Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Harrohet dashuria e pare ?

E keni harruar?

  • Po

    Votimi: 11 50.0%
  • Jo

    Votimi: 11 50.0%

  • Gjithsej votues
    22
Flm per kafene e shetitjen:p
Poo shtt mos hap panik!D
Hahahaha

Mojjj ti , po s'i nuk e pim një Skopsko dhe ne aty tek Irish pubi :p
 
Mendimi I'm i dashur universal (shaka ). Dashurija e par nuk harrohet Po te ket qen reale nga eksperienca ime e them deri me sot se kam harruar dhe pse jemi larg njeri tjetrit nuk them se e dua Por peng ne zemer e kam ate dahsuri e do e kem perher sepse ishte ndjenja e par emocioni loti buzeqeshja endrrat e para qe kam provuar prandaj them dashurija e par ngelet si nje kujtim qe nuk fshihet dot si nje kujtim i bukur né mendjen tende e sa her qe e kujton te shpeton nje buzeqeshje .
Jam akoma me kete ide
 
Huh se di..mbase po mbase jo
 
LEXOJE DERI NË FUND, MOS U BËJ PARAZIT!

Viti i parë:
Isha ulur në orën e mësimit të gjuhës shqipe, ia ngula sytë vajzës që ishte ulur afër meje, Ajo ishte “shoqja ime e ngushtë”. Ia ngula sytë flokëve të saj të gjatë e të mëndafshtë, dhe dëshiroja që ajo të ishte e imja. Por ajo nuk më shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Pas mësimit, ajo erdhi tek mua dhe më kërkoi shënimet. Ia dhashë ato asaj.
Ajo më falenderoi dhe më dha një puthje në Faqe. Gjithçka që doja ishte ti tregoja asaj se çfarë ndjeja për të. E dashuroja atë dhe doja ti thoja që dua të jesh e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Viti i dytë:
Ra telefoni. Ishte ajo në anën tjetër të receptorit. Ishte në lot, murmuriste se si i dashuri ia kishte thyer zemrën. Më kërkoi të vinte te unë se nuk donte të qëndronte vetëm. Kështu bëra. U ula afër saj në divan, shikova gjatë sytë e saj të butë duke dëshiruar që ajo të ishte e imja. Pas dy orësh, një filmi dhe tre qese patatinash, ajo vendosi të shkojë në shtëpi.
Më falenderoi dhe më puthi në Faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Viti i fundit:
Një ditë të bukur ajo erdhi tek dollapi im ku po vendosja librat e shkollës. “Djali me të cilin po njihem është i çmendur, nuk ka për të funksionuar” tha ajo. Unë nuk kisha të dashur, dhe në klasë të 7-të, ne i bëmë një premtim njëri tjetrit se nëse asnjëri nga ne nuk do kishte të dashur, ne do shkonim me njëri tjetrin si “shokë të ngushtë”. Kështu bëmë. Atë natë mbaroi gjithçka dhe ndërpreu njohjen më atë djalin. Isha përballë saj tek dera. E fiksova me shikim, më buzëqeshi dhe mi nguli sytë e saj të kristaltë.
Më falederoi dhe më puthi në Faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Diplomimi:
Kaloi një ditë, një javë, pastaj një muaj. Sa hap e mbyll sytë, ishte dita e diplomimit. Vështrova teksa trupi i saj u ngjit në skenë si një ëngjëll për të marrë diplomën e saj. Doja që ajo të ishte e imja por ajo nuk më shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Para se të largoheshim të gjithë në shtëpi, ajo erdhi me kostumin dhe kapelen e saj, dhe qau teksa e përqafova. Ajo tha, “ti je shoku im i ngushtë.” dhe më puthi në Faqe.
Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Martesa:
Tani unë jam ulur në kishë. Ajo vajzë po martohet tashmë. Duhet të largohesha nga jeta e saj e re, e martuar me dikë tjetër. Doja që të ishte e imja, por ajo smë shikonte me atë sy, dhe unë e dija këtë. Para se të largohej nga kisha me të shoqin, erdhi tek unë dhe më tha “paske ardhur!”.
Më falenderoi dhe më puthi në Faqe. Gjithçka që doja të bëja ishte ti thoja se doja që ajo të ishte e imja, por isha shumë i turpshëm për tia thënë këtë.

Vdekja:
Vitet kaluan, po vështroja arkivolin e vajzës që kishte qenë gjithmonë “shoqja ime e ngushtë”. Në ceremoninë mortore, ata lexuan një pjesë të ditarit që ajo mbante gjatë viteve të shkollës.
Kështu shkruante:
“Ia ngul sytë atij duke dëshiruar që ai të jetë i imi, por ai nuk më shikon me atë sy, dhe unë e di këtë. Dua ti them atj, dua që ai të dijë se unë nuk dua të jemi thjesht shokë, e dua atë por jam shumë e turpshme, dhe nuk e di pse. Do doja shumë që ai të më thotë që më do!”

“Dhe unë do të doja të të kisha thënë” Mendova me vete, dhe qava!!

Morali:
Nëse do dikë, tregoja, mos lejo që zëmra të copëtohet nga fjalët e pathëna.
 
Se mos ke thon naj gjo t'mir ti :p ti ke lind e deshperuar mduket lol
 
  • Pëlqej
Reactions: d3n
Ska dashuri, ka kimi.
Mendoj se hera e parë nuk harrohet, pastaj të bëhet bukë e djathë.
Nevoja trupore hesapi.
 
Shumë persona e përdorin dashurinë e tyre të parë si standard për lidhjet e tyre në të ardhmen, sepse aq kanë ditur asokohe. Nëse dashuria e tyre e parë ka qenë plot pasion, lidhjet e tjera mund të duken të mërzitshme kur krahasohen me të.
Edhe pse dashuria e jetës nuk krahasohet me dashurinë e parë, prapëseprapë dashuria e parë zë vend të veçantë në zemër. Ka diçka në atë lidhje që bën që personi i parë që keni dashuruar të mos krahasohet me të tjerët.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.