Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Heparina

Alboy

What????
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 26, 2017
Mesazhe
5,377
HEPARINA

VETITE FARMAKOLOGJIKE
•Heparina (e pafraksionuar - me peshë molekulare 5.000-30.000) është një antikoagulant parenteral që përdoret gjërësisht në praktikën klinike. Ajo përftohet nga kau ose derri dhe tregtohet në formën e kripës së natriumit, ose kalciumit.
•Heparina ushtron veprim antikoagulant kryesisht nëpërmjet shtimit të aktivitetit të antitrombinës III (ATIII). Kompleksi ATIII-heparinë ka aktivitet rreth 1.000 herë më të madh kundër faktorëve IIa (trombina), IXa dhe Xa se sa vetëm antitrombina III.
•Efekti antikoagulant i heparinës matet nëpërmjet kohës aPTT.
INDIKIMET
•Trajtim dhe parandalim i trombozës së venave të thella
•Trajtim dhe parandalim tromboembolisë pulmonare
•Trajtim dhe parandalim i trombozës arteriale
•Anginë e paqëndrueshme
•Infarkt akut i miokardit
•Profilaksi gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale me rrezik për komplikacione trombotike
KUNDERINDIKIMET DHE KUJDESI GJATE PERDORIMIT
•Kundërindikohet administrimi i barnave me rrugë IM tek personat që marrin heparinë.
•Heparina kundërindikohet tek pacientët me hemorragji të pakontrolluar, apo me hemorragji gastrointestinale evidente.
•Heparina kundërindikohet tek personat me mbindjeshmëri ndaj proteinave të derrit ose kaut.
•Incidenca e komplikacioneve hemorragjike është më e lartë tek femrat dhe tek të moshuarit.
•Heparina duhet përdorur me kujdes tek pacientët, të cilët gjatë përdorimeve të mëparshme të saj, kanë shfaqur trombocitopeni.
•Përpara administrimit të heparinës duhen përjashtuar patologjitë e koagulimit.
•Heparina duhet përdorur me kujdes tek pacientët me sëmundje që shtojnë rrezikun për hemorragji (endokardit infektiv, aneurizëm disekante e aortës, ulçer peptike, divertikulit, sëmundje inflamatore të zorrëve, hemofili, trombocitopeni, menstruacione, rrezik aborti, sëmundje hepatike, hipertension, dëmtime të syrit, trurit ose medulës spinale, anestezi spinale).
EFEKTET ANESORE
•Efekti anësor më serioz i heparinës është hemorragjia, e cila mund të paraqitet me forma nga më të lehtat (gjakderdhje nga gingivat, ose hematuri) deri tek më të rëndat (hemorragji). Hemorragjitë mund të paraqiten në formën e epistaksis, hematomave, purpurave, menstruacioneve të shumta, gjakderdhjeve të zgjatura nga plagët ose vendet e prera, hemorragjive gastrointestinale, intraokulare, dhe forma të tjera të hemorragjive të brendshme. Në rastet serioze heparina ndërpritet dhe administrohet protaminë.
•Trombocitopenia është një tjetër komplikacion i heparinës, që vërehet në 15% të pacientëve që përdorin heparinë me origjinë nga kau, dhe 6% të atyre që përdorin heparinë më origjinë nga derri. Ajo mund të jetë e hershme (me mekanizëm joimunitar) ose e vonuar (me mekanizëm imunitar).
Trombocitopenia e hershme është e formës së lehtë dhe shfaqet ditën e dytë deri të katërt. Trombocitopenia e vonshme është serioze pasi shoqërohet me rritje të agregimit trombocitar dhe shtim të komplikacioneve trombotike.
•Reaksionet alergjike sistemike mund të shfaqen me ethe, urtikaria, bronkospazmë, rhinit, konjuktivit, takipne, takikardi sinusale, edemë angioneurotike, shok anafilaktik.
•Personat që marrin heparinë mbi 1 muaj, mund të shfaqin osteoporozë. Rreziku për fraktura është i vogël (më pak se 2%), ndonëse rreth 30% e grave shfaqin osteoporozë subklinike.
•Dëmtimet e lëkurës ndodhin zakonisht pranë vendit të injektimit dhe paraqiten me lezione urtikariale, papula eritematoze dhe nekrozë të lëkurës.
NDERVEPRIMET MEDIKAMENTOZE
•Kombinimi i heparinës me ACE inhibitorë mund të shkaktojë hiperkalemi të theksuar.
•Përdorimi i njëkohshëm i heparinës me antiagregantët (aspirinë), trombolitikët (streptokinazë), apo antikoagulantët oralë (warfarinë), megjithëse shoqërohet me shtim të rrezikut për hemorragji, përdoret gjërësisht, pasi shtohen avantazhet terapeutike.
•Përdorimi i njëkohshëm me antiinflamatorët josteroidë rrit rrezikun për hemorragji.
•Kombinimi i heparinës me barna që shkaktojnë hypoprotrombinemi (cefalosporinat, acidi valproik, antitiroidienët e sintezës), rrit rrezikun për hemorragji.
•Barnat që shkaktojnë trombocitopeni (p.sh klorokina), duhen përdorur me kujdes tek të sëmurët që marrin heparinë dhe anasjelltas.
•Nitroglicerina intravenoze mund të antagonizojë efektin antikoagulant të heparinës.
•Probenecidi mund të shtojë dhe zgjasë efektin antikoagulant të heparinës.
PERDORIMI GJATE SHTATZENISE
•Të evitohet përdorimi (klasa C).
PERDORIMI GJATE USHQYERJES ME GJI
•Mund të përdoret.
DOZA DHE MENYRA E ADMINISTRIMIT
•Për trajtimin e trombozave të thella venoze, embolisë pulmonare, tromboembolizmit arterial dhe anginës së paqëndrueshme, heparina administrohet me injeksion IV.
Fillohet me një dozë ngopëse prej 5.000 UI (10.000 UI në rastet e rënda).
Vazhdohet me infuzion IV, 1.000-2.000 UI/orë, ose me injeksion SC, 15.000 UI çdo 12 orë.
Të kryhen, mundësisht çdo ditë, analizat laboratorike të vlefshme për monitorizimin e terapisë dhe më pas të bëhet rregullimi i dozës.
Tek fëmijët përdoren doza ngopëse më të vogla. Terapia vazhdohet me 15-25 UI/kg në orë, admnistruar me infuzion IV, ose me 250 UI/kg çdo 12 orë, me injeksion SC.
•Për profilaksi në ndërhyrjet kirurgjikale
Heparina administrohet 2 orë para interventit, me rrugë SC, 5.000 UI, dhe vazhdohet me 5.000 UI çdo 8-12 orë, për 7 ditë.
PREPARATET E REGJISTRUARA
Heparin Calcium
solucion injektabël 5000 IU/0.2mlCALCIPARINE, HEPARINA ROVI
solucion injektabël 7500 IU/0.3mlCALCIPARINE, HEPARINA ROVI
solucion injektabël 17500 IU/0.7mlHEPARINA ROVI
solucion injektabël 12500 IU/0.5mlCALCIPARINE
solucion injektabël 25000 IU/1mlCALCIPARINE, HEPARINA ROVI
Heparin Sodium
solucion injektabël 1000 IU/1ml HEPARINA ROVI
solucion injektabël 5000 IU/1mlHEPARIN, HEPARINA ROVI, HEPARIN RICHTER
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.