Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Gjuha Shqipe - Dokumente të shkruara dhe libra​




"Meshari" i Gjon Buzukut


Eqrem Çabej, në
"Meshari" i Gjon Buzukut (1555),
Instituti i historisë e i gjuhësisë,
Tiranë, 1968



"Ky më i pari monument i literaturës shqiptare që dihet gjer më sot, pat rënë në më se tre shekuj e gjysmë të harresës e që përshkuar nëpër peripeti të shumëllojshme, gjersa u zbulua perfundimisht e u bë prona e botës shkencore.

Peshkopi i Arbëreshvet të Siqelisë Imzot Pal Skiròi, gjurmues e studiues i teksteve të vjetra të shqipes (1866-1941), që në vitet e para të këtij shekulli iu vu gjurmimit të kësaj vepre në Biblioteken Vatikane. Kërkimevet që u bënë atje u detyrohet që më 1909 u gjet kjo mënëfund n'atë qendër studimesh."


Pasthënia e Mesharit


U Donih Gjoni, biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumë herë se gluha jonëh nuk kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh botësë sanëh(6) desha dhe u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh zdritunë pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh(8).
E u'maa duotëh enbaronj veprënë teme. Endëh vjetët MDLIV njëhzet dit endëh mara zuna enfiill e enbarova endeh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit(9). E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(10) u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih qi tëh jetë maa hi ditëshin seh u' atah fajh u lus tah tajtojnëh(11) endë e mirë.
Përseh nukë çuditem seh në paça fëjyem, këjo tueh klenëh maa e para vepër e fort e fështirëh për tëh vepëruom ëmbëh gluhët tanëh(12). Përseh ata qi shtamponjijnëh, kishinëh të madheh fëdigë e aqë nuk mund e qëllonjinë(13), se fajh të mos banjinë përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh dyy anët mëh duhee mer shërbyem(14).
E tash enfalëh gjithëveh e lutëni Zotnë ende për mua.


*) Ky fragment është marrë nga pasthënia e veprës së Buzukut. Në dallim nga tri dokumentët e para të shkruara në gjuhën shqipe, që ishin fjalë, fjali e fragmente të shkëputura, vepra e Buzukut është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe që njohim deri sot. Autori gjakovar, Gjon Kazazi, që e zbuloi i pari më 1740, kishte kopjuar një copë rituali e ia dërgoi në shenjë nderimi themeluesit të Seminarit Arbëresh të Palermos. Më vonë, peshkopi arbëresh i Sicilisë, Pal Skiroi (1866-1941), e rizbuloi më 1909 dhe nxori një fotokopje të të gjithë tekstit, bëri një studim për të, por nuk arriti ta botonte.
Një botim shkencor të plotë të veprës, të shoqëruar me një studim për gjuhën e Buzukut, e bëri gjuhëtari ynë i njohur Eqrem Çabej (1968).

1) Bdek - Benedekt
2) tue kujtuom - duke kujtuar, duke sjellë në mend
3) të endigluom - që dëgjohet (kuptohet)
4) ensëh shkruomit shenjtë - prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë
5) ensëh dashunit - prej dashurisë
6) botësë sanëh - gjindjes, popullit tonë
7) me u fëdigunëh - mundur, lodhur
8) Në këta rreshta bie në sy jo vetëm qëllimi patriotik, por edhe
thjeshtësia e sinqeriteti me të cilët u drejtohet Buzuku lexuesve.
9) Duke u bazuar në këto data (autori shkruan me numra romakë), është pranuar nga të gjithë se vepra është botuar më 1555, megjithëse autori thotë "Tani unë dua ta përfundoj veprën time... e nisa me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 5 janar 1555".
10) fëjyem - gabuar
11) tah trajtonjëh - ta ndreqë, ta rregullojë
Edhe një herë dukët thjeshtësia e autorit kur u kërkon ndjesë lexuesve për ndonjë gabim që mund të ketë shpëtuar, dhe u lutet që ku të jetë, ta ndreqin.
12) Nga ky pohim i autorit kuptohet se ai nuk njeh ndonjë vepër
tjetër të shkruar në gjuhën shqipe, prandaj është i ndrojtur
e nuk ka fort besim në punën e tij.
13) nuk mund e qëllonjinë - nuk mund ta qëllonin pa gabime, nuk
mund të mos e bënin pa gabime
14) Me këtë autori do të shfajsohet para lexuesit për gabimet që
mund të ketë vepra: se "ata qi shtamponjinë kishnë të madhe
fedigë" dhe ai s'mund t'u qëndronte gjithmonë pranë, sepse
mbante një "klishë" (kishë) dhe i duhej të shërbente në të dy
anët.
"Ky më i pari monument i literaturës shqiptare që dihet gjer më sot, pat rënë në më se tre shekuj e gjysmë të harresës e që përshkuar nëpër peripeti të shumëllojshme, gjersa u zbulua perfundimisht e u bë prona e botës shkencore.

Peshkopi i Arbëreshvet të Siqelisë Imzot Pal Skiròi, gjurmues e studiues i teksteve të vjetra të shqipes (1866-1941), që në vitet e para të këtij shekulli iu vu gjurmimit të kësaj vepre në Biblioteken Vatikane. Kërkimevet që u bënë atje u detyrohet që më 1909 u gjet kjo mënëfund n'atë qendër studimesh


meshari.gif
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.