Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

Gjuhët kanë qenë gjithmonë “fibra” e njerëzimit. Guri i themelit të shoqërisë njerëzore, dhe forca që i hapi rrugën qytetërimit. Pa të, shoqëritë nuk mund të zhvilloheshin siç janë zhvilluar. Ndaj gjuhët janë “testament” mbi nevojën e madhe të species tonë për të ecur përpara.

Sigurisht që ato janë një forcë fluide, evoluojnë gjithmonë, në vërësi të kohës dhe ndikimeve të jashtme. Edhe sot, gjuhët zhduken dhe rishfaqen, në forma të reja dhe të ndryshme. Por cilat janë gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot?

Gjuha baske

Gjuha Baske ose Euskara siç njihet nga folësit e saj, është vërtetë një gjuhë e mahnitshme dhe unike në Evropë. Ajo flitet sot në rajonin Bask në Spanjë nga rreth 750.000 folës amtarë dhe rreth 1.185.000 folës të tjerë, që nuk e kanë gjuhën e tyre të origjinës.

Rajoni Bask është shtëpia e popullit bask, një zonë që shtrihet midis kufirit mes Spanjës dhe Francës, e përqendruar rreth Gjirit të Biskajës. Gjuha baske nuk ka asnjë lidhje me gjuhët fqinje. Një teori interesante, e lidh baskishten me gjuhët e maleve të Kaukazit, siç janë gjuha çeçene dhe ajo gjeorgjiane, që janë gjithashtu unike.

Gjuhët kartveliane

Banorët autoktonë të rajonit të Maleve të Kaukazit Jugor, gjuhët kartveliane janë padyshim ndër më të vjetrat në botë, dhe që fliten ende. Këtu futen gjuha gjeorgjiane, svan, zan, mingrelian dhe laz. Izolimi gjeografik i fiseve që jetonin këtu, lejoi zhvillimin e pashqetësuar të shoqërive unike, që më vonë do të sundonin rajonin.

Gjuha gjeorgjiane, ka formën e saj më të hershme të shkruar që daton në vitin 430 Pas Krishtit. Por vetë gjuha, është sigurisht shumë më e vjetër. Kjo familje gjuhësore, nuk është e lidhur me asnjë tjetër në botë, dhe ka rreth 5.2 milionë folës në të gjithë botën.

Gjuha tamile

Gjuha tamile është një pjesë e gjuhëve dravidiane, dhe flitet nga komuniteti etnik Tamil, që banon në pjesën më jugore të nënkontinentit Indian. Ajo është gjithashtu një nga gjuhët më të vjetra në botë që fliten ende sot.

Në shtetin indian Nadu, gjuha tamile është gjuha zyrtare. Ajo nuk ka asnjë lidhje “gjenetike” me gjuhën dominuese hindu në Indi. Ajo flitet nga rreth 75 milionë tamile, të shpërndarë në të gjithë botën. Forma e saj më e hershme e shkruar, daton në vitin 300 Para Krishtit.

Gjuhët paleo-siberiane

Ato u përkasin fiseve të largëta të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Rusi. Këtu përfshihen gjuhët ket, çukotko-kamçatkane, nivk dhe hukagir. Nga ana tjetër, ato përbëhen nga shumë forma dhe dialekte rajonale. Është e sigurtë, që këto gjuhë i paraprijnë gjuhëve që janë sot dominuese në Siberinë e sotme, si gjuhët ruse, tunguze dhe turke. Këto fise nomade, nuk zhvilluan kurrë një sistem të shkruar të gjuhëve të tyre.

Gjuha ainu

Është gjuha e komunitetit etnik Ainu në Japoninë Veriore, dhe që i papaprin popullit modern japonez, që u vendos në këto ishujt. Ainu është një gjuhë e izoluar, pa asnjë lidhje me japonishten. Ekzistojnë disa lidhje të vogla të saj me gjuhët paleo-siberiane. Njerëzit e komunitetit ainu dhe gjuha e tyre janë sot të rrezikuar, teksa shfaqin tipare të dallueshme gjenetike dhe kulturore në krahasim me japonezët.

