Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Grusht ne stomak - nga Alketa Ipeku

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Qer 19, 2018
Mesazhe
12,823
Nuk di kush e dëgjoi sot klithmën e shpirtit të një nëne, bije, të një motre, të gruaje!

Një tjetër qënie femërore u bë sot viktimë e dhunës mashkullore,e aq më keq viktimë e njeriut me të cilin e lidhën vite të tëra jetuar bashkë, lindur e rritur tre fëmijë, kaluar një rrugë me sakrifica e mundime.
E trishtë???
Jo. E llahtarshme. Ditën për diell, në pragun e institucionit të drejtësisë, në prani të avokatit, e ç'është më e dhimbshmja në prani të djalit.

Si do ecë kjo histori. Duket e dalë nga skutat e lashta të antikitetit : ndoshta mëmëvrasësi do ndëshkohej nga dora e djalit.

Askush nuk guxon e nuk duhet të prekë çështjet familjare, por gjithkush nga ne ka të drejtë të ngrejë zërin, të ulërasë të dëgjojnë ata veshë të shurdhët që duhet të ndërmarrin nisma ligjore në mbrojtje të figurës së femrës.

Lexova sot veç portale që japin lajmin, qytetarë të thjeshtë që shkruajnë,por (qofsha e gabuar)nuk pashë asnjë reagim nga organizatat apo shoqatat që merren me çështjet e barazisë gjinore e të drejtat e grave, as aleancat e ndryshme të grave qofshin deputete apo këshilltare bashkiake të dalin e të thonë dy rreshta për ngjarjen e sotme.

Nuk pashë as ato që organizojnë protesta me shkrime nëpër " shalë" për të drejtat e grave.
Për politikën flasin të gjithë pa fund, po për vrasjen e jetës, askush nuk flet.

Sot bashkohem me klithmën e shpirtit të një gruaje, me dhimbjen dhe traumën e fëmijës dhe ulëras nga thellësia e shpirtit për një jetë të prerë në mes.

Mllefi im nuk shkon te vrasësi, po te kjo shoqëri që po degradon çdo ditë, te ato zonja që na përfaqësojnë në të gjitha institucionet.

Në dreq të shkojë , o deputete, ministre, këshilltare, motër ,shoqe e grua e njohur e panjohur, bëhuni një herë bashkë, harrojeni atë ngjyrë kartoni për të drejtat e grave e mbrojtjen e tyre.

Të bëhemi një herë bashkë jo për fushata politike, po për jetën,burimin e vazhdimësinë e saj.


Ps. Zysh Keta ka qene mesuesja ime e letersise ne gjimnaz (tani mikeshe shume e afert) dhe shkrimi vjen si reagim mbas vrasjes se nje tjeter gruaje sot.
 
Dhe vazhdon akoma Zyshe kjo ?

Shkrimi ok dhe pjeserisht dakort por ne shumicen e rasteve nuk pijne as uje k’to shkrime.
 
Dhe vazhdon akoma Zyshe kjo ?

Shkrimi ok dhe pjeserisht dakort por ne shumicen e rasteve nuk pijne as uje k’to shkrime.
Vazhdon se eshte moshe e re.
Ajo aq ka ne dore aq ben.
 
Vazhdon se eshte moshe e re.
Ajo aq ka ne dore aq ben.

Si Zysha qe jane duhet qe te ndertojne dicka nepermjet shkollave qe te ju degjohet edhe zeri ( qe te bejne edhe nje fare ndryshimi ) dhe te kene edhe access dhe mundesi per te bere dicka ndaj femrave dhe femijeve ne pergjithesi dhe perkrah k’tyre rasteve ne fjale .... e them k’te meqe Kane edhe pasion per te shkruajtur ne raste te tilla .... pra there is always the next step nese ke pasion dhe ambicie .
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.