Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hamza: Nga 1 janari do të ketë rritje të pagave

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,786
dsc-7165-300x164.jpg


Hamza ka thënë se te pjesa e shpenzimeve janë rritur për 272 milionë euro.


“Sipas këtyre projeksioneve për vitin 2018-të presim që rritja ekonomike e vendit e matur përmes bruto prodhimit vendor të jetë 4.6 % në terma reale. Kjo rritje e projektuar pritet të mbështetet mbi të gjitha nga niveli i rritur i investimeve duke përfshi edhe ato publike, konsumi dhe rritja e eksporteve të vendit. Ne presim që në vitin 2018 në total të hyrat e buxhetit të jenë në vlerë prej 1 miliard e 821 milionë euro, e cila është më e lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2017-të për rreth 6 % apo shprehur në milion 104 milionë euro më tepër. Rritja e të hyrave të përgjithshme vjen si rezultat i kontributit prej rreth 74 % janë tatime indirekte të pasuara me rreth 15 % të takimeve direket dhe rreth 11 % të hyra jo tatimore”, tha Hamza.

Ai ka thënë se në buxhetin e vitit të ardhshme parashihet të ketë rritje të pagave për sektorin publik.

“Shpenzimet buxhetore janë rritur për 272 milionë euro apo 15 % në krahasim me rishikimin e buxhetit të rishikuar të vitit 2017-të. Duke arrit shumën totale prej 2 miliardë e 82 milionë euro. Shpenzimet për kategorinë paga dhe mëditje për vitin 2018-të janë paraparë të jenë 589 milionë euro, një rritje prej 4.3 % në raport me shpenzimet parashikuara për paga dhe mëditje me rishikimi e buxhetit 2017-të. Ky buxhet për paga dhe mëditje parasheh rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik nga 1 janari i vitit 2018, si dhe pagat për rritje të punësimit në strukture strategjikë të vendit”, tha Hamza.

Po ashtu ka thënë se me këtë buxhet pritet të financohen të gjitha skemat shoqërore duke përfshi financimin për kategoritë e dala nga lufta, rritjen e buxhetit për përfituesit e skemave sociale, financim për trashëgimin, përmes buxhetit sipas Hamzës, do të mbështeten edhe viktimat seksuale gjatë luftës.

Po ashtu ai ka thënë se do të ketë përkrahje për fermerët. Ndërsa sipas tij, shpenzimet për mallra dhe shërbime par vitin 2018-të priten të rriten si rezultat i shpenzimeve paraprake për projekte kapitale dhe nevojës për mbajtjen e tyre.

Vlera për mallra dhe shërbime pritet të jenë 264 milionë euro apo një rritje prej 7.9 % në raport me rishikimin e buxhetit 2017-të. Shpenzimet kapitale për vitin 2018-të planifikohen të rriten për 37 % në raport me buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Hamza ka theksuar se investimet kapitale pritet të shkojnë për autostradën në drejtim të Shkupit, rrugës Pejë-Prishtinë, Prishtinë-Mitrovicë e pastaj në drejtim të Podujevës dhe Gjilanit.

Lexoje lajmin e plote...
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.