Gjuha arabe

I përket grupit të gjuhëve semite, dhe është ndër më të vjetrat ende në përdorim. Disa mbishkrime në arabisht, datojnë që nga viti 125 Pas Krishtit. Është një shembull i shkëlqyer se

si një gjuha e një kombi të fuqishëm pushtues, mund të vendoset në një zonë të gjerë, dhe të mbijetojë për shekuj në formën e saj origjinale.

Gjuha aramaike

Kjo gjuhë mburret me afro 3.100 vjet histori të shkruar. Ajo ishte në fillim gjuha e fisit aramean, që u përhap në rajonet e Levantit, Sirisë dhe Mesopotamisë në Lindjen e Mesme, dhe që kishte krijuar një mbretëri që rreth vitit 1000 Para Krishtit. Edhe në kohërat antike, ajo u përdor si një gjuhë mbretërore në disa nga oborret më të vjetra të botës.

Gjuha kineze

Gjuha kineze është shumë e vjetër, dhe një ndër më uniket në botë. Ajo është shumë komplekse – si në të shkruar, ashtu edhe në të folur – dhe sistemi i saj i shkrimit mund të përbëhet deri në 100 mijë simbole të ndryshme. Forma më e hershme e shkruar e kinezçes, daton që nga viti 1250 Para Krishtit.

Gjuha perse

Persishtja, e njohur edhe si farsi, është një gjuhë shumë e vjetër indo-evropiane, që i përket nënndarjes indo-iraniane. Ajo flitet nga rreth 70 milionë njerëz në të gjithë botën. Është e gjurmuar në formë të shkruar që në shekullin VI Para Krishtit, por historia e saj është më e vjetër. Persishtja e vjetër, ishte gjuha e Perandorisë Akamenidiane, e cila ekzistoi gjatë viteve 550-330 Para Krishtit, dhe më vonë edhe në Perandorinë Sasaniane. Shkrimi më i vjetër daton nga sundimi i Darit I.

Gjuha gaelike irlandeze

Është dega irlandeze e gjuhëve goidelike, një pjesë e familjes keltike të gjuhëve indo-evropiane. Shkrimet më të hershme në këtë gjuhë në Irlandë, datojnë nga shekulli IV Pas Krishtit. Pas disa shekujsh shtypje brutale nga pushtuesit anglezë, kjo gjuhë po përjeton sot një ringjallje.

/ ancient origins – bota.al
 
Last edited:
Hebraishtja

Hebraishtja është një shembull i një gjuhe që thuajse u zhduk, dhe pastaj u ringjall. Është një gjuhë të paktën 3.000 vjet e vjetër. Por për rreth 2 shekuj, njerëzit e vetëm që flisnin hebraisht, ishin studiuesit dhe udhëheqësit fetarë.

Kjo gjuhë u shua si një gjuhë e folur gjatë shekujve të parë të Epokës së Përbashkët, por u ringjall në shekullin XIX me ngritjen e Sionizmit. Sot, hebraishtja është gjuha zyrtare e Izraelit, dhe gjuha amtare e më shumë 5 milionë njerëzve atje, me 9 milionë folës në të gjithë botën.

Sanskritishtja

Sanskritishtja është quajtur “gjuha e perëndive”, jo vetëm sepse është gjuha e Vedas (shkrimet e shenjta të Hinduizmit), por për shkak të bukurisë dhe ndërlikimit të saj. Ajo lindi rreth vitit 2000 Para Erës Sonë, dhe për një kohë flitej gjerësisht në Azinë Qendrore, Jugore dhe Juglindore.

Mjerisht, kjo gjuhë ka vetëm rreth 2 milionë folës në Indi. Për shkak se sanskritishtja është rrënja e shumë gjuhëve indiane, të tilla si hinduishtja dhe bengalishtja, njohja e sanskritishtes mund të ndihmojë që të kuptohen edhe këto gjuhë.

