U
Universal
Guest
I nisur nga pole-position piloti anglez triumfoi në Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar suksesin e 5-t në 6 garat e fundit dhe të 9-tin sezonal. Në Texas në pistën e Austin, Hamilton la pas rivalin e tij të madh në garën për titull gjermanin Sebastian Vettel i cili i hapi vetëm disa probleme të vogëla në startin e garës pilotit anglez.
Me këtë sukses Hamilton u ngjit në kuotën e 331 pikëve dhe tashmë tre gara përpara fundit ka nevojë për vetëm 9 pikë nga 75 në dispozicion për t’u shpallur zyrtarisht kampioni i ri i Botës në Formula 1. Pas Vettel u rendit talenti holandez Max Verstappen i cili surprizoi finlandezin e Ferrarit Raikonnen me një parakalim spektakolar në kthesën e fundit.
Por buzëqeshja për një podium të merituar iu ngri në fytyrë pilotit të Red Bull i cili u dënua nga komisarët e garës me 5 sekonda penalitet dhe në këtë mënyrë i dorozoi vendin e tretë Raikkonen. Pas Verstappen u rendit një tjetër finlandez Valteri Bottas që e mbylli garën i 5-ti i ndjekur nga Ocon dhe Sainz.
(gazeta-Shqip.com)