Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hernia inguinale

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Këto paraqesin 80% të rasteve të gjithë hernieve abdominale eksterne dhe hasen te të gjitha moshat. Janë të shpeshta tek meshkujt dhe lokalizohen kryesisht në anën e djathtë.

Të dhëna morfologjike – Kanali inguinal vendoset në pjesën e poshtme të murit abdominal anterior, mbi ligamentin inguinal, kanali ka dy porta (anuluse), interne (e thellë) dhe externe (sipërfaqësore). Tek të rriturit gjatësia është 4-5 cm, tek fëmijët 1-1,5cm. Muri i përparmë është aponeuroza e muskulit oblik extern. Muri posterior formohet nga fascia transversa. Tek meshkujt nëpër kanalin inguinal kalon funikuli spermatic, ndërsa tek femrat ligamenti teres uteri. Sipas klasifikimit herniet i ndajmë në: hernie inguinale indirekte e cila kalon nëpër portën e brëndëshme. Hernia inguinale direkte shfaqet në murin e pasëm të kanalit inguinal pa u futur në kanalin inguinal. Hernia e përzier direkte dhe indirekte është i të dyjave dhe vijon me një hernie femorale.

të vogla që janë omentum. Nëse në brendësi të sakusit hernial gjendet vezika urinare, pacienti mund të ketë fenomene dizurike. Në rast se masa herniale është në kanal mund ta evidentojmë nëpërmjet simptomës së kollitjes. Shënjat klinike – formacionet në rrëzë të kofshës duhet të dyshohen gjithmonë për hernie. Madhësia e hernies varet shumë nga madhësia e portave herniare, të cilat ndahen në të vogla deri në 2 cm, mesatare 2-4 cm dhe të mëdha 4-6 cm.

Dhimbja – si një nga ankesat kryesore në fillim është jo e fortë, shpesh herë përhapet në epigastër përreth umbilikusit në regionin lumbar, në rrëzë të kofshës dhe në organet genitale. Dhimbja gjithmonë është në raport me madhësinë e hernies, por edhe në një hernie të vogël dhimbja mund të jetë e fortë për shkak të shtrëngimit që i bëhet qafës së sakusit nga porta herniare. Dhimbja theksohet gjatë ecjes dhe sforcimeve fizike, veçanërisht të paretit të përparmë abdominal.

Në llojet e ndryshme të hernieve dhimbja shfaqet me nuanca të ndryshme. Nauzeja, piroza, meteorizmi, konstipacioni dhe të vjellat mund të hasen në të gjitha llojet e hernieve. Masa herniale është shënja më objektive që vihet re në të gjithë të sëmurët, sidomos gjatë ekzaminimit në këmbë, por masa është pak e dukshme ose mungon në herniet obturatore ose të brëndëshme.

Në herniet e pareponueshme ose të inkarceruara ndryshon pak volumi dhe çdo tentativë reponimi mund të shkaktojë dëmtime si të indeve të buta ashtu dhe të përmbajtjes herniare qoftë kjo omentum apo ansë intestinale. Porta heniale eksplorohet duke future gishtin tregues ose më shumë gishta në varësi të madhësisë së defektit, duke palpuar masën herniare. Në përgjithësi konsistenca është e butë, elastike, e padhimbshme, kur në sakus gjënden ansa intestinale të painkarceruara, gjithashtu mund të preken formacione

Futim gishtin tregues nëpër kanalin inguinal dhe i kërkohet të sëmurit të kollitet ose të shtrëngohet. Ky process shoqërohet me ndjenjën e presionit ose me prekjen e masës herniare në majën e gishtit. Zhurma është karakteristike gjatë lëvizjes së gazeve, kur në sakusin hernia gjënden ansat intestinale, gjithashtu dallohen qartë e askultohen zhurmat dhe valët peristaltike. Nga ndërlikimet e sëmundjes herniare mund të përmendim: irreponibilitetin, aderencat, koprostazën dhe inflamacionin akut i cili shoqërohet me ndryshime inflamatore të të gjitha shtresave përbërëse të masës herniare. Ndërlikimi që ndeshet më rrallë është inkarcerimi.

Inkarcerimi është elastik ose muskular, që ndodh më shpesh në moshat e reja kur sakusi hernia është i vogël. Inkarcerimi koprostatik ndeshet në moshat e treta dhe në hernie me portë të madhe. Shenja në e rëndësishme e inkarcerimit është dhimbja e menjëhershme shumë e fortë, fillimisht e përhapur në fund të barkut që më pas përqëndrohet në regionin inguinal. Vërehet pamundësia për të reponuar hernien, po ashtu kemi shenjat objective dhe subjective të ileusit intestinal akut. Prognoza e kësaj hernie varet nga vendosja e shpejtë e diagnozës dhe kryerja e operacionit në kohë. Mjekimi i hernies është kirurgjikal.

View attachment 8694
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.