Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hë sot, hë nesër!

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Për më shumë se 120 vjet, psikologët janë përpjekur të kuptojnë përse i zvarrisim gjërat. William James (shpesh i quajtur si ‘Babai i Psikologjisë Amerikane’) deklaroi se:

Asgjë nuk është më e lodhshme se zvarritja e një detyre të papërfunduar.
Sa i madh është ky problem, dhe përse studiuesit po e zvarrisin këtë çështje?

Hë sot, hë nesër!

zvarrisim punet


Zvarritja e përmbushjes së një detyre është një sjellje tepër e zakonshme. 75% e studentëve e konsiderojnë veten pak dembel, dhe 50% e tyre nuk arrijnë kurrë ta përfundojnë një detyrë. Këto shifra konsiderohen shumë problematike.
Tre janë mënyrat përmes të cilave studentët zvarrisin përfundimin e detyrave të rëndësishme. Fjetja, videogames dhe televizioni, tashmë vlen të shtojmë edhe telefonin së bashku me rrjetet sociale.
Studimi është kryer 15 vite më parë, kështu që shpresojmë të mos zvarritet shumë edhe ky studim.

Studiuesit kanë zbuluar se prokrastinimi (fjala vjen nga anglishtja dhe do të thotë marja zvarrë e një detyre) shoqërohet me vetëvlerësim të ulët, frikë nga dështimi dhe depresion. Për më tepër, ata që i marrin zvarrë gjërat, vuajnë nga nivele më të larta stresi dhe kanë përformancë të ulët në punë sesa të tjerët.

Kush ka tendencën t’i zvarrisë gjërat?

student


Studentët, të cilët nuk janë të sigurt në aftësitë e tyre akademike, kanë më shumë të ngjarë të vonojnë në përmbushjen e një detyre në kohën e caktuar.

Kjo është logjike, sepse ne:
(a) heqim dorë nga gjërat për të cilat nuk jemi dhe aq të mirë (i zvarrisim)
(b) ka më shumë të ngjarë të zvarrisim diçka kur nuk arrijmë të menaxhojmë shpërqendrimet.
Ata që kanë vetëvlerësim të ulët kanë gjithashtu të ngjarë t’i zvarrisin gjërat. Një nga arsyet është se në këtë mënyrë mbrojnë veten nga pasiguria e jonë. Edhe personat që e ndjejnë veten rebel kanë tendencën t’i zvarrisin kryerjet e detyrave sepse nuk u pëlqen kur u imponohet një afat i caktuar. Me këtë justifikim e shtyjnë një detyrë sa më shumë të munden.
Si ta tejkaloni këtë problem? 6 këshilla që mund t’ju ndihmojnë:

Filloni nga pak me detyrën që duhet të përfundoni, vetëm për disa minuta

studio.jpg


Ata që i zvarrisin punët e tyre, jo vetëm që harxhojnë kohë duke u shpërqendruar në gjëra pa lidhje, por vonojnë të nisin gjërat më të rëndësishme. Profesori Richard Wiseman flet për efektin Zierganick, i cili përshkruan se:
“Sapo të filloni diçka, truri mbetet vigjilent derisa ta përfundoni atë. Fillimi i një detyre është shpesh pjesa më e vështirë. Nëse e bindni dikë vetëm sa ta fillojë një detyrë për disa minuta, atëhere dëshira e trurit për ta parë të përfunduar do marrë përsipër pjesën tjetër.”

Kryeni më parë detyrat e vështira

Ora jonë e përditshme biologjike, e njohur si Circadian Rhythm, tregon se jemi në gatishmërinë tonë maksimale rreth orës 10:00, para se të biem në pështjellimin e pasdites. Sa më të vështira të jenë detyrat, aq më shumë energji dhe përqendrim do të na duhet për t’i përfunduar. Prandaj ka kuptim të bëni më parë detyrat e vështira në atë orar, sepse edhe truri është më i përqëndruar.

Përqëndrohuni për të qënë më sistematikë

puno sistematikisht


Të jesh sistematik është aftësia për të zgjedhur një strategji të përshtatshme për të qënë i përqëndruar në kryerjen e një detyre. Vendos një orar të caktuar dhe fiksoji vetes afate. Ndiqi afatet e vendosura çdo ditë me të njëjtën saktësi. Sutton Trust e përshkruan këtë si një nga strategjitë më efikase për të ndihmuar njerëzit ta tejkalojnë zvarritjen e kryerjes së detyrës.

Menaxhoni mjedisin që ju rrethon

Cfarë do të thotë kjo? Largë syve largë zemrës. Për shembull, një studim i kohëve të fundit zbuloi se duke pasur telefonin tuaj mbi tavolinë keni prirje të shpërqëndroheni 20% më tepër se kur nuk e shihni fare. Telefoni na detyron t’i zvarrisim gjërat edhe kur nuk duam. Ndaj që të mos ndodhë një gjë e tillë, mbajeni larg ndërkohë që jeni ulur për të përfunduar punët tuaja.

Vendosini vetes afate të vogla

afate per mos zvarritje


Siç e përmënda pak më lartë, vendosni afate. Nëse e shtyni afatin për në fund, atëhere nuk keni për ta mbaruar kurrë objektivin tuaj. Ndaj, filloni me detyra të vogla, për të copëzuar kryerjen e detyrës së plotë.
Shkruani një faqe në ditë, ose nëse nuk keni shtysën për të shkruar një faqe në ditë, shkruani një paragraf çdo dy orë. Dita e punës ka 8 orë, nëse e ndiqni këtë rregull, praktikisht do keni në fund të ditës 4 paragrafe dhe në fund të muajit detyrën e përfunduar.

Kini më shumë vetëbesim

Studentët që besojnë se nuk do të jenë të suksesshëm në detyrën në fjalë, kanë më shumë të ngjarë ta zvarrisin kryerjen e saj. Për të rritur besimin tek vetja kujtojini vetes se edhe të tjerët kanë qënë në një pozitë të ngjashme, por ia kanë dalë. Stërvisni vetëbesimin dhe vendosmërinë. Nëse keni një model të mirë për të ndjekur, ndiqeni.
 
Unë e lë ndonjëherë ( hë sot hë nesër) e më pas i thirr mendjes pas pilafit
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.