Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Greqia po sistemon migrantët në kampe të reja

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Greqia po sistemon migrantët në kampe të reja​



greqi.png



Greqia filloi me zhvendosjen e migrantëve në objekte “të mbyllura” në ishujt e saj. Objektet janë financuar nga Bashkimi Evropian.

Ato i zëvendësojnë kampet e improvizuara të cilat nuk kishin kushte të mira dhe nuk ofronin mundësinë e një kontrolli më të madh. Shpesh herë kanë ndodhur incidente brenda tyre.
Megjithatë aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se kampet e reja u ngjajnë burgjeve.

Dy rreshta me gardh me tela me gjemba rrethojnë kampin e ri Zervou në ishullin Samos të Egjeut, i projektuar për të strehuar 3.000 njerëz. Ky kamp ka edhe kamera vëzhgimi, skanerë me rreze dhe dyer magnetike.

Objekti i ri u hap pas pak më shumë se një viti pasi zjarri shkatërroi kampin famëkeq të mbipopulluar të Morias në ishullin Lesbos, raporton REL.

Atëbotë ky kamp ishte vendbanimi më i madh i migrantëve në Evropë. Zjarri nxiti një eksod kaotik të më shumë se 12,000 njerëzve.

Kryebashkiaku i ishullit Samos, Georgios Stantzos, i tha AFP-së se janë të shqetësuar për mundësinë e një vale të re refugjatësh nga Afganistani apo nga katër milionë migrantët që ndodhen në Turqi.
Greqia thotë se kampet e reja në Samos, Leros, Lesbos, Kos dhe Kios synojnë të trajtojnë mbipopullimin, kushtet e këqija higjienike dhe krimin që kishte përfshirë disa prej kampeve të improvizuara.

Bashkimi Evropian ka ndarë 276 milionë euro për kampet e reja në ishujt grekë. Këta ishuj janë porta e parë për migrantët që shkojnë përmes detit nga Turqia fqinje.

Në kulmin e krizës së migrantëve në vitin 2015, Detin Egje e kaluan 856.000 persona. Kjo shifër ra në 173.000 vitin e ardhshëm, dhe në vetëm 30.000 më 2017. Mbase për shkak të pandemisë, në vitin 2020 kjo shifër ishte vetëm 10.000.


Top Channel
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.