e tokës morën formën e kontinenteve që njohim sot.

Pra kjo është Toka në të cilen jetojm sot.
Bashkë me shoqëruesen e heshtur, hënën.
View attachment 20240
Duke qenë trupi qiellor më i afërt me atoken, hëna e ka ushqyer imagjinaten e njerëzve për mijëvjeçarë. Idea e alienëve në hënë është komunikuar nëpërmjet pikturave, këngëve dhe shkrimeve. Madje edhe disa nga filmat e parë pa zë përshkruanin jetën në hënë. Por me zbritjen e njeriut të parë në hënë në 1969-ën, u parashikua me të drejtë se asteonautët nuk do të hasnin gjurmë njerëzish. Megjithatë hëna mbetet ende tërheqëse. Shoqërusja e Tokës është hëna e 5 më e madhe në sistemin tonë diellor. I duhen 4 javë për të orbituar rreth Tokës, një fakt që pasqyrohet në gjuhën tonë të përditshme. Fjala “muaj” është një derivat i fjalës “hënë”. Për shkak të tërheqjes gravitacionale të saj, hëna është pëgjegjëse për baticat dhe zbaticat e oqeaneve tanë. Ajo madje ndikon dhe në sjelljen e disa lloje peshqish dhe insekteve këtu. Për sa i përket pamjes, hëna mbetet pak e plogët, sepse është e mbuluar e tëra me rërë gri. Shtresat e rërës janë krijuar nga përplasjet e meteorëve. Për shkak të mungesës së atmosferës, ata përplasen në sipërfaqen e hënës pa pengesa, dhe bëhen pluhur gjatë procesit. “Rëra e hënës” e prodhuar në këtë mënyrë faktikisht ngjan me rërn. Ose shkenctarisht, regolith. Pavarsisht mungesës së ujit, ne akoma e grupojmë sipërfaqen e saj në “tokë” dhe “det”. Kjo bëhet për shlak të besimit të hershëm se zonat errëta kanë patur ujë më parë. Tani e dimë se këto “dete” janë në fakt basenet e llavës së ngurtësuar. Në ditët e hershme të hënës, bërthama e saj ka qenë e shkrirë. Asteroidet e rëndë e çanë koren, dhe krateret e përplasjes u mbushën me llavë. Mjaftë interesante është se hëna është ende gjeologjikisht aktive dhe sot. Në fakt, tërmetet në hënë ndodhin deri në 10 herë në ditë. Shumica janë të moderuar, por disa arrijnë nivelin 5 të gradës rihter. Fatmirësisht, shkëmbinjetë këtu nuk e kanë bezdi. Edhe pse peisazhit të hënës i mungon larmishmëria, mund ta shohim një pamje madhështore nga ajo. Planeti ynë mëmë, i kaltert, ngrihet magjisht dhe mund të kesh një pamje perfekte të yjeve, pa atmosferë ose ndotje që të pengon pamje si në Tokë. Për disa arsyje, shkencëtarët kanë lëshuar teleskopë gjigantë në orbitën e Tokës. Ata shërbejnë për një sksplorim më të thellë të hapsirës, duke dhënë përgjigje për krijimin e vetë universit. Ata gjithashtu kapi imazhe mahnitëse të nevulave yjore. Një shembull i shkëlqyer është kjo pamje e nebulës Amerika e cila ngjason me formën e kontinentit të Amerikës së veriut. Kamerat mund të kapin dhe dritë të padukshme për syrin e njeriut. Në pamje infra të kuqe kjo nebula duket komplet ndryshe por më pak magjepsëse. Një eksperiencë vizuale plotësisht e ndryshme jepet nga kompleksi e reve Ro Opuçi, e cila është fabrika e yjeve më e afërt me Tokën. 