Hadithe te Pejgamberit a.s. (Paqja e Zotit qofte mbi te)

Liber8

U can't pLaY a pLaYa
ANETAR ✓
Mesazhe
2,143
Mosha
37
Meqe tani jane hapur nenforumet fetare, ketu do te postohen hadithe (thenje, vepra, pelqime, miratime etj) te Muhammedit a..s.


Kur shokët e Pejgamberit a.s. panë një djalë të ri me fizik shumë të fortë thanë:
“Ah sikur të ishte me ne e të luftonte në rrugën e Zotit”.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha:
“Ku e dini ju, që ky nuk është në rrugën e Zotit? Nëse ky njeri punon me fizikun e tij dhe mban fëmijët dhe prindërit e tij, që nuk kanë fuqi për punë, ndihmon farefisin dhe komshinjtë e vet, atëherë ai është në rrugën e Zotit, tamam si ju”.
(Taberaniu)


============================================================================================================




Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Sikur dikush të marrë litarin e të shkojë në mal pa gomar, pa mushkë por të shkojë në këmbë e pastaj të presë dru, t`i vendosë mbi shpinë dhe të kthehet e t`i shesë ato shtëpi më shtëpi, është më mirë se të dalë e t`i lypë dikujt tjetër”.

[Buhariu]

===========================================================================================================

"Mëshironi që të mëshiroheni, falni që t'ju falet. Vaj për ata që i zbukurojnë fjalët dhe vaj për ata që insistojnë në gabimet e tyre edhe pse e dinë".


(Sahih, Ahmedi).
 

centos

Uçk
ANETAR ✓
Mesazhe
5,824
Vendndodhja
France
HADITH - për vlerën e Agjërimit

Thotë Pejgamberi Muhamedi a.s

Në natën e fundit të Ramazanit Allahu i fal të gjithë.
Dikush prej të pranishmëve tha: A është kjo nata e Kadrit?
Muhamedi a.s. tha: Jo. A nuk e sheh se puntorët punojnë, e kur mbarojnë nga puna, e marrin pagën e tyre.

Transmeton Bejhakiu
 

Liber8

U can't pLaY a pLaYa
ANETAR ✓
Mesazhe
2,143
Mosha
37
Modestia e Muhamedit s.a.v.s.:


Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ishte në udhëtim. Gjatë udhëtimit i tha ashabëve të tij që të therrnin një dele. Ata pranuan këtë vendim të të Dërguarit. Ashtu që, njëri prej tyre tha: '' O Resulallah, therrjen e bëj unë ''. Një tjetër tha: '' O Resulallah, lëkuren e rrjep unë ''. Ndërsa, një tjetër tha: '' O Resulallah, pjekjen e bëj unë ''. Atëherë, Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) tha: '' Ndërsa unë po mbledh drutë ''. Duke ndëgjuar këto fjalë, ashabët thanë: O Resulallah, ne mjaftojmë për ta bërë këtë punë. Por Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) u tha atyre: Edhe unë e di që ju jeni të mjaftueshëm, por mua nuk më duket e përshtatshme që ta konsideroj vetën timë sipër jush sepse Allahu azze ve xhel i duket e shëmtuar që robi i tij ta konsiderojë vetën sipër shokëve të vet.


74478663_474316083181011_8816691638114975744_n.jpg
 

aloe

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
11,968
"O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!" .

(Muminun:118)
 

aloe

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
11,968
Edhe ndjenja e dashurisë quhet risk (rrizk)

I Dërguari a.s. e ka thënë që i ishte dhënë risk ta donte Hatixhenë r.a.: "إني رزقت حبها
(Më është dhënë risk dashuri e saj)"

Nga kjo thënie e tij kuptohet qartë se ndjenja e dashurisë u dhënka, u falka, u dhuruaka nga Lart.
 

Socialdisexpert

Social_distance_expert
ANETAR ✓
Mesazhe
4,172
Vendndodhja
Tirana
Në një hadith të tij Profeti i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nëse bëhet kiameti dhe dikush prej jush mban në dorë një filiz palme, nëse mundet ta mbjellë atë para se të ngrihet në këmbë, le ta mbjellë.” ( Ahmedi 3/183)
 

Socialdisexpert

Social_distance_expert
ANETAR ✓
Mesazhe
4,172
Vendndodhja
Tirana
40 hadithet e imam Neveviut

Nga Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلمduke thënë: "Allahu i Lartësuar ka thënë: “O bir i Ademit, sa herë që më lut e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, porse pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal.
O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”

E shënon Tirmidhiu [numër 3540] dhe thotë se ky hadith është hasen-sahih.
 

aloe

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
11,968
“Zoti jem, t’lutna që, atë çka nuk ma k’i shkru, mos ma ço mendjen me e lyp, e pastaj kot me u mundu për të, e çka ma k’i shkru, dërgoma qysh ásht ma s’lehti për mu!”

Abdurrahman Ibn Mehdi
 

centos

Uçk
ANETAR ✓
Mesazhe
5,824
Vendndodhja
France
Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë :

“ *Kush thotë në mbrëmje: BismilAhil-ledhi la jeduruhu mea ismihi shejun fil erdi we la Fis-sema wehuves-Semiul Aliim tre herë nuk e godet sprova e papritur deri në mëngjes*.
*Dhe kush thotë në mëngjesë këtë lutje nuk e godet sprova e papritur deri në mbrëmje. Që don të thotë: _Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjuesi dhe di çdo send_* .

Shënon imam Ahmedi: Albani thot se eshte i vertetë.
 

centos

Uçk
ANETAR ✓
Mesazhe
5,824
Vendndodhja
France
Transmetohet nga Enes ibn Malik se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“ *Bërja e veprave humane mbron nga përfundimet e këqia, sëmundjet dhe shkatërrimet. Ata që kan qenë mirëbërës në këtë botë po ata do të jenë mirëbërësit edhe në Botën tjetër* .”

[E shënon Hakimi]
 

centos

Uçk
ANETAR ✓
Mesazhe
5,824
Vendndodhja
France
Thotë Abdullah ibn Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij: *Një ditë isha pas Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe ai më tha:

“ *O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë*.
*Ruaje Allahun (kufijtë e Tij) do të të ruajë Ai ty*.
*Ruaje Allahun, do ta gjesh Atë në krahun tënd (do të jetë me ty kur të kesh nevojë*).
*Kur të kërkosh, kërko prej Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërkoji ndihmë Allahut*.
*Dhe dije se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej për të të bërë dobi, nuk do të të bënin dobi veçse me diçka që Allahu ta ka caktuar, e nëse do të grumbulloheshin për të të dëmtuar me diçka, nuk do të të dëmtonin veçse me atë që Allahu ka shkruar për ty*.
*Janë ngritur lapsat, dhe janë tharë fletët* .”

( Tirmidhiu)
 
Top