Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hamilton fiton në Amerikë, por Vettel i shtyn festën

U

Universal

Guest
hemi-640x343.jpg
Lewis Hamilton është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit të tij të 3-t kampion me Mercedesin dhe të 4-tit në karrierë në Formula 1.

I nisur nga pole-position piloti anglez triumfoi në Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar suksesin e 5-t në 6 garat e fundit dhe të 9-tin sezonal. Në Texas në pistën e Austin, Hamilton la pas rivalin e tij të madh në garën për titull gjermanin Sebastian Vettel i cili i hapi vetëm disa probleme të vogëla në startin e garës pilotit anglez.

Me këtë sukses Hamilton u ngjit në kuotën e 331 pikëve dhe tashmë tre gara përpara fundit ka nevojë për vetëm 9 pikë nga 75 në dispozicion për t’u shpallur zyrtarisht kampioni i ri i Botës në Formula 1. Pas Vettel u rendit talenti holandez Max Verstappen i cili surprizoi finlandezin e Ferrarit Raikonnen me një parakalim spektakolar në kthesën e fundit.

Por buzëqeshja për një podium të merituar iu ngri në fytyrë pilotit të Red Bull i cili u dënua nga komisarët e garës me 5 sekonda penalitet dhe në këtë mënyrë i dorozoi vendin e tretë Raikkonen. Pas Verstappen u rendit një tjetër finlandez Valteri Bottas që e mbylli garën i 5-ti i ndjekur nga Ocon dhe Sainz.

(gazeta-Shqip.com)
 
View attachment 3161
Neymar surprizon Hamiltonin, e uron në kufje

Miqësia e Neymar me 4 herë kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamiltonin dihej prej kohësh dhe braziliani vendosi të surprizojë mikun e tij.

Menjëherë pas përfundimit të garës së Meksikës, i pari që uroi britanikun në kufje, ishte pikërisht sulmuesi brazilian.

“Urime Lewis, je më i miri”, ishin fjalët e Neymar në kufje, për kampionin e saposhpallur të Formula 1, urim ky që e befasoi dhe emocionoi britanikun.
 
View attachment 3162
Zyrtarisht kampion bote, Lewis Hamilton barazon Vettel-in

Kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundi i këtij sezoni të Formula 1, Lewis Hamilton është shpallur zyrtarisht kampion bote në këtë sport. Piloti britanik i Mercedes e mbylli garën e Meksikës në vendin e 9, që gjithsesi mjaftoi për të siguruar matematikisht titullin.

Gara e Meksikës nisi me një start spektakolar të Vettelit, Versttapenin dhe Hamiltonit, por një incident mes të treve solli dëmtime në makinat Ferrari dhe Mercedes. Kjo bëri që Hamilton dhe Vettel të rinisen nga fundi, por ndërsa gjermani filloi të rikuperojë pozicione, britaniku i Mercedes vijonte të kishte probleme.

Në fund, triumfoi Verstappen, ndërsa Bottas dhe Raikkonen plotësuan podiumin në Çmimin e Madh të Meksikës. Sebastian Vettel e mbylli garën vetëm në vendin e 4-t, duke mos marrë mjaftueshëm pikë, për t’i shtyrë festën britanikut të Mercedesit.

Pas triumfit të këtij sezoni, Hamilton çon në 4 numrin e titujve të fituar, po aq sa ka edhe rivali i tij te Ferrari, Sebastian Vettel, ndërsa më së shumti tituj ka fituar Michael Schumacher, plot 7. Javën e kaluar, në Çmimin e Madh të Austinit, në SHBA, u shpall kampione për konstruktorë edhe Mercedes.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.