Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Gruaja malësore........

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Xhubleta, e hirshmja e malësores hyjneshë, mistikja shprehëse e një shpirti shekullor​







Xhubleta, kjo shprehje e pasurisë shpirtërore, ky ansambël elementesh dhe dekoracionesh, simbolesh dhe kodesh, te cilat janë një dëshmi e një vlere që tejkalon caqet e një veshjeje të zakonshme tradicionale. Çdo stoli dhe zbukurim, çdo simbol dhe kompozicion është një fjalor, është një histori, është gjithë mistika shumëvjeçare e një populli, një tradite që përfaqësohet nëpërmjet xhubletës.
Larmia dhe veçantia e komponentëve dallues si veshje, e cilësojnë atë nga më uniket e llojit të saj dhe nga më të papërsëritshmet për nga tërësia përbërëse e saj si veshje.
Xhubleta ka qenë dhe mbetet, është trajtuar dhe konsiderohet si një nga thesaret më të vlerta të etnokulturës sonë. Ajo ka bashkudhëtuar në kohëra për të ardhur deri sot, si një dëshmie e gjallë e një shpirti të pasur, mendje të ndritur dhe dijeje që tejkalon caqet e racionales. Ajo dallon dhe përfaqëson për peshën e lartë dhe solemnitetin mahnitës të formave shprehëse estetike. Si e tillë mbetet një komponent i veçantë i përkatësisë dhe veçorive diferencuese me simotrat e saj, si veshje dhe si stolisje, si dallueshmëri dhe e drejtë krenimi.
Xhubleta ka përfaqësuar dhe përfaqëson veshjen malësore, madhështinë dhe ceremonialitetin, bukurinë dhe ashpërsinë, stilin dhe delikatesën e një veshjeje që erdhi për të mbetur një monument kulture, jo vetëm i malësorëve, të cilëve u përket, por i gjithë shqiptarëve kudo që janë. Albert Vataj
VESHJE-GRASH-ME-XHUBLETE_MALESI-E-MADHE-scaled.jpg


Xhubleta është një tip i veçantë veshje për gra e pa shoqe askund tek ndonje veshje tjeter e kohës se re, shkruan Prele Milani. Mosha e lashtë, premja dhe pamja e jashtëzakonshme, reportori i motiveve të përdoirura, nga më interesantët në artin tonë popullor, me një autencitet origjinal, me një sistem harmonik dekorativ në përshtatje të plotë me pjesët përberse i japin xhubletës pasportën kombëtare të kustomografisë sonë etnike. Biografia dhe gjeografia e xhubletës shqiptare është fokusur nga një larmi e gjerë studimesh të karaktereve të ndryshëm duke filluar që në fillim të shekullit 18-të nga letrari hungarez Daniel Kordinez e K. Takolaç, pasuar prej baronit austriak F.Noça (Shek 19), M.E. Durham (fillimi i shek20-të), për të vazhduar më tej me tej me autor të tjerë të kohrave të vona si Rr Zojzi, B Jubani, A.Gjergji, M. Fontanes, U. Xhemaj, Dr Agim Bido etj. “Nopça xhubletën në pikpamjen kostumologjike e përkufizon si shumë interesante, për arsye se përkom kryekput me veshgjet në formë fundi të njohura nga disa terrakota të zbuluera në Serbi dhe me gema të shumtë të mikenës, pastaj me objekte të Kretës” .Rrok Zojzi në studimin e tij “Mbi veshjet tradicionale të popullit shqiptar”, mështetë plosisht plosisht mëndimin e Nopçës mbiprejardhjen e xhubletës nga qyterimi kreto-mikenas.Këtë mëndim e kanë pranuar edhe disa autor të tjerë si Haerland, Garashanin, Kovaçeviç etj. .

