Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hipertensioni arterial, një armik i fshehtë. Ja cilat janë shenjat klinike që në stadet e para.

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Hipertensioni arterial, një armik i fshehtë. Ja cilat janë shenjat klinike që në stadet e para.​




Hipertensioni është sëmundja e shekullit. Në këtë artikull do t’ju tregojmë çfarë është, si manifestohet, cilat janë simptomat dhe mbi të gjitha, shkaqet, diagnoza dhe terapia.
Hipertensioni arterial manifestohet kur presioni i gjakut në muret e arterieve i kalon vlerat e 90 mmHg (minimali) dhe 140 mmHg (maksimali). Bëhet fjala për një gjendje që përbën një faktor risku për shumë sëmundje të tjera kardiovaskulare (si psh infarkti), apo të organeve të tjera, veshkave dhe retinës. Shumë pak persona marrin aktualisht trajtimin e duhur për hipertensionin arterial, duke i mbajtur vlerat e tij nën kontroll.

Simptomat: Hipertensioni nuk paraqet simptoma shumë specifike (është asimptomatik), aq sa njihet edhe si armik i fshehtë. Vetëm rrallë manifestohet me palpitacione, marrje mendsh, nervozizëm, errësim të shikimit dhe lodhje. Shenjat e tjera përfshijnë dhimbjen e kokës, sidomos në pjesën e pasme të kokës; epistaksisin, ose humbjen e gjakut nga hundët. Në simptomat që u duhet kushtuar një vëmendje maksimale, futen aritmitë kardiake, ataket tranzitore të ishemisë cerebrale, epistaksisi dhe hemorragjia subkoniuktivale.

Shkaqet: Hipertensioni ndahet në dy grupe madhore. Grupi i parë është esencial, ose primar, që nuk ka një shkak preçiz që jep hipertension arterial, por një sërë mekanizmash (sistemin nervor autonom dhe një sërë substancash të prodhuara në gjendrat e trupit, por që kanë ndikim tek tensioni). Grupi i dytë është sekondar, në të cilin hipertensioni arterial vjen si pasojë e sëmundjeve të tjera, gjenetike ose të fituara. Tensioni i lartë mund të vijë edhe si pasojë e përdorimit të substancave të tjera me natyrë mjekësore, si spray nazal, kortizonit, abuzimit me drogërat, kokainën dhe amfetaminën.
Faktorët e riskut për hipertensionin arterial përfshijnë moshën, duhanpirjen, mbipeshën dhe obezitetin, jetën sedentare, hiperkolesteroleminë, diabetin, stresin dhe gjenetikën.

Diagnoza: Metoda më efikase për të diagnostikuar hipertensionin është matja e rregullt, me sfigmomanometër manual, ose automatik. Para se të matet tensioni arterial, duhet që personi të ulet në një vend të qetë, të qëndrojë ulur përreth 2 minuta, dhe ta pozicionojë krahun në tavolinë. Personat që vuajnë nga hipertensioni, duhet ta masin tensionin të paktën dy herë në mëngjes me diferencë 1-2 minuta nga njëra tjetra dhe dy herë në darkë (e preferueshme para marrjes së barnave).

Terapia: Në fazat e para, mund të trajtohet pa barna, duke ndërhyrë në stilin e jetesës, në dietë dhe në aktivitetin fizik. Në rastet e hipertensionit të moderuar, apo në stad të avancuar, jepet terapi medikamentoze me shkarkues, bllokues të receptorëve beta, frenues të shndërrimit të angiotenznës I në angiotenzinë II, antagonistë të receptorëve të angiotenzinës dhe antagonistë të receptorëve të kalciumit. Nuk duhen neglizhuar asnjëherë terapitë për tensionin e lartë, apo të ndalohen së marri. Këshillohet matja e rregullt e tensionit arterial, dhe ndërrimet në terapi duhet të bëhen vetëm me vendim të mjekut.

Bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.