Grigori Rasputi
Grigori Yefimovich Rasputin (Rusisht: Григорий Ефимович Распутин) lindur më 21 janar 1869 - vrarë më 30 dhjetor 1916. Ishte një pelegrin, mistik rusë dhe gjoja shërues. Ai u bë i besuar i Alexandra Feodorovna, gruaja e Car Nikolla II, i cili lejoi atë të ushtrojë një ndikim të madh në oborrin perandorak të Rusisë deri në vrasjen e tij në Shën Petersburg.
Qё nga mosha fёminore dallohej pёr aftёsitё e tij mbinatyrale qё e bёnin tё veçantё nga fёmijёt e tjerё dhe nё kёtё mёnyrё krijonte ndjenja kontradiktore. Pseudonimi Rasputin (i korruptuar) e ndjek nё tё gjithё jetёn e tij, pasi del nga njё etikё dredharake qё e karakterizonte gjithmonё.
Qё nё moshёn 18 vjeçare filloi tё merrej me fenё dhe arriti tё hynte thellё brёnda saj. Shpirti i tij i shqetёsuar dhe plot fuqi e udhёhoqi tё banonte nё shumё manastire qё besonin nё dogma tё ndryshme. Njё nga ato ishte dhe manastiri i Verhoturie, ku dhe u initacionua nё misteret e doktrinёs sё Hliston (tё fshikulluarve). Por as ky koncept mbi Zotin , nuk arriti tё kёnaqte shpirtin e tij dhe kёshtu u shkёput para se tё bёhej murg. Madje duke ndryshuar disa elementё tё doktrinёs sё Hliston, krijoi njё dogmё tё tijёn, nё tё cilёn pёrmblidhet ideja se rraskapitja seksuale ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё arritur dikush tek mostrazimi (ose gjakftohtёsia) dhe si rezultat tek Zoti.
Nё moshёn 19 vjeçare provon jetёn familjare, rikthehet nё fshatin e tij nё Pokrofskojё dhe martohet me Proskovja Fundorovna me tё cilёn bёn 4 fёmijё. As njё gjё e tillё nuk e kёnaq dhe kёshtu fillon udhёtimin e tij tё madh. Mospasja e pasurisё sё duhur pёr tё udhёtuar nuk e shqetёsoi aspak, kaq e forte ishte flaka e tij pёr kёrkimin e sё vёrtetёs sa qё filloi udhёtimin e tij pa aspak para dhe arriti deri nё Agion Oros (krahinё me manastire nё Greqi) dhe nё Jeruzalem. Aftёsitё e tij tё kurimit dhe tё parashikimit tё sё ardhmes, tё cilat i ushtronte gjatё aventurёs sё tij, filluan tё bёhen tё famshme dhe gjatё periudhёs qё mungonte … bёhet ‘’starec’’ (shenjtor-plakush). Kur arrin nё Shёn Petersburg, udhёtimi i tij merr fund. Pritet me nderime tё mёdha. Nё atё periudhё (viti 1903) nё Rusi Misticizmi dhe apokrifika ndodheshin nё majat e saj , dhe meqё Rasputini zotёronte aftёsi tё veçanta, u fut direkt nё ciklet e aristokracisё sё Rusisё.
Nё vitin 1905 lidhja e tij me familjen e carit bёhet shumё e fortё , si shkak i shpёtimit nga vdekja e sigurtё e trashёgimtarit tё fronit, Aleksei Nikolajevic, i cili lindi hemofilik. Perandoresha Aleksandra por edhe vetё cari me sa duket e bёnё kёshilltar dhe pёr kёtё lloj lidhje ekzistonin shumё trysni ndaj carit nga oficerё tё tij, qё besonin se influenca e Rasputinit ishte shkatёrruese. Por megjithatё familja e carit e kishte Rasputinin si dorёn e tyre tё djathtё. Pushteti i Rasputinit arriti nё majёn e tij nё vitin 1915. Shumё herё u pёrpoqёn ta vrisnin por pa sukses. I vetmi qё ja arriti qёllimit ishte Jusupof i cili arriti ta vriste nё vitin 1916.
Vetё fundi i tij vёrteton dy gjёra tё rёndёsishme:
1. se kishte shumё armiq tё fuqishёm ashtu si edhe shumё admirues
2. nuk ishte njё njeri i zakonshёm por njё njeri i veçantё
Ju dha njё dozё e madhe nga njё helm shumё i fortё, por qё nuk arriti ti bёnte asgjё, mё pas e qёlluan por plumbat nuk arritёn ta plagosnin dhe nё fund, disa thonё qё e vrau me plumba Jusupofi dhe pastaj e copёtuan Tё tjerё thonё se e hodhёn nё detin e ngrirё Neva dhe aty vdiq i mbytur, por pavarёsisht se e kishin lidhur ai u gjet i zgjidhur.
Ёshtё e vёshtirё tё gjesh tё vёrtetёn pёr personazhin e kёtij njeriu, pasi janё thёnё kaq shumё nga admiruesit e tij, dhe kaq shumё tё tjera nga armiqtё e tij. Padyshim zotёronte shumё aftёsi mbinatyrale, tё cilat vёrtetohen dhe nga kurimi i Alekseit dhe nga vetё vdekja e tij. Gjithashtu zotёronte njё aftёsi dhe fuqi tё madhe , si rezultat qё arriti tё ndodhej pёr kaq shumё kohё nё njё post kaq tё lartё dhe tё kishte kaq influencё tё madhe, nёse kemi parasysh se kishte shumё armiq. Gjithashtu duket se ishte njё faktor aktiv i organizatёs mistike – erotike ‘’Klistis’’. E sigurtё ёshtё se zotёronte aftёsi tё shkёlqyeshme kurimi dhe magnetike tё kombinuara me magji seksuale.
PAPUS shkruajti pёr Rasputinin: ‘’Nga ana Kavalistike, Rasputini ёshtё njё kuti si ajo e Pandorёs, pёrmban tё gjitha huqet, tё gjitha defektet dhe tё gjitha krimet e popullit Rus. Nёse kjo kuti do tё thyhej, tё gjitha kёto tё kёqija do tё derdhen mbi Rusinё’’.