Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hahn: Mali i Zi dhe Serbia gati të anëtarësohen në BE

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,936
hahn2017.jpg
Serbia dhe Mali i Zi me gjasë do të jenë vendet e ardhshme që do të integrohen në Bashkimin Evropian, ndoshta deri në vitin 2025, ka thënë komisionari i BE-së për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

“Me të vërtetë, 2018-ta do të jetë vit ku ne mund ta përdorim momentin, që e kemi krijuar gjatë disa viteve të kaluara, për të lëzizur përpara me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i Komisionit Evropian e ka indikuar vitin 2025 si vit të mundshëm për pranim”, tha zoti Hahn gjatë një interviste për agjencinë Reuters, e cila është publikuar sot.

Në këtë kuadër, Johannes Hahn, ka theksuar se “sot vendet më të avancuara janë definitivisht Mali i Zi dhe Serbia” dhe ka shtuar se “i gjithë procesi është i bazuar në merita, që varen nga progresi që po e bëjnë vendet”.

Rrjedhimisht, ai konkludoi se “është shumë herët të parashikohet se kush përfundimisht do të jetë shteti i parë i ri në BE”.

Duke u shprehur për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, zoti Hahn theksoi:

“Shpresoj se të gjitha këto, të themi, ndjenja negative me të cilat po ballafaqohemi, paraqesin thirrje të zgjimit për politikanët përgjegjës…për të kuptuar se vetëm bashkëpunimi, pajtimi, është mënyrë për të ecur përpara për kapërcimin e të gjitha këtyre tensioneve, me të cilat ende ballafaqohemi në rajon”.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.