Eden Hazard ka pranuar se admiron ekipin e Real Madridit.
Por, ai ka insistuar se është i lumtur në Chelsea.
“Gjithmonë jam shumë mirë në këtë klub. Ende kam edhe dy vite kontratë. Kur e ndjej dëshirën për t’u larguar, do të largohem. Për momentin jam mirë në Chelsea”, tha Hazard për Canal+.
“Ne e dimë që unë e admiroj Real Madridin, por jam në Chelsea. Çdo vit janë thënë gjëra për mua, por unë kam qëndruar”, tha ai në fund.