Greqishtja

Gjuha greke daton rreth vitit 1300 Para Erës Sonë. Greqishtja e lashtë ka mbijetuar jo vetëm në gjuhën e folur në të gjithë Greqinë, ishujt grekë, Turqinë dhe Qipron e sotme, por edhe në gjuhët e tjera perëndimore. Sipas profesores së gjuhëve klasikëve Tamara M.Grin, 60 përqind e fjalëve angleze kanë rrënjë greke apo latine. Nëse i referoheni fjalorit të specializuar të shkencës, kjo shifër rritet në 90 për qind. Ndërsa latinishtja nuk është më gjuha amtare e askujt, ajo jeton në gjuhët moderne romane. Ndërkohë greqishtja flitet sot nga 12 milion njerëz.

Nahuatl

Kjo gjuhë është një nga gjuhët autoktone më të zakonshme në Amerikën e Veriut. Është folur në Meksikën Qendrore që nga shekulli VII, dhe ishte dikur gjuha e Perandorisë Azteke. Sot, 1.5 deri në 2 milion njerëz flasin një formë të gjuhës Nahuatl. Por pavarësisht kësaj, kjo gjuhë është e rrezikuar të zhduket, pasi nuk po u mësohet më brezave të rinj. Shumë fjalë të zakonshme angleze – tomato, chocolate, avocado, chipotle and coyote- vijnë pikërisht nga kjo gjuhë.
 
Ne bote fliten rreth 6500 gjuhe, idioma ......

Artikulli asht krejt propagande titulli thote "gjuhet me te vejtra qe fliten sot" nuk thote gjuhet qe jane shkru dikur si ebraishtja dhe sot fliten.

Si ka mundesi qe nje artikull i tille plot propagande sillet ne forum, mbi te gjitha duke anashkalu gjuhen shqipe qe sipas shume studiueve te medhenje botnore asht gjuha ma e vjeter ne evrope..

Ju lutem mos mblidhni mbeturin portalesh si Bota.al qe me aq sa kam dijeni une asht pro serb....
 
Ne bote fliten rreth 6500 gjuhe, idioma ......

Artikulli asht krejt propagande titulli thote "gjuhet me te vejtra qe fliten sot" nuk thote gjuhet qe jane shkru dikur si ebraishtja dhe sot fliten.

Si ka mundesi qe nje artikull i tille plot propagande sillet ne forum, mbi te gjitha duke anashkalu gjuhen shqipe qe sipas shume studiueve te medhenje botnore asht gjuha ma e vjeter ne evrope..

Ju lutem mos mblidhni mbeturin portalesh si Bota.al qe me aq sa kam dijeni une asht pro serb....

Po keni informacion me te mire ju ....silleni
 
Une nuk kam se cfare te sjell me shume sepse mjafton te klikosh albanian indoevropian language ... te dalin pafundesisht info per gjuhen shqipe qe radhitet nder rranjet e gjuhes botnore....

ju lutem sillini info te filtrum, jo gjejme ne internet dhe publikojme ...
 
Ne bote fliten rreth 6500 gjuhe, idioma ......

Artikulli asht krejt propagande titulli thote "gjuhet me te vejtra qe fliten sot" nuk thote gjuhet qe jane shkru dikur si ebraishtja dhe sot fliten.

Si ka mundesi qe nje artikull i tille plot propagande sillet ne forum, mbi te gjitha duke anashkalu gjuhen shqipe qe sipas shume studiueve te medhenje botnore asht gjuha ma e vjeter ne evrope..

Ju lutem mos mblidhni mbeturin portalesh si Bota.al qe me aq sa kam dijeni une asht pro serb....
Mos te te vij cudi qe te ket "PRO-SERB" dhe ktu!!!

Kurse ti @Hera edhe sikur gjuha shqipe te ishte vetem 100 vjet e vjeter ti duhet ta kishe fut si artikull, sepse ne fund te fundit, un femijeve te mi do ju shpjegoj se nga ka ardh shqipja dhe jo arabishtja.
Gjithesesi artikull i bukur por ky esht forum shqiptar dhe esht shum e pavend te lihet jasht GJUHA SHQIPE, aq me teper mund te kishe shtuar dhe nje paragraf per dy dialekte tona GEG-TOSK.

ZOTI I BEKOFT SHQIPTARET!!!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.