Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gratë apo burrat kanë nevojë për më shumë gjumë?

Alboy

What????
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 26, 2017
Mesazhe
5,377
Gratë duhet të flenë 20 minuta më shumë se burrat, për shkak të trurit të tyre që bën shumë gjëra njëherësh, pra duke kryer shumë veprime në të njëjtën kohë.

Këtë përfundim e kanë arritur shkencëtarë të Universitetit Duke në Karolinën e Veriut në SHBA. Studimi tregon se femrat kanë nevojë për një kohë më të gjatë gjumi pasi lodhen më shumë gjatë ditës duke qenë të mbingarkuara me disa punë, çka lodh edhe trurin e tyre.

Të mos flesh mjaftueshëm apo të kalosh një natë pa gjumë cilësor ndikon negativisht në gjendjen e humorit të femrave, madje mund të çojë deri në gjendje melankolie dhe depresioni, thuhet në studim. Sa më shumë përdoret truri gjatë ditës aq më shumë do të ketë nevojë për pushim gjatë natës. Femrat, për shkak të kryerjes së shumë punëve në të njëjtën kohë që i përcakton ato si “multitasking”, kanë nevojë për një kohë rikuperimi më të madhe, gjë që lidhet me nevojën fizike për të fjetur për një kohë më të gjatë se sa meshkujt.

Sipas studiuesve, meshkujt kanë nevojë për një kohë më të gjatë gjumi se normalja vetëm nëse kanë profesione të lodhshme dhe kanë përgjegjësi në punën tyre, që u shton stresin. Gjumi i natës për femrat, por jo vetëm, është vendimtar pasi i krijon mundësi trurit të rimarrë energjitë e humbura gjatë ditës. Të mos bësh një pushim të përshtatshëm të krijon shumë probleme fizike, madje ndikon edhe në plakjen më të shpejtë.

Të ulësh numrin e orëve kushtuar gjumit është e dëmshme si për fizikun ashtu dhe për psikikën e njeriut, shkruan bota.al. Përveç se humbasin përqendrimin, njerëzit që flenë pak dhe jo mirë mund të preken nga patologji të ndryshme, ndër të cilat dhe ato të sistemit kardiak.

Gjumi mund të favorizohet pasi të keni ngrënë një darkë të lehtë dhe të tretshme, duke shmangur veprimtaritë fizike para fjetjes. Të gjithëve u pëlqen një gjumë i mirë, që të zgjohesh në mëngjes plot energji për të kryer lehtësisht punët e ditës.
 
Nje fjale e urte thote:

"6 ore gjume jane per burrin, 7 per gruan, 8 per budallen"

:p
 
Un per vete 4 ore mjaftojn rrall i bej 5 ore gjum
 
Nuk fle shume gjume maksimum 5 ore ...nje jete do fleme pse ta humbim qe tani ate kohe
 
Se di por femrat meduket se flen me shume?
 
Kush. Eshte me gjumash/e flen me shuum,pasi te zgjohen mjafton te jene te zgjuar e jo te fletur?
 
Se di une di qe kam
Icik nevoj per gjum nja 3 dite do ishte super ????
 
20 minuta në çdo 24 orë gjatë ghithë jetës i bie shumë kohë.
Jetë e padrejtë ?
Ndaj duhet të jetojmë 20 minuta më shpejtë kur jemi zgjuar ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.