Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hidhet ne treg 200 dhe 5000 lekëshi i ri

Guest1

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Qer 5, 2018
Mesazhe
1,896
Duke nisur nga data 30 shtator 2019, qytetarët do të kenë në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave. Banka e Shqipërisë ka ndryshuar serinë e kartëmonedhave që qarkullojnë në treg, duke hedhur gradualisht 6 prerje të reja.
Sejko-678x450
Detajet i tha para disa ditësh, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili shpjegoi per mediat se në kartëmonedhat e reja siguria është rritur dhe falsifikimi i tyre është shumë i vështirë.
“I kemi rritur mjaftueshëm elementët e sigurisë për të bërë të vështirë falsifikimin e kartëmonedhave. Ato janë të sigurta për qytetarët, pasi kanë elementë bashkëkohorë të sigurisë. Po t’i shihni si filli i sigurisë dhe holograma janë element bashkëkohore. Kartëmonedha 200 lekë do të ketë material të veçantë plastik polimeri, ndërsa kartëmonedha 5 mijë lekë, e cila do të hidhet më datë 30 shtator, ka elemente sigurie të shtuar dhe një pamje më moderne. Vitin që vjen, do hedhim kartëmonedhën 1 mijë lek dhe 10 mijë lekë dhe në 2021 do të hedhim në qarkullim kartëmonedhën 2 mijë lek dhe e fundit në hedhjen në qarkullim do të jetë kartëmonedha 500 lekë, e cila do të hidhet në vitin 2022″, tha Sejko në një intervistë për “News 24”, me 21 shtator.
Vendimi për hedhjen graduale të kartëmonedhave të reja është marrë pasi aktualisht Banka Qendrore ka stok kartëmonedhash.
“Është vlerësuar hedhja në qarkullim në këtë cikël, pasi BSH ka stok kartëmonedhash dhe ky stok sigurisht që do të vazhdojë të qarkullojë, pra, kalendari është bërë me një analizë nga departamenti i misionit në varësi të stokut që ka BSH”, vijoi Guvernatori.
Ndonëse në 30 shtator do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekë, Banka e Shqipërisë thotë se kartëmonedhat ekzistuese do të vijojnë të përdoren krahas atyre të rejave, duke u hequr nga tregu gradualisht.
“BSH do t’i tërheqë gradualisht këto kartëmonedha nga qarkullimi, duke nxjerrë në qarkullim kartëmonedhat e reja. BSH, gjithashtu, gradualisht, tërheq edhe kartëmonedhat ekzistuese dhe në një hark kohor të disa viteve ato ekzistuese do të tërhiqen gradualisht nga qarkullimi, por do të jenë paralelisht në qarkullim me kurs ligjor njëlloj si kartëmonedhat e reja që ne do të nxjerrim”, theksoi më tej Sejko. Sipas Guvernatorit të BSH, integrimi i Shqipërisë në BE dhe futja në Eurozonë do të ishte me rëndësi për ekonominë e vendit për të shmangur rreziqet që vijnë nga kursi i këmbimit dhe ato të jashtme. Duhet të jemi të qartë se nuk është thjesht aplikimi i monedhës së huaj, i monedhës euro në rastin konkret, që do ta bënte Shqipërinë të integruar. Ajo që do ta bënte Shqipërinë të integruar, do të ishte vetëm aplikimi i reformave strukturore për të pasur një konvergim sa më të shpejtë ekonomik dhe social, në mënyrë që të përafrohemi si shtetet e tjera, jo vetëm të jemi anëtarë të eurozonës, por një ditë të përdorim dhe ne monedhën euro”, tha ai.
Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë jo vetëm për këtë institucion, por për gjithë shtetin shqiptar.
4
3
2
1

c6a57df0-f37f-4675-aeb6-578e86ca7090
9c1c0397-4a38-4dd8-b38c-ed8dbf46de50
45565cb3-1930-43e9-96ac-b1a8aba56a4a
a84039f9-8cd5-4cc4-b78d-ac283645d3c6

Panorama
 
Me habiti titulli dhe kuptova qe qenka lajm i vjeter sepse prej muajsh eshte futur ne qarkullim prerja e se fameshmes kartmonedhe 10.000 lekeshi...,
Kur hyri ne qarkullim prerja e 10.000 lekshit u cudita pa mase.....
Mendova coc do kete ndodhur ne ekonomine shqiptare qe Banka beri kete zgjedhje dhe keto pune nuk i dime mire ne populli por i dine "ustallaret e ekonomise"..
Por ne populli, kemi ca "sensore" qe bejme vleresime praktike.
Psh:
Dikush me kreu nje sherbim qe kostoi 6.000 leke, te Blloku ne Tirane, nje dite rreth ores 11:00 dhe une i drejtova persones 2 pese mije lekeshe.
Ajo me tha se nuk kish mundesi te me kthente kusurin. E mora lehte kete punen e thyerjes se 5000 lekeshit dhe i thashe te me priste sa ta thyeja.
Erdha verdalle mbi 30 minuta per ta thyer 50.000-shen..... ama te Blloku ne Tirane dhe perfundimisht mezi ma theu dikush qe kishte nje aktivitet te konvertimit te parave afer Librit Universitar...
Mendova:
po shtet dereziu perse nuk e kupton dot se ci duhet popullit prerjet e kartmonedhave me vlere te madhe?!!!!
Me siguri keto prerje kartmonesh, ju sherbejne ustallareve qe pastrojne parate e pista, ne ekonomine tone mjaft te vobeket.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.