300 yjet që gjenden këtu kanë një moshë mesatare prej 300,000 vjetësh. Kjo i bën që të jenë ‘bebe’, nga këndveshtrimi i moshës së yjeve. Yjet më të vjetër që janë zbuluar kanë qenë rreth 12 miliardë vjeçare. Pleiada, e njohur dhe si ” Shtatë Motrat”, shihen lehtë nga Toka. Kjo i ka bërë që të jenë subjekt i disa shkrimeve dhe legjendave të vjetra. Këta yje u krijuan në kohën kur dinosaurët endeshin në Tokë, rreth 100 milion vjet më parë. Disa ekspertë besojnë se dhe dielli ynë ka lindur në një rajon të dendur yll-formues si Pleiada, dhe lëvizi në pozicionin e sotëm gjatë miliona vitesh. Ky përfundim mund të nxirret nga mundësitë e ekzaminimeve të sotme, orët e pabesushme të hapsirës. Astronomet e parë nuk e kanë patur këtë luks. Në fillimet e hershme, ata duhet të përdornin sytë për të dalluar objektet e ndryshme yjore. Një nga më të shndritshmit gjatë natës ishte Jupiteri, kështu që Romakët i vunë emrin e zotit të tyre kryesor. Me shpikjen dhe përmisimin e teleskopëve, pamja u bë shumë më e qartë. Sot, veçanërisht falë sondave njërzore si vojaxheri, kemi një kuptim më të mirë të planetit më të madh në sistemin diellor. Babilonasit e quajtën Jupiterin “Mbret i Yjeve”, dhe, në fakt, ai e ka mbretërinë e vet. Me mbi 70 hëna e tij, disa pothuajse më madhësinë e planetëve, gati mund të themi se ai e ka sistemin e tij diellor. Kur e shohim nga afër planeti, gjëja e parë qe vëmë re janë formacionet shumë ngjyrshe të reve. Jupiteri është një gjigant i gaztë, që do të thotë se ai është i bërë vetëm nga gazi. Në 1996, anija kozmike Galileo lëshoi një në këto re. Gjatë rrugës, ajo regjosteoji erëra me shpejtësi të dhunshme, dhe një presion shumë të madh rritës. Pasi u zhyt 100 milje, presioni u rrit aq shumë sa ta shkatërronte sondën. Më tej, nuk ka shumë gjëra për të parë. Teksa presioni bëhet gjithnjë dhe më i madh, gazet e atmosferës lëngëzohen pa ndonjë kalim të dukshëm. Kjo do të thotë se Jupiteri madje nuk ka as sipërfaqe ku të mund të uleshim. Një shenjë dalluse nga jashtë e atmosferës së Jupiterit është “Njolla e madhe e kuqe”, një vorbull gjigande e palëvizshme. Diametri i saj është tre herë më i madh se i Tokës, dhe mesa duket nuk pëson ndonje ndryshim të dukshëm. Në fund të fundit, egzistenca e saj u regjistrua në vitin 1664.

