Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjoksi dhe kirurgjia plastike e tij!

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Zmadhim i gjirit

Zmadhimi i gjirit behet per të përmirësuar pamjen tuaj, për të përmirësuar vetë-besimin tuaj, dhe për të zgjeruar mundesine tuaj për të veshur modelet e veshjeve të ndryshme. Duke ndryshuar formën dhe madhësinë e gjinjve tuaj realizohet përputhja me stilin tuaj të trupit. Gjithashtu, zmadhimi i gjirit realizohet për nje ribalancim vëllimi i cili me kalimin e moshes, shtatzanite, dhe gjidhenia shkaktojne humbje te volumit dhe fortesise, duke u varur.

Shumë gra e kanë bërë zgjedhjen për të krijuar formën qe kanë ëndërruar gjithmonë përmes zmadhimit të gjirit. Zmadhimi i gjirit është një procedurë shumë e popullarizuar ne kirurgjine plastike për gratë dhe vajzat.

Implantet per zmadhimin e gjirit mund ti zgjedhim ne forme anatomike ose natyrale. Implantet e rrumbullaketa jane zgjedhja me e kerkuar nga femrat.

Nderhyrja zgjat rreth 2 ore,sherimi zgjat 8 dite. Per nje muaj duhet te evitohet aktiviteti fizik!

Zvogelimi i gjirit

Gratë me gjoks shumë të madh, gjoks te rëndë ose disproporcional shpesh përjetojnë dhimbje qafe kronike kombinuar me skuqje dhe mykoza te lekures poshte gjirit, si dhe veshtiresi ne frymëmarrje. Gjoks i madh mund të bëjë adoleshentet dhe gratë të ndjehen jo komode me pamjen e tyre.

Pacientët të cilët i nënshtrohen reduktimit kirurgjikal te gjirit shpesh kërkojnë ndihmë nga këto simptoma fizike të shkaktuara nga pesha e tepruar e gjinjve të mëdha. Zvogëlimi i gjirit zakonisht mund të zgjidh këto probleme si dhe përmirësoje estetikisht madhësinë dhe formën e gjinjve tuaj.

Pas reduktimit të gjirit gjoksi juaj do të jetë në përpjesëtim me pjesën tjetër të trupit tuaj, rrobat do të përshtaten më mirë dhe ju do të ndjeheni më të sigurta për pamjen tuaj.

Lifting i gjirit (Mastopexy)

Gjokset priret të varen dhe te humbasin konturin e tyre rinor me plakjen, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe gravitetit. Keto ndryshime janë rezultat i shtatzënisë ushqyerjes me gji, ndryshimet në peshë, apo faktorë të trashëguar.

Një ngritje e gjirit, e njohur gjithashtu si Mastopexy është një procedurë kirurgjikale që kryhet duke hequr lëkurën e tepërt dhe duke përmirësuar relievin e gjirit, duke i dhene qëndrueshmëri dhe fortesi.

Shumë pacientë mund të dëshirojnë të dyja procedurat njekohesisht, zmadhim të gjirit, dhe lifting te gjirit. Kjo eshte nje procedure e realizueshme dhe me rezultate shume te mira.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.