Verdikti i pa kontestushëm i studjusve dhe etnografëve se Xhubleta është se një veshje e tillë është përdorur vetëm nga shqiptarët në zonën e Alpeve shqiptare me dy e piqendra kryesore Malsinë e madhe dhe Dukgjinin me zgjatime deri në zonën midis Matit dhe Bunës( ku janë vëndosur herë pas here malsorë të zbritur nga Malsia e Madhe) për vazhduar tek shqiptarër e Malit të Zi dhe ata të Rugovës në Rugoivës Kosovë.”Ky fokus nxjerrë natyrshëm në ballë të impresioneve gjurmlënse dhe hulumtimeve serjoze për kulturën matriale alpine dhe kostumin me me xhubletë të grave këlmendse e dukagjinse. Ky kostum është një ndër munomentet më përfaqësues e më të hershëm të kulturës etnike shqiptare me origjinë afër 4 mijë vjeçare”, shton ai duke vijuar.

Xhubleta edhe pse për shkak të anëlogjive që paraqet me disa tipare të qyterimit kreto – mikenas, nuk ka dyshim se ajo ka qënë një veshje që ka jetuar për shekuj në qytrrimin ilir është integruar në të dhe eshtë përcjellë përmes shekujve deri në ditë tona. Xhbleta është një mozaik i universit alpin e thurur me një teknologji të posaçme brenda ekonomisë shtëpijake. “Ajo përfqëson një stil të veçantë veshje, që nuk ngjason me ndonjë model të veshjeve të kohrave të reja askund tjetër në Evropën Juglindore” . Xhubleta është fundi i shijaktë me ngjyrë të zezë në pala në formë kambane, është repërtori i motiveve ineresante me fizonomi shumë origjinale. Ajo përfaqson një profil të ngrirë me pak përkulje, ujdisur e gjitha në një konfeksion të leshtë me një sistem dekorativ të dendur gajtanesh të aplikuera në dy tri shtrsa të cilat së ja shtojnë peshën dhe trashësinë duke e berë që të rrinë si e ngrirë. Përdorimin e thekve të gjata për zbukurim, qoftë tek supet e xhokës, qoftë tek anët e poshtme të përparsës formojnë një kompleks karakzteristikash arkike në nderthurje harmonike së bashku me kërdhokult dhe brezin e gjerë që mbulon mesin e gruas malsore. Malsorja e veshurme xhubletë është shembëlltyrë e dejkoconit alpin qe rrethon, është një simbolikë poetike, është një kategori estetike e stilit të eposit legjendarë verior e krijuar enkas për dekorim madhështorë alpin. Xhubleta malsore me formën e sajë që ulet e ngrihet valë-valë është një armë delikate bjeshke, është fisnikria, është pastertia shpirterore, është hijeshia, është sensulitetit, është vallzimi solem, është vitaliteti, është, është talenti, është pasioni, është daltimi , është është sekreti, është filli jeta, është ninulla, është puthja, është brenga, është loti, është prehri është ngohtësia, është vrazhdësia, është ftoftësia, është metafora, është drita e ndriçimit të kohrave, është velloja e amzonave luftarake shqiptare është historia, eshtë Netedy.com ku reflektohet fjoga e visareve më të vjetra e më të çmuera të kulturës sonë popullore me pigment madein ilir.

Xhubleta përbehej prej rripash dhe copash shajaku, me një prerje shumë të nderlikuar dhe donte mjeshtri të madhe në të qepur. “Një xhubletë përmbante 13-17 rrgozina ( rripa), 5 copa përparje nga 7 rrgozinas shw 6 copa të tjera, kraholi 30 copë dhe kërrdhokla nga 7 copë” . Të presish dhe të qepish një kostum, prej kaq shumë copash, nuk ishte lehtë, kompletimi i një xhublete donte disa muaj punë intensive. Edhe qendisja dhe zbukurimi i xhubletës ishte një punë po aq e nderlikuar sa edhe prerja.Përdorimi i një sasije të konsiderushme spiku të zi në 5-6 rreshta të ngjeshur, kërkonte shumë durim shkathtësidhe intuitë të pa gabushme. Xhubleta zakonisht për të qëndruar mirë në trup mbahej me dy rripa shajaku varur tek supet, por nuk përjashtohej lidhja për mesi me një ryp. Pjesën e gjoksit gruja vishte “grykën” ose një këmishë të shkurtër si bluzë.
Etnografët duke pasur parasyshhë pjesët përberse të keti kostumi kanë bërë klasifikimin në dy tipa xhubletash.