Të katër planetët e fundit, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni janë gjigantë të gaztë. Kështu që ata janë të ngjashëm, siç është mungesa e sipërfaqes. Megjithatë, Saturni duket shumë i veçantë. Ai shoqërohet nga një sistem masiv unazazh. Saturni është planeti i 6 i sistemit diellor. Edhe pse ai është mbi 1 miliardë km larg, është i dukshëm me sy gjatë natës. Për shkak të madhësisë gjigante qe ka, në të mund të futeshin rreth 700 planetë me madhësinë e Tokës. Sistemi i dukshëm i Unazave është gjithashtu gjigant. Duke përdorur dhe teleskopët më të thjeshtë, ai mund të shihet nga Toka. Por nga çfarë janë bëra këto unaza? Duke u afruar, mund të dalljomë me mijëra unaza të dukshme. Siç rezulton, ato nuk janë aq solide sa duken në fillim. Në fakt, ato janë të bëra nga asteroidet që rrotullohe rreth planetit. Është një gamë e ndryshme madhësish, nga ciflat e rërës deri në 10 metra të gjerë. Disa nga hënat e vogla të Saturnit kalojnë mes këtyre unazave. Këto hëna quhen “hënat qobane”, sepse orbitat e tyre i kanë mbajtur unazat në formën që kanë patur për miliona vite. Edhe pse sistemi i unazave të Saturnit bie në sy, dhe tre gjigantët e tjerë të gaztë në sistemin diellor kanë unaza. Por ato të Jupiterit, Uranit dhe Neptunit nuk janë të dukshme. Ato janë të bëra nga grimca shumë të vogla, si tymi i cigareve i përzier me grimca rëre. Ndërsa Saturni dhe Jupiteri mund të dallohen lehtë, Urani dhe Neptuni ngjajnë shumë. Ata janë më së largëti nga dielli, dhe nuk marrin shumë ngrohtësi dhe energji. Prandaj ata klasifikohen si gjigantët e akullt. Urani është më i akullti nga ta, edhe pse nuk është aq larg sa Neptuni. Por atij i mungon burimi i brendshëm i nxehtësisë, që është dhe një përjashtim në sistemin diellor. Shkenctarët besojnë se kjo ka të bëjë me ndonjë përplasje masive që Urani ka patur në kaluarën. Kjo provohet nga aksi i Uranit që është i devijuar. Duke parë nga Toka, ne e shikojmë atë nga poshtë (polin e jugute). Neptuni, në anën tjetër, ka një burim të përjetshëm. Prandaj, shfaq më shumë efekte (aktivitete) të motit. Në shtresat e sipërme të atmosferës, shohim re gjigante, disa mijra kilometra të gjata. Janë në formë shiriti, për shkak të shpejtësisë së lartë të rrotullimit të planetit. Në pole, shohim aurorat, drita veriore që duken shum herë më shumë komplekse se ato në Tokë. Ky fenomen ndodh kur grimcat e ngarkuara të erërave diellore hyjnë në atmosferë. Aurorat e Jupiterit janë madje më të mëdha. S’është habi, përderisa planeti është pabesushmërisht i madh. Nëse do të kishte mbledhur më shumë masë gjatë krijimit, ai mund të ishte ndezur në një yll. Në atë rast, sistemi ynë diellor do të kishte dy diej. Dhe pse mund të duke e pazakontë, universi ynë matje në galaktiken tonë ka shumë sisteme me më shumë se 1 diell qendror. Në nebulen e Orionit, kemi gjetur madje katër diej shumë afër njeri tjetrit. Ata gjithashtu janë ndër yjet më të mëdhenj në të gjithë kozmosin, qindra herë më të mëdhenj se dielli ynë. Fuqia e tyre e pabesushme ka çelur krijimin e mijëra yjeve të rinj në afërsi. Shumë nga këta yje të rinj janë të rrethuar nga fisqe planetare, ku materia merr formën e asteroideve, hënave dhe planetëve. Mbase një nga këta planetë do të jetë shtëpia e jetës intelegjente një ditë.

Gjithçka është e mundur në universin tonë të pamasë i cili ofron mundësi të panumërta. Çdo ditë, botë të reja formohen në shkallë astronomike. Nebula e Orionit mbulon një distancë (sipërfaqe) prej qindra km vite dritë, duke prodhuar mijëra diej të rinj. Por çdo gjë që ka një fillim ka dhe një fund. Nuk është vetëm lindja fhe krijimi në një shkallë marramendëse, por dhe kaos dhe shkatërrim në të njëjtën shkallë. Dhe objektet e fuqishme si yjet duhet të vdesin një ditë. Por kur ikin, ata lënë pas vende për një nocion të ri, dhe imazhe të pabesushme. Yjësia e Demit është shtëpia e një nga objekteve më të studiuara në hapësirën e dukshme, nebula Gaforre. Strukturat e shqyera dhe të rrudhura e bëjnë këtë nebulë të duket si një shpërthim ylli i ngrirë në kohë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.