Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hena ka pasur nje atmosfere.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
View attachment 7967
Miliarda vjet me paree, Hena do te dukej shume ndryshe. Llava do te kishte rrjedhur ne siperfaqen e saj dhe, sipas hulumtimeve te reja, sateliti yne i vetem natyral do te kishte gjithashtu nje atmosfere.

Studimi, i botuar ne ”Earth and Planetary Science Letters”, shikon ne periudhen kur brendesia e Henes ishte vullkanisht aktive rreth 3.5 miliard vjet me pare. Shkembinje te shkrire nga brendesia e henes kane shperthyer dhe rrjedhur ne siperfaqe te henes ne forme llave. Zonat e erreta qe mund t’i shohim sot ne hene, qe quhen ‘maria‘, jane formuar nga ky material.

Por lava nuk ishte e vetmja gje qe doli nga brendesia e Henes. Uji, squfuri dhe elemte te tjera te paqendrueshme u liruan gjate shperthimeve vullkanike dhe sipas studiuesve Dr Debra Needham dhe Dr David Kring, keto gazra perfunduan duke formuar nje atmosfere te perkohshme qe zgjati rreth 70 milion vjet.

Uji eshte gjetur ne Hene ne polet dhe ne shkembinj ne te gjithe siperfaqen henore. Rajonet ne polet jane vecanerisht interesante. Ata jane ne hije te perhershme nga Dielli keshtu qe ka gjasa qe le te kuptohet se kjo atmosfere e lashte mund te jete e fshehur brenda akullit te ngrire.

“Kjo pune ndryshon ne menyre dramatike pikepamjen tone per Henen nga nje trup shkembor pa ajer dhe i shkrete ne ate qe dikur ishte i rrethuar nga nje atmosfere me e perhapur se ajo qe rrethon Marsin sot”, shtoi Dr Kring, nje shkencetar i stafit ne Institutin Hënor dhe Planetar.

Puna ishte e mundur fale shkembinjve henor te mbledhur nga misioni Apollo 15 dhe Apollo 17 ne vitin 1971 dhe 1972, respektivisht. Keto mostra mbajne historine e kristalizuar te ketyre shperthimeve, duke u lejuar shkencetareve te nxjerrin kur kane ndodhur dhe cfare lloj gazesh nxirrnin vullkanet henor.

Referenca e imazhit dhe teksti: Qendra e Fuluturimeve Marshall e NASA's
 
View attachment 14831
Hëna është sateliti i vetëm natyror i Tokës. Ne sferën qiellore gjatë pjesës së ndritshme të ditës mund te shihen vetëm disa trupa qiellorë- Dielli, Hëna dhe në mëngjes e muzg shihen planetët Merkuri dhe Afërdita.

Hëna është trupi qiellor me i afërt i Tokës. Orbita e Hënës është gati si rreth. Rrezja e Hënës është 384000 km, afërsisht 4 herë më e vogël se rrezja e Tokës, kurse masa e Henës është 81 herë më e vogël se masa e Tokës. Hëna nuk ka dritë të vetën. Ajo ndriçon me dritën e reflektuar nga Dielli. (Dielli u jep dirtë Tokës, Hënës dhe planetëve të tjerë).

Gjithnjë qysh në lashtësi Hëna ka ngjallur interesim për njeriun; njeriu ka thurur shumë mite e legjenda për të, madje dhe ka ndertuar kalendar me lëvizjen e saj (kalendari hënor që e përdorin sot shtetet e Arabisë)!
Hëna është i vetmi trup qiellor (pos Tokës) ku ka shkelur këmba e njeriut (21 korrik 1969, Neil Armstrong).

Hëna, nuk ka atmosferë. Ne qoftë se supozohet se dikur në Hënë ka pasur atmosferë, atëherë mund te kuptohet lehtë pse sot nuk ka atmosferë. Arsyeja është se trupat qiellore me masë të vogël, si Hëna, nuk mund ta mbajnë atmosferën për kohë të gjatë. ****, edhe me shpejtësi 2.38 km/s (shpejtësia e dytë kozmike), molekulat e gazit janë të afta ta lëshojnë Hënen.