“Xhubleta e Malsisë së Madhe: e cila është, shumë e valzuar e madhe në formë trapezi e zezë me një shirit të bardhë në fund.(Pshtejellaku), brezi i gjerë prej lëkure mbuluar me pulla serme dhe kërrdhooklat prej shajakue spiku si një brez rreth 20 cm i gjerë i mberthyer prapa me një kapse teli dhe së fundi xhamadani me mangë të gjata” , përgjethsisht i zi. Çorapet e shkruera prej leshi me ngjyrë vjollcë ose trandafili të qepura pas jkallmave. Kallmat bëheshin në formën e kallçijeve( të kopsitur në njerën anë), me shajk të zi, me shumë zbukurime dhe qendistari sipër. Kallmat kombinoheshin me shputa me ngjyra.Në kokë mbahej shamija ( ruba që lëshohej lirshëm mbi supe. Nuset e reja i mbanin me ngjyra inkadishete me lule. Ndersa gratë që ishin në zi dhe pergjethsisht plakat në ball mbani poshe, pakosur si një rrip 4-5 cm të gjerë.

Xhubleta e Dukagjinit Pultit: Është si moter e sajë, por më e ngushtë, më pak evalzuar dhe pa rrgozinë (sheritin e bardhë) në fund si ajo e Malsisë së Madhe. A’t Benardin Palaj shkruante: “Në Malsi të madhe bjen në sy xhubleta në trajtë kumbone, ndera në Dukagjin trajta e saj është më e përmbledhtë” . Pjesa e siperme e siperme e trupit gjoksi mbulohej nga “grykza” kraholli një xhokë e shkurtër shajaku pa pala, por me thekë të gjata leshi te supet.Brezi i mesit perej lëkure i zbukuruar me pafta dhe unaza treshe prej bronxi , ku vareshin stolitë e brezit Brezi ishte rreth 8 cm i gjerë por më i ngushte se brezi i malsorës. Karakzteristike janë dy futa në formë trapezi, njera më e madhe, prapaniku, rreth 60 cm i gjatë me thekë leshi ngjyrë vijollcë si ato që kishte kraholi tek supet e tjera , prapaniku rreth (30 cm i gjatë) që vihej prapa. Në këmbë gruja mbthte çorape leshi të zeza dhe nuk përdorte kallçe si në Malsinë e Madhe në kkë mbante shaminë të lidhur ngusht “Ky varjant kostumi quhej “veshje pultake”(Pultit) ka ruajtur disa tipare arkaike, si në pjesët që e përbëjnë, ashtu edhe në dekorimin etyre. Ai mbahej kryesisht në zonën e Shllakut e të Temalit në një pjesë të rrethit të Pukës deri në Nikaj Mërtur” .

