Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hadithe te Pejgamberit a.s. (Paqja e Zotit qofte mbi te)

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
30,723
Meqe tani jane hapur nenforumet fetare, ketu do te postohen hadithe (thenje, vepra, pelqime, miratime etj) te Muhammedit a..s.


Kur shokët e Pejgamberit a.s. panë një djalë të ri me fizik shumë të fortë thanë:
“Ah sikur të ishte me ne e të luftonte në rrugën e Zotit”.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha:
“Ku e dini ju, që ky nuk është në rrugën e Zotit? Nëse ky njeri punon me fizikun e tij dhe mban fëmijët dhe prindërit e tij, që nuk kanë fuqi për punë, ndihmon farefisin dhe komshinjtë e vet, atëherë ai është në rrugën e Zotit, tamam si ju”.
(Taberaniu)


============================================================================================================




Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Sikur dikush të marrë litarin e të shkojë në mal pa gomar, pa mushkë por të shkojë në këmbë e pastaj të presë dru, t`i vendosë mbi shpinë dhe të kthehet e t`i shesë ato shtëpi më shtëpi, është më mirë se të dalë e t`i lypë dikujt tjetër”.

[Buhariu]

===========================================================================================================

"Mëshironi që të mëshiroheni, falni që t'ju falet. Vaj për ata që i zbukurojnë fjalët dhe vaj për ata që insistojnë në gabimet e tyre edhe pse e dinë".


(Sahih, Ahmedi).
 
HADITH - për vlerën e Agjërimit

Thotë Pejgamberi Muhamedi a.s

Në natën e fundit të Ramazanit Allahu i fal të gjithë.
Dikush prej të pranishmëve tha: A është kjo nata e Kadrit?
Muhamedi a.s. tha: Jo. A nuk e sheh se puntorët punojnë, e kur mbarojnë nga puna, e marrin pagën e tyre.

Transmeton Bejhakiu
 
Modestia e Muhamedit s.a.v.s.:


Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ishte në udhëtim. Gjatë udhëtimit i tha ashabëve të tij që të therrnin një dele. Ata pranuan këtë vendim të të Dërguarit. Ashtu që, njëri prej tyre tha: '' O Resulallah, therrjen e bëj unë ''. Një tjetër tha: '' O Resulallah, lëkuren e rrjep unë ''. Ndërsa, një tjetër tha: '' O Resulallah, pjekjen e bëj unë ''. Atëherë, Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) tha: '' Ndërsa unë po mbledh drutë ''. Duke ndëgjuar këto fjalë, ashabët thanë: O Resulallah, ne mjaftojmë për ta bërë këtë punë. Por Resulullahu(sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) u tha atyre: Edhe unë e di që ju jeni të mjaftueshëm, por mua nuk më duket e përshtatshme që ta konsideroj vetën timë sipër jush sepse Allahu azze ve xhel i duket e shëmtuar që robi i tij ta konsiderojë vetën sipër shokëve të vet.


74478663_474316083181011_8816691638114975744_n.jpg
 
"O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!" .

(Muminun:118)
 
Edhe ndjenja e dashurisë quhet risk (rrizk)

I Dërguari a.s. e ka thënë që i ishte dhënë risk ta donte Hatixhenë r.a.: "إني رزقت حبها
(Më është dhënë risk dashuri e saj)"

Nga kjo thënie e tij kuptohet qartë se ndjenja e dashurisë u dhënka, u falka, u dhuruaka nga Lart.
 
Në një hadith të tij Profeti i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nëse bëhet kiameti dhe dikush prej jush mban në dorë një filiz palme, nëse mundet ta mbjellë atë para se të ngrihet në këmbë, le ta mbjellë.” ( Ahmedi 3/183)
 
40 hadithet e imam Neveviut

Nga Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلمduke thënë: "Allahu i Lartësuar ka thënë: “O bir i Ademit, sa herë që më lut e shpreson tek Unë, do të t'i fal ato që ke bërë dhe s'e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, porse pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal.
O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”

E shënon Tirmidhiu [numër 3540] dhe thotë se ky hadith është hasen-sahih.
 
“Zoti jem, t’lutna që, atë çka nuk ma k’i shkru, mos ma ço mendjen me e lyp, e pastaj kot me u mundu për të, e çka ma k’i shkru, dërgoma qysh ásht ma s’lehti për mu!”