Në Hënë nuk ka as ujë. Po të kishte ujë, avullimi i ujit do te krijonte rreth Hënës një mbështjellës të gaztë, i cili do të shkapërderdhej shpejtë.
Në qiellin e Hënës shihen të njejtat yjesi që shihen edhe në Tokë. Për shkak të mungeses së atmosferës, yjet e ndritshme dhe planetet, nga Hëna shihen edhe ditën. Prandaj, kozmunautet në Hënë mund të orientohen me ndihmën e yjeve edhe ditën edhe natën. Orientimi në Hënë, sipas yjeve, ka rëndësi të veçantë, sepse atje busulla magnetike nuk punon, pasiqë Hëna nuk ka fushë magnetike si Toka. Nga Hëna, planetet Merkuri dhe Venera mund te shihen edhe kur janë shumë afër Diellit. Stoli e bukur e qiellit të Henës është Toka jonë. Disku i Tokës duket rreth 3 herë e gjysmë më i madhe se disku i Diellit.

HËNA SHPËTOI TOKËN!
Hëna ka ndikim në lëvizjet e Tokës; merrë pjesë në shkaktim të procesionit të Tokës, si dhe shkakton baticat dhe zbaticat e ujrave të Tokës!
Procesioni është efekt që trubullon koordianatat e trupave qiellorë, parimisht koordianata e trupave qiellorë i nënshtrohen efektit trubullues të procesionit që ndikon në vlerën e matur të tyre. Procesioni i boshtit të Tokës është rrotullimi i boshtit të Tokës ndaj boshtit të ekliptikës.
( Boshti i Tokës me boshtin e eklpitikës mbyll këndin 23.4 °). Ekliptika është rruga vjetore e dukshme e Diellit. Poashtu procesioni i boshtit të Tokës shkaktohet dhe nga tërheqja reciproke ndërmjet Tokës dhe trupave tjerë qiellorë. Duke qenë se shumica e trupave qiellorë të sistemit diellor rrotullohen përafërsisht në të njejtin rrafsh me ekliptikën, tendenca është që këta trupa të tërheqin Tokën në ekuator. Më së shumti tërheqje të këtij lloji bëhet nga Hëna dhe Dielli. Meqenëse Toka gjatë tërë kohës rrotullohet, kjo nuk lejon që të ndryshohet raporti i saj me ekliptikën; dhe poashtu për shkak të këtij rrotullimi, tërheqja që ja bënë për shembull Hëna, kthehet në një qift forcash (sepse në anën e afërt e tërhjekë më shumë sesa në anën e kundërt), i cili shkakton procesionin.

PSE NJË VROJTUES NGA TOKA E SHEH GJITHNJË FAQËN E NJEJTË TË HËNËS ?!
Hëna rrotullohet rreth Tokës dhe rreth boshtit të vet. Brenda 27.3 ditëve Hëna kryen një rrotullim të plotë rreth Tokës dhe një rrotullim rreth boshtit të vet. Perioda e rrotullimit të Hënës rreth boshtit të vet është e barabartë me perioden e rrotullimit të Hënës rreth Tokës. Ky fenomen quhet rrotullim i sinkronizuar. Për këtë arsye Hëna është e kthyer gjithnjë me faqën e njejtë në drejtim të Tokës;
Dihet që tanimë njeriu ka zbarkuar në sipërfaqën e Hënës, poashtu fluturaket rrotullohen në sipërfaqën e Hënës, prandaj nuk është problem teknologjik që të shikohet faqja tjetër e Hënës, e cila nuk shihet nga Toka. Për herë të parë njeriu e ka fotografuar Hënën nga ana tjetër në vitin 1959, nga fluturakja LUNA 3.

PSE VONOHET ÇDO DITË KULMINIMI I HËNËS ?!
Rrotullimin e dukshëm që e kryen Hëna në sferën qiellore është karakteristike e Hënës, pasiqë këtë rrotullim e bënë në kah të kundërt me trupa të tjerë, që do të thotë se lind në përendim të horizontit dhe përendon në lindje të tij. Për këtë arsye kulminimi i saj çdo ditë vonohet rreth 50 minuta.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.