Në Shalë e në Shosh sidomos gjatë shekullit 20 xhubleta nuk është shoqëruar me prapanik, ka po thuaj ato po të gjersi si ajo e malsisë. Pjesa e prapme e xhubletës behej nga me iva (pala) të nushta të qepura njera pas tjetrës,prej belit të konik deri tek pjesa fundore e valzuar, ndersa përpar ishte më e varfër në dekoracion pasi mbulohej nga përpara. Forma e sajë ngrihet valë valë me lugje(varacionte) herë delikate e herë të theksuera, përdoren kallmet në formën e kalçijeve, pa ndonje ndryshim nga ato të malsisë dhë kjo ka ndodhë për shkak të mardhënjeve ekonomike e shoqrore të ndersjelta që kishin Shala e Shoshi si me Malsinë e Madhe ashtu edhe me Nikaj- Mërturin. Në Shalë e në Shosh xhubleta është një kostum miks mes dy varjateve të zonave të lartpërmendura.
Për mjeshtret malsore “goditja” e vëllimit karaktersitik të kambanës ishte një proçes i vështirë plot sekret që ralizohej përmes bshkimit të 25-30 copave shajaku të prera në forma të ndryshme “ Lënda e parë është pëlhura e leshtë e shkelur në vegjë, duhej edhe një sasi e konsideruar spiku përthurjen e së cilës ishte përpunuar një teknologji e posaçme .Sasia e spikut ishe e konsiserushme disa dhejetra metra linarë dhe vëndosej kudo që kishte një të qepur. Motivet zbukuruse vëndoseshin horizaontalisht në hapsira të ngushta. Evetmja copë tekstili me dekoracion që përdorej në ketë kostum vëndosej në pjesën qëndrore të përparjes, që përfaqsonte një fushë të zezë ose ngjyrë tullë me disa arnomete të thjeshta vibruar me fije të arta, argjendi ase manushaqe. Përparjes mund t’i dekoloheshin edhe rripa të ngushtë cohe të kuqe ose vishnje. Kjo tip xhublete me tilla zbukurime quhej e kuqe dhe mbahej vetëm nga gratë e reja sinonim i potences se tyre ekzotike (si djelli në zenit), që i dadhonte ato nga xhubleta e berdhë me sherita e sensualitetit vajzëror( joshse si rrezet e para të diellit pranveror) dhe xhubletës së zezë që mbanin gratë e moshura si prag i muzgut të ashpër e të ftoftë të pleqërisë dimrore. Sot për sot nuk nihen paraqitje figurative të xhubletës përpara shekullit XIX, kemi vetëm një përshkrim të Kordinezit të shek XVIII. Etnografët duke berë krahsime e një varg xhubletash të fiksuar në celuloidt nga mjeshtri Marubi në çerekun e fundit të shekullit XIX dhe xhubletës së çerek shekullit dytë të shekullit XX e në vazhdim, kanë arritur në konkluzionin se kjo veshje ka ardhur duke u thjeshtësuar shumë qoftë nga ngjyrat qoftë nga zbukurimet, aq sa nga kujtimi i largët ka mbetur vetëm emri “xhubletës së kuqe”Kështu që xhubletat mbas Luftës së parë botrore, kanë qënë po thuaj krejt të zeza, me një dhe me zbulurime me rruza të errta, çfarë tregon se pushteti dhe rëndsia e saj erdhi duke kënë sa pasl Luftës Së Dytë Botrore, doli krejtësisht jashtë qarkullimit me përjashtim të rateve ceremonjale dasma e vdekje ku përdoret si objekt honorik.Xhubleta jonë mira vjeçare është krenaria e kulturës sonë të lashtë, ndoshta nga të vetmet veshje pa as një ndikim orjenlat, as sllav është dy varjatëshe(M- Madhe Dukagjin), shëmbëlltyre e Alpeve tona madhështore simbolikë i kulteve të vjetra pagane të stiluera me zgjuersi e delikatesë nga dora e amzonave malsore këlmendse e dukagjinse.


Nga Albert Vataj
 

Hir i hyjt i malcores, delikatesa dhe ndrojtja, fisnikëria dhe bukuria e traditës​



Hir i hyjt i malcores, delikatesa dhe ndrojtja, fisnikëria dhe bukuria e traditës

Delikatesë, ndrojtje, hir dhe një shprehje që platitet në ëndjen që e përshkon. Ajo vështron përmes një padurimi për të reshtur së ngulituri sytë, atje ku drithërima e ngjeth dhe ndjenja e turpit e përlan të gjithën. Ajo është një grua, e cila më shumë se sakrifikimin e një çasti pozimi, ajo i kushtohet një solemniteti që dëshmon veshja e saj, stolitë që krijojnë një ansambël mahnitës të nuses malcore. Përtej këtij momenti të fokusuar është një grua e cila dëshmon veç nusërimit, dritshmërinë e atij komunikimi shprehës që ajo ofron në këtë përjetësim fotografik.
 

