Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gjurmëve të të dashurit tonë/Amër Halid

Ajogoca1

Kontributor
Regjistruar më
Shk 6, 2021
Mesazhe
11,666
Po postoj një libër të cilin e kam lexuar dhe paraqet jetën e Muhamedit alejhi selam.Do ta postoj pjesë pjesë pasi është i gjatë.
Shpresoj t'ju shërbejë dhe të ndikojë për mirë ...
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
Gjendja e botës para se të lindë Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)



Botën në atë kohë e sundonin dy perandori shumë të fuqishme,ajo perse dhe ajo romake.Të dyja këto perandori ishin kolonizuese dhe sundonin të gjithë botën.Padrejtësia ishte përhapur kudo.Taksat në kurriz të popujve ishin tepër të larta.Dallimet dhe përndjekjet racore e fetare ishin të pranishme.Pasaniket dhe pushtetarët jetonin në luks të madh,kurse popullsia në vuajtje e mjerim të thellë.Paria jetonte me të mira dhe argëtime nga më të ndryshmet.Argetimet kishin arritur deri aty saqë kishin shpikur lojëra me të cilat defreheshin ku skllevërit luftonin me njëri tjetrin derisa vriteshin.Kjo ishte në vendet romake.

Kurse përsa i përket Persisë,dallimet klasore që ishin në atë kohë nuk ishin parë më parë mes njerëzve.Shtresa me e lartë ishte ajo e pushtetarëve.Atë e pasonte shtresa e magjistarëve dhe njerëzve të fesë.Pas saj vinte shtresa popullit të thjeshtë që ishte zhytur në skamje.

Përsa i përket Evropës në atë periudhë ajo jetonte mesjetën e saj më të errët,ku ishte zhytur në varfëri,injorancë dhe humbje të thellë.Historianët dhe studiuesit pohojnë se gjatë kësaj kohë,në Evropë diskutohej nëse gruaja ishte njeri si burrat apo kafshë.Gjithashtu diskutohej nëse ajo kishte shpirt njeriu apo djalli.A kishte të drejtë të trashëgonte apo jo.Poligamia ishte e përhapur dhe lejohej të martoheshe me sa gra të doje,pasi gruaja ishte e pavlerë.

Një nga historianët anglezë,Els,thotë:”Bota në gjithë historinë e saj nuk ka përjetuar periudhë më të errët,më të keqe dhe më të pa shpresë për të ardhmen,sesa shekulli I gjashtë I erës sonë.Kjo gjendje vazhdoi derisa u shfaq Muhammedi a.s,profeti I muslimanëve.
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
...
E gjitha kjo na bën të bëjmë një pyetje: Vallë Profeti s.a.v.s e kishte më të vështirë,apo ne sot e kemi më të vështirë?

Sigurisht që ai e kishte më të vështirë pasi çdo gjë e filloi nga zeroja.Ne I kemi themelet mbi të cilat mund të ndërtojmë zhvillimin.Kjo na bën të shpresojmë fuqishëm që vendet islame do te zhvillohen dhe gjendja e muslimaneve do te permiresohet.

Kurrë mos u demoralizo dhe të thuash nuk I’a vlen se nuk mund të arrihet dicka e tillë.Kujtoje gjendjen në të cilën ndodhej Profeti s.a.v.s I cili këtë rrugë e filloi I vetëm,por që pas njëzet vitesh ndryshoi rrjedhën e historisë mbi tokë.Ato ishin vite të mbushura me planifikim,punë,lodhje dhe sakrificë.A e kuptoni tani ajetin e Kur’anit: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjithë krijesat” (El-Enbija:107)

Shumë nga librat e historianëve muslimanë,e përshkruajnë gjendjen në Persi dhe Romë si tepër të nderë,të errët dhe të shthurur.Ajo që duam të themi me këtë, është se kjo nuk ka qenë gjatë gjithë sundimit të tyre.Pasi po të ishte vërtetë kjo, atëherë si u rritën dhe u zhvilluan këto dy perandori?Pa pasur komponentet e zhvillimit dhe të qytetërimit,nuk do arrinin të bëheshin fuqi të mëdha të asaj kohe.Por cdo qytetërim ka fillimin dhe fundin e tij,ngritjen dhe rënien.Kështu rënia e këtyre dy qytetërimeve ishte në kohën e ngritjes së muslimanëve.

Dy perandoritë ranë për shkak se mungonte drejtësia dhe Zoti dërgoi Muhammedin s.a.v.s nga shkretëtirat e Mekkes,me qëllim që të vendosë drejtësinë.Pas një mijë vjetësh,civilizimi I muslimanëve ra,pasi ata e humbën shtyllën e qytetërimit-drejtësinë.Pas rënies së muslimanëve,ngrihet Evropa duke vënë drejtësinë.Kështu zhvillimi dhe civilizimi përparojnë me zhvillimin dhe vendosjen në vend të drejtësisë.Me këtë nuk duam të themi që cdo gjë perëndimore është e mirë dhe t’a përvetësojmë.Qytetërimi perëndimor sot ngrihet në bazë të materializmit absolut,gjë e cila refuzohet në civilizimin islam.Ajo që duam të theksojmë është se nëse do e shohim civilizimin perëndimor si dicka komplet të errët,me këtë sikur duam të nxisim konflikte mes civilizimeve dhe popujt në vend që t’I shtyjmë drejt zhvillimit,I shtyjmë drejt përplasjes dhe shkatërrimit.Dicka e tillë do ishte gabim I madh,pasi ne si muslimanë e duam zhvillimin dhe civilizimin për të mirën e njerëzimit.Për këtë në Kur’an nuk gjen një fjalë të vetme e cila nxit konflikt qytetërimesh.Aty do të gjesh gjithmonë fjalë që nxisin konkurrencë e Jo konflikt.All-llahu I Madhërishëm në Kur’an thotë:

“Dhe sikur All-llahut të mos I mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve,do të shkatërrohej toka…” (El-Bekare:251).Dhe kjo nxitje është konkurrenca.

