Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hëna: Historia kurioze e gjurmës së parë

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
30733
Imazhi më i fortë që kemi në lidhje me pushtimin njerëzor të Hënës është një foto e një gjurme, por nuk është imazhi i parë, as nuk është ai i njeriut të parë që ka shkelur në atë vend të pluhurosur e të largët, Neil Armstrong. Ajo është një gjurmë e “të dytit”, Buzz Aldrin, i dyti njeri që ka shkelur në Hënë, siç thuhet në faqen e NASA-s.
Pasi zbriti në Hënë dhe tha frazën e famshme të hapit të vogël, Armstrong na dha foton e parë nga Hëna dhe pastaj shumë më tepër, por jo gjurmën e hapit të tij të parë.
Në realitet këtë informacion e kemi patur gjithmonë dhe e kemi harruar vazhdimisht: fotografia e parë e një gjurme në Hënë, e lënë dhe fotografuar nga Aldrin, duhej të ishte e para.
Jo për mburrje. Në dallim nga pozat krah flamurit (patriotizëm dhe propagandë në kohën e Luftës së Ftohtë), gjurma u bë dhe fotografua qëllimisht për qëllime shkencore: duhej që në Tokë të shihnin dheun e Hënës. Në arkivat historikë të misioneve Apollo është e mundur të shihet fotografia para se të lihet gjurma.
Kapiten i harruar. Në korrik ’69, në Hënë, ndërsa Aldrin merrej me testet teknike teknike, Armstrong bënte fotografi të ritualit, si përshëndetja e flamurit dhe zbritja e shokut nga shkallët e anijes. Disa fotografi ku shfaqet Neil Armstrong janë shkrepur rastësisht. Rezultati: kapiteni i misionit duket gjithmonë me shpinë.
Hapa të humbura. Gjurmët e astronautëve të misioneve të ndryshme Apollo do të mbeten të skalitura në Hënë për mijëvjeçarë, ndoshta deri sa të goditet nga një meteor. Por e para e Armstrong është e humbur, e fshirë nga gjurmët e njëpasnjëshme të dy astronautëve.
 
Je i vetmi qe te lexoj cdo shkrim tendin me shume kenaqesi..keto shkrimee jan super
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.