Gruaja malësore në fotot 100-vjeçare, dëshmi e pasurisë kulturore, thesar i trashëgimisë sonë shpirtërore​





Pas një shekulli disa nga këto foto janë më shumë se si të tilla, fokus i një aparati, janë një testament i pasurisë shpirtërore të malësorëve. Ato janë zëri i asaj të vërtete që e shkuara, harresa, mospërfillja dhe mungesa e interesimit, janë rrekur ta shtypin deri në asgjësim. Po kishte nga ata që i ruajtën këto visare, i publikuan këto foto, i bënë të njohura kulturave dhe traditave të botës së madhe, si një dëshmi e patjetërsueshme e atyre vlerave qytetëruese që mishëruam ne. Janë këto foto, janë këto gra të memorizuara në këto stampime, që tregojnë historinë, të cilat përmbi të gjitha ngrenë zërin dhe u thonë skeptikëve, asaj nate gojimesh të liga që u përpoqën ta denigronin këtë vlerë, të mos e njihnin këtë pasuri, ta trajtonin si shpellarë këtë identitet.

Jo! Ata ishin të gabuar dhe sot ne jemi të bindur se përtej këtij manifestimi fshihet një prej thesareve më të vlerta të emancipimit tonë. Kjo triumfoi megjithë vështirësitë dhe pamundësitë që e kërcënuan vijimsisht, që nga varfëria deri te tjetërsimi i elementeve shprehës nga ndikesat e prurjeve përmbytëse dhe ekspansioneve të kulturave të ndryshme.

E kush më mirë se sa vajza, gruaja, nëna mund ta dëshmojnë këtë qëndresë përballë stuhisë, këtë aftësi dominimi përballë rrëmeteve. Ajo është e bukur, joshëse, delikate dhe me një shprehje heroine. Më shumë se një grua, ajo është e themelta e veçorive dhe karakteristikave dalluese të shqiptarëve, të cilët mbetën në historinë e botës si realitete sfiduese. Vërshuan kohërat, erdhën dhe ikën etapa të ndryshme të traditave dhe emancipimit. Ajo tregoi gjithnjë me vlerat e saja gjithëçfarë fsheh brenda vetes, brenda asaj nevoje, forcën e manifestimit të tipareve që e dallojnë atë, jo vetëm nga veçantitë e veshjeve karakterstike, por edhe nga forca e karakterit, vitaliteti amësor dhe ndjenja e zjarrtë atdhetare. Ajo ka ushqyer në ndërkohje interesimin dhe kërshërinë e grafistëve, piktorëve, kostumografëve, historianëve dhe hulumtuesve të ndryshëm. Dhe ata nga ana e tyre e kanë jetësuar atë, gruan shqiptare, me gjithë gamën e saj dalluese, bukurinë, krenarinë, forcën dhe hiret fine të femrës.
Shqiptarja, arbëreshe apo arvanitase, e Iliridës apo e Shqipërisë, myslimane apo e krishterë, veriore apo jugore, elitare apo popullore, qytetare apo malësore, nuk i ka lënë indiferent të huajt me veshjen e saj tradicionale.

Madje, shpeshherë, ajo ka ngjallur kureshtje me veçantinë e stilit të saj. Ajo që e dallon atë, ajo shprehi që manifeston prej saj ato vlera dhe atribute të një gruaje me cilësi është vetë ajo, ajo që ka ardhur nga fokusi i aparatit të studjuesve dhe dinastive fotografike shqiptare, ku mund të veçojmë Marubin. Në atë dëshmi që vjen përmes fotografisë koha ka ndalur dhe kujtesa është nënshtruar asaj force dhe joshjeje, asaj nevoje komunikimi në ndërkohje dëshmimi.

Veshjet popullore, veshjet karakteristike të zonave dhe krahinave, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.