Me sa përmendëm në këto rreshta,duam të themi se qëllimi ynë nuk është të shkatërrojmë qytetërimin perëndimor,por të ngremë dhe të ndërtojmë qytetërimin tonë.
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
Gjendja e Gadishullit Arabik para lindjes së profetit s.a.v.s.



Gadishulli Arabik para lindjes së Profetit s.a.v.s përbëhej nga fise,të cilët ishin në luftë të pandarë me njëri-tjetrin.Ata jetonin të përçarë,në luftëra e urrejtje.

Banditët që plaçkitnin karvanët dhe merrnin robër të rinjtë dhe fëmijët duke I shitur në vende të tjera kishin mbushur rrugët.Padrejtësia dhe frika sundonin kudo.Një poet I asaj kohë në disa vargje e thekson këtë,madje nxit për padrejtësi e dhunë:

Nëse nuk gjejmë tjetër kënd

Sulmojmë Bekirin,vëllain tonë.

Kush nuk sulmon të tjerët

Nga të tjerët do të sulmohet.



Pra shihet qartë se reklamohej dhuna dhe e keqja.Poezia për atë kohë për nga rëndësia është njëlloj si mediat e sotme.Kurse përsa I përket fesë,atë e shohim tepër të mjerë.Vetë Qabja ishte e rrethuar nga 360 idhuj të ndryshëm.

Ndonjëherë kur nuk kishin idhuj të gdhendur, merrnin një shkëmb në formë katrori,e quanin zot dhe e adhuronin.Madje, shpeshherë kur udhëtonin në shkretëtirë dhe nuk e merrnin dot me vete idhullin, gjatë pushimit merrnin ndonjë gurë,e quanin zotin e tyre dhe e adhuronin derisa ktheheshin në shtëpi te zoti tjetër.

Një ngjarje e tillë tregohet për Omer IBN Hattabin I cili një herë në udhëtim nuk e kishte marrë idhullin e tij.Ngaqë nuk kishte gjë tjetër vec hurmave,u dha atyre formën e një idhulli dhe filloi t’I adhurojë si zot.Më pas e mori uria dhe meqë nuk kishte c’të hajë,filloi të hajë zotin prej hurme.Kur e pyetën pasi u bë Halife se a nuk kishit mend që e bënit dicka të tillë,ai u përgjigj,”Po,kishim mendje,por nuk ishim të udhëzuar.

Ndërsa përsa I përket gjendjes së gruas në G.Arabik,ajo ishte vërtetë për ti qarë hallin.Ajo nuk kishte të drejtë të posedojë pasuri,apo të drejtë trashëgimie.Madje ajo vet ishte dicka që trashëgohej.Pra,kur vdiste dikush,edhe gratë me të cilat ishte martuar I merrnin të afërmit e të vdekurit si plackë.Këtu përjashtoheshin disa gra dhe disa familje në Mekke,si psh Hadixheja,që u martua më vonë me Profetin s.a.v.s.

Jo vetëm kaq,por mes arabëve ishte e përhapur dhe groposka për së gjalli e vajzave.Ata prisnin vajzën deri sa arrinte moshën 7-8 vjeçare dhe e groposnin.Kjo bëhej me qëllim që t’a shfrynin dufin dhe inatin që kishin për vajzat.Madje kur burri dilte nga shtëpia për t’a groposur vajzën I thoshte gruas: “Zbukuroje se dua t’a marr për vizitë te xhaxhai I saj.E zbukuronte nëna pa e ditur ku do t’a çojë babai,I cili e kishte pregaditur gropën më parë.Madje kishte raste kur gruaja bëhej gati për të lindur,e merrnin pranë një gropë dhe nëse lindte vajzë hidhej në gropë,e nëse lindte djalë e dërgonin në shtëpi.Gjendjen e këtyre njerëzve derisa I lindte vajzë na e përshkruan Kur’ani,ku thotë : “ Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me lindjen e një vajzë,fytyra e tij prishet dhe bëhet plot mllef.Fshihet pas njerëzve,për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela,e Jo dhuratë prej Zotit),Mandej (mendon) a do t’a mbajë atë,ashtu I përulur,apo do t’a mbulojë atë (të gjallë) në dhe.” (En-Nahl:58)

Me gjithë këtë gjendje të rënduar Profeti s.a.v.s I transformoi këta njerëz në të tjerë.Pasi u dërgua Profeti,ai menjëherë u thoshte shokëve të tij: Kush ka tre vajza,I edukon,I mëson dhe tregohet I mëshirshëm me to,ka fituar Xhennetit”.Një nga muslimanët e pyetPo nëse dikush ka dy vajza,a e arrin këtë shpërblim? “Edhe sikur të ketë dy” I’a kthen Profeti s.a.v.s.Një musliman tjetër e pyet.Po ai që ka vetëm një vajzë?Profeti s.a.v.s qeshi pasi tani po shihte transformimin e tyre në njerëz të tjerë.Më parë I groposnin,kurse tani kërkonin që përmes tyre të fitonin Xhennetin…



 
  • Pëlqej
Reactions: A2.

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.