Abdurrahman Ibn Mehdi
 
Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë :

“ *Kush thotë në mbrëmje: BismilAhil-ledhi la jeduruhu mea ismihi shejun fil erdi we la Fis-sema wehuves-Semiul Aliim tre herë nuk e godet sprova e papritur deri në mëngjes*.
*Dhe kush thotë në mëngjesë këtë lutje nuk e godet sprova e papritur deri në mbrëmje. Që don të thotë: _Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjuesi dhe di çdo send_* .

Shënon imam Ahmedi: Albani thot se eshte i vertetë.
 
Transmetohet nga Enes ibn Malik se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“ *Bërja e veprave humane mbron nga përfundimet e këqia, sëmundjet dhe shkatërrimet. Ata që kan qenë mirëbërës në këtë botë po ata do të jenë mirëbërësit edhe në Botën tjetër* .”

[E shënon Hakimi]
 
Thotë Abdullah ibn Abbasi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij: *Një ditë isha pas Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe ai më tha:

“ *O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë*.
*Ruaje Allahun (kufijtë e Tij) do të të ruajë Ai ty*.
*Ruaje Allahun, do ta gjesh Atë në krahun tënd (do të jetë me ty kur të kesh nevojë*).
*Kur të kërkosh, kërko prej Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërkoji ndihmë Allahut*.
*Dhe dije se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej për të të bërë dobi, nuk do të të bënin dobi veçse me diçka që Allahu ta ka caktuar, e nëse do të grumbulloheshin për të të dëmtuar me diçka, nuk do të të dëmtonin veçse me atë që Allahu ka shkruar për ty*.
*Janë ngritur lapsat, dhe janë tharë fletët* .”

( Tirmidhiu)
 
  • Përqafime
Reactions: .
48414646_315555115723776_1380467501854359552_n.jpg
 
Më e çmuar se vetë mirësia ?!.

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku r.a se Profeti s.a.v.s ka thënë: Nuk ka ndonjë mirësi që Allahu të ia jap robit të Tij e ai të thotë'' Falënderimi i takon Allahut xh.sh '' vetëm se të jetë ajo që e ka dhënë më e mirë sesa ajo që e ka marrë ''.

E në lidhje me këtë Ibn Kajim El-Xhevzie thotë: Nëse Allahu xh.sh ia jep njeriut botën dhe tërë atë që ka në të e ai e falënderon Allahun xh.sh atëherë falënderimi i tij ndaj Allahut xh.sh do të jetë më i madh sesa vetë shpërblimi i Allahut xh.sh ngase kjo botë është kalimtare ndërsa shpërblimi i Allahut xh.sh është i përhershëm.
 
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

“Xhehnemi i është ndaluar çdonjërit që është i qetë, i butë, i lehtë dhe i afërt me njerëzit”.

(Silsiletul ehadith essahiha - 938)
 
"Shenjat e injorantit janë: të fyen kur e shoqëron dhe të shan kur e braktis; të mban borxhli nëse të jep diçka dhe tregon mosmirënjohje nëse i jep diçka; të tradhëton nëse i beson një sekret e të akuzon (për tradhëti) nëse të tregon një sekret. Bëhet mosmirënjohës, i ashpër dhe i vrazhdë nëse është i pasur, mohon haptas mirësitë e Allahut nëse është i varfër; e tepron kur është i lumtur dhe humbet shpresat kur trishtohet; gajaset kur qesh dhe bulurin kur qan. Injoranti shan të përzotshmit; as nuk e don e as nuk e respekton Allahun; as nuk druhet prej Tij e as nuk e kujton. Ai të lavdëron me tepri nëse ia bën qejfin dhe do të akuzon për gjëra që s′i ke nëse nuk ia bën.″
 
Pejgamberi salallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
"Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, nëse ju të gjithë nuk do të mëkatonit, Allahu do t’ju hiqte dhe do të sillte një popull tjetër që do të mëkatonte dhe të kërkonte falje Allahut dhe Ai do t’i falte"
[Muslimi]
 
Sipas rrefimit te Ebu Hurejres(r.a) , i Derguari i Allahut ka thene :
"Ai qe nuk u sherben nenes dhe babait ose njerit prej tyre ne ditet e pleqerise e qe nuk futet dot ne xhennet , u shofte,u shofte,u shofte!"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.