Ndërsa i përcjellim këto foto, shumica e të cilave e ka kaluar shekullin për nga mosha, ne kemi fatin të shfletojmë historinë e etnokulturës, si një nga hallkat më të forta që na mbajnë të lidhur me pasurinë shpirtërore dhe shijen estetike që ata manifestojnë. Sot më shumë se kurrë mund të bëjmë një dallim, një vlerësim, një rishqyrtim të të gjithë atij ansambli shprehës të këtyre vlerave, të kësaj pasurie, të këtij dëshmimi shekullor. Vijnë deri sot, jo vetëm nga fotografitë, por edhe nga kostumet që janë ruajtur nëpër arka dhe sunduqe nusesh dhe plakash.

Por në këtë parakalim fotografik ne mund të njihemi edhe me veçoritë karakteristike të jetës malësore. Fëmijët, gratë dhe nënat shpalosen përmes këtyre fokusimeve siç ishin, ku varfëria është e kudogjendur. Është kjo plagë që ka gërryer keqas dhe vështirësuar në ekstrem jetën e këtyre malosorëve, por pa mundur dot ta nënshtrojë, ashtu siç s’ia arriti dot t’i bind sundimit të tyre çfarëdo hordhie barbare që shkëli dhe la kockat në këto troje.

Është kjo kulturë, është ajo ndjenjë aristokracie, ai sharm dhe ajo finesë, ajo elegancë dhe ai solemnitet që shfaqet në çdo element të veshjeve, por edhe të shprehisë emocionale që fotografët kanë fiksuan në celuloid.

Qartazi ata nuk janë të hareshme, nuk mund të tregojnë me promovimin e vetes së tyre, më shumë se sa një moment ceremonial, atë të fotografimit, ku ajo, gruaja dhe vajza malësore, shqiptare në themel, ndjehen si në një “ndëshkimore”. Gjithsesi ata sjellin të qarta pas më shumë se një shekulli peshën e rëndë të kohës që është gremisur në kurrizin dhe shpirtin e tyre. Janë të vrara nga mundimi dhe vuajtjet, por një dritë shnditëse u buron. Secila prej tyre ka diçka të veçantë që kërkon të thotë edhe sot, ndërsa ajo prehet diku në truallin e kësaj toke, këtyre shkrepave. Nëse kureshtia jonë e tashme na ka mbajtur të lidhur me gruan e asaj kohe vetëm përmes Kanunit, ne jemi mjaftuar me një pjesë të papërfillshme të të gjithë veprimtarisë së saj, që nga vajzë e dashur, te nuse punëtore, bashkëshorte e bindur, nënë e përkushtuar, trimnesh dhe sojnike. Ajo, gruaja malësore, ajo mbi të cilën ka rënduar pothuaj se e gjithë barra e shtëpisë, ndera dhe sojnija, shërbesa dhe bujaria, është ajo për të cilën kanë shkruar poetë dhe shkrimtarë të famshëm, studiues dhe historianë, rrugtarë dhe aventurirë, të cilët i hodhi zelli dhe kureshtia në këto male të thepisur, në këtë tokë të ashpër burrash trima e grashë fisnike.

Gruaja malësore dhe në tërësinë e saj, gruaja shqiptare vijnë përmes dëshmive fotografike si një aspiratë e lartë e dëshmisë së vlerave që trashëgojmë. Ishtë dhe është ajo grua që ka ditur të jetë një akt shpërblese i krijuesit.

Për gjithë këto foto, këtë riardhje të këtyre bijave, grave, nënave, këtë mall, nostalgji dhe dëshmim historik, për këtë pasuri shpirtërore që mbeti e gjallë, e hijshme, e bukur dhe manifestuese, një mirënjohje meritojnë ata që e bënë të mundur që ky zë, i cili thërret nga thellësia e kohës, të dëgjohet, kjo pasuri që trashëguam në shpirt dhe aspirata qytetëruese, të ruhet si një amanet i të parëve. Ishin ato grishës të kësaj vlere të cilët duke e pikasur e fokusuan, e ruajtën dhe e trashëguan, duke na e dhuruar si një prej thesareve më të çmuara të një kombi. Sepse këto foto, janë kaq të gjalla, sa ç’ka mbetur e tillë në gjakun dhe në ndjenjën tonë kombëtare çdo gjë që ata mishërojnë